Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Август
2023

Kërkohet drejtësi për viktimat nga zjarri në spitalin e Tetovës

0
Kërkohet drejtësi për viktimat nga zjarri në spitalin e Tetovës

“Derisa nuk ka drejtësi, Tetova nuk do të ketë qetësi”, “Stop drejtësisë selektive”, “14 jetë jetë humbura, e vërteta të dalë në shesh”, “Drejtësi jo pazare”. Këto ishin vetëm disa nga pankartat që mbanin qytetarët gjatë protestës së mbajtur të mërkurën para Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë në Tetovë.

Protesta u organizua nga nisma qytetare “Më mirë për Tetovën”, në shenjë pakënaqësie rreth procesit gjyqësor lidhur me shpërthimin e zjarrit në spitalin modular në shtator të vitit 2021, ku vdiqën 14 persona – pacientë që po trajtoheshin nga COVID-19 dhe familjarë që kujdeseshin për të afërm të tyre.

Protesta e së mërkurës pason transmetimin e një hulumtimi të Rrjetit-Laboratori për Gazetari Hulumtuese – IRL, të titulluar “Vrasje në Tetovë”. Hulumtimi nxjerr në pah se spitalet modulare për COVID-19, përfshirë atë të djegur në Tetovë, u ndërtuan në mënyrë të papërshtatshme duke anashkaluar shumë procedura ligjore.

*Video nga arkivi: Pamje nga zjarri në spitalin modular në Tetovë

Sipas organizatorëve të protestës, veprimet e prokurorëve kanë lënë hapësirë për dyshime se hetimi për zjarrin në spitalin modular në Tetovë është sabotuar qëllimisht në mënyrë që të mbrohen fajtorët e vërtetë nga ndjekja penale, gjë të cilën e shpërfaqin me fakte gazetarët e rrjetit hulumtues të IRL-së.

“Besimi në sistemin e drejtësisë në këtë shtet për ne është zero. Jeta e qytetarëve është bërë peng i pazareve dhe tenderëve pa kriter. U pa dhe, për fat të keq, u dëshmua se korrupsioni vret. Nga ky proces u pa dhe u vërtetua se Prokuroria dhe Gjykatat janë pjesë dhe mbrojtës të krimit të organizuar që e mban peng shtetin”, tha Elemedina Abdullahi, nga nisma qytetare “Më mirë për Tetovën”.

Tragjedia në Tetovë nxit dyshime mbi cilësinë dhe sigurinë e spitaleve

Dilema rreth lëshimeve të mundshme në spitalin e Tetovës

Zjarri shkakton tragjedi në Tetovë

Në protestë u kërkua edhe shkarkimi i kryeprokurorit Lubomir Joveski.

“Kërkojmë nga Qeveria që urgjentisht ta shkarkojë kryeprokurorin (Lubomir) Joveski dhe ai, bashkë me prokurorët e tjerë të përfshirë në këtë vepër monstruoze, të përgjigjen penalisht. Kërkojmë që të gjykohen dhe të dënohen fajtorët e vërtetë, përfshirë dhe politikanët që në kundërshtim me ligjin, tenderin për ndërtimin e spitaleve modulare ia kanë dhënë kompanisë Brako. Pa drejtësi nuk do të ketë qetësi”, shtoi ajo.

Protestuesit rikujtuan se brenda pesë vjetësh kanë ndodhur katër tragjedi, në të cilat kanë vdekur 97 persona, por për këto raste, sipas tyre, ka zero përgjegjësi.

Më pas, protestuesit i vendosën pankartat në dyert e Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore të Tetovës, siç thanë, për të prekur ndërgjegjen e prokurorëve dhe gjykatësve që të angazhohen për zbardhjen e rastit në spitalin modular, si dhe përballjen e fajtorëve me drejtësinë duke u dhënë dënimin e merituar.

Dënime me kusht

Gjykata Themelore në Tetovë ka dënuar me nga një vit e gjysmë burgim me kusht Florin Besimim, ish-drejtor i spitalit të Tetovës, dhe ish-drejtorin ekonomik, Artan Etemi.

Dënimi me kusht do të thotë se nëse Besimi dhe Etemi Brenda tre vjetësh nuk kryejnë vepër të re penale, nuk do të burgosen.

Për mosrespektim të protokollit për pacientët me COVID-19, Spitali i Tetovës është gjobitur me 1 milion denarë (16 mijë euro).





Губернаторы России
Москва

Неделя мэра: завод «Москвич», гранты для школ искусств и система городских вокзалов





Москва

Стоматолог Татьяна Сумцова: какие зубные пасты вредны для зубов


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин сообщил о планах благоустройства на северо-востоке Москвы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Игорь Бутман

Игорь Бутман об Ирине Отиевой: “Жаль, что человека нету”




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Инсайты, стратегии и нетворкинг для профессионалов: 21 июня пройдет ежегодный форум «Спорт и Бизнес»

Строительные леса обрушились у здания спортшколы на Новочеремушкинской улице

В Подмосковье сотрудники ОМОН «Русич» Росгвардии приняли участие в церемонии открытия соревнований по дзюдо среди детей и подростков


Уимблдон

«Подача на победу на Уимблдоне». Гвардиола – о заключительном туре АПЛ



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Game News

Here's every World of Warcraft expansion in order of release



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России