Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Август
2023

Libia e pezullon ministren e Jashtme, pasi bisedoi me homologun e vet izraelit

0
Libia e pezullon ministren e Jashtme, pasi bisedoi me homologun e vet izraelit

Qeveria e Libisë njoftoi të dielën se e ka pezulluar ministren e vet të Punëve të Jashtme, Najla al-Mangoush, për shkak se homologu i saj izraelit tha se kishte mbajtur takim me të javën e kaluar në Romë.

Najla al-Mangoush është “pezulluar përkohësisht” dhe do të jetë subjekt i një “hetimi administrativ” nga një komision i udhëhequr nga ministri i Drejtësisë, tha më 27 gusht kryeministri i Libisë, Abdulhamid Dbeibah.

Ministria e Jashtme e Libisë e përshkroi atë si “një takim i rastësishëm dhe jozyrtar”, por lajmet rreth këtij takimi kanë nxitur tashmë protesta nëpër rrugët e qyteteve të Libisë.

Gjithçka nisi të dielën kur Ministria e Jashtme e Izraelit tha se ministrat e Jashtëm të të dy vendeve ishin takuar në Romë javën paraprake.

Ajo tha se ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen, dhe Mangoush, homologia e tij libiane, biseduan gjatë një takimi në Romë, nikoqir i të cilit ishte ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.

Izraeli e përshkroi atë si nisma e parë e tillë diplomatike mes dy vendeve.

“Bisedova me ministren e Jashtme për mundësitë e mëdha që këto dy vende i kanë nga lidhjet e tyre”, tha Cohen në një komunikatë për media.

Por, Ministria e Jashtme e Libisë tha të dielën mbrëma se Mangoush kishte “refuzuar të takohej me çfarëdo pale” që e përfaqëson Izraelin.

“Çfarë ndodhi në Romë ishte takim i rastësishëm dhe jozyrtar, gjatë një takimi me homologun italian, në të cilën nuk pati asnjë bisedë, marrëveshje apo konsultim”, tha Ministria e Jashtme e Libisë.

Ministrja e përsëriti “në mënyrë të qartë qëndrimin e Libisë karshi kauzës palestineze”, sipas saj.

Ministria libiane e akuzoi Izraelin se po përpiqet “ta paraqesë këtë incident” si një “takim apo bisedime”.

Në komunikatën e Ministrisë së Jashtme të Izraelit, Cohen citohet të ketë thënë se ata biseduan për “rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë së hebrenjve të Libisë, e cila përfshin rinovimin e sinagogës dhe varrezave hebraike në Libi”.

Takimi mes tyre në Romë nuk është konfirmuar deri tani.

Sikur shumë vende të Afrikës Veriore, edhe Libia ka një histori të pasur hebraike.

Por, gjatë sundimit dekadash të ish-liderit Muamar Gadafi, i cili ishte mbështetës i fuqishëm i kauzës palestineze, mijëra hebrenj u dëbuan nga Libia dhe shumë sinagoge u shkatërruan.

Gadafi u rrëzua nga pushteti dhe u vra gjatë një trazire të përkrahur nga NATO-ja më 2011, e cila e zhyti vendin në një rrëmujë dhe mungesë ligji për më shumë se një dekadë.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о Международном форуме инноваций БРИКС





Москва

Свыше 600 навалов мусора устранили в Подмосковье за неделю


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин принял решение о расширении мер поддержки промпредприятий



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Сергей Лазарев

Сергей Лазарев представил эротический перфоманс на нижегородском концерте




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Сергей Собянин подвел итоги Московской олимпиады школьников

Олимпийский чемпион Роман Костомаров поздравил победителей номинации «Экскурсия без границ» программы «Лига Экскурсоводов»

Цена билетов на суперфинал Кубка России составит от 500 до 15 тыс. рублей


WTA

Потапова не смогла пробиться во второй круг турнира WTA в Страсбурге



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Минск

Запись от имени Президента Беларуси сделана в книге соболезнований в посольстве Ирана



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России