Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Август
2023

Shqetësime për gjuhën e urrejtjes ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta

0
Shqetësime për gjuhën e urrejtjes ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta

Rrjetet sociale nuk guxojnë të bëhen burim i shpërndarjes së gjuhës së urrejtjes ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta, theksojnë nga ambasada për fëmijë “Megjashi”, e cila së fundmi ka denoncuar në polici rastin shfaqjes së gjuhës së urrejtjes ndaj Zoran Mijallovit nga Shtipi për shkak të sjelljes së dy djemve të tij me autizëm.

Zoran Mijallkov ka denoncuar Ranko Sërbakoskin në organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme për shkak të gjuhës së urrejtjes të shfaqur ndaj fëmijëve të tij në një postim në profilin e tij në Facebook, të cilin postim më vonë e ka fshirë.

Zoran Mijallkov thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se shpreson që institucionet do të veprojnë me kohë dhe në mënyrë të duhur.

“Qëllimi im nuk është që përmes institucioneve dikush të dënohet, por që të ngrihet vetëdija e qytetarëve se personat me nevoja të veçanta janë pjesë e shoqërisë dhe si të tillë duhet pranuar dhe në asnjë mënyrë askush nuk ka të drejtë dhe nuk guxon t’i fyejë. Rrjetet sociale nuk guxojnë të bëhen burim i gjuhës së urrejtjes për personat me nevoja të veçanta”, thotë për REL-in Mijallkov, baba i dy fëmijëve me autizëm.

Krahas këtij rasti, në opinion janë zhvilluar shumë diskutime pas ankesës anonime tek Inspektorati Shtetëror për Arsim se një nxënësi të vitit të parë të gjimnazit Teknik në Manastir me shtat të ulët i janë kthyer mbrapsht dokumentet (certifikata e lindjes dhe dëftesa) me arsyetimin se ai nuk do të jetë në gjendje ta ushtrojë profesionin e zgjedhur.

Dënimet për shfaqjen e gjuhës së urrejtjes ndaj personave me nevoja të veçanta

Me nenin 516 të Kodit Penal ndalohet çfarëdo lloj fyerjeje apo nxitje e gjuhës së urrejtjes ndaj kësaj kategorie të shoqërisë.

“Kushdo që nëpërmjet një sistemi të informacionit, shpërndan në publik një material të shkruar, një imazh ose paraqitje tjetër të një ideje ose teorie me urrejtje, diskriminim ose dhunë, kundër çdo personi ose grupi, në bazë të seksit, racës, gjinisë, .... paaftësisë mendore ose fizike, gjendjes shëndetësore ose në çdo bazë tjetër të parashikuar me ligj ose me marrëveshjet ndërkombëtare, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet”, thuhet në Kodin Penal të Maqedonisë së Veriut.

Prindërit nuk i denoncojnë rastet e gjuhës së urrejtjes ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta

Organizatat që në fokus kanë mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar, theksojnë se është shumë i ulët numri i personave që vendosin të flasin hapur ndaj diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes ndaj kësaj kategorie të shoqërisë. Kjo pasi ata nuk e kanë mbështetjen e duhur nga institucionet për ta çuar deri në fund luftën e tyre.

Lina Stojçeska, defektologe dhe aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve me nevoja të veçanta, thotë për Radion Evropa e Lirë se jo rrallë zhvillohen debate jomiqësore ndaj prindërve që kanë fëmijë me nevoja të veçanta, megjithëse këtë nuk e bëjnë hapur.

“I akuzojnë prindërit e këtyre fëmijëve me nevoja të veçanta se nuk angazhohen mjaftueshëm ndaj fëmijëve të tyre. Në grupe të mbyllura në platformat sociale zhvillohet debat mes prindërve se fëmijët e tyre pengohen gjatë mësimit nga një nxënës i tillë e tjerë, duke mos çarë kokën se shkollimi i këtyre fëmijëve është e drejtë legjitime po aq sa edhe e fëmijëve të tjerë”, thotë Stojçeska.

Faton Murseli, ligjërues në Fakultetin e Sociologjisë në Universitetin e Tetovës për Radion Evropa e Lirë thekson se sa më parë që fëmijët me nevoja të veçanta pranohen nga shoqëria, aq më lehtë do të jetë dhe integrimi i këtyre fëmijëve në sistem.

Sipas tij, që kjo të arrihet, nevojitet reagim i ndërsjellë i të gjitha institucioneve për të siguruar realizimin e të drejtave të tyre.

“Të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta normalisht se edhe fëmijët autikë janë pjesë e shoqërisë dhe si të tillë ata duhet të trajtohen edhe nga institucionet shkollore në mënyrë që atyre t’u gjendet vendi i merituar që ata të ndihen të vlefshëm në shoqëri”, thotë Murseli.

Në bazë të Ligjit për Arsim Fillor në Maqedoninë e Veriut, të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta kanë të drejtë të ndjekin procesin e rregullt arsimor në të gjitha institucionet arsimore të vendit.

Neni 11 i këtij ligji thotë se “arsimi gjithëpërfshirës përfshin ndryshime dhe përshtatje të përmbajtjes mësimore, qasjes, strukturave dhe strategjive për nxënësit me aftësi të kufizuara, me vizion dhe bindje të përbashkët se shteti e ka obligim të sigurojë arsimim për të gjithë fëmijët”.

Ministria e Arsimit obligohet që kësaj kategorie të fëmijëve t’u sigurojë edhe asistentët personalë.

Nga zyra e Avokatit të Popullit theksojnë se mund të veprojnë vetëm pasi prindërit vendosin të paraqesin në këtë institucion rastet e diskriminimit të fëmijëve me nevoja të veçanta ose shfaqjes së gjuhës së urrejtjes ndaj tyre.

Në raportin e fundit të Avokatit të Popullit për vitin 2022 theksohet se kanë pranuar 12 parashtresa për mosrealizimin përkatësisht mossigurimin e asistentëve personalë për personat me nevoja të veçanta. Mirëpo, nuk është paraqitur asnjë ankesë për gjuhë të urrejtjes ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta.





Губернаторы России
Москва

Неделя мэра: завод «Москвич», гранты для школ искусств и система городских вокзалов





Москва

Армяне России поддерживают движение «Тавуш во имя Родины»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Московскому метрополитену исполнилось 89 лет



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Тимати

Не меньше года уйдет на восстановление: невеста Тимати пострадала на Мальдивах




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Инсайты, стратегии и нетворкинг для профессионалов: 21 июня пройдет ежегодный форум «Спорт и Бизнес»

Звезды спорта. Кто они такие и почему их так называют?

В Подмосковье сотрудники ОМОН «Русич» Росгвардии приняли участие в церемонии открытия соревнований по дзюдо среди детей и подростков


Даниил Медведев

Без защиты: как Медведев и Хачанов проиграли свои матчи в Риме



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Водители Мострансавто представят Подмосковье на конкурсе в Санкт-Петербурге



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России