Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Февраль
2020

Новости за 21.02.2020

Putin dhe Erdogan diskutojnë për situatën në Siri

Evropaelire.org 

Kremlini njoftoi të premten se presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan, kanë rënë dakord për të intensifikuar bisedimet lidhur me situatën në rajonin Idlib të Sirisë. Të dy liderët, gjatë një bisede telefonike, kanë diskutuar për uljen e tensioneve dhe zbatimin e një armëpushimi. Rusia dhe Turqia kanë mbetur ndër akterët kryesorë në konfliktin sirian, pasi Ankaraja mbështet rebelët anti-qeveritar, ndërkaq Moska forcat e presidentit, Bashar al-Asad.  Forcat... Читать дальше...

Grupi i Punës për Veprime Financiare e vendos Iranin në listën e zezë

Evropaelire.org 

Grupi i Punës për Veprime Financiare (FATF) e ka renditur Iranin në listën e zezë, për shkak të dështimit në marrjen e masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të grupeve terroriste. Grupi ndërqeveritarë me qendër në Paris, që mbështet luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, e bëri njoftimin më 21 shkurt.  Në një deklaratë, FATF gjithashtu njoftoi se po heq një pezullim të sanksioneve, që e shpalli në vitin 2016, për t'i dhënë Iranit kohë të ndërmarrë reforma. Читать дальше...

FFK thotë se prindërit e futbollistit serb, Ilija Iviq, janë përjashtuar nga puna

Evropaelire.org 

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës përmes një komunikate për media ka thënë se është i tronditur me lajmin e mësuar nga drejtuesit e Klubit Futbollistik “Flamurtari”, se prindërit e futbollistit të ri të këtij klubi, Ilija Iviq, janë përjashtuar nga puna.  Komiteti pretendon se nëna e futbollistit Iviq që ka punuar shërbyese civile në Komunën e Graçanicës, dhe babai i tij - punëtor i arsimi, janë përjashtuar nga puna për shkak se djali i tyre ka pranuar të luajë për Kombëtaren U19 të Kosovës. Читать дальше...



Ligji anti-duhan kthehet pothuajse në pikën zero

Evropaelire.org 

Ligji për kontrollin e duhanit, i miratuar në prill të vitit 2013, nuk po respektohet në shumicën e lokaleve në Prishtinë, por edhe në qytetet tjera. Qeveria ka premtuar se do ta rrisë numrin e inspektorëve nga 40 në 400.

Trump: Katër kandidatë për pozitën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se katër kandidatë janë duke u shqyrtuar për pozitën e Drejtor të Inteligjencës Kombëtare.  “Vendimi do të merret brenda disa javësh” ka shkruar presidenti Trump në Twitter.  Më 20 shtator, presidenti amerikan e emëroi ambasadorin e SHBA-së në Gjermani dhe të dërguarin e posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell në pozitën e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare. Ndërkohë presidenti Trump kishte... Читать дальше...

Pompeo viziton Omanin

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, u takua të premten me udhëheqësin e ri të Omanit, Sulltan Haitham bin Tariq, njoftuan mediat shtetërore të Omanit, raporton AFP. Pompeo është zyrtari i parë i nivelit të lartë amerikan, që takoi liderin e Omanit që kur ai pasoi pas sulltanin e mëparshëm Qaboos bin Said, i cili vdiq më 10 janar në moshën 79 vjeç. Ekspertët thonë se sundimtari i ri i Omanit, ka të ngjarë të vazhdojë politikat e jashtme të mbretërimit të pesë dekadave të kushëririt të tij. Читать дальше...

Borrell zhvillon bisedë telefonike me Thaçin, Kurtin dhe Vuçiqin

Evropaelire.org 

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka diskutuar me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë lidhur me vendimin për të emëruar një Përfaqësues të Posaçëm të BE-së për Dialogun dhe Ballkanin Perëndimor.  “Përfaqësuesi i Lartë nënvizoi se ky emërim pasqyron rëndësinë që BE-ja dhe ai personalisht i kushtojnë stabilizimit të rajonit dhe përparimit në rrugën drejt BE-së. Josep Borrell kujtoi se ai mbetet personalisht i angazhuar dhe i përkushtuar fuqimisht... Читать дальше...

KB: Mijëra njerëz po ikin nga dhuna e xhihadistëve në Burkina Faso

Evropaelire.org 

Më shumë se 4.000 njerëz po detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre në baza ditore, në Burkina Faso, pasi është rritur numri i sulmeve ndaj civilëve nga militantët xhihadistë, tha Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR). "Njerëzit që ikin nga dhuna, po raportojnë për sulme në fshatrat e tyre nga grupet militante, të cilët vrajnë, dhunojnë dhe plaçkisin. Të tmerruar nga këto sulme, banorët kanë lënë gjithçka për të gjetur siguri", tha UNHCR në një deklaratë. Në vitin 2019, mesatarja... Читать дальше...



Hoti: Marrëveshjet e Mynihut, në interes të Kosovës

Evropaelire.org 

Marrëveshjet e nënshkruara për hekurudha dhe autostrada në mes Kosovës dhe Serbisë në Mynih të Gjermanisë, janë në interes të Kosovës dhe gjithë rajonit dhe në funksion të lëvizjes së lirë dhe rrugës integruese drejt Bashkimit Evropian, thonë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës. Qeveria e Kosovës ka sqaruar pozicionin e saj në raport me këto marrëveshje të nënshkruara në Mynih më 14 shkurt, pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, se ai mbante rezerva për faktin se nuk ishte fare i përfshirë në bisedime dhe procesin e nënshkrimit. Читать дальше...

Gjermania shton masat e sigurisë pas sulmeve në Hanau

Evropaelire.org 

Gjermania do të vendosë forca shtesë policore për të mbrojtur xhamitë, stacionet hekurudhore, aeroportet dhe vendet e tjera të ndjeshme, për shkak të një kërcënimi "shumë të lartë" të elementeve të së djathtës, njoftuan zyrtarët. Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, tha se ai kishte rënë dakord me udhëheqësit rajonalë, për masat e reja të sigurisë.  "Kërcënimi i sigurisë nga ekstremizmi i krahut të djathtë, antisemitizmi dhe racizmi është shumë i lartë", tha ministri Seehofer.  Të mërkurën... Читать дальше...

Policia shqiptare arreston 115 persona për organizim të lojërave të fatit

Evropaelire.org 

Policia shqiptare tha të premten se ka ndërmarrë një aksion për mbylljen e aktiviteteve të paligjshme të lojërave të fatit. Aksioni i policisë ndodhi një vit pasi autoritetet shqiptare ndaluan aktiviteteve të tilla.  Më shumë se 1.500 policë morën pjesë në operacionin që u zhvillua në Tiranë dhe shtatë qytete të tjera, derisa ndeshjet e futbollit të Ligës Evropiane u zhvilluan mbrëmjen e së enjtes. Përmes një deklarate policia tha se arrestoi 115 persona dhe 26 të tjerë po hetohen. “Ata janë pronarë... Читать дальше...

Pompeo: Marrëveshja e paqes me talibanët pritet të nënshkruhet më 29 shkurt

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se marrëveshja e paqes mes Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve në Afganistan do të nënshkruhet më 29 shkurt.  “Shtetet e Bashkuara dhe talibanët janë angazhuar në bisedime për të lehtësuar një zgjidhje politike, për t'i dhënë fund konfliktit në Afganistan si dhe për të zvogëluar praninë e SHBA-së në rajon”, thuhet në deklaratën e Pompeos.  Marrëveshja vjen pas më shumë se një viti bisedimesh midis përfaqësuesve të talibanëve dhe atyre të Shteteve Bashkuara. Читать дальше...

Rruga drejt BE-së, më kërkuese

Evropaelire.org 

Me një vend më pak, Brukseli po përpiqet t’i japë jetë të re Bashkimit Evropian. Me metodologjinë e re të prezantuar, thotë se procesi i zgjerimit me anëtarë të rinj do të jetë më dinamik dhe më i besueshëm. Të parat në test do të jenë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Kombet e Bashkuara i frikësohen një gjakderdhjeje të re në Siri

Evropaelire.org 

Kombet e Bashkuara përsëritën thirrjen për ndaljen e veprimeve ushtarake në veri-perëndim të Sirisë.  Sipas Kombeve të Bashkuara ekziston frika se dhuna atje, mund të përfundojë me një “gjakderdhje”. “Rreth 900.000 njerëz kanë ikur nga rajoni dhe rreth 60% prej tyre janë janë fëmijë”, tha zëdhënësi i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, Jens Laerke, (OCHA).  Dhuna në veri-perëndim të Sirisë ka shpërthyer, pasi forcat qeveritare të përkrahura nga Rusia dhe Irani... Читать дальше...

Rusia “po përpiqet ta ndihmojë Trumpin” për rizgjedhje

Evropaelire.org 

Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë paralajmëruar se Rusia po përpiqet ta ndihmojë presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të rizgjidhet në zgjedhjet e nëntorit, raportojnë mediat amerikane. New York Times, Washington Post dhe Associated Press raportojnë se paralajmërimi është dhënë gjatë një konference me dyer të mbyllura më 13 shkurt. Ato citojnë dy zyrtarë të afërt me konferencën, të cilët kanë kërkuar të mbeten anonimë. Sipas gazetës New York Times, raportimet e tilla e kanë zemëruar Trumpin... Читать дальше...

Iranianët votojnë në zgjedhjet parlamentare

Evropaelire.org 

Iranianët votojnë sot në zgjedhjet parlamentare, të cilat pritet të rezultojnë me një parlament edhe më besnik ndaj udhëheqësit suprem të këtij vendi, Ajatollah Ali Khamenei. Këto janë zgjedhjet e para prejse Shtetet e e Bashkuara i kanë rikthyer sanksionet kundër Republikës Islamike, në maj të vitit 2018, për shkak të programit të saj bërthamor. Këto sanksione e kanë goditur rëndë ekonominë e Iranit. Mijëra kandidatë të moderuar janë ndaluar të marrin pjesë në zgjedhje, për shkak të, siç është thënë, mospërmbushjes së kushteve. Читать дальше...

Rritje e ndjeshme e numrit të rasteve me koronavirus në Korenë e J.

Evropaelire.org 

Koreja e Jugut i rriti masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, pasi numri i rasteve të prekura u rrit ndjeshëm për të dytën ditë me radhë. Kryeministri Chung Sye-kyun e cilësoi situatën si “emergjente”. Dy qytetet jugore Daegu dhe Ceongdo u shpallën “zona të kujdesit special”. Ushtria po ashtu u izolua, pasi disa pjesëtarë të saj dolën pozitivë. Të premten, Koreja e Jugut raportoi për 52 raste të reja, ndërsa të enjten për 53. Ky vend, në total, ka 156 raste me koronavirus... Читать дальше...

Xhamajka thotë se s'e ka njohur pavarësinë e Kosovës

Evropaelire.org 

Ministrja e Jashtme e Xhamajkës, Kamina J. Smith, tha se vendi i saj nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Në një postim në Twitter, Smith shpërndau një deklaratë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e falënderoi Xhamajkën për njohje, por ajo tha se vendi i saj nuk e ka ndërmarrë një hap të tillë. “Deri më sot, Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën”, shkroi Smith. Të enjten, Thaçi tha se deri te njohja nga Xhamajka ka ardhur pas një lobimi shumëvjeçar. "Sapo u njoftova nga ambasadorja... Читать дальше...

Ndihmësi i Trumpit dënohet me 40 muaj burgim

Evropaelire.org 

Një ish-këshilltar i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u dënua me 40 muaj burgim, nën akuzat se ka gënjyer Kongresin amerikan dhe ka ndërhyrë te dëshmitarët. Roger Stone, 67 vjeç, u gjet fajtor nëntorin e kaluar. Dënimin e shpalli gjykatësja Amy Berman Jackson në Uashington, e cila tha se Stone e ka kërcënuar atë. Stone është ndihmësi i gjashtë i Trumpit që dënohet nën akuzat që lidhen me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016. Stone u gjobit edhe... Читать дальше...

Në Gjermani kujtohen viktimat e “sulmit terrorist”

Evropaelire.org 

Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në vigjilje të enjten mbrëma për nëntë viktimat e sulmit në Hanau të Gjermanisë. Në vigjiljet në Hanau dhe Berlin, njerëzit bartnin qirinj dhe trëndafila të bardhë. Të mërkurën, një ekstremist i dyshuar i krahut të djathtë vrau nëntë vetë në dy bare. I dyshuari më pas u gjet i vdekur në një apartament. Hetuesit janë duke e trajtuar sulmin si akt terrorizmi. Qeveria e Gjermanisë, ndërkaq, është duke u përballur me thirrje për të bërë më shumë për të luftuar kërcënimet nga ekstremi i djathtë. Читать дальше...

Vitet e humbura nga ngecjet në reformat evropiane

Evropaelire.org 

Kosova është vonuar me zbatimin e reformave evropiane, thonë si zyrtarët e Bashkimit Evropian ashtu edhe përfaqësues të qeverisë dhe organizatave joqeveritare. Zyrtarët e Bashkimit Evropian në Prishtinë, disa herë kanë thënë se është shumë e rëndësishme që institucionet të zënë hapin në përmbushjen e kritereve të kërkuara nga Bashkimi Evropian. Kurse së fundmi, edhe ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se Kosova ka ngecur shumë me zbatimin... Читать дальше...



Москва

Стоматолог Татьяна Сумцова: какие зубные пасты вредны для зубов


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин сообщил о планах благоустройства на северо-востоке Москвы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Тимати

Певец ЮрКисс заявил, что никогда не хотел совместного трека с Тимати




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Инсайты, стратегии и нетворкинг для профессионалов: 21 июня пройдет ежегодный форум «Спорт и Бизнес»

Стартовал финальный этап всероссийского футбольного турнира «Будущее зависит от тебя»

Строительные леса обрушились у здания спортшколы на Новочеремушкинской улице


Даниил Медведев

Без защиты: как Медведев и Хачанов проиграли свои матчи в Риме



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

В Госдуме разрабатывают законопроект о правилах размещения муралов



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России