Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Апрель
2020

Новости за 09.04.2020

OBSH-ja shënon 100 ditët e sëmundjes Covid-19

Evropaelire.org 

Më 31 dhjetor të vitit 2019 – saktësisht 100 ditë më parë – Qeveria kineze ka raportuar te Organizata Botërore e Shëndetësisë për një “pneumoni me shkaktar të panjohur”. Kjo sëmundje më vonë është quajtur Covid-19. Fillimisht është vërejtur në Vuhan të Kinës dhe që atëherë ka infektuar më shumë se 1.5 milion persona, 90,000 prej të cilëve kanë vdekur. Udhëheqësi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka përmendur 100-ditëshin e sëmundjes në një konferencë për media. Ai ka thënë se Covid-19 ka “rënduar sistemet shëndetësore... Читать дальше...

Vdes edhe një pacient nga koronavirusi në Kosovë

Evropaelire.org 

Në orët e vona të së enjtes është raportuar për viktimën e shtatë nga koronavirusi në Kosovë. Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se pacienti Z. I, 72-vjeçar, ishte nga komuna e Gjilanit. “Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive me datën 31.03.2020 në gjendje të rëndë dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, është thënë mes tjerash në komunikatë. Deri të enjten, në të gjitha komunat e Kosovës është raportuar për 224 persona të prekur me koronavirus, duke përshirë 37 persona të shëruar. Читать дальше...

Kryeministri britanik largohet nga kujdesi intensiv

Evropaelire.org 

Kryeministri britanik, Boris Johson është larguar nga kujdesi intensive të enjten, teksa vazhdon procesin e shërimit nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi. Johnson, 55-vjeçar, është shtruar në Spitalin Shën Tomasi të dielën në mbrëmje, pas kollës së vazhdueshme dhe temperaturës së lartë. Lajmi se kryeministri britanik është jashtë kujdesit intensiv, është mirëpritur nga politikanët tjerë. “Lajm i mirë”, ka thënë ministrja e parë e Skocisë, Nicola Sturgeon, “lajm i mrekullueshëm” ka thënë Sekretarja për Tregti, Liz Truss. Читать дальше...



Guvernatori i Nju Jorkut: Virusi, "djalli i njëjtë sikurse 11 shtatori"

Evropaelire.org 

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo ka thënë se koronavirusi është duke u zgjeruar në këtë shtet “me paqartësinë e njëjtë, djallin e njëjtë, sikurse të 11 shtatorit”. Sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 kanë qenë “shkatërruese, shumë tragjike, mirëpo ne kemi humbur më shumë banorë të Nju Jorkut për shkak të këtij vrasësi të heshtur”, ka thënë guvernatori në një adresim për media. Ai ka shtuar se nga sëmundja Covid-19 që shkakton koronavirusi, ka lënë të vdekur 7,067 shtetas të Nju Jorkut,... Читать дальше...

Në Malishevë, Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan do të aplikohet "orar i lëvizjes"

Evropaelire.org 

Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, përmes një komunikate për media, ka deklaruar që në bazë të situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, është vendosur që në Malishevë, Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan, të aplikohet “ orari i lëvizjes për nevojat bazike për qytetarët” e këtyre komunave. Në Malishevë do të ndalohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 14:00 e deri në orën 6:00 të mëngjesit. Ndërkaq, në Mitrovicën e Veiut dhe në Zveçan, ndalohet qarkullimi... Читать дальше...

Hungaria zgjat pa afat kufizimin në lëvizje

Evropaelire.org 

Hungaria ka zgjatur masën e izolimit pa afat, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit të ri, ka thënë kryeministri i këtij shteti, Viktor Orban. Ky shtet deri më tani ka regjistruar 980 raste të prekura dhe 66 vdekje si pasojë e koronavirusit, ndonëse qeveria e ka pranuar se numri i të infektuarve mund të jetë shumë më i madh. Kufizimet shtetërore në lëvizje, duke përjashtuar shkuarjen në punë, blerjen e ushqimit dhe ilaçeve ishin shtyrë më parë deri më 11 prill. “Jemi duke shtyrë zbatimin e masave kufizuese. Читать дальше...

Bota mund të përballet me "krizën më të rëndë ekonomike prej Depresionit të Madh"

Evropaelire.org 

Pandemia globale me koronavirus do të nxisë krizën më të rëndë ekonomike prej Depresionit të Madh, të periudhës 1929-1933 dhe do të kërkohet përgjigjje masive për rimëkëmbje, ka paralajmëruar Fondi Monetar Ndërkombëtar. Shefja e FMN-së, Kristalina Georgieva, ka thënë se “rritja globale do të zvogëlohet negativisht më 2020”, pasi 170 nga 180 vendet anëtare të kësaj Organizate kanë raportuar për rënie të të ardhurave për kokë banori. “Në fakt, ne mund të përballemi me krizën më të rëndë ekonomike prej Depresionit të Madh”... Читать дальше...

Kina mohon “fshehjen” e virusit dhe mbron OBSH-në

Evropaelire.org 

Qeveria kineze ka hedhur poshtë pretendimet “e padrejta” se ka tentuar “të fshehë” shpërthimin e koronavirusit në qytetin Vuhan. Zhao Lijian, zëdhënës i ministrisë së Jashtme, ka thënë se Kina ka qenë “e hapur, transparente dhe e përgjegjshme” në informimin e botës rreth pandemisë. Ai ka thënë se “ka kaluar pak kohë derisa kemi kuptuar” për virusin, i cili zyrtarisht është vërejtur në Vuhan, në provincën Hubei në fund të vitit të kaluar. Ka shumë zëra se Kina ka fshehur shkallën e madje edhe ekzistencën e virusit në fazat e para. Читать дальше...



Maskat 3D kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Në fondacionin BONEVET në Kosovë, të rinjtë janë duke prodhuar maska 3D për mbrojtje nga koronavirusi. Këto maska do t’iu shpërndahen punëtorëve shëndetësorë.

Masa të reja ndaj koronavirusit në komunat veriore

Evropaelire.org 

Shtabet e krizave për luftë kundër koronavirusit në Mitrovicën e Veriut dhe në Zveçan, kanë marrë vendim që për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar në këto komuna, në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik, të kufizohet lëvizja e qytetarëve nga ora 12:00 e mesditës e deri në orën 6:00 të mëngjesit. “Ky vendim hyn në fuqi nga dita e premte dhe do të zgjasë 14 ditë”, ka thënë në një konferencë për media, kryeari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq. Ai ka shtuar... Читать дальше...

Kurti: Aleanca me SHBA-në është e thellë, zgjedhje pas pandemisë

Evropaelire.org 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk do t’i përgjigjet menjëherë kërkesës së presidentit, Hashim Thaçi për dërgimin e emrit të mandatarit për formimin e qeverisë, sepse qeveria e tij është shumë e zënë në luftimin e pandemisë me koronavirus. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Kurti ka thënë se sapo të kalojë pandemia, Kosova duhet të shkojë drejt zgjedhjeve parlamentare. Duke folur për marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara, Kurti ka thënë se “aleanca dhe partneriteti... Читать дальше...

Mbi 1.5 milion persona të prekur nga koronavirusi në botë

Evropaelire.org 

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i personave të infektuar me koronavirus në botë ka tejkaluar shifrën 1.5 milion. Këto shifra tregojnë rritje prej gjysmë milioni në gjashtë ditë. Numri i të prekurve mendohet se është shumë më i lartë, pasi shumica e personave janë duke u përballur me simptoma të lehta. Pothuajse 90,000 persona kanë vdekur në gjithë botën dhe më shumë se 337,000 janë shëruar, disa të dhënave të këtij universiteti. Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të prekurve... Читать дальше...

Maqedoni e Veriut: 30 të vdekur, 663 të infektuar me COVID-19 

Evropaelire.org 

Numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedonisë e Veriut ka arritur në 30. Ministria e Shëndetësisë në raportin e ditës së enjte ka njoftuar edhe për një viktimë, një grua 27-vjeçare nga Kumanova, e cila ka ndërruar jetë të mërkurën në mbrëmje. Viktima, siç bëhet e ditur, para një jave kishte lindur një foshnje e cila nuk është infektuar me koronavirus. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka informuar edhe për 46 raste të reja të të infektuarve me çka numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 ka arritur në 663 persona. Читать дальше...

SHBA: 16 milionë persona pretendojnë se janë të papunë

Evropaelire.org 

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se edhe 6.6 milionë persona kanë bërë kërkesë për përfitime shtetërore, pasi kanë humbur vendet e punës. Kjo shifër e dërgon në 16 milionë numrin e personave të papunë në SHBA, shifër e pashembullt deri më tani. Për dallim nga këto të dhëna, si pasojë e krizës financiare të vitit 2008, patën humbur vendet e punës nëntë milionë persona. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, aktualisht në SHBA është raportuar për 432,438 të infektuar dhe 14,808 të vdekur. Читать дальше...

Shtyhet lansimi i simboleve për komunikim elektronik

Evropaelire.org 

Organizata joqeveritare, Unicode Consortium, ka njoftuar se lansimi i simboleve të reja për komunikim elektronik, është shtyrë për vitin 2022, ndonëse viti fillestar i publikimit ishte 2021. Kjo Organizatë varet nga vullnetarët që ka, andaj ka njoftuar për ndërrim të sistemit të zakonshëm të punës, për shkak të pandemisë me koronavirus. “Kemi kuptuar se kontribuesit tanë janë duke u përballur me shumë gjëra në këtë moment, andaj kemi menduar se është në interesin më të mirë të vullnetarëve dhe organizatave tjera... Читать дальше...

Shënohet Dita e Kushtetutës me shkelje kushtetuese

Evropaelire.org 

Kosova të enjten shënon Ditën e Kushtetutës, një kushtetutë që mbahet mend se është shkelur shumë shpesh nga pothuajse të gjitha institucionet e larta shtetërore. Kushtetuta e vjetër vetëm 12 vjet është shkelur disa herë nga Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca e Kosovës. Profesori i Çështjeve Juridike Kushtetuese, Mazllum Baraliu, tha për Radion Evropa e Lirë se përmbajtja e Kushtetutës së Kosovës dhe mungesa e përvojës së Gjykatës Kushtetuese si dhe me pas ndikimi politik kanë shkaktuar kriza politike në vend. Читать дальше...

Mali i Zi arreston një person për publikim të identitetit të pacientëve me COVID-19

Evropaelire.org 

Autoritetet në Mal të Zi kanë arrestuar një punonjës mjekësor, të akuzuar për publikimin e një liste me emrat e personave të infektuar me koronavirusin e ri. Prokurorët thanë se ndaj të akuzuarit ishte caktuar masa e paraburgimit deri në 72 orë, në pritje të hetimit të mëtutjeshëm të çështjes. I dyshuari M.R është pjesë e departamentit të Teknologjisë Informative në Qendrën Shëndetësore në kryeqytetin malazez, Podgoricë. Ai u arrestua më 7 prill nën dyshimin për grumbullimin dhe përdorimin e paautorizuar të informacionit personal. Читать дальше...

Pandemia mund të varfërojë gjysmë miliardë njerëz në botë, thotë OXFAM

Evropaelire.org 

Organizata ndërkombëtare bamirëse Oxfam, ka paralajmëruar se gjysmë milardë njerëz në botë mund të përfshihen nga varfëria, për shkak të krizës së koronavirusit.  Organizata kërkon nga udhëheqësit në botë, të krijojnë një paketë gjithëpërfshirëse të shpëtimit, për të parandaluar ndikimin ekonomik të pandemisë.  Në një raport të lëshuar më 9 prill thuhet se "vendet e pasura" kanë dëshmuar se, gjatë krizës ata mund të mobilizojnë triliona dollarë për të mbështetur ekonomitë e tyre.  "Ata duhet... Читать дальше...

Sulmohet baza ushtarake amerikane në Afganistan

Evropaelire.org 

Disa raketa janë hedhur në bazën e ushtrisë amerikane në Afganistan. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi militant ekstremist, Shteti Islamik (IS).  "Pesë raketa janë hedhur në veri të Kabulit më 9 prill por pa pasoja në njerëz", ka njoftuar misioni amerikan.  Zyrtarët e sigurisë afgane i thanë Radios Evropa e Lirë se raketat janë shkrepur nga një automjet.  IS-i tha në një komunikatë se militantët e grupit e kanë shënjestruar një helikopter që po ateronte në bazë.  Zëdhënësi i talibanëve tha se grupi nuk qëndron prapa sulmit. Читать дальше...


Музыкальные новости
OG Buda

Настоящая дружба: как Федук и OG Buda выглядели до популярности





Rss.plus
Галина Янко

Июньские дни духовности: Православные праздники месяца от ясновидящей Галины Янко




В столице расселили 74 дома по программе реновации с начала года

Певец Пресняков публично обратился к проживающему в США сыну от Орбакайте

Оборот розничной торговли Ленинского округа вырос почти на 17%

Муфтий Москвы Аляутдинов: Запрет никаба может вызвать новые очаги напряженности




Ventilatorë ‘Made in Kosova’

Evropaelire.org 

Kompania kosovare “Formon” që kryesisht krijon printerë 3D, ka krijuar një prototip të ventilatorit që besohet se do të ndihmojë të prekurit nga koronavirusi.

Optimizëm i kujdesshëm në Evropë për lehtësimin e masave anti-COVID-19

Evropaelire.org 

Vendet në të gjithë Evropën kanë filluar me kujdes të lehtësojnë masat e tyre të izolimit, pasi shkalla e infeksionit të koronavirusit po bie ngadalë, raporton BBC. Dyqanet e vogla do të hapen në Austri dhe Republikën e Çekisë, dhe me 15 prill shkollat në Danimarkë do të rihapen. Ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn, tha se nëse vazhdon tendenca aktuale pozitive, mund të ketë "një kthim gradual të normalitetit" pas festës së Pashkëve. Edhe në vendet më të prekura nga koronavirusi, ka arsye për optimizëm. Читать дальше...

SHBA-ja akuzon dy persona për terrorizëm pasi kërcënuan me përhapje të COVID-19

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara akuzuan dy persona për vepër terroriste, pasi kërcënuan me përhapje të koronavirusit.  Departamenti i Drejtësisë e ka klasifikuar koronavirusin si "armë biologjike" dhe veprat penale që kanë të bëjnë me sëmundjen, mund dënohen deri në pesë vjet burgim.  Në incidentin e parë, një burrë në Florida është akuzuar për kollitje dhe pështyrje ndaj oficerëve të policisë. I njëjti ka qenë i arrestuar për dhunë në familje gjatë muajit mars. Sipas dokumenteve të gjykatës, 31 vjeçari i tha një oficeri... Читать дальше...

Izolimi shfaq tendencën e rritjes së dhunës në familje

Evropaelire.org 

Dhuna në familje paraqet një nga problemet më shqetësuese gjatë ditëve të izolimit. Nga Rrjeti Kombëtar Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës Familjare në Maqedoninë e Veriut, kanë theksuar se gjendja e krizës me koronavirusin mund ta rrisë numrin e rasteve të dhunës në familje. Urania Pirovska, kryetare e Komitetit të Helsinkit në Shkup, për Radion Evropa e Lirë thotë se gjatë periudhës në vazhdim, si rrjedhojë e karantinës pret që të rritet numri i parashtresave që kanë të bëjnë me dhunën në familje. Читать дальше...

Kurti zhvillon bisedë telefonike me presidentin francez Macron

Evropaelire.org 

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka premtuar rritjen e rolit të Francës, dhe të atij vetë, në lehtësimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.  Gjatë një bisede telefonike të zhvilluar me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, presidenti francez ka thënë se sapo të krijohen kushtet e duhura do të organizohet samiti i Parisit për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, nën mbikqyrjen e Francës dhe Gjermanisë.  Në një komunikatë për media nga zyra e kryeministrit Kurti, bëhet e ditur se Macron... Читать дальше...



Москва

В Москве произошла драка с участием 15 человек, двое в больнице


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Главное за день



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Концерт

Тариф – Концерт. Провести свой Концерт.




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

«Шушумагия» и «Команда МАТЧ» – в топ-25 мультсериалов на «Кинопоиске»

Олимпийский чемпион Роман Костомаров поздравил победителей номинации «Экскурсия без границ» программы «Лига Экскурсоводов»

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве


ATP

Сумасшедший матч «Реала», Медведев опустился в рейтинге ATP. Главное к утру



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


WTA

Шнайдер вышла в финал турнира WTA-125 в Париже, обыграв Грачёву



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России