Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Февраль
2020

Новости за 07.02.2020

Zgjerimi në Ballkanin Perëndimor prioritet i KE-së, thotë komisionari Varhelyi

Evropaelire.org 

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, tha se Komisioni Evropian (KE) do ta vendosë edhe njëherë si priroritet çështjen e zgjerimin në Ballkanin Perëndimor. Gjatë një vizite në Mal të Zi, Varheli deklaroi se detyra e tij është që të paktën një vend në rajon, të jetë gati për anëtarësim, deri në fund të mandatit të Komisionit aktual Evropian. Zyrtari i lartë i BE-së, gjithashtu theksoi se Komisioni i ri do të angazhohet gjithnjë e më shumë në çështjet e politikës së jashtme përmes një mënyre strategjike. Читать дальше...

Kurti: Nuk mund të lejojmë që të dështojmë sërish në dialog

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka deklaruar se vendimi për shfuqizimin e taksës doganore 100 për qind për importet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, nuk do të merret me procedurë të shpejtë, ngase, sipas tij, fillimisht do të vendoset reciprociteti i plotë ndaj Serbisë. “Nuk është se ne duam të hakmerremi me reciprocitet, por konsiderojmë që ky është një parim i shëndoshë për marrëdhënie konstruktive, bilaterale e të fqinjësisë së mirë”, ka thënë Kurti. Читать дальше...

Kurti: Do ta vëmë reciprocitetin dhe do ta heqim tarifën

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka deklaruar se reciprociteti, të cilin ne e duam është reciprocitet, që shprehet në aspektin ekonomik e tregtar dhe politik, ashtu siç është shkruar në rezolutën e 7 dhjetorit të vitit 2011 në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kurti në këtë intervistë, ka folur edhe për procesin e ardhshëm të dialogut me Serbinë.



Ushtarët francezë vrasin mbi 30 militantë islamikë në Mali

Evropaelire.org 

Ushtarët francezë kanë vrarë më shumë se 30 militantë islamikë në Mali, njoftoi ushtria franceze.  Operacioni i ushtrisë franceze ka shënjestruar grupet militante Al Kaida dhe Shteti Islamik.  Franca, një ish-fuqi kolonizuese, është vendi i vetëm perëndimor që ka prani të konsiderueshme ushtarake në Mali, ku po zhvillohen operacione kundër militantëve.  Në vitin 2012 militantët pushtuan pjesën veriore të këtij shteti. Ushtria franceze i ka dëbuar ata më 2013 prandaj mbi 4,000 trupa franceze vazhdojnë të jenë në Mali. Читать дальше...

Kosova shton masat parandaluese ndaj koronavirusit të ri

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHP) ka njoftuar se janë ndërmarrë një sërë masash për t’u përballur me rastet eventuale të koronavirusit të ri.  Në Kosovë nuk është shënuar ndonjë rast me këtë virus, mirëpo sipas IKSHP-së, janë ndërmarrë masa për parandalimin e rrezikut të përhapjes së sëmundjes.  “Janë ngritur ekipe në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare të Kosovës. Ato janë në gjendje gadishmërie që për çdo rast të dyshimtë të udhëtarëve që hyjnë në Kosovë përmes kufijve tokësor. Читать дальше...

Islanda do të menaxhojë hapësirën e ulët ajrore të Kosovës

Evropaelire.org 

Islanda e ka fituar të drejtën e menaxhimit të hapësirës ajrore të ulët të Kosovës.  Në emër të Kosovës, marrëveshjen kornizë me Islandën e ka nënshkruar komandanti i misionit paqëruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjenerali, Michele Risi.  “Përfundimi i kësaj marrëveshje është një hap i rëndësishëm në procesin e krijimit të të gjitha kushteve të nevojshme për hapjen e rrugëve të reja në hapësirën ajrore të ulët të Kosovës, në mënyrë të sigurt dhe të rregullt. Marrëveshja gjithashtu do të kontribuojë... Читать дальше...

Grenell i thotë Veselit se taksa duhet të hiqet

Evropaelire.org 

I dërguari i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell përmes një postimi në Twitter, i ka thënë kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, se taksa ndaj mallrave serbe duhet të hiqet dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka të drejtë në këtë drejtim.  “Kadri, Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që Kosova të heqë tarifat 100%. Ajo e dëmton Kosovën dhe pengon bizneset në krijimin e vendeve të punës. Albini ka të drejtë për këtë”, ka shkruar Grenell. Читать дальше...

Snowden do të kërkojë zgjatjen e lejeqëndrimit në Rusi

Evropaelire.org 

Ish-kontraktori i Agjencisë për Siguri Kombëtare të SHBA-së, Edward Snowden, po përgatitet të kërkojë zgjatjen e afatit të lejes së tij të qëndrimit në Rusi, tha avokati i tij, Anatoly Kucherena.  Snowden fitoi të drejtën e azilit në Rusi, dhe ai jeton aty që nga viti 2013, pasi zbuloi detaje të programeve sekrete të mbikëqyrjes nga agjencitë e inteligjencës amerikane. "Me kërkesë të Edward, unë po hartoj dokumente për shërbimin e migracionit të ministrisë së Brendshme ruse, për të zgjatur lejen e tij të qëndrimit", tha avokati Kucherena. Читать дальше...



Lajçak do të ndërmjetësojë dialogun Kosovë - Serbi?

Evropaelire.org 

Edhe pse në selinë e Bashkimit Evropian nuk duan të komentojnë derisa të mos ketë ndonjë vendim formal, sipas burimeve diplomatike, ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, pritet të jetë përfaqësues i Posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Emri i tij është përmendur shpesh në media, por edhe në qarqet diplomatike, mirëpo këto janë quajtur gjithmonë vetëm si spekulime. Zëdhënësi i BE-së për çështje të Politikës së Jashtme, Petar Stano, ka thënë të premten në një konferencë... Читать дальше...

Temperatura në Antarktidë ka arritur një rekord të ri

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Metereologjisë (WMO) tha se një bazë kërkimore argjentinase, e vendosur në majën veriore të Antarktidës, ka raportuar për një temperaturë – që nëse konfirmohet – mund të jetë një rekord për kontinentin e akullt.  Zëdhënësi i organizatës, Clare Nullis, tha se baza argjentinase regjistroi një temperaturë prej 18.3 gradë Celsius.  Temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në këtë pjesë të botës ishte 17.5 gradë Celsius. Megjithatë, një komitet i posaçëm, i cili merret... Читать дальше...

Zhbogar: Reformat para datës së bisedimeve me BE-në

Evropaelire.org 

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Samuel Zhbogar, ka prezantuar metodologjinë e re të procesit të anëtarësimit të BE-së, duke përsëritur qëndrimin e zyrtarëve të lartë në Bruksel se strategjia bazohet në disa parime me të cilat BE-ja dëshiron të garantojë se procesi do të jetë më i besueshëm dhe më dinamik. Ambasadori Zhbogar tha se metodologjia e re është një lajm i shkëlqyeshëm për Ballkanin Perëndimor dhe raportet mes tij dhe unionit dhe se kjo duhet të shfrytëzohet për të ecur para drejt synimit final. Читать дальше...

Hungaria rihapi pikën kufitare me Serbinë

Evropaelire.org 

Policia hungareze rihapi një vendkalim kufitar me Serbinë, një ditë pasi qindra migrantë protestuan duke kërkuar hyrjen në Hungari. "Kalimi kufitar është rihapur", thuhet në një deklaratë, në faqen e internetit të policisë. Kufiri ishte mbyllur përkohësisht, pasi rreth 200 migrantë, përfshirë fëmijët, u mblodhën në këtë vend dhe kërkuan të kalojnë kufirin. Të mbështjellur me batanije, migrantët qëndruan në mot të ftohtë në vendkalimin kufitar Kelebija, duke bllokuar trafikun. Disa migrantë mbanin në duar mbishkrime... Читать дальше...

Macron kërkon rol kryesor në strategjinë bërthamore të BE-së

Evropaelire.org 

Presidenti francez, Emmanuel Macron, mbështet një strategji më të koordinuar të mbrojtjes së Bashkimit Evropian, në të cilën Franca - fuqia e vetme bërthamore e bllokut - do të mbante një rol qendror. Duke iu drejtuar oficerëve ushtarakë që u diplomuan në Paris, Macron theksoi se Franca i konsideron armët bërthamore të vendit, si një pengesë kundër sulmeve nga armiqtë, megjithëse ai e pranoi se mundësia bërthamore e Francës është zvogëluar, pasi ushtria e saj u ka ulur arsenalin e saj nën 300 armë bërthamore. Читать дальше...

Turqia nuk do të tërhiqet nga Idlibi i Sirisë

Evropaelire.org 

Turqia nuk e ka në plan të tërheqë trupat nga pikat e vëzhgimit, në rajonin e Idlibit në Siri, edhe pse tre nga këto pika gjenden në zonat e kontrolluara nga qeveria siriane.  Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Reuters, e cila thirret në burime brenda institucioneve turke të sigurisë.  Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan, ka kërcënuar se do të zmbraps trupat siriane në Idlib, nëse nuk u tërhiqen deri në fund të muajit.  Deklarata e tij u bë pasi tetë ushtarë turq u vranë nga bombardimet e forcave qeveritare siriane, më 3 shkurt. Читать дальше...

Zemërim e hidhërim pas vdekjes së mjekut që paralajmëroi koronavirusin e ri

Evropaelire.org 

Vdekja e Li Wenliang, mjekut që ka tentuar të paralajmërojë për shpërthimin e koronavirusit të ri, ka shkaktuar zemërim të pashembullt dhe hidhërim në Kinë. Wenliang ka vdekur pasi ka rënë në kontakt me virusin duke trajtuar pacientët në Vuhan. Në dhjetor të vitit të kaluar ai u ka nisur një mesazh mjekëve të tjerë duke thënë se ka dyshime për një virus të ngjashëm me Sars-in, një lloj tjetër i koronavirusit. Ndërkohë policia i ka kërkuar “të mos bëjë komente të rreme” dhe e njëjta kishte nisur të hetojë “shpërndarjen e thashethemeve”. Читать дальше...

Gjyqi i presidentëve të paprekshëm

Evropaelire.org 

Pas sa e sa argumenteve, fjalimeve dhe grindjeve, saga e asaj që njihet si impeachment ka marrë fund, këtë javë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk do të shkarkohet nga detyra, por rasti i tij ka krijuar precedente të papara në politikën amerikane.

Vdes këngëtarja Nexhmije Pagarusha

Evropaelire.org 

Ka vdekur në moshën 86-vjeçare këngëtarja e njohur nga Kosova, Nexhmije Pagarusha. Vajza e saj, Cuca Pagarusha, ka publikuar një fotografi zie në profilin e saj në Facebook. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Nexhmije Pagarusha përjetësoi muzikën shqipe "duke i dhënë vlera të përjetshme, me të cilat krenohet krejt bota shqiptare". "Ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës është një humbje e madhe për kulturën dhe artin tonë kombëtar", shkroi Thaçi në llogarinë e tij në Facebook. Presidenti i Shqipërisë... Читать дальше...

Më 15 mars mbahen zgjedhjet për kryetar të Podujevës

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar që më 15 mars do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Podujevës për zgjedhjen e kryetarit të ri. Agim Veliu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka hequr dorë nga kjo pozitë, pasi është emëruar Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e re të Kosovës. Presidenti Thaçi ka thënë se ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve. Përndryshe, Kuvendi... Читать дальше...

Lideri i Al Kaidës në Gadishullin Arabik vritet nga SHBA-ja

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara vranë udhëheqësin e Al Kaidës në Gadishullin Arabik, tha presidenti Donald Trump. Qasim al-Raymi, i cili ka udhëhequr grupin xhihadist nga viti 2015, është vrarë në një operacion të SHBA-së në Jemen, njoftoi Shtëpia e Bardhë. "Shtetet e Bashkuara, interesat tona dhe aleatët tanë janë më të sigurt si rezultat i vdekjes së tij", thuhet në njoftim. Al-Raymi ka qenë i lidhur me disa sulme kundër interesave perëndinmorë në vitet 2000. Ai ka marrë përsipër udhëheqjen e grupit... Читать дальше...


Музыкальные новости
Анастасия Волочкова

Балерина Волочкова продолжила участвовать в благотворительных концертах





Rss.plus
Желдорреммаш

На Улан-Удэнском ЛВРЗ прошел конкурс «Лучший по профессии 2024»




Екатеринбуржцы отсудили у авиаперевозчика больше 100 тысяч рублей за испорченный отпуск

V Общероссийская конференция «Устойчивое развитие этнокультурного сектора» представит калейдоскоп успешных практик в сфере социального проектирования

Спецназовцы Росгвардии и сотрудники военной контрразведки задержали нарушителей миграционного законодательства в ДНР

"Росгосстрах": непогода нанесла наибольший урон имуществу россиян в мае




Konfirmohet vdekja e mjekut kinez që paralajmëroi për koronavirusin

Evropaelire.org 

Një mjek kinez, që u përpoq të nxirrte paralajmërimet e para për shpërthimin e koronavirusit të ri kinez, ka vdekur, konfirmoi spitali që e trajtoi atë. Li Wenliang u infektua nga koronavirusi derisa punonte në spitalin qendror të qytetit Vuhan. Ai u dërgoi një paralajmërim mjekëve të tjerë më 30 dhjetor, por policia i kërkoi të mos bënte “komente false”. Të enjten ka pasur raporte kundërthënëse për fatin e tij, por gazeta shtetërore kineze People's Daily konfirmoi se ai ka vdekur në orët e para të së premtes, sipas kohës lokale. Читать дальше...

Komisionari për Zgjerim i BE-së sot në Mal të Zi

Evropaelire.org 

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, viziton sot Malin e Zi, për të biseduar me kryeministrin e këtij vendi, Dushko Markoviq. Të enjten, Varhelyi takoi në Beograd presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili shprehu mbështetjen e tij për metodologjinë e re të zgjerimit të BE-së, të propozuar nga Komisioni Evropian. Kjo metodologji thuhet se do ta bëjë procesin e anëtarësimit në BE më të besueshëm, më të parashikueshëm dhe me gjithëpërfshirje politike. Nëse miratohet nga vendet anëtare të BE-së... Читать дальше...

Hungaria mbylli një pikë kufitare me Serbinë për shkak të migrantëve

Evropaelire.org 

Policia në Hungari mbylli përkohësisht një pikë kufitare me Serbinë, pasi rreth 200 migrantë, përfshirë fëmijë, u mblodhën atje dhe kërkuan të kalojnë kufirin. “Nuk jemi kriminelë, kemi ikur nga lufta, jo nga uria”, thërrisnin migrantët gjatë natës së shkuar. Policia hungareze tha përmes një deklarate se pika kufitare Kelebija “është mbyllur përkohësisht, pasi nuk mund të kalohet për shkak të një grupi të madh migrantësh pranë palës serbe”. Një roje kufitare e Serbisë i tha agjencisë së lajmeve... Читать дальше...

Opozita thotë se do të jetë e fuqishme në raport me qeverinë

Evropaelire.org 

Opozita në Kuvendin e Kosovës thotë se ka fare pak pika të përbashkëta me Qeverinë e sapozgjedhur të Kosovës, të drejtuar nga Albin Kurti. Në seancën e 3 shkurtit, kur kuvendi, pa votat e tri partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën Socialdemokrate, zgjodhi qeverinë e re, deputetët opozitarë ishin të zëshëm kundër formimit të kësaj qeverie. Në këtë vijë, paralajmërojnë qeverinë aktuale të Kurtit, se do ta ketë mbështetjen e opozitës vetëm... Читать дальше...

Kërkohet rishikimi i votave në Ajoa

Evropaelire.org 

Kryetari i Komitetit Kombëtar të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara, Tom Perez, kërkoi rishikimin e votave në shtetin e Ajoas, pas një sërë problemesh të raportuara atje. Thirrja erdhi pak orë para se të publikoheshin rezultatet përfundimtare, me tre ditë vonesë, për shkak të problemeve teknike dhe vonesave në raportim. “Mjaft është mjaft”, tha Perez. Votimet në Ajoa ndihmojnë në zgjedhjen e kandidatit demokrat, që do të garojë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA. Pas numërimit të të gjitha votave... Читать дальше...



Москва

«СВЯТОЙ ЛЕНИН» УЛУЧШАЕТ ЗАКОНЫ, управляет патентами и улучшает командное планирование в целях учёта интереса всего народа.


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Главное за день



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Баста

Редакция АН «Между строк» разыгрывает 2 билета на Басту и ещё 8 сертификатов среди подписчиков своего Telegram-канала




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

«Молитесь, друзья»: сын олимпийского чемпиона Ивана Стретовича погиб во время родов в Новосибирске

Цена билетов на суперфинал Кубка России составит от 500 до 15 тыс. рублей

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве


Камила Джорджи

Экс‑теннисистка Джорджи обвиняется в краже мебели и ковров на €100 тысяч — СМИ



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Онколог Анастасия Марьенко объяснила, кто подвержен риску развития меланомы



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России