Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Апрель
2020

Новости за 04.04.2020

Shkon në 23 numri i të shëruarve nga koronavirusi në Kosovë

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se janë konfirmuar edhe pesë raste të të infektuarve me koronavirus në Kosovë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 140. Gjithashtu, më 4 prill janë shëruar edhe shtatë pacientë që kanë qenë të infektuar me koronavirusin e ri. Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 23. Më herët, Naser Ramadani nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka thënë se tre javët e ardhshme janë kritike të shpërthimit të rasteve me COVID-19. Читать дальше...

Bie numri i pacientëve me gjendje kritike në Itali

Evropaelire.org 

Numri i pacientëve në kujdes intensiv në Itali ka rënë për herë të parë, thotë kreu i departamentit të mbrojtjes civile të vendit, Angelo Borrelli, raporton BBC. Italia konfirmoi 681 vdekje të tjera të shtunën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 15,362. Por, Borrelli tha se numri i pacientëve me gjendje kritike ka rënë nga 4,068 sa ishte të premten në 3,994, të shtunën. "Kjo është një pikë shumë e rëndësishme për shkak se shifra është duke u zvogëluar për herë të parë", tha Borrelli. Читать дальше...

Vitia: Jemi në koordinim zyrtar me komunat në veri

Evropaelire.org 

Ministri në detyrë i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, tha se është në koordinim zyrtar me komunat në veri dhe se vendosja në karantinë e dy komunave është bërë në kuadër të masave që parashihen nga protokollet e epidemiologëve dhe organizatave ndërkombëtare të shëndetësisë, siç është Organizata Botërore e Shëndetësisë. “Pandemia është kërcënim për gjithë njerëzimin, përballimi saj kërkon përkushtim dhe injorim të dallimeve të mundshme. Kujdes, ju lutem kujdes nga komunikatat e pasaktësuara”... Читать дальше...



Nju Jorku shënon 630 vdekje të reja nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Në shtetin e Nju Jorkut në SHBA është shënuar rekord i vdekjeve nga koronavirusi i ri. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 630 vdekje, ka thënë guvernatori, Andrew Cuomo. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në këtë shtet të SHBA-së, ka arritur në 3.565. Tani, shteti ka regjistruar 113.704 raste të të infektuarve, shumica prej të cilëve,  63,306 në qytetin e Nju Jorkut. Shtetet e Bashkuara deri më tash kanë mbi 278,000 raste të të infektuarve me koronavirus dhe mbi 7,000 viktima. Shteti i Nju... Читать дальше...

Ramë Lahaj: Ju rrini ne shtëpi, ne këndojmë!

Evropaelire.org 

Tenori kosovar Ramë Lahaj së bashku me sopranon, Inva Mula, kanë kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi gjatë pandemisë. Këtë e kanë bërë përmes këngës.

Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Serbi

Evropaelire.org 

Në Serbi gjatë 24 orëve të kaluara, pesë njerëz kanë vdekur nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 44, tha Goran Stevanoviq, drejtori i Qendrës Klinike Infektive në Serbi. Deri më 4 Prill, në ora 3 pasdite, janë regjistruar edhe 148 raste si positive në COVID-19, kështu që numri i përgjithshëm i pacientëve tani është 1.624. Stevanoviq tha se 1,046 pacientë janë shtruar në spital ndërsa 89 prej tyre janë vendosur në respiratorë. "Ne kemi shëruar pacientë, por numri... Читать дальше...

Thaçi akuzon qeverinë për situatën e pandemisë në veri

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se situata e krijuar me pandeminë në komunat e veriut të Kosovës është e papranueshme. Sipas tij kjo është rezultat i neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë së Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’i ndihmuar e mbrojtur qytetarët dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. “Qeveria e Republikës së Kosovës nuk guxon të lejojë që komunat në pjesën veriore të Kosovës të funksionojnë jashtë kontrollit menaxhues të institucioneve dhe organeve kompetente për parandalimin e pandemisë COVID-19... Читать дальше...

Në Maqedoninë e Veriut shënohen 5 viktima të reja nga COVID 19

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut ka regjistruar bilancin më të rëndë që nga paraqitja e koronavirusi duke shënuar 5 viktima të reja. Me këtë numri i vdekurve ka arritur në 17. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, 2 persona kanë ndërruar jetë në Kumanovë dhe nga 1 në Shkup, Strugë dhe Veles. Dy prej tyre kishin vdekur para dy ditëve, por rezultatet e kryera gjatë ditës së shtunë kanë treguar se ata ishin të infektuar me COVID-19. Nga 414 teste të kryera për koronavirus, 53 kanë rezultuar pozitiv... Читать дальше...



Një mister i mbështjellë me enigmë

Evropaelire.org 

Një dërgesë e ndihmave për luftimin e koronavirusit ka ngritur vetullat edhe në Shtetet e Bashkuara, edhe në Rusi. Aeroplani i mallrave i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, i ngarkuar me maska, ventilatorë dhe pajisje të tjera mjekësore, ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Nju Jorkut “John F. Kennedy” më 1 prill. Sipas Kremlinit, kjo ka qenë “ndihmë humanitare” për Shtetet e Bashkuara në luftën kundër COVID-19 – sëmundjes që e shkakton koronavirusi. Por, një ditë më vonë, Departamenti amerikan i Shtetit e ka kundërshtuar Kremlinin... Читать дальше...

Patrullimi gjatë kufizimit të lëvizjes

Evropaelire.org 

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë duke punuar 12 orë në ditë, në mënyrë që të respektohet vendimi për kufizim të lëvizjes.

Nga karantina në Qendrën e Studentëve lirohen 33 persona

Evropaelire.org 

Gjatë ditës së premte, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) ka bërë testimin e 36 personave, të cilët ishin futur në karantinë në Qendrën e Studentëve më datën 19 mars 2020. Prej tyre, 35 kanë rezultuar negativ në COVID-19, ka njoftuar drjetori i Departamenti për Informim i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, përmes një shkrimi në Facebook. Ai ka shtuar se një person ka rezultuar pozitiv dhe i njëjti është dërguar në Klinikën Infektive, së bashku me personin që ka qëndruar në dhomë gjatë kohës së karantinimit... Читать дальше...

Shqipëria shënon 18 viktima dhe 333 të prekur nga COVID-19

Evropaelire.org 

Në Shqipëri numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 333 persona dhe deri tani kanë humbur jetën 18 pacientë. Marjeta Dervishi, specialiste në Institutin e Shëndetit Publik, Marjeta Dervishi, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga testet e kryera kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 29 qytetarë. “Ju informojmë se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv një pacient 67 vjecar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19. Pacienti ishte i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv... Читать дальше...

Mitrovica e Veriut dhe Zveçani në karantinë

Evropaelire.org 

Komuna e Mitrovicës së Veriut, që nga ora 18:00 e ditës së premte, më 3 prill, është në karantinë. Një vendim të tillë e ka sjellë Shtabi i krizës për luftë kundër koronavirusit i kësaj komune në veri të Kosovës. Gjithashtu, është vendosur që të gjitha shitoret në territorin e kësaj komune të mbyllen që nga ora 13:00 e ditës së shtunë, më 4 prill e deri të hënën, më 6 prill, në orën 5:00 të mëngjesit. Qytetarët e Mitrovicës së Veriut, deri në momentin e mbylljes së dyqaneve kanë shkuar pë të blerë mallëra të konsumit të përditshëm. Читать дальше...

Veriu me masa kufizimi të lëvizjes

Evropaelire.org 

Komuna e Mitrovicës së Veriut, që nga ora 18:00 e ditës së premte, më 3 prill, është në karantinë. Një vendim të tillë e ka sjellë Shtabi i krizës për luftë kundër koronavirusit i kësaj komune në veri të Kosovës. Gjithashtu, është vendosur që të gjitha dyqanet në territorin e kësaj komune të mbyllen që nga ora 13:00 e ditës së shtunë, më 4 prill e deri të hënën, më 6 prill, në orën 5:00 të mëngjesit.

Solidaritet dhe frikë për të ndihmuar në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Shumë ekipe mobile humanitare që përbëhen nga vullnetarë si dhe pjesëtarë të Kryqit të Kuq në Maqedoninë e Veriut janë vënë në ndihmë të të moshuarve dhe rasteve sociale në kohën e koronavirusit. Humaniteti, theksojnë organizatat humanitare, shihet në kohëra të vështira dhe kjo barrë nuk duhet të na bëjë egoistë, thonë ata. Në territorin e Shkupit tashmë funksionojnë 10 ekipe me 35 aktivistë të kryqit të kuq u vunë në dispozicion të personave të moshuar dhe familjeve më të rrezikuara sociale. Читать дальше...

Trump shkarkon një zyrtar që ishte përfshirë në hetimet ndaj tij

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shkarkuar një zyrtar të intelegjencës që ishte i përfshirë në hetimet që çuan në nisjen e procedurave për shkarkim të Trumpit. Trump informoi Komitetin e Intelegjencës në Senat më 3 prill për vendimin që ta shkarkojë zyrtarin Michael Atkinson. Atkinson gjatë shërbimit në intelegjencë kishte informuar Kongresin për një informator anonim i cili kishte dhënë informacione për presionin e Trumpit ndaj Ukrainës për të hetuar ish-zëvendëspresidentin Joe Biden dhe djalin e tij. Читать дальше...

Në Serbi arrin aeroplani i 11-të me ndihma nga Rusia

Evropaelire.org 

Në aeroportin ushtarak të Beogradit, Batajnica, të shtunën ateroi aeroplani i 11-të me pajisje mjekësore, të dërguara nga Rusia si ndihmë për luftimin e koronavirusit. Furnizimet janë pjesë e një marrëveshjeje midis presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin, tha Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë. ”Të premten, ndihma ka arritur me gjashtë avionë, ndërsa gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm, në Aeroportin e Batajnicës kanë ateruar edhe pesë aeroplanë”... Читать дальше...

Britania mund t’i lehtësojë masat e izolimit nga fundi i majit

Evropaelire.org 

Një shkencëtar që këshillon Qeverinë britanike në lidhje me krizën që ka shkaktuar koronavirusi, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar mund t’i lehtësojë disa masa të izolimit nga fundi i majit. Mbretëria e Bashkuar është izoluar nga data 23 mars, duke i mbyllur shkollat, restorantet dhe shumë dyqane. Njerëzit rekomandohen të dalin jashtë vetëm për gjëra thelbësore ose ushtrime. “Duam të lëvizim drejt situatës, ku, së paku në fund të majit, do të jemi në gjendje të vendosim disa masa më pak intensive... Читать дальше...

Trump sfidon udhëzimin për vendosje të maskës

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Tump, tha se nuk do ta vendosë maskën, pavarësisht udhëzimit të ri mjekësor, që i rekomandon amerikanët ta bëjnë një gjë të tillë për mbrojtje nga koronavirusi. Trump tha se nuk mund ta shohë veten me maskë teksa pret “presidentë, kryeministra, diktatorë, mbretër, mbretëresha” në Zyrën Ovale. Ai tha se udhëzimi i lëshuar të premten, është “vullnetar”. “Nuk jeni të detyruar ta bëni [ta vendosni maskën]. Unë nuk mendoj se do ta bëj atë”, tha Trump. ... Читать дальше...

Shkon në 135 numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se edhe tri raste të reja kanë rezultuar pozitive me COVID-19 pas testimit të 138 mostrave të premten pas mesnate. Të infektuarit janë kryesisht raste kontakti dhe të hospitalizuar në Klinikën Infektive, thuhet në njoftim. Tri rastet pozitive vijnë nga Mitrovica e Veriut, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 135. Nga sëmundja që e shkakton koronavirusi, COVID-19, në Kosovë ka vdekur një person dhe janë shëruar 16. Për më... Читать дальше...

Ligjvënësit evropianë akuzojnë Rusinë për keqpërdorim të pandemisë për përfitime politike

Evropaelire.org 

Një grup ligjvënësish të Bashkimit Evropian po akuzojnë Moskën se po shfrytëzon pandeminë e koronavirusit në përpjekje për të hequr sanksionet e vendosura mbi veprimet e Rusisë në Ukrainë, thuhet në një letër të parë nga shërbimi qendror i RFE-së. Në letrën e dërguar më 3 prill, thuhet se ndihma ruse ndaj vendeve evropiane për të luftuar krizën shëndetësore është pjesë e “një fushate” për të shtyrë BE-në të tërheqë sanksionet ndaj Rusisë. Letra u nënshkrua nga 19 anëtarë të BE-së dhe iu adresua presidentes së Komisionit Evropian... Читать дальше...

Varlehyi: BE-ja nuk po bën garë me ndihmat për Ballkanin

Evropaelire.org 

Komisionari për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se BE-ja nuk është në garë me asnjë vend tjetër kur bëhet fjalë për ndihmën që dërgon në vendet e Ballkanit Perëndimor. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 15 mars, e kishte kritikuar hapur Bashkimin Evropian se "solidariteti evropian" ishte thjesht "një përrallë", duke shtuar se vetëm Kina "mund të na ndihmojë në këtë situatë të vështirë" pas përhapjes së koronavirusit. Disa ditë më vonë... Читать дальше...



Москва

Lipatov Sound заявил о выходе нового трека “Red City”


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Неделя мэра



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Булат Окуджава

В Иллюзионе пройдет ретроспектива «Персона: Булат Окуджава»




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Сотрудница ОМОН "Оплот" приняла участие в костромском забеге «Галичское Заозерье»

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве

«Шушумагия» и «Команда МАТЧ» – в топ-25 мультсериалов на «Кинопоиске»


Новак Джокович

Новаку Джоковичу исполнилось 37 лет в Швейцарии | Виды спорта



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


VIP

Мистический Тибет: путеводитель по местам силы от Кажетты Ахметжановой



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России