Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Апрель
2020

Новости за 23.04.2020

Dodik: Ndarja nuk është në agjendë, por duam më shumë autonomi

Evropaelire.org 

Anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, tha se serbët e Bosnjës janë të gatshëm të ruajnë integritetin e vendit si një shtet, por vetëm nëse fitojnë "më shumë autonomi". Në një intervistë telefonike me Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, më 23 prill, Dodik tha se është '' e vështirë '' për serbët '' të kuptojnë se jemi pjesë e Bosnje dhe Hercegovinës”. Por, ai këmbënguli që shkëputja nuk është në agjendën e Republikës Serbe, entitetit me shumicë serbe në Bosnje. Читать дальше...

Kosovës i shtohen edhe 39 raste me koronavirus

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) njoftoi se janë konfirmuar edhe 39 raste të reja me koronavirus. "Janë testuar gjithsej 255 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore", thuhet në njoftim. Rastet pozitive janë raste kontakti: 26 nga komuna e Pejës, 9 raste me vendbanim në Prizren, 2 raste me vendbanim në Mitrovicën e Veriut dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Kërninë-Istog dhe Zveçan. Me të dhënat e fundit... Читать дальше...

Emiratet e Bashkuara Arabe lehtësojnë masat gjatë muajit të Ramazanit

Evropaelire.org 

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar se do të lehtësojnë izolimin 24-orësh për muajin e Ramazanit, raporton BBC. Kohëzgjatja e re e izolimit do të jetë nga 10 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit. Banorët mund të dalin në pjesën tjetër të ditës.  Për tre javët e fundit, Dubai kishte vendosur një bllokim të rreptë, gjatë së cilës banorëve u kërkohej të qëndronin në shtëpi.  Të dy qytetet kryesore - Dubai dhe kryeqyteti Abu Dabi - gjithashtu po përgatisin një plan që së shpejti të rihapin qendrat tregtare. Читать дальше...



BE: Samiti i Zagrebit do të mbahen online më 6 maj

Evropaelire.org 

Samiti i Zagrebit, që ishte dashur të zhvillohej me 6 dhe 7 maj në kryeqytetin e Kroacisë, vendin që kryeson me BE-në deri në fund të qershorit, do të zhvillohet në formën e video-konferencës me 6 Maj. Këtë e ka konfirmuar sot (23 prill) në Bruksel, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe presidenca kroate e Bashkimit Evropian.  Për këtë datë janë marrë vesh shefat e shteteve apo qeverive të BE-së të cilët të enjten kanë zhvilluar samitin e tyre për të shqyrtuar masat për rimëkëmbjen... Читать дальше...

Udhëheqësit e BE-së pajtohen për një fond të përbashkët rimëkëmbjeje

Evropaelire.org 

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për një angazhim të përbashkët në sigurimin e një fondi për të ndihmuar në rikuperimin nga pandemia e koronavirusit, megjithëse kanë mosmarrëveshje për disa pika, tha kancelarja gjermane Angela Merkel të enjten. Pas një video-konference të liderëve të BE-së, Merkel tha se një fond i tillë ishte gjithashtu në interesin gjerman dhe Berlini do të duhej të jepte kontributet më të larta në buxhetin e ardhshëm të BE-së.  "Është e qartë për të gjithë... Читать дальше...

Mbi 1 milion persona janë testuar në Itali

Evropaelire.org 

Italia të enjten ka raportuar për 464 vdekje nga koronavirusi i ri.  Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 25,549, shifra e dytë më e lartë pas Shteteve të Bashkuara.  Sipas agjencisë, deri më tani në Itali numri i të infektuarve është 189.973. Për herë të parë, Agjencia e Mbrojtjes Civile publikoi të dhënat se sa njerëz ishin testuar për koronavirusin deri më tani në Itali.  Sipas të dhënave janë testuar mbi 1 milion njerëz. Italia ka një popullsi prej rreth 60 milionë banorësh.... Читать дальше...

Quint-i thotë se nuk perfshihet në pozicionet politike në Kosovë

Evropaelire.org 

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, dhe SHBA-ve, përmes një komunikate kanë thënë se "pjesëmarrja në takime me udhëheqës institucional dhe politikë nuk sinjalizon miratim ose mbështetje për ndonjë pozitë të veçantë apo rrjedhë të veçantë veprimi.  "Ne bëjmë takime me udhëheqës politikë dhe institucionalë që t’i dëgjojmë pikëpamjet e tyre dhe për të pranuar informata, në mënyrë që t’i mbajmë qeveritë tona të informuara lidhur me zhvillimet. Kjo është në përputhje me praktikën normale diplomatike"... Читать дальше...

Presidenti Thaçi ka kryer një intervenim kirurgjik

Evropaelire.org 

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot pasdite (23 prill) i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.  Njoftimi është bërë nga zyra e presidentit.  “Sipas personelit mjekësor, operacioni ka qenë i suksesshëm dhe presidenti është nën kujdesin e vazhdueshëm të personelit mjekësor profesional” thuhet në njoftim. Pas përfundimit të këtij intervenimi, sipas njoftimit, presidenti Thaçi është shprehur mirënjohës për... Читать дальше...



Në Serbi janë regjistruar edhe pesë vdekje nga COVID-19

Evropaelire.org 

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë shënuar edhe pesë viktima nga koronavirusi i ri.  Numri i përgjithshëm i vdekjeve në këtë vend ka arritur në: 139.  Shtabi i Krizës njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar si të infektuar edhe 162 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 7,276.  Aktualisht, 3, 477 pacientë janë shtruar në spital, 96 janë në respirator, ndërsa 1.063 po trajtohen si të kuruar.   Epidemiologu, Predrag Kon, ka thënë se shifrat flasin se Serbia po del nga epidemia. Читать дальше...

Shkarkohet nga detyra kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës

Evropaelire.org 

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, të enjtën ka nënshkruar vendimin për shkarkimin nga detyra të Kryeshefes së Inspektoratit Policor të Kosovës, (IPK) Miradije Kelmendi. Në një njoftim për media thuhet se “ky vendim erdhi pas analizës së gjetjeve nga dy raporte: Raporti me rekomandime për Mbikëqyrje të zbatimit të ligjit për IPK-në, i cili ndër të tjera rekomandon edhe shkarkimin e znj. Kelmendi, si dhe Raporti i Auditimit për Ministrinë e Punëve të Brendshme të vitit 2018". Читать дальше...

Ramazani këtë vit, muaj i ‘vetmuar’ i begatisë

Evropaelire.org 

Në fshatin Verboc të Drenasit, banorët thonë se asnjëherë në jetë nuk e kanë agjëruar muajin e Ramazanit të mbyllur në shtëpi dhe duke mos shkuar në xhami. Që nga përhapja e koronavirusit, në Kosovë u ndaluan të gjitha tubimet fetare.

Pandemia ka nxitur gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin, thotë shefi i OKB-së

Evropaelire.org 

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se pandemia e koronavirusit "po shëndrohet shumë shpejt" në një krizë të të drejtave të njeriut, pasi qeveritë po zbatojnë masa kufizuese dhe kanë mospajtime për të ndarë së bashku qindra miliarda dollarë në ndihmë për të lehtësuar efektet sociale dhe ekonomike. Në një video-mesazh më 23 prill, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, paralajmëroi për një diskriminim në ofrimin e shërbimeve publike për të trajtuar COVID-19,sëmundje kjo që ka vrarë më shumë se 184,000 njerëz në të gjithë botën. Читать дальше...

Qytetarët detyrohen të mbajnë maska në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Disiplina në respektimin e masave për frenimin e përhapjes së koronavirusit është çelësi i suksesit për të luftuar infeksionin nga ky virus, theksojnë nga Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut duke komentuar masat e fundit të qeverisë, me ç`rast qytetarët detyrohen të mbajnë maska mbrojtëse edhe në ambientet e hapura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Autoritetet zyrtare të vendit kanë theksuar se zbutja e masave për sa i përket kufizimit të lëvizjes është e varur ngushtë... Читать дальше...

Gjykata Kushtetuese ka fuqinë të krijojë stabilitet politik

Evropaelire.org 

Në kohën kur Kosova po përballet me pandeminë e koronavirusit, skena politike dhe institucionale është duke u përballur edhe me një ngërç politik dhe kushtetues, vlerësojnë njohesit e zhvillimeve politike në vend. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tashmë ka paralajmëruar se do t’i japë mandatin për formimin e qeverisë së re një partie, e cila është e gatshme që të bëjë shumicën parlamentare për formimin e qeverisë. Në anën tjetër, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar që me veprimet e tilla... Читать дальше...

BE-ja e ndihmon Kosovën me material për testim ndaj COVID-19

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian e ka ndihmuar Kosovën me material shëndetësor i cili shërben për të nxjerrë rezultatin e testit ndaj koronavirusit.  Kjo është bërë e ditur në faqen në Facebook, të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.  Sipas njoftimit, materiali i dorëzuar mund të shërbejë për të vërtetuar deri në 60 mijë teste të koronavirusit.  "Kosova sapo ka marrë materiale për kalibrimin e testit për Covid19. Materiali është i nevojshëm për të vërtetuar rezultatet e Covid19 dhe të sigurojë që personat e infektuar diagnostikohen siç duhet"... Читать дальше...

Shumë vështirësi, përkundër përpjekjeve për vaksinën e COVID-19

Evropaelire.org 

Vaksinat janë një biznes hileqar. Është më hileqar se testet apo ilaçet thonë ata që përpiqen të zhvilllojnë dhe prodhojnë vaksinat për t'i bërë ballë pandemisë së COVID-19. Të trija këto, së bashku me distancën fizike dhe masat e tjera sociale - janë thelbësore për të gjurmuar, trajtuar dhe parandaluar përhapjen e virusit. Por, sfidat më të mëdha për të zgjeruar testimin janë materialet dhe mundësia e sigurimit të tyre. Trajtimet përmes ilaçeve janë të ndjeshme, por edhe të shoqëruara me prova të ndryshme dhe gabime. Читать дальше...

Gjermani: Nis gjyqi i parë për torturën shtetërore siriane

Evropaelire.org 

Dy burra të akuzuar për kryerje të krimeve kundër njerëzimit për shtetin e Sirisë, janë përballur me proces gjyqësor të enjten në Gjermani. Ky besohet se është rasti i parë në botë që synon të përcaktojë shkallën e torturës së përdorur nën udhëheqësinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad. Dy personat, të identifikuar si Anwar R dhe Eyad A, dyshohet se kanë punuar si zyrtarë qeveritarë të inteligjencës. Të dy kanë ikur nga Siria në kohën e vazhdimit të luftës civile dhe kanë aplikuar për azil në Gjermani, ku edhe janë arrestuar më 2019. Читать дальше...

Vdes edhe një pacient me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Klinike Infektive në Prishtinë ka njoftuar për vdekjen e pacientit me inicialet K.Q., i prekur nga koronavirusi i ri. Viktima, 53-vjeçar nga Komuna e Prizrenit, ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës më 13 prill. “Te i sëmuri, gjatë ecurisë së sëmundjes janë zhvilluar ndërlikime si pasojë e Covid -19, të cilat edhe përkundër të trajtimit intensiv, pamundësuan që pacienti t’i mbijetojë sëmundjes”, është thënë një njoftim. Kjo është vdekja e 19-të... Читать дальше...

Maqedonia e Veriut regjistron edhe 41 raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 41 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ndërkohë që nuk janë regjistruar viktima, çka përbën një prej ditëve të rralla pa viktima që nga regjistrimi i viktimës së parë më 22 mars. Nga 649 teste të kryera për koronavirus, 17 persona kanë dalë pozitivë  në Shkup, 11 në Kumanovë, pesë në Prilep, tre në Tetovë ndërsa në qytetet tjera numri i të infektuarve është më i vogël. Në testin e parë për koronavirus, negativë kanë dalë edhe zyrtarët shtetërorë që ishin futur në vetizolim... Читать дальше...


Музыкальные новости
Иоганн Себастьян Бах

«Бах vs Шопен» от Amadeus Concerts





Rss.plus
Сергей Безруков

Появился трейлер исторического детектива «Плевако» с Сергеем Безруковым в роли легендарного российского адвоката  




В Чехове проходит комплексная реконструкция музея-заповедника «Мелихово»

Департамент IT Москвы открыл два новых сервиса

«Россети Московский регион» оштрафовали за нарушение в Ленинском округе

Экономика Коломны показала стабильный результат в первом квартале 2024 г




OBSH: Gati gjysma e viktimave me Covid-19 janë regjistruar në shtëpi kujdesi

Evropaelire.org 

Pothuajse gjysma e të gjithë personave që kanë vdekur nga koronavirusi në Evropë kanë qenë banorë të shtëpive të kujdesit, ka thënë drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Evropë, Hans Kluge. Ai ka thënë në një konferencë për media të enjten se “ka të dhëna shqetësuese” për ata që jetojnë në shtëpi kujdesi. “Sipas të dhënave të shteteve nga rajoni evropian, gati gjysma e atyre që kanë vdekur nga sëmundja Covid-19, kanë qenë banorë të shtëpive të kujdesit. Kjo është një tragjedi njerëzore e paimagjinueshme”... Читать дальше...

Kryesia e LDK-së propozon Avdullah Hotin për kryeministër të Kosovës

Evropaelire.org 

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka propozuar Avdullah Hotin për kryeministër të ardhshëm të Kosovës. Vendimi tani pritet të merret nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së. Hoti, ka qenë zëvendëskryeministër i parë në qeverinë tashmë në detyrë të Kosovës.  Në momentin që edhe Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie ta konfirmojë nominimin e Hotit, atëherë çështja do t’i kalohet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që t’i jap mandatin për formimin e qeverisë. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa... Читать дальше...

Rreth 1.8 miliard myslimanë përgatiten për Muajin e Shenjtë të Ramazanit

Evropaelire.org 

Rreth 1.8 miliard myslimanë në gjithë botën janë duke u përgatitur për Muajin e Shenjtë të Ramazanit, ndonëse në kohë të koronavirusit, çka ka shtyrë autoritetet nga Maroku deri në Indonezi, që të angazhojnë forca policore për të kufizuar lëvizjet e besimtarëve. Në gjithë botën myslimane është regjistruar numër më i vogël i të infektuarve dhe të vdekurve nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi, ndonëse qasja në informacione kanë qenë e vështirë për t’u siguruar në disa vende. Pandemia... Читать дальше...

Koronavirusi zvogëlon importin dhe konsumin në Kosovë

Evropaelire.org 

Konsumi dhe importi i produkteve në Kosovë ka shënuar rënie, pas masave emergjente që janë marrë për parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit. Sipas Doganave të Kosovës, importi i produkteve në përgjithësi ka shënuar rënie për 62 milionë euro. Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, tha për Radion Evropa e Lirë se krahasuar me periudhën janar – 21 prill të këtij viti, me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, importi ka shënuar rënie. “Në muajt e parë të këtij viti, kemi 850 milionë euro produkte të importuara... Читать дальше...

BE-ja diskuton Planin e Rimëkëmbjes pas koronavirusit

Evropaelire.org 

Liderët evropianë do të zhvillojnë një video-samit më 23 prill, për të diskutuar përgjigjjen e përbashkët financiare ndaj recesionit ekonomik që po afrohet si pasojë e koronavirusit të ri. Ata pritet t’i kërkojnë Komisionit Evropian, që të propozojë një Fond të Rimëkëmbjes, i cili do të shënjestrojë sektorët dhe rajonet më të prekura nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi. “Unë propozoj që t’i kërkojmë Komisionit të analizojë nevojat e sakta, dhe të prezantojë një dokument që bashkon të gjitha sfidat me të cilat po përballemi”... Читать дальше...

Evropa “të reflektojë” ndaj izolimit të Kosovës

Evropaelire.org 

Gentiola Madhi, hulumtuese e çështjeve evropiane dhe të atyre të Ballkanit Perëndimor beson se ka hapësirë për krahasim në mes të izolimit që përjeton Kosova, në mungesë të liberalizimit të vizave, me atë të vendeve të Bashkimit Evropian, teksa luftojnë koronavirusin e ri. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ajo thotë se Franca dhe Holanda, dy shtete që kanë hezituar ta finalizojnë procesin e vizave për Kosovën, janë të përqendruara te vetja dhe e shfrytëzojnë situatën për interesa personale. Читать дальше...



Москва

Lipatov Sound заявил о выходе нового трека “Red City”


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин: Колледжи проведут Дни открытых дверей



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Сергей Шнуров

Любовь Аксенова, Олег Трофим, Сергей Шнуров и другие на премьере фильма «Майор Гром: Игра»




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Сергей Собянин подвел итоги Московской олимпиады школьников

Олимпийский чемпион Роман Костомаров поздравил победителей номинации «Экскурсия без границ» программы «Лига Экскурсоводов»

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве


ATP

Немец Зверев выбил россиянина Медведева из топ-4 ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Архангельск

Истории жителей Поморья представили в семейном мюзикле в Архангельске



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России