Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Апрель
2023

Новости за 21.04.2023

Andrew Tates i zgjatet arresti shtëpiak

Evropaelire.org 

Një gjykatë rumune ia zgjati influencuesit kontrovers të rrjeteve sociale, Andrew Tate, arrestin shtëpiak edhe për 30 ditë të tjera. Ai u arrestua së bashku me vëllain e tij, Tristan, në shtëpinë e tyre në Bukuresht, në dhjetor të vitit 2022. Më 31 mars, pas një vendimi të gjykatësit rumun, ai u zhvendos nga paraburgimi në arrest shtëpiak. Ende nuk janë ngritur akuza kundër vëllezërve apo dy bashkëpunëtorëve rumunë që janë arrestuar bashkë me ta. Megjithatë, prokurorët po i hetojnë vëllezërit... Читать дальше...

Myftiu i Shkupit: Toleranca, një nga shtyllat e islamit

Evropaelire.org 

Toleranca ndaj dallimeve fetare, etnike dhe atyre kulturore e racore dhe gjinore, mbetet një nga shtyllat kryesore të besimit islam, thotë për Radion Evropa e Lirë, myftiu i Shkupit, Qenan Ismaili. Ai thekson se respektimi i mendimit ndryshe mbetet një nga parimet themelore të islamit si fe. “Ata që thirren në emër të fesë, thirren në emër të islamit, kudo që jetojnë, ata për bazë duhet të kenë fjalët e Zotit dhe jo fjalët e njerëzve". "Nëse thirremi në fjalët e Zotit, ajetet kuranore, atëherë ne kemi obligim të njihemi mes vete... Читать дальше...

Akademiku dënohet për sulmin në sinagogën e Parisit më 1980

Evropaelire.org 

Më shumë se 42 vjet pas sulmit vdekjeprurës në një sinagogë në Paris, një gjykatë e këtij qyteti dënoi një akademik libanezo-kanadez për kryerjen e sulmit. Gjykatësit konstatuan se Hassan Diab, 69 vjeç, ishte i riu që vendosi bombën në motoçikletë pranë sinagogës Rue Copernic, më 3 tetor të vitit 1980. Katër persona u vranë dhe 38 të tjerë u plagosën në sulm. Diab refuzoi të merrte pjesë në gjyq, por gjyqtarët e dënuan atë me burgim të përjetshëm. Sulmi në sinagogën Rue Copernic ishte i pari që kishte në shënjestër hebrenjtë në Francë... Читать дальше...



KE konfirmon: Liberalizimi i vizave s’vlen për pasaportat që lëshon Serbia

Evropaelire.org 

Liberalizimi i vizave që u miratua për Kosovën, vlen vetëm për poseduesit e pasaportës së Kosovës, por jo edhe për ata shtetas të Kosovës që kanë pasaporta të lëshuara nga autoritetet serbe, konfirmuan zyrtarë të Komisionit Evropian. Zëdhënësja Anita Hipper tha në një deklaratë me shkrim për Radion Evropa e Lirë se “regjimi i vizave do të mbetet i vlefshëm vetëm për ata shtetas në Kosovë, pasaportat e të cilëve lëshohen nga Administrata Koordinuese e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë”. Читать дальше...

Rryma në veri: Kur problemi i dikujt bëhet i të gjithëve

Evropaelire.org 

Për 18 vjet me radhë, rrymën që kanë shpenzuar qytetarët në pjesën veriore të Kosovës - të banuar me shumicë serbe - e kanë paguar qytetarët e pjesëve të tjera të vendit. Organet e drejtësisë kanë konfirmuar këtë muaj se qytetarët që kanë paguar më shtrenjtë për shkak të veriut, duhet të kompensohen, por si e kur, nuk është e qartë.

Vuçiq: Në zgjedhjet në veri nuk do të marrin pjesë më shumë se 100 serbë

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vlerësoi se në zgjedhjet e 23 prillit në veri të Kosovës nuk do të marrin pjesë më shumë se “100 serbë”. Ai tha se “njerëzit nga Perëndimi” po bëjnë “cirk”, sepse mendojnë se mund t’i bëjnë me forcë serbët që ta duan Kosovën e pavarur, duke i detyruar ata të marrin pjesë në zgjedhje. Sipas tij, askush nuk do të dalë “në kontejnerët e policisë” për të votuar. Ai tha se “serbët do të mbijetojnë në Kosovë” dhe se “do të vazhdojnë ta duan të vetmin shtet që kanë, e që është Serbia”. Читать дальше...

Lista Serbe bën thirrje për bojkotim të zgjedhjeve në veri

Evropaelire.org 

Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve të Kosovës - u bëri thirrje serbëve nga veriu i vendit që t’i “bojkotojnë plotësisht” zgjedhjet lokale, të planifikuara për të dielën, më 23 prill. Në deklaratë thuhet se kjo parti i bën thirrje “të gjithë popullit serb” që të qëndrojë i qetë të dielën dhe të mos bjerë në “provokimet e regjimit të [kryeministrit të Kosovës] Albin Kurti”, qëllim i vetëm i të cilit, siç tha, është “dëbimi i serbëve nga veriu”. Në deklaratën e saj, po ashtu, thuhet se kryeministri i Kosovës... Читать дальше...

Jep dorëheqje zëvendëskryeministri britanik, pas ankesave për ngacmime

Evropaelire.org 

Zëvendëskryeministri britanik, Dominic Raab, ka dhënë dorëheqje nga Qeveria të premten, pas një hetimi të pavarur, rreth ankesave se ai i ka ngacmuar kolegët. Humbja e zyrtarit të tretë të lartë, për shkak të sjelljes personale – në periudhë gjashtëmujore – do t’i dëmtojë përpjekjet e kryeministrit Rishi Sunak, për ta ringjallur Partinë Konservatore, dhe përbën një tjetër turpërim për të, pasi ai është zotuar për qeverisje me integritet. Raab ka dhënë dorëheqje përmes një letre nisur kryeministrit. Читать дальше...



Pse ka rëndësi Sudani?

Evropaelire.org 

Është vendi i tretë më i madh në Afrikë, me 45 milionë banorë dhe me pozitë të rëndësishme strategjike. Sudani - ka ditë që është përfshirë nga luftimet vdekjeprurëse, që kanë rritur frikën për një konflikt të ashpër civil, por edhe për stabilitetin e vendeve përreth.

Hovenier për REL-in: Pozicioni i SHBA-së për zgjedhjet nuk ka ndryshuar

Evropaelire.org 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë sot se qëndrimi amerikan është i qartë dhe nuk ka ndryshuar lidhur me procesin zgjedhor në veri të Kosovës. Në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, ambasadori Hovenier ka rikujtuar se në pajtueshmëri me predispozitat ligjore, Kosova do të mbajë më 23 prill zgjedhjet për kryetarë komunash dhe kuvende komunale në katër komunat e banuara me shumicë serbe, në veri të vendit. Duke u bërë thirrje të gjithë... Читать дальше...

As pas liberalizimit, kosovarët nuk do të mund të udhëtojnë në Spanjë

Evropaelire.org 

Edhe pse liberalizimi i vizave vlen për të gjitha vendet e zonës Schengen, bartësit e pasaportave të Kosovës, nuk do të mund të udhëtojnë në Spanjë, për shkak se ky shtet anëtar i Bashkimit Evropian nuk ia njeh pasaportat. Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësja e Komisionit Evropian për Çështje të Brendshme, Anitta Hipper. E pyetur nëse qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë në Spanjë, ajo nuk e përmendur në mënyrë specifike këtë vend, vetëm ka thënë se liberalizimi nuk do të vlejë për “një shtet”. Читать дальше...

Luftime të ashpra në Sudan, pavarësisht thirrjeve për armëpushim

Evropaelire.org 

Forcat luftarake në Sudan kanë vazhduar përleshjet edhe të premten, duke injoruar thirrjet e fuqive të mëdha për armëpushim, në ditët kur shënohet festa e Fitër Bajramit. Këtë festë e shënojnë besimtarët myslimanë, pas përfundimit të Muajit të shenjtë të Ramazanit. Më shumë se 300 njerëz janë vrarë, dhe mijëra të tjerë janë plagosur, prej nisjes së luftimeve një javë më parë, në mes të ushtrisë dhe grupit paraushtarak Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF), i njohur si Hemeti. Komiteti Qendror i Mjekëve të Sudanit... Читать дальше...

Kina paralajmëron “pasoja të rrezikshme” nëse kritikohet për Tajvanin

Evropaelire.org 

Kina ka thënë se kritikat ndaj saj për çështjen e Tajvanit, do të rezultojnë me pasoja të rrezikshme. Ministri i Jashtëm kinez, Qin Gang, ka paralajmëruar të premten se Pekini është “forcë në rritje për paqe dhe drejtësi”. Dy javë më parë, Kina ka nisur stërvitje treditore ushtarake rreth Tajvanit – duke simuluar sulme të shënjestruara dhe bllokadë të ishullit – si përgjigje ndaj një takimi që ka zhvilluar presidentja tajvaneze, Tsai Ing-wen, me udhëheqësin e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Kevin McCarthy. Читать дальше...

Raportohet se Biden do ta shpallë shpejt kandidaturën për zgjedhjet e ardhshme

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të mund të shpallë shumë shpejt kandidaturën e tij për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, kanë raportuar disa media amerikane. Disa ndihmës të paidentifikuar presidentit, u kanë thënë gazetave amerikane, Washington Post dhe New York Times, se Biden mund të njoftojë për diçka të tillë, brenda ditësh. Si shenjë tjetër se ka plane për fushatë, Biden i ka ftuar donatorët e fushatave në Uashington, në fund të javës së ardhshme, kanë raportuar mediat. Demokrati... Читать дальше...



Москва

Первый в России электромобиль Tesla Cybertruck заметили на Москве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Главное за день



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Тимати

Мама Тимати об интервью Шишковой: «Смотреть было брезгливо»




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

ЭСК указала на ошибки главного арбитра дерби ЦСКА — «Спартак» Казарцева

Личка — о самой дорогой покупке в Москве: два дня назад решил купить самокат за 60 тысяч рублей

«Торпедо» объявило об уходе хоккеистов Кручинина, Бауи и Малова


Рафаэль Надаль

Надаль навестил в больнице 16-летнюю российскую теннисистку



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Мода

"Чек Индекс": Продажи новых марок одежды и обуви выросли за год в России на 10 проц



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России