Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Август
2023

‘Fëmijëri e vjedhur’: Jeta e fëmijëve e të burgosurve politikë bjellorusë

0
‘Fëmijëri e vjedhur’: Jeta e fëmijëve e të burgosurve politikë bjellorusë

Politikania opozitare bjelloruse, Palina Sharenda-Panasyuk, ishte në shtëpinë e saj në qytetin perëndimor, Brest, kur në janar të vitit 2021, policia ia theu derën dhe e nxori nga shtëpia me pranga në duar.

Gjithë këtë ngjarje e pa djali i saj 4-vjeçar.

Sharenda-Panasyuk, 48-vjeçare, më pas u dënua me tre vjet burgim nën akuza për sulm ndaj policisë dhe për ofendim të presidentit diktatorial të Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka. Pak para se ta përfundonte vuajtjen e dënimit, më herët gjatë këtij muaji, ndaj saj u ngritën akuza të reja që kanë të ngjarë ta mbajnë në burg për një të ardhme të pacaktuar.

Por, për djalin e saj, Stakh, incidenti i shkaktoi trauma. Ai u përball me vështirësi në të folur dhe tani ka nisur të trajtohet për këto probleme në Lituani, shtet në të cilin fëmijët dhe burri i Sharenda-Panasyukës, Andrey Sharenda u larguan pas arrestimit të politikanes opozitare.

“Ai ndaloi së foluri”, tha Sharenda për Current Time, televizion në gjuhën ruse që udhëhiqet nga Radio Evropa e Lirë në bashkëpunim me Zërin e Amerikës.

“Ai u diagnostikua me vonesa në të folur. Për dy vjet ne jetuam dhe u përballëm me këtë diagnozë. Për fat të mirë, për një vit sa kemi në Vilnius, ne arritëm disi ta tejkalonim këtë situatë falë një psikologu dhe një logopedi”.

“Stakh do të shkojë në shkollë normale. Por, ju duhet ta kuptoni se atij iu vodh pothuajse e tërë fëmijëria”, shtoi ai.

Sharenda-Panasyuk është në mesin e mbi 1.400 të burgosurve politikë, që aktualisht janë në burgjet bjelloruse. Ata u arrestuan gjatë valës së arrestimeve kur u shënjestruan kritikët e Lukashenkës, pasi lideri autoritar e shpalli veten fitues në zgjedhjet e diskutueshme presidenciale të vitit 2020.

Për familjarët e këtyre të burgosurve, burgosja dhe mungesa e më të dashurve të tyre është traumatike, veçanërisht për fëmijët e tyre.

Është thelbësore që këta fëmijë ta kenë pranë një të rritur që i mbështet gjatë kësaj periudhe mungese, tha psikologia Natalya Stankevich për Current Time.

“Një i rritur që mund të qajë, por në të njëjtën kohë mund të flasë me fëmijën: ‘Po, jam shumë i shqetësuar për mamin. Le t’i shkruajmë një letër së bashku’. Me një fëmijë duhet të jetë dikush që e mbështet, e jo dikush që qanë 24/7”, tha Stankevich.

Andrey Sharenda tha se ai po tenton që të krijojë një lloj normaliteti për Stakhin dhe për djalin e tyre më të madh, 14-vjeçarin Slavomir, gjatë qëndrimit të tyre në Vilnius.

“E kuptoj se tani për gruan time është shumë më e vështirë. Palina po përjeton të gjitha llojet e mundimeve dhe vuajtjeve. Dhe e kuptoj që nuk mund vetëm të ankohem për jetën ose të dorëzohem, t’i nënshtrohem dëshpërimit apo të bie në depresion”, tha Sharenda për Current Time.

Sharenda tregoi se ai u tregon djemve të tij fotografi të nënës së tyre. Ai shtoi se djali i vogël ka filluar që ta harrojë të ëmën.

“Babi, babi, a lozim kukafshehtas?”

Në dhjetor të vitit 2021, Ihar Losik, gazetar i Shërbimit Bjellorus të Radios Evropa e Lirë, u dënua me 15 vjet burgim pasi u gjet fajtor për disa akuza, sikurse për organizimin e trazirave masive, nxitje të urrejtjes dhe disa akuza të tjera që ende mbeten të paqarta.

Pas burgosjes së tij, gruaja e Losikut, Darya, tregoi për Current Time se si vajza e tyre më e vogël, Palina, mori celularin e Daryas dhe tha: “Babi, babi, a lozim kukafshehtas?"

“Tani ajo vetëm kërkon që t’i tregojë fotografi të Iharit. Ajo sjell lodrat dhe ushqen fotografinë e tij dhe luan me top me të. Është shumë e vështirë për mua ... që të flas se si po e përjeton këtë gjë vajza ime”, tha ajo më parë.

Tani, edhe Darya Losik është arrestuar dhe është dënuar me dy vjet burgim në janar. Ajo u dënua për akuzën e lehtësimit të aktivitetit ekstremist. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar burgosjen e Ihor dhe Darya Losik, duke thënë se dënimi i tyre është i motivuar politikisht. Vajza e çiftit po jeton me gjyshërit e saj.

Kur gazetarja bjelloruse, Larysa Shchyrakova, u arrestua në dhjetor të vitit 2022, djali i saj adoleshent Svyatoslau u dërgua në jetimore, ku jetoi për pothuajse një muaj derisa babai i tij, një banor i kamotshëm i Rusisë, arriti të mblidhte dokumentet e nevojshme që të merrte kujdestarinë e djalit.

Familjarë të tjerë të Shchyrakovës, gjyqi ndaj të cilës nisi muajin e kaluar në qytetin juglindor të Homelit, nuk u lejuan që ta merrnin Svyatoslaun nga jetimorja.

Gjyqi ndaj Shchyrakovës nën akuza për lehtësim të aktiviteteve ekstremiste dhe për denigrim të Bjellorusisë po mbahet prapa dyerve të mbyllura. Nëse dënohet, ajo mund të përballet deri me shtatë vjet burgim.

Më 9 gusht, në përvjetorin e tretë të zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi – proces që u pasua me protesta të paprecedenta dhe shtypjes së disidentëve nga Lukashenka – liderja opozitare, që gjendet në mërgim, Svyatlana Tsikhanouskaya, tha se “e vërteta është në anën tonë”.

Ajo tha se bashkatdhetarët e saj janë “të pathyeshëm” përball përpjekjeve të Lukashenkës “që ta lënë Bjellorusinë pa shpresë, pa më të dashurit e tyre, pa liri, atdhe dhe pavarësi”.

Përgatiti: Mimoza Sadiku





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: Колледжи проведут Дни открытых дверей





Москва

V Общероссийская конференция «Устойчивое развитие этнокультурного сектора» представит калейдоскоп успешных практик в сфере социального проектирования


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Неделя мэра



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Сергей Шнуров

У Шнурова появились вопросы к журналистам после появления информации о задолженности по налогам




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Сотрудница ОМОН "Оплот" приняла участие в костромском забеге «Галичское Заозерье»

Чья компания сильнее всех?

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве


Елена Рыбакина

Рыбакина узнала свое место в новом мировом рейтинге



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Минск

Запись от имени Президента Беларуси сделана в книге соболезнований в посольстве Ирана



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России