Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Август
2023

Klinikat operojnë me “rezervat e fundit” të gjakut

0
Klinikat operojnë me “rezervat e fundit” të gjakut

Përkundër vapës së madhe mesditën e 21 gushtit, Nezir Gerbeshi priste para Qendrës së Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë, për të dhuruar gjak.

Pensionisti 64-vjeçar ka dhuruar gjak plot 128 herë gjatë jetës së tij.

Shumë herë është ofruar vetë, por në shumë raste është ftuar edhe nga autoritetet shëndetësore.

“Mbi 40 herë më kanë ftuar këta të qendrës, sidomos për trombocite. Sot kam ardhur sepse kam dëgjuar se ka mungesë të gjakut këtu në transfuzion”, rrëfeu ai për Radion Evropa e Lirë.

Po atë ditë, në Klinikën e Ortopedisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, REL-i bisedoi edhe me Hajdin Podvoricën, i cili sapo kishte dhuruar gjak për një familjar të vetin.

“Më thanë se duhet të vij këtu dhe të jap gjak se nuk ka”, tha 51-vjeçari.

Zyrtarë të Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut (QKKTGJ) e konfirmojnë këtë mungesë, duke thënë se aktualisht po operojnë me “rezervat e fundit”.

“Deri te mungesat e llojeve të grupeve të gjakut ka ardhur pas kërkesave të mëdha nga klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sidomos nga Klinika Emergjente”, thotë për Radion Evropa e Lirë Albana Gashi, zyrtare për promovimin e dhurimit të gjakut në QKKTGJ.

Sipas saj, mungesa e një numri më të madh të dhuruesve të gjakut ka ndikuar, po ashtu, që të mos ketë sasi të bollshme.

Mungesat theksohen shpesh gjatë muajve të verës, kur qytetarët - dhurues potencialë të gjakut - janë në pushime, ndërsa aktivitetet në ambiente të jashtme janë më intensive.

Por, disa mjekë thonë se ky sezon është ndër më të rëndët.

Merita Morina-Bujupi, doktoreshë në QKKTGJ, thotë se shumë raste të rënda shëndetësore që janë trajtuar në QKUK, janë shkaktuar nga aksidentet në trafik apo qitjet me armë.

Shumica prej tyre kanë pasur nevojë për gjak.

“Kemi pasur raste urgjente, të cilat kanë kërkuar doza të mëdha të gjakut. Një rast mund të nisë me 2, 3 apo 4 doza [dhe të përfundojë] me 30 apo 40”, thotë Morina-Bujupi.

Sasia e dozave varion - mund të shkojë deri në 300-400 mililitra.

Në QKKTGJ nuk tregojnë se sa doza do ta stabilizonin gjendjen, apo sa janë të nevojshme mesatarisht në një vit, por thonë se vazhdimisht organizojnë aktivitete për grumbullimin e gjakut.

Aty pohojnë se numri i dhuruesve është në rritje nga viti në vit, por theksojnë se edhe kërkesat janë të mëdha.

“Gjaku ma ka shpëtuar jetën”

Njazi Sherifi, brenda dhjetë ditësh, ka marrë tetë doza gjaku.

I shtrirë në Klinikën e Gastroenterologjisë të QKUK-së, ai thotë se familjarët e tij nuk kanë mundur të dhurojnë gjak dhe se dozat që i janë dashur, ia ka siguruar spitali.

“Fillimisht kam marrë tri doza, pastaj edhe tri, e kështu me radhë. Tash po ndihem më mirë. Gjaku që kam marrë, ma ka shpëtuar jetën... Unë kështu mendoj”, thotë Sherifi, i cili vjen nga komuna e Ferizajt.

Autoritetet shëndetësore thonë se dozat më të mëdha të gjakut i thith Klinika Emergjente e QKUK-së.

Sipas një raporti që ka siguruar REL-i prej tyre, në këtë klinikë, gjatë gjithë muajit korrik deri më 21 gusht, janë trajtuar 1.213 raste. Shumica prej tyre kanë pasur nevojë për një ose disa doza gjaku.

Si sigurohen dozat e gjakut?

Rreth 90 për qind e nevojave të pacientëve për gjak në institucionet publike shëndetësore të Kosovës plotësohen nga dhuruesit vullnetarë të gjakut, përkatësisht nga QKKTGJ-ja, ndërsa pjesën tjetër e mbulojnë familjarët e pacientëve.

Dhurimi i një doze gjaku zgjat rreth 15 minuta. Sipas mjekëve, burrat dhe gratë në moshë jofertile mund të dhurojnë gjak çdo tre muaj, ndërsa gratë në moshë fertile mund të dhurojnë dy herë në vit.

Përveç gjakut, mund të dhurohen edhe përbërës të veçantë të tij, si për shembull trombocite.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që të gjitha dhurimet e gjakut, të kontrollohen për infeksione përpara se të përdoren.

“Transfuzioni i gjakut shpëton jetë dhe përmirëson shëndetin... Sigurimi i gjakut të sigurt dhe adekuat duhet të jetë pjesë integrale e politikës dhe infrastrukturës kombëtare të kujdesit shëndetësor të çdo vendi”, thekson OBSH-ja.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о Международном форуме инноваций БРИКС





Москва

Lipatov Sound заявил о выходе нового трека “Red City”


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин принял решение о расширении мер поддержки промпредприятий



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Булат Окуджава

Булат Окуджава и мой ответ тем, кто хотел бы его «отменить»




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

«Молитесь, друзья»: сын олимпийского чемпиона Ивана Стретовича погиб во время родов в Новосибирске

Охрана и безопасность. Как роботы и дроны работают на спортивных объектах?

Курсант Пермского военного института Росгвардии принял участие в финале интеллектуальной олимпиады Приволжского федерального округа


WTA

Рахимова прошла во второй круг турнира WTA в Рабате на отказе Таунсенд



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Путин: РФ продолжит взаимодействие с Ираном как при Раиси



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России