Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Апрель
2020

Новости за 27.04.2020

Shtatëmbëdhjetë raste të reja me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, tha se të hënën janë shënuar edhe 17 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 35 pacientë janë shëruar nga sëmundja që e shkakton koronavirusi, COVID-19. Përmes një postimi në Facebook, Vitia tha se këto rezultate janë shpresëdhënëse, por kërkoi nga qytetarët që të vazhdojnë t’i ndjekin masat kufizuese. “Akoma nuk ka kaluar rreziku. Ndaj, ju lutem të mos shpërqendrohemi assesi dhe të ecim së bashku në këtë betejë të jashtëzakonshme për shëndetin dhe jetën e gjithsecilit”, tha Vitia. Читать дальше...

Bota është dashur ta dëgjojë OBSH-në, thotë shefi i saj

Evropaelire.org 

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, e mbrojti mënyrën se si OBSH-ja e ka menaxhuar pandeminë e koronavirusit. Ai tha se vendet është dashur ta dëgjojnë OBSH-në kur ajo ka shpallur “emergjencë për shëndetin publik” më 30 janar. Atëbotë, sipas tij, kanë qenë vetëm 82 raste me koronavirus jashtë Kinës – vendit ku është shfaqur për herë të parë – dhe asnjë viktimë. “Bota është dashur ta dëgjojë OBSH-në me kujdes”, tha Tedros për gazetarët. Читать дальше...

Stoltenberg fajëson Kinën dhe Rusinë për dezinformim për koronavirusin

Evropaelire.org 

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e akuzoi Kinën dhe Rusinë për shpërndarje të dezinformatave, në lidhje me përgjigjen e aleancës ushtarake ndaj pandemisë së koronavirusit. “Kemi disa shembuj të deklaratave që vijnë nga Moska dhe Pekini, të cilat nuk janë të sakta, të cilat përpiqen të minojnë kohezionin e aleatëve të NATO-s dhe të cilat e portretizojnë NATO-n në mënyrë të gabuar”, tha Stoltenberg në një video-mesazh për disa media, përfshirë Radion Evropa e Lirë. Stoltenberg... Читать дальше...



Dekreti i Thaçit për qeverinë zvarrit dërgimin e lëndës në Kushtetuese 

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk e ka bërë ende publike letrën zyrtare me të cilën i kërkon Lidhjes Demokratike të Kosovës nisjen e procesit politik për formimin e qeverisë së re. Kjo letër, vlerësohet se ka rëndësi jo vetëm politike, por edhe kushtetuese-juridike, pasi që me publikimin e saj, çështja pritet pastaj të kalojë për interpretim dhe aktgjykim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Një veprim të tillë, e ka paralajmëruar vet kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili në... Читать дальше...

Përmbledhje globale për COVID-19: 21-27 prill

Evropaelire.org 

Më shumë se gjysma e botës tani është duke jetuar me kufizime, për shkak të masave për frenimin e koronavirusit. Tentimet fillestare për një ilaç premtues dhanë rezultate zhgënjyese, ndërsa testimet e para në njerëz për gjetjen e një vaksine të mundshme nisën në Evropë, në Mbretërinë e Bashkuar.

Johnson: Ky është një moment i rrezikut maksimal nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Mbretëria e Bashkuar është në momentin e rrezikut maksimal nga koronavirusi, tha kryeministri britanik, Boris Johnson, duke iu bërë thirrje njerëzve që të mos e humbasin durimin në izolim. Komentet e Johnsonit janë të parat prejse është shëruar nga koronavirusi. Ai tha se i kupton shqetësimet e pronarëve të bizneseve, që “mezi presin të marrë fund izolimi”, por, shtoi Johnson, lehtësimi i shpejtë i masave kufizuese mund të çojë në rritje të numrit të rasteve dhe të viktimave, si dhe në “katastrofë ekonomike”. Читать дальше...

Kryeparlamentarja Osmani: Të pagjeturit, plagë për shoqërinë

Evropaelire.org 

Në Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi nga institucionet vendore dhe mekanizmat ndërkombëtarë që të punojnë më shumë për zbardhjen e fatit të të zhdukurve. “Mbajtja peng e fatit të tyre është dhunim i të drejtave të njeriut, jo vetëm ndaj viktimave, por edhe ndaj familjeve të tyre e ndaj vendit tonë. Familjet kanë të drejtë të dinë për fatin e tyre”, tha Osmani. Mbi 1,600 persona vazhdojnë të mbeten të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë, më 1998/99. Читать дальше...

Futbolli i Kosovës, ndërmjet pandemisë dhe garave evropiane

Evropaelire.org 

Bazuar në vendimin e fundit të Unionit të Federatave të Futbollit të Evropës (UEFA), ndeshjet në kampionatet e futbollit në Kosovë duhet të përfundojnë më së largu më 20 korrik dhe tashmë Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) do të nisë përgatitjet për rifillimin e garave, të cilat janë ndërprerë për shkak të pandemisë së koronavirusit, njoftojnë zyrtarët e kësaj federate. Siç thonë ata, më 21 prill UEFA ka mbajtur video-konferencë me të 55 anëtarët e kësaj federate ku është diskutuar çështja e... Читать дальше...



Spitalet e Vuhanit nuk kanë asnjë pacient me koronavirus

Evropaelire.org 

Qyteti Vuhan i Kinës, ku ka nisur pandemia globale e koronavirusit, nuk ka më asnjë rast të hospitalizuar, thanë autoritetet shëndetësore. “Lajmi i fundit është se më 26 prill, numri i pacientëve me koronavirus në Vuhan ka qenë zero, falë përpjekjeve të përbashkëta të stafit mjekësor”, tha zëdhënësi i Komisionit të Shëndetit Kombëtar të Kinës, Mi Feng. Vuhani ka raportuar 46,452 raste me koronavirus, apo 56 për qind të totalit në Kinë, dhe 3,869 viktima, apo 84 për qind të totalit kombëtar. Vuhani dhe provinca ku ndodhet ai... Читать дальше...

Në Kosovë vdes edhe një pacient me koronavirus

Evropaelire.org 

Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës njoftoi të hënën se një pacient i prekur me koronavirus, ka vdekur. Viktima me inicialet XH.I. ishte 53-vjeçar, nga Komuna e Pejës. Në njoftimin e Klinikës Infektive thuhet se pacienti është shtruar në këtë repart të dielën, si i dyshuar për COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Ai ka dalë pozitiv me koronavirus dhe ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese, thuhet në njoftim. Në Kosovë, gjithsej janë infektuar 763 persona me koronavirus... Читать дальше...

Procesi gjyqësor ndaj sulmit në Kuvendin e Maqedonisë mbetet pa epilog

Evropaelire.org 

Pandemia e koronavirusit ka paralizuar procesin gjyqësor ndaj katër ish-drejtuesve të lartë shtetëror, të cilët akuzohen si organizatorë të ngjarjeve të përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut më 27 prill të vitit 2017. Në bankën e të akuzuarve është ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish ministri i Transportit, Mile Janakievski, ish ministri i Punëve dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski dhe Vlladimir Atanasoski, ish-shef i policisë sekrete, për të cilët Prokuroria Themelore... Читать дальше...

Në Itali do të rinisin vizitat, do të hapen parqet, fabrikat...

Evropaelire.org 

Italia bëri publike planet për të lehtësuar masat e izolimit, të ndërmarra shtatë javë më parë për frenimin e përhapjes së koronavirusit. Kryeministri Giuseppe Conte tha se masat do të lehtësohen nga 4 maji, duke u lejuar njerëzve t’i vizitojnë të afërmit e tyre “në një numër të vogël”. Parqet, fabrikat dhe vendet e ndërtimit do të rihapen, ndërsa mësimi në shkolla nuk do të rinisë deri në shtator. Vendimi vjen pasi Italia ka regjistruar numrin më të ulët të viktimave në 24 orë, pas disa javësh. Читать дальше...

Koronavirusi, aktualisht “i eliminuar” në Zelandën e Re

Evropaelire.org 

Zelanda e Re tha se ka ndaluar transmetimin në komunitet të koronavirusit, duke e eliminuar në mënyrë efektive atë. Me numër të vogël të rasteve të reja për disa ditë me radhë dhe me një të vetëm të dielën, kryeministrja Jacinda Ardern tha se virusi aktualisht është “eliminuar”. Komentet vijnë një ditë para se Zelanda e Re të lehtësojë disa masa kundër koronavirusit. Nga e marta, disa aktivitete jothelbësore të biznesit, të kujdesit shëndetësor dhe të arsimit do të mund të rinisin operimet. Читать дальше...

Edhe katër viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi se edhe katër njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi në këtë vend. Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i viktimave atje shkon në 65. Viktimat e fundit janë: një grua 58 vjeçe nga Tetova, dy nga Kumanova të moshës 81 dhe 47 vjeç dhe një 66-vjeçar nga Manastiri. Sa i përket numrit të të infektuarve, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se janë shënuar edhe 13 raste të reja, ndërsa janë shëruar 53. Në Maqedoninë e Veriut, me... Читать дальше...

Bie numri i pacientëve me koronavirus në Belgjikë

Evropaelire.org 

Belgjika ka njoftuar për numrin më të ulët të pacientëve që kanë kërkar ndihmë shëndetësore në spitalet e vendit. Gjatë 24 orëve të fundit vetëm 127 persona kërkuan ndihmë mjekësore. Ky është numri më u ulët që nga 18 marsi. Kanë kaluar shtatë javë që prej se ky vend ka ndërmarrë masa të izolimit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri. Belgjika është një nga vendet më të goditura në botë nga pandemia e koronavirusit.  Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 46,687. Autoritetet... Читать дальше...

A është OBSH-ja ajo që duhet ta ndalë COVID-19?

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është kritikuar ashpër për përgjigjen e saj ndaj pandemisë së koronavirusit, e cila ka vrarë mbi 200,000 njerëz në gjithë botën. Megjithatë, disa kanë nxituar të dalin në mbrojtje të saj, duke thënë se kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara nuk ka qenë kurrë e pajisur ose e paraparë të jetë mbikëqyrëse e transparencës. Derisa bota po torturohet nga shpërthimi i COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi, a duhet kthyer sytë kah OBSH-ja? Kritikat e ashpra Kritikat udhëhiqen nga Shtetet e Bashkuara... Читать дальше...

IKSHPK thotë se është nën presion nga individë dhe organizata të ndryshme

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), u bën thirrje qytetarëve dhe individëve nga organizata të ndryshme që të ndalin presionet mbi këtë institucion dhe të mos pengojnë punën e tij. "IKSHPK e kupton shqetësimin e secilit qytetar për statusin e gjendjes së tij shëndetësore, por nuk mund t’i nënshtrohet diktatit të secilit që vet-vlerëson se duhet të testohet, pasi që një përgjegjësi e tillë i takon IKSHPK", thuhet në njoftim.  Instituti nuk emërton asnjë institucion apo... Читать дальше...

Pandemia mund të krijojë 'fatkeqësi të të drejtave të njeriut'

Evropaelire.org 

Komisionarja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, u bëri thirrje vendeve të përmbahen nga shkelja e të drejtave të njeriut derisa marrin masa të jashtëzakonshme për të luftuar pandeminë e koronavirusit.  "Vendet po minojnë sundimin e ligjit në emër të luftimit të pandemisë së koronavirusit duke shkaktuar një fatkeqësi për të drejtat e njeriut", tha ajo.  "Masat urgjente nuk duhet të jenë një armë që qeveritë mund ta përdorin për të minuar kundërshtimin,... Читать дальше...

Shërbimi Korrektues njofton se zyrtari me COVID-19 është dërguar në izolim

Evropaelire.org 

Më 22 prill, udhëheqësi i Trajnimeve në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se i njëjti është liruar nga detyra dhe është vendosur në vetizolim. “Në funksion të lokalizimit të infeksionit dhe parandalimit të përhapjes së Covid 19 në Qendrën Korrektuese Dubravë menjëherë ka filluar gjurmimi i kontakteve të të gjithë zyrtarëve korrektues në këtë qendër”, thuhet në njoftimin e SHKK-së. Katër zyrtarëve të tjerë, të cilët kanë qenë në kontakt me të... Читать дальше...


Музыкальные новости
Желдорреммаш

На Улан-Удэнском ЛВРЗ прошел конкурс «Лучший по профессии 2024»





Rss.plus
2023

В РМАТ ПРОШЕЛ I БИЗНЕС-ФОРУМ ВЫПУСКНИКОВ РМАТ 1999-2023 ГОДА ВЫПУСКА, ПОСВЯЩЕННЫЙ 55-ЛЕТНЕМУ ЮБИЛЕЮ АКАДЕМИИ




Самая живая музыка

Власти Петербурга освобождают Московский вокзал от нарушителей парковки

В Подмосковье дан старт еще 12 проектам реновации

Телеканал 360.ru запустил онлайн-игру во вселенной Roblox




Nga 1 prilli Serbia ka eksportuar në Kosovë produkte në vlerë rreth 12 milionë euro

Evropaelire.org 

Rreth 12 milionë euro ka eksportuar mallra Serbia në Kosovë, që nga fillimi i këtij muaji, kur edhe filloi së zbatuari masa e reciprocitetit e vendosur nga qeveria në detyrë. Në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se janë 1497 dërgesa që kanë ardhur nga Serbia në Kosovë që nga data 1 prill. “Kurse nga Kosova në Serbi janë eksportuar mallra në vlerë rreth 800 mijë euro. Dominon industria ushqimore, si dhe ajo kimike në import, derisa në eksport janë... Читать дальше...

Dhjetë raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Evropaelire.org 

Autoritetet në Shqipëri kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 10 raste me koronavirusin e ri.  Zëvëndësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se 9 të infektuar janë në Tiranë dhe 1 në Shkodër.  Sipas saj, numri i përgjithshëm i personave me COVID-19 në Shqipëri është 736.  "Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 12 pacientë duke e çuar numrin e të shëruarve në 422 ose 57,3 për qind të numrit të të gjithë të infektuarve", tha ajo.  Deri më sot (27 prill) në Shqipëri... Читать дальше...

OKB: Gjatë tre muajve të fundit mbi 500 civilë janë vrarë në Afganistan

Evropaelire.org 

Më shumë se 500 civilë, gati një e treta e të cilëve ishin fëmijë, u vranë për shkak të luftimeve në Afganistan në tre muajt e parë të këtij viti, thotë një raport i Kombeve të Bashkuara.  Llogaritet se 760 persona tjerë u plagosën.  Raporti thekson nevojën për të mbrojtur më mirë civilët, krahas kërcënimit me të cilin përballen afganët pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit. Shumë nga viktimat u shënuan muajin kaluar, pavarësisht shpresave se qeveria dhe talibanët do të kërkojnë mënyra për të shuar konfliktin, thuhet në raport. Читать дальше...

Arrin në 60 numri i të vdekurve nga COVID-19 në Bosnje dhe Hercegovinë

Evropaelire.org 

Bosnje dhe Hercegovina ka regjistruar edhe një vdekje nga koronavirusi i ri.  Bëhet fjalë për një burrë tetëdhjetë e një vjeç, i cili ka pasur edhe sëmundje tjera.  Kjo është vdekja e 26-të në entitetin e Republikës Serbe, dhe e 60-ta në Bosnje dhe Hercegovinë. Autoritetet në Bosnje dhe Hercegovinë kanë njoftuar se deri më tani, 1516 njerëz janë infektuar me koronavirusin e ri ndërsa 624 janë shëruar.  Për më shumë lajme rreth koronavirusit përcilleni blogun e Radios Evropa e Lirë.

Prishtinë: Një pacient me COVID-19 në gjendje kritike

Evropaelire.org 

Klinika Infektive e Kosovës, ka njoftuar se një pacient me COVID-19 është në gjendje kritike.  Mjekja, Sadije Namani, ka njoftuar se pacienti është duke u trajtuar me ventilim mekanik.  Nga 57 rastet që janë të shtruar në këtë klinikë, sipas saj, 55 raste janë me COVID-19.  Prej tyre, 45 raste janë në gjendje stabile, ndërsa 9 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 763 raste me koronavirusin e ri, 21 persona kanë vdekur ndërsa 166 janë shëruar.

Kryeministri britanik kthehet në punë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, do të kthehet në punë të hënën, një muaj pasi u diagnostikua me koronavirus dhe u shtrua në njësinë e kujdesit intenziv në një spital në Londër.  Ministri i Jashtëm, Dominic Raab, i cili e zëvendësoi kryeministrin, tha se Johnson po "përgatitej për punë". Kthimi i tij vjen në kohën kur janë shtuar kritikat ndaj qeverisë për mungesë të testimeve dhe mjeteve mbrojtëse për punëtorët e Shërbimit Shëndetësor.  Ministrat e qeverisë britanike janë... Читать дальше...



Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о компенсации части затрат на путевки в оздоровительные лагеря в рамках нацпроекта «Семья»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Неделя мэра



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Певица

Певица Анна Плетнева чуть не задохнулась на сцене из-за конфетти в виде сердца




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

«Шушумагия» и «Команда МАТЧ» – в топ-25 мультсериалов на «Кинопоиске»

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве

Чья компания сильнее всех?


ATP

Сумасшедший матч «Реала», Медведев опустился в рейтинге ATP. Главное к утру



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Українські новини

Estischool - Школа за британською програмою



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России