Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Февраль
2020

Новости за 06.02.2020

Rikthimi i dhunës lë palestinezë të vrarë dhe izraelitë të plagosur

Evropaelire.org 

Pas prezantimit të planit të presidentit amerikan, Donald Trump për paqe në Lindje të Mesme, është rikthyer dhuna në mes të Izraelit dhe palestinezëve. Forcat izraelite kanë vrarë tre palestinezë gjatë përleshjeve në Bregun Perëndimor në 24 orët e fundit, kanë raportuar mediat. Një tjetër person është vrarë nga forcat izraelite në Jerusalemin Lindor, pasi ai kishte nisur sulm me armë zjarri kundër policisë, duke plagosur një zyrtar. Përveç kësaj, ushtria izraelite ka thënë se 12 ushtarë të... Читать дальше...

Vuçiq përkrah ndryshimet në procesin e zgjerimit të BE-së

Evropaelire.org 

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka shprehur mbështetje për metodologjinë e re për zgjerim të propozuar nga Komisioni Evropian, që synon të bëjë Bashkimin Evropian më të besueshëm dhe të parashikueshëm. “E mbështes metodologjinë e re”, ka thënë Vuçiq më 6 shkurt, pasi ka biseduar me Komisionarin evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi në Beograd. Ai ka thënë se Serbia mund të përfitojë nga plani i propozuar, i cili do t’iu delegonte shteteve anëtare më shumë kompetenca në bisedimet për anëtarësim. Читать дальше...

Trump feston shfajësimin nga Senati

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump, që përballet me fushatë për rizgjedhje dhe ndoshta edhe me hetime tjera në të ardhmen, ka festuar shfajësimin nga akuzat për abuzim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit. Pasi ka hyrë në sallë ku është pritur me duartrokitje të mëdha nga ligjvënësit republikanë, zyrtarë të administratës dhe figura të mediave konservatore në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka thënë se demokratët kanë nxitur përpjekje “të korruptuara” për të dëmtuar presidencën e tij. “Unë kam bërë gjëra të këqija në jetën time... Читать дальше...



Vdes mjeku që paralajmëroi koronavirusin e ri

Evropaelire.org 

Li Wenliang, doktori kinez që ka nisur paralajmërimet e para për koronavirusin e ti, ka vdekur nga po kjo sëmundje, kanë thënë mediat kineze. Wenliang ka qenë duke punuar në Spitalin Qendror të Vuhanit kur ka bërë këto njoftime më 30 dhjetor. Policia më pas ka vizituar atë për t’i thënë që të ndalet, teksa autoritetet kanë tentuar ta heshtin virusin. Deri më tani nga shpërndarja e koronavirusit të ri kanë vdekur më shumë se 560 persona dhe janë infektuar më shumë se 28,000 të tjerë në Kinë. Читать дальше...

Trump akuzon "njerëz të pasinqertë" për përfshirje në gjyqin kundër tij

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se i ka mbijetuar një “mjerimi të tmerrshëm” gjatë procedurave për shkarkimin e tij dhe është zotuar se nuk do të lejojë të ndodhë më ajo çfarë i ka ndodhur atij. Duke folur në ceremoninë e kryerjes së Lutjeve të Mëngjesit, Trump ka akuzuar “disa njerëz shumë të pasinqertë dhe të korruptuar”, që kanë kërkuar ta largojnë atë përmes procesit që e ka konsideruar “mashtrim”. “Ata kanë bërë gjithçka që është e mundshme për të na shkatërruar dhe duke bërë atë... Читать дальше...

Qeveria Kurti nis shqyrtimin e vendimeve të ish-Qeverisë Haradinaj

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se do t’i rishqyrtojë të gjitha vendimet, përfshirë edhe emërimet në pozita të larta të institucioneve publike, pas datës 19 korrik 2019, ditë kjo kur ish-kryeministri Ramush Haradinaj, kishte dhënë dorëheqje. Nga dorëheqja e Haradinajt, Qeveria e kaluar e Kosovës ka punuar si qeveri në detyrë, me kompetenca të kufizuara. Haradinaj, pati dhënë dorëheqje, më 19 korrik, pasi që kishte marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit. Читать дальше...

Heqja e barrierave tregtare në funksion të dialogut dhe normalizimit

Evropaelire.org 

Eliminimi i barrierave tregtare ndërmjet shteteve të rajonit, sidomos ato me probleme, siç janë Kosova dhe Serbia, do të krijonte një ambient më të mirë për bizneset në përgjithësi dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës, thonë përfaqësues të bizneseve në Kosovë dhe ekspertë të kësaj fushe. Sipas tyre, zgjidhja e çështjeve të hapura politike, në veçanti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mund të shihet edhe në favor të zhvillimit më të madh ekonomik. Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK)... Читать дальше...

Veseli bën thirrje të mos hiqet taksa 100 për qind

Evropaelire.org 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka shprehur shqetësim për siç ka thënë ai “ngutinë e tepruar të kryeministrit të ri për të përmbushur kërkesat e Serbisë dhe për të rehatuar Listën Serbe”. Sipas kryetarit të partisë më të madhe opozitare në Kosovë, taksa 100 për qind ndaj importeve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës nuk duhet hequr, pasi sipas tij ai vendim ka qenë dinjitoz për Kosovën. “Qeveria e re duhet të mos të dorëzohet para Serbisë përpara sfidave dhe vendimeve të mëdha që e presin Kosovën”... Читать дальше...



Agjencia për Zbulim synon reformat pas 25 vjetësh të funksionimit

Evropaelire.org 

Ligji për punën e Agjencisë së Zbulimit duhet të miratohet në kuvend, para se Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s, porosisin njohësit e çështjeve politike, sipas të cilëve, ky ligj do të mundësonte zbatimin e reformave të nevojshme në këtë Agjenci, dy dekada e gjysmë pas formimit të saj. Me ligjin e ri që rregullon punën e Agjencisë për Zbulim, përmbyllen edhe reformat në sistemin e sigurisë së shtetit, që nisën me miratimin e Ligjit për Agjencinë Teknike Operative, në prill... Читать дальше...

Mot i lig në Evropën Qendrore dhe Lindore, raportohet për viktima

Evropaelire.org 

Një valë e motit të lig ka marrë jetën e të paktën tre personave në Evropën Lindore dhe atë Qendrore. Stuhitë me borë dhe erërat e forta kanë bllokuar fshatra dhe rrugë nëpër Ballkan. Në jug të Serbisë, policia ka thënë se ka gjetur një burrë të vdekur, teksa u ka ndihmuar rreth 20 personave që të dalin nga makinat e bllokuara. Fshatrat në lindje të Bosnjës kanë mbetur pa energji elektrike, derisa zona e Sokollacit ka mbetur edhe pa ujë të pijshëm. Si pasojë e erërave të forta, një fëmijë... Читать дальше...

Izraeli sulmon "luftëtarët e mbështetur nga Irani" afër Damaskut

Evropaelire.org 

Aeroplanët luftarakë të Izraelit kanë sulmuar disa shënjestra afër kryeqytetit të Sirisë, Damaskut, ka raportuar media shtetërore. Agjencia e lajmeve, Sana ka thënë se sistemet ajrore për mbrojtje kanë ndaluar shumicën e raketave, derisa tetë persona janë plagosur. Një grup monitorues ka thënë se pozicionet ushtarake siriane dhe ato të milicive që përkrahen nga Irani, janë goditur duke lënë të vdekur 12 luftëtarë. Izraeli nuk ka komentuar këto raportime, mirëpo ka pranuar se ka kryer qindra... Читать дальше...

Klvana: Ditë e keqe për Kushtetutën amerikane

Evropaelire.org 

Tomas Klvana, analist nga Instituti Aspen, me seli në Pragë, thotë se shfajësimi i presidentit amerikan, Donald Trump, nga akuzat për abuzim të detyrës dhe pengim të punës së Kongresit, ka krijuar një precedent në politikën amerikane, i cili do të mund të shfrytëzohet edhe nga presidentë të ardhshëm për të “manipuluar” me Kushtetutën e këtij vendi.  Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Klvana kujton se gjatë gjykimit të presidentit Trump në Senatin amerikan nuk janë shqyrtuar provat, as nuk janë lejuar dëshmitarët. Читать дальше...

Kryetari i Turingenit jep dorëheqje pas kritikave për mbështetjen që mori

Evropaelire.org 

Thomas Kemmerich, kryetari i sapozgjedhur i landit gjerman, Turingen me ndihmën e partisë të së djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë, ka thënë se do të japë dorëheqje për t’i hapur rrugën procesit të ri zgjedhor. “Dorëheqja është e pashmangshme”, ka thënë ai. Zgjedhja e Kemmerichut ka nxitur reagime të ashpra, derisa kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se fitorja e tij është e “pafalshme” dhe se procesi duhet të pezullohet. Kemmerich u ka thënë gazetarëve të enjten se partia e tij e Demokratëve të Lirë... Читать дальше...

Arrestohet i dyshuari për dhunim të pesëvjeçares në Indi

Evropaelire.org 

Një 25-vjeçar është arrestuar pas dyshimeve se ka dhunuar një pesëvjeçare në ambientet e ambasadës amerikane në kryeqytetin e Indisë, Delhi. Policia ka thënë të enjten se ai është arrestuar të dielën pasi prindërit e vajzës kanë bërë ankesë në këtë institucion. Vajza, që është sulmuar të shtunën në mëngjes, është në gjendje stabile. Doktorët kanë konfirmuar se ajo është dhunuar. Familja e saj jeton në afërsi të ambasadës, pasi babai i vajzës është pjesëtar i stafit që mirëmban objektin. ... Читать дальше...

Itali: Dy persona vdiqën pasi treni doli nga binarët

Evropaelire.org 

Dy persona kanë vdekur pasi një tren i shpejtë doli nga binarët, afër qytetit italian, Lodi, kanë thënë shërbimet e emergjencës. Dy të vdekurit kanë qenë ngasës të trenit. Dy të tjerë, njëri mirëmbajtës i trenit, është i plagosur rëndë, por jo në rrezik për jetën. Treni ishte nisur nga qyteti Milano drejt Salernos. Të gjitha shërbimet e trenave të shpejtë në drejtimin Milan-Bolonja janë pezulluar të enjten. Trenat me shpejtësi 300 kilometra në orë konsiderohen të saktë dhe të sigurt në Itali. Читать дальше...

Kosovës po i plaket stafi mjekësor

Evropaelire.org 

Pensionimi i mjekëve në Kosovë, krahas dukurisë së ikjes së shtuar të mjekëve nga brezi i ri, ka bërë që të ndihet mungesa e stafit shëndetësor. Mosha mesatare e mjekëve familjarë në Kosovë ka arritur në 57 vjeç, derisa mjekëve specialistë, në rreth 53 vjeç. Këto të dhëna i ka paraqitur Federata Sindikale e Shëndetësisë. Profesionistë të fushës së shëndetësisë, thonë se në dhjetë vjetët e ardhshme, do të ketë një krizë profesionale mjekësore, pasi që siç thonë ata, një mjekut i duhen së paku 15 vjet që të pavarësohet në punë profesionale. Читать дальше...

Haradinaj letër Kurtit: Mos e hiqni taksën

Evropaelire.org 

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti, të mos e heqë taksën ndaj mallrave serbe.  Përmes një letre drejtuar Kurtit, Haradinaj thotë se "në kundërshtim të Serbisë duhet të jemi bashkë deri në njohje reciproke, e jo të jesh për një reciprocitet pa njohje”. “Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje me vetëmohim të pashoq të kanë qëndruar besnikë në kauzën tënde. Ne mund të mos pajtohemi për shumë gjëra të politikës ditore, por sakrificën gjithmonë ta kam njohur. Читать дальше...

Rama: SHBA-ja e transformoi rajonin e Ballkanit Perëndimor

Evropaelire.org 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se jo vetëm Shqipëria, por i gjithë Ballkani Perëndimor është një rajon më i mirë, para së gjithash falë Shteteteve të Bashkuara, transmeton Zëri i Amerikës.  Ai gjatë një diskutimi në Këshillin Atlantik në Uashington, tha se SHBA-ja ka kontribuar tek transformimi i Ballkanit Perëndimor - nga një zonë me armiqësi dhe kapitujve të gjatë të konfliktit dhe gjakderdhjes - në një zonë paqeje dhe bashkëpunimi. “Por, sigurisht ende nuk jemi ku mundemi dhe duhet të jemi... Читать дальше...


Музыкальные новости
Бато Багдаев

Театр и Культура, Россия и Дети: 15 мая театр кукол Ульгэр представил спектакль «Мүнгэн мүшэдүүд» в стенах Художественного музея для первых классов гимназии №29 Улан-Удэ





Rss.plus
Спартак

Прощание «Спартака» с Джикией, «Зенит» в гонке за чемпионство. Итоги игрового дня РПЛ




Вирусолог Малинникова развеяла миф о легкой переносимости ОРВИ летом

В ЕС решили изымать прибыль от заблокированных финактивов России раз в два года

Курс евро рухнул ниже 98 рублей на фоне укрепления рубля

Роберто Фернандес признан лучшим левым защитником Кубка России




Një foshnje e posalindur diagnostikohet me koronavirusin e ri

Evropaelire.org 

Një foshnje në Kinë u diagnostifikua me koronavirusin vetëm 30 orë pas lindjes.  Foshnja lindi më 2 shkurt në qytetin Vuhan, ku mendohet të jetë epiqendra e virusit. Nëna e foshnjës ishte e infektuar përpara se të lindte.  Mbetet e paqartë nëse sëmundja u transmetua të foshnja para apo pas lindjes.  "Kjo na kujton t'i kushtojmë vëmendje transmetimit të virusit nga nëna te fëmija", tha për Reuters, mjeku kryesor i departamentit të mjekësisë neonatale në Vuhan, Zeng Lingkong . Deri më tani... Читать дальше...

Kina do të ulë tarifat ndaj mallrave amerikane

Evropaelire.org 

Kina tha se do të ulë gjysmën e tarifave, për më shumë se 1.700 produkte të importuara nga Shtetet e Bashkuara, duke rritur shpresat se lufta e kushtueshme tregtare midis dy vendeve po shkon drejt fundit. Ministria e Financave e Kinës, tha më 6 shkurt, se ulja e tarifave në mallra me vlerë rreth 75 miliardë dollarë do të hyjë në fuqi më 14 shkurt. Vendimi i autoriteteve kineze vjen tre javë pasi Uashingtoni dhe Pekini ranë dakord për të ashtuquajturën marrëveshje tregtare "Faza 1", e cila përfshinte... Читать дальше...

Incidenti në Jerusalem po hetohet si sulm i mundshëm terrorist

Evropaelire.org 

Katërmbëdhjetë njerëz janë plagosur - njëri në gjendje kritike - në Jerusalem, kur një veturë u përlas në një stacioni të autobusëve.  Në atë zonë gjenden disa lokale dhe restorane.  Incidenti është duke u hetuar si një "sulm i mundshëm terrorist", thanë zyrtarët.  Zëdhënësi i policisë izraelite, Micky Rosenfeld tha se "policia iu përgjigj thirrjes kur një automjet shkeli një numër njerëzish, dhe u largua nga vendi i ngjarjes". "Njësitë e policisë dhe mjekët mbërritën në vendngjarje, dhe janë në kërkim të automjetit. Читать дальше...

Vështrim nga Brukseli: Metodologjia e re ia vë frenat zgjerimit

Evropaelire.org 

Në shikim të parë, metodologjia e re e Komisionit Evropian, e bërë publike më 5 shkurt, duket e arsyeshme, me shumë ide të mira. Por, mos harroni, nëse miratohet, ajo nënkupton dy gjëra: anëtarësimi i një vendi në Bashkimin Evropian do të jetë më i vështirë se kurrë dhe shtetet anëtare të BE-së, e jo burokratët në Bruksel, do të jenë në vendin e shoferit kur të bëhet fjalë për politikën e zgjerimit të BE-së. Në fund të fundit, është një lajm i keq për vendet e Ballkanit Perëndimor që synojnë anëtarësimin në BE... Читать дальше...

Vdes aktori Kirk Douglas

Evropaelire.org 

Ka vdekur aktori amerikan, Kirk Douglas, i cili luajti në filmin epik - Spartacus - dhe dhjetëra role të tjera. Njoftimin e bëri familja e tij.  "Me trishtim të jashtëzakonshëm, vëllezërit e mi dhe unë njoftojmë se Kirk Douglas na la sot në moshën 103 vjeçare", tha djali i tij Michael, gjithashtu një yll i Hollivudit. “Për botën, ai ishte një legjendë, një aktor i filmave nga epoka e artë, të cilën ai e jetoi mirë. Një njeri humanitar, përkushtimi i të cilit në drejtësi, vendosi një standard që na inspiron të gjithë neve", shtoi Douglas. Читать дальше...



Москва

Lipatov Sound заявил о выходе нового трека “Red City”


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин принял решение о расширении мер поддержки промпредприятий



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Певица

Певица Кристина Агилера в боди вышла на сцену после похудения




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Охрана и безопасность. Как роботы и дроны работают на спортивных объектах?

Курсант Пермского военного института Росгвардии принял участие в финале интеллектуальной олимпиады Приволжского федерального округа

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве


ATP

Российский теннисист Медведев опустится на строчку в рейтинге ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Хирург Хорошев: резкая боль в правой части живота указывает на аппендицит



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России