Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Февраль
2020

Новости за 25.02.2020

Trazira në Indi gjatë vizitës së presidentit Trump

Evropaelire.org 

Njëmbëdhjetë njerëz janë vrarë në Nju Delhi gjatë përleshjeve për një ligj të ri mbi shtetësinë indiane.  Trazirat ndodhën gjatë vizitës së parë zyrtare të presidentit amerikan. Donald Trump, në këtë vend. Kjo është dhuna më vdekjeprurëse në kryeqytetit indian, gjatë dekadave të fundit. Përleshjet ndodhen në lagjet me shumicë myslimane në Nju Delhi, rreth 18 kilometra nga qendra e kryeqytetit, ku zoti Trump ka qenë duke zhvilluar takime me udhëheqës indianë, diplomatë dhe biznesmenë. Ligji... Читать дальше...

Qytetarët kërkojnë masa shtesë ndaj koronavirusit

Evropaelire.org 

Qytetarët nuk e fshehin frikën nga përhapja e koronavirusit të ri edhe në Kosovë, pasi që i njëjti tashmë është konfirmuar se ka prekur njerëz në vende të ndryshme botërore. Shqetësimet janë rritur sidomos ditët e fundit, pas raportimit të rasteve në Itali.  Në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast pozitiv me virusin e ri, i cili ka marrë edhe emrin zyrtar COVID-19, e që besohet se e ka origjinën në Kinë. Megjithatë shumë qytetarë mendojnë se të gjithë duhet t’i shtojnë masat për të parandaluar apo edhe përballuar një përhapje eventuale. Читать дальше...

Zvicra konfirmon rastin e parë me koronavirus

Evropaelire.org 

Autoritetet zvicerane konfirmuan rastin e parë të koronavirusit të ri në këtë vend.  Ai është një burrë 70-vjeçar, i cili u testua pozitiv në kantonin jugor të Ticinos, në kufirin me Italinë. "Personi i infektuar ishte në Itali rreth dhjetë ditë më parë dhe mori pjesë në një ngjarje afër Milanos", tha ministria zvicerane e shëndetësisë, në një deklaratë. Njerëzit me të cilët ky person kishte kontakte janë futur në karantinë për 14 ditë. Autoritetet zvicerane thanë se nuk ishte e nevojshme në këtë fazë të merren masa të mëtejshme... Читать дальше...



Koronavirusi - mjeti i ri rus për përhapjen e lajmeve të rreme?!

Evropaelire.org 

Zyrtarët amerikanë paralajmëruan se Rusia, përmes rrjeteve sociale, po përhap dezinformata për Shtetet e Bashkuara, duke pretenduar se koronavirusi i ri vjen nga SHBA-ja, si mjet i luftës së saj tregtare kundër Kinës. “Synim i Rusisë është të ngjallë dyshime dhe t’i minojë institucionet dhe aleancat e SHBA-së”, tha për agjencinë AFP Philip Reeker, ushtrues i detyrës së ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë. “Në këtë rast, kemi mundur të shohim një sistem të tërë dezinformacionesh... Читать дальше...

Zëvëndësministri i Shëndetësisë në Iran infektohet me koronavirusin e ri

Evropaelire.org 

Zëvendësministri i Shëndetësisë i Iranit është infektuar me koronavirusin e ri. Zëvëndësministri, Iraj Harirchi, tha në një video se do të izolohet dhe do të fillojë mjekimin. Një ligjvënës iranian, Mahmud Sadeghi, gjithashtu rezultoi pozitiv në testin e koronavirusit.  Në Iran, deri më tani janë raportuar 15 vdekje si 95 raste të të infektuarve me virus.  Mirëpo, numri aktual mendohet të jetë më i lartë. Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se... Читать дальше...

Afganistani ka një mundësi historike për paqe, thotë Pompeo

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Afganistani ka një "mundësi historike për paqe", pasi Uashingtoni arriti një marrëveshje armëpushimi të përkohshëm me talibanët.  Duke folur më 25 shkurt, Pompeo tha se nëse armëpushimi rezulton i suksesshëm, presidenti amerikan, Donald Trump, mund të jetë në gjendje të nënshkruajë një marrëveshje paqeje me talibanët "më ose rreth datës 29 shkurt" në mënyrë që arrihet fundi i luftës më të gjatë të Shteteve të Bashkuara.  Në fillim të këtij muaji... Читать дальше...

Shqipëria në panik për koronavirusin, autoritetet bëjnë thirrje për qetësi

Evropaelire.org 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, ka nisur hetimet për lajmet e pavërteta që janë shpërndarë në rrjete sociale, mesazhe telefonike dhe disa media online për përhapjen e koronavirusit të ri në Shqipëri. Përmes një komunikate për media, prokuroria ka bërë të ditur se hetimet po bëhen për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”, parashikuar nga neni 267 i Kodit Penal. Kodi Penal parashikon dënim me gjobë ose deri në 5 vjet burg për përhapje të informative të rreme që ngjallin panik. Читать дальше...

Mijëra qytetarë në vit heqin dorë nga nënshtetësia e Kosovës

Evropaelire.org 

Më shumë se pesë mijë qytetarë të Kosovës, sipas të dhënave zyrtare, kanë hequr dorë nga nënshtetësia kosovare vetëm në vitin 2019. Kjo shifër po konsiderohet shqetësuese, pasi që nënkupton që këta persona nuk e shohin Kosovën më si shtet të tyre. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, qytetarët e Kosovës të cilët kanë hequr dorë nga nënshtetësia dhe kanë zgjedhur një nga shtetet e Bashkimit Evropian për të marrë shtetësinë e re, janë detyruar të ndërmarrin... Читать дальше...



BE: Serbia të harmonizojë politikën e jashtme me atë evropiane

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian, i kërkoi Beogradit që të përmbushë angazhimet në rrugën e anëtarësimit në BE, disa ditë pasi në Serbi arriti dërgesa e parë e sistemit rus të mbrojtjes ajrore.  "Në mënyrë që të ecim përpara në rrugën e integrimit evropian, Serbia duhet të harmonizojë politikën e saj të jashtme me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian në përputhje me kornizën e bisedimeve", tha për Zërin e Amerikës, Peter Stano, zëdhënës i Përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Читать дальше...

Rebelët sirianë thonë se kanë rimarrë kontrollin e një qyteti në Idlib

Evropaelire.org 

Rebelët sirianë të mbështetur nga ushtria turke kanë rimarrë nën kontroll qytetin Nairab, në provincën e Idlibit në veriperëndim të Sirisë, thanë të martën zyrtarë turq dhe rebelët.  Forcat e presidentit sirian, Bashar al-Asad, të përkrahur nga sulmet ajrore ruse, po përpiqen të rimarrin rajonin e fundit të madh të mbajtur nga rebelët në Siri, pas nëntë viteve të konfliktit.  Afro një milion sirianë janë shpërngulur nga luftimet e fundit. Turqia është përgjigjur duke dërguar mijëra trupa dhe pajisje në rajon... Читать дальше...

Maqedonia e Veriut shton masat kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Përhapja e koronavirusit në Itali ka bërë që autoritetet në Maqedoninë e Veriut të përforcojnë kontrollet në të gjitha vendkalimet kufitare të shtetit, duke detyruar të gjithë udhëtarët të cilët hyjnë në vendkalimet kufitare të vendit dhe aeroportet në Shkup dhe Ohër t'i nënshtrohen kontrolleve më të rrepta. Situata në Itali me të infektuarit nga koronavirusi ka ndezur alarmin në Maqedoninë e Veriut pas dyshimeve se një shtetas i Maqedonisë së Veriut i cili erdhi nga rajoni i Milanos ishte pranuar... Читать дальше...

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Kroaci

Evropaelire.org 

Në Kroaci është konfirmuar rasti i parë me sëmundjen e koronavirusit të ri.  Këtë e bëri të ditur kryeministri, Andrej Plenkoviq, i cili saktësoi se i infektuari është një burrë i ri, gjendja e të cilit është stabile.  Raportohet se ai është i shtruar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive "Dr. Fran Mihaljeviq" në Zagreb. Ministri i Shëndetësisë i Kroacisë, Vili Berosh, tha se virusi u konfirmua te një person që ka qenë në Milano të Italisë. "Sistemi shëndetësor është i gatshëm dhe ne po bëjmë gjithçka për sigurinë e kombit tonë. Читать дальше...

Vdes ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak

Evropaelire.org 

Ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak ka vdekur në moshën 91 vjeçare, njoftoi televizioni shtetëror më 25 shkurt. Mubarak ka qenë në pushtet për gati tre dekada, para se të rrëzohej nga ushtria në shkurt të vitit 2011.  Rrëzimit të tij nga pushteti i paraprinë protesta në të gjithë vendin. Në qershor të vitit 2012, ai u shpall fajtor për bashkëpunim në vrasjen e protestuesve gjatë kryengritjes popullore dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Por një gjykatë e lartë e shfuqizoi dënimin dhe Mubarak u la i lirë në mars të vitit 2017.

Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

Evropaelire.org 

Pavarësisht përpjekjeve për frenim të koronavirusit të ri, kjo sëmundje po vazhdon të përhapet në dhjetëra shtete në botë. Ky virus është identifikuar fillimisht në Vuhan të Kinës, në dhjetor të vitit 2019. Në këtë video gjeni disa fakte kyçe për këtë sëmundje.

Netanyahu i vendosur të vazhdojë ndërtimet në Bregun Perëndimor

Evropaelire.org 

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të martën se do të vazhdojë me planin për të ndërtuar rreth 3.500 shtëpi për kolonët hebrenj në një nga zonat më të ndjeshme të Bregut Perëndimor. Plani ka hasur në vazhdimësi në kritika ndërkombëtare. Palestinezët, që e kundërshtojnë planin, kishin paralajmëruar se ndërtimet izraelite mund të ndajnë Bregun Perëndimor, të largojnë palestinezët nga Jerusalemi dhe të shuajnë më tej shpresat e tyre për një shtet palestinez. Rreth 500.000 hebrenj jetojnë... Читать дальше...

Rritet numri i të plagosurve nga incidenti me makinë në Gjermani

Evropaelire.org 

Numri i njerëzve të plagosur nga përplasja e një makine për një turmë njerëzish në perëndim të Gjermanisë është rritur në 52, tha të martën policia. Tetëmbëdhjetë të plagosurit në incidentin e së hënës në qytetin Folkmarsen janë fëmijë. Në total, 35 njerëz mbeten në spital. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Frankfurt tha se të plagosurit janë të moshës dy deri në 85 vjeç. Një shtetas gjerman, 29 vjeç, u arrestua nën dyshimet për përpjekje për vrasje në Folkmarsen. Motivi mbetet ende i paqartë. Читать дальше...

Demokratët kërkojnë që Rusia të sanksionohet për ndërhyrje në zgjedhje

Evropaelire.org 

Udhëheqësit demokratë të Senatit amerikan i bënë thirrje administratës së presidentit Donald Trump që të vendosë sanksione kundër Rusisë, pasi zyrtarët e inteligjencës amerikane e njoftuan Kongresin se Rusia po përpiqet sërish të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Senatorët Chuck Schumer, Bob Menendez dhe Sherrod Brown i shkruan sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, dhe sekretarit të Thesarit, Steven Mnuchin, duke iu kërkuar që të sanksionojnë Qeverinë ruse dhe çdo individ të përfshrë në ndikimin e zgjedhjeve të nëntorit. Читать дальше...

Shefi i inteligjencës në Australi paralajmëron për kërcënimin neo-nazist

Evropaelire.org 

Shefi i inteligjencës në Australi tha se siguria e këtij vendi "kërcënohet vërtet" nga neo-nazistët. Drejtori i përgjithshëm i agjencisë ASIO, Mike Burges, tha se "qeliza të vogla" të ekstremistëve të djathtë takohen rregullisht për të nderuar flamujt nazistë dhe për të shkëmbyer ideologjitë e tyre.  Ai tha se kërcënimi nga spiunazhi i huaj është gjithashtu më i madh sesa gjatë Luftës së Ftohtë. "Niveli i kërcënimit nga spiunazhi i huaj dhe nga aktivitetet e ndërhyrjes aktualisht është i paparë", tha ai. Читать дальше...

Shtatë të vdekur në protestat kundër Ligjit për shtetësi në Indi

Evropaelire.org 

Së paku shtatë njerëz u vranë dhe rreth 150 u plagosën në protestat kundër ligjit të ri për shtetësinë në Delhi të Indisë. Autoritetet thanë se një polic dhe gjashtë civilë janë në mesin e të vrarëve, ndërsa e hëna u përshkrua si dita më vdekjeprurëse prejse kanë nisur protestat, mbi dy muaj më parë. Përleshjet shpërthyen në një rreth verilindor të Delhit, midis mijëra njerëzve që demonstronin për dhe kundër ligjit. Policia përdori gazin lotsjellës dhe granatat e tymit kundër protestuesve.... Читать дальше...

Përplasjet pushtet - opozitë nisin para se të kalojnë 100 ditët e para të qeverisë

Evropaelire.org 

Janë 100 ditë të cilat partitë opozitare ia kanë premtuar Qeverisë së re të Kosovës para se të fillojnë me shpalosjen e kritikave dhe të bërit opozitë karshi politikave qeverisëse. Me zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, 2019, në Kosovë kanë ndodhur ndryshime në qeverisje, ngaqë ish partitë në pushtet kanë kaluar në opozitë, kurse ish-opozita në pushtet. Ende pa u mbushur tri javë, opozita dhe liderët e partive në opozitë, po tregohen mjaft të zëshëm ndaj politikave të qeverisë së kryeministrit, Albin Kurti. Читать дальше...

Rriten përpjekjet për pengimin e përhapjes së koronavirusit

Evropaelire.org 

Vendet e goditura më së keqi nga koronavirusi janë duke i intensifikuar përpjekjet për frenimin e tij, pasi numri i rasteve të prekura në botë ka kaluar tashmë 80,000. Në Korenë e Jugut, zyrtarët duan të kontrollojnë 250,000 anëtarë të një sekti, të identifikuar si vatër e koronavirusit. Në Kinë, ku mbi 2,600 njerëz kanë vdekur, shkencëtarët kanë zhvilluar një vaksinë orale dhe pritet që së shpejti të kryejnë prova klinike. Autoritetet kineze kanë ndaluar po ashtu konsumimin e kafshëve të egra. Читать дальше...



Москва

В Москве произошла драка с участием 15 человек, двое в больнице


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Неделя мэра



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Концерт

Концерт Рахманинов под небом




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

«Шушумагия» и «Команда МАТЧ» – в топ-25 мультсериалов на «Кинопоиске»

Клиенты СберСтрахования стали в 1,5 раза чаще приобретать страховки для бегунов

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве


ATP

Теннисист Медведев потеряет место в рейтинге ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Интернет

MONT расширил продуктовую линейку ИБ-решений при поддержке «Сайберпик»



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России