Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Апрель
2023

Новости за 05.04.2023

Liga Arabe: Bastisja izraelite në xhaminë Al-Aksa rrit rrezikun për dhunë

Evropaelire.org 

Liga Arabe e ka dënuar ashpër bastisjen policore të Izraelit në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem, duke thënë se diçka e tillë e rrezikon stabilitetin rajonal. Në një deklaratë të lëshuar pas një takimi emergjent, Liga e ka dënuar atë që e konsideruar “krim të kryer nga forcat pushtuese izraelite kundër besimtarëve të pambrojtur myslimanë”, në xhami. Bastisjtja pak para agimit, ka “nxitur spirale të dhunës, e cila kërcënon sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe botë”, është thënë në reagim. Kryeministri izraelit... Читать дальше...

Gjukanoviq dorëhiqet nga pozita e kryetarit të partisë DPS

Evropaelire.org 

Lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) në Mal të Zi, Millo Gjukanoviq, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kreut të partisë. Ai ka qenë disa herë president dhe kryeministër i këtij shteti. Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë ka mësuar se Gjukanoviq e ka bërë të ditur këtë vendim në një sesion të partisë në pasditen e së mërkurës, dhe se një takim i kryesisë së partisë është caktuar për 6 prill, kur do të formalizohet vendimi. Gjukanoviq ka dhënë dorëheqje nga pozita e liderit... Читать дальше...

DnV: Rrethanat aktuale nuk mundësojnë organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në veri

Evropaelire.org 

Organizata joqeveritare Demokracia në Veprim (DnV), ka thënë se rrethanat aktuale, “nuk mundësojnë organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës”, në përputhje me standardet për zgjedhje të lira. Sipas kësaj organizate, situata në komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, është e brishtë. Këto zgjedhje janë caktuar të mbahen më 23 prill, pas shtyrjes së tyre në dhjetor të vitit të kaluar, me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare. Atëbotë, për zgjedhjet në veri kanë aplikuar 11 kandidatë... Читать дальше...



Mbrojtja: UÇK-ja s'kishte organizim, krimet ishin individuale

Evropaelire.org 

Ekipet e avokatëve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit kundërshtuan më 4 dhe 5 prill provat e prokurorisë speciale në Hagë, të paraqitura në procesin gjyqësor kundër tyre. Katër udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit - akuza të cilat vetë ata i kanë mohuar. Mbrojtja e tyre u fokusua në kundërshtimin e provave se UÇK-ja ka pasur organizim të mirëfilltë dhe se të akuzuarit kanë vepruar në një, siç e cilëson prokuroria, "ndërmarrje të përbashkët kriminale".

Pa doreza e pa çizme në minierën e Trepçës

Evropaelire.org 

“Gjysma e punëtorëve i kanë të thyera helmetat...”. “Çizmet i blejmë vetë...”. “As doreza, as rroba nuk kemi marrë”... Kjo është gjendja e disa punëtorëve në kombinatin metalurgjik Trepça, sipas Agim Rullanit, mbikëqyrës i minatorëve në horizontin e 10-të të kësaj miniere. Mungesat, sipas tij, janë bërë më të theksuara në tre muajt e fundit, por ai nuk flet për arsyet. Nga ndërmarrja, që dikur ka qenë motor i ekonomisë së Kosovës dhe më gjerë, punëtorët marrin vetëm disa mjete. “Llambën ndriçuese dhe helmetën”... Читать дальше...

Për çka akuzohet Donald Trump?

Evropaelire.org 

Reuters Zyra e Prokurorit të Qarkut në Manhatan të Nju Jorkut zbuloi akuzat kundër Donald Trumpit lidhur me falsifikimin e regjistrave biznesorë, duke u bërë kështu ish-presidenti i parë amerikan që përballet me akuza penale. Më poshtë është një shpjegim i akuzave, me të cilat përballet ai: Akuzat ndaj tij Prokurorët e udhëhequr nga prokurori i rastit, Alvin Bragg, e akuzuan Trumpin me 34 akuza për falsifikim të regjistrave biznesorë për të fshehur krimet e kryera si pjesë e “komplotit për... Читать дальше...

OKB: Talibanët ua kanë ndaluar grave punën në organizatë

Evropaelire.org 

Talibanët kanë marrë urdhër për t’ua ndaluar grave afgane punën në Kombet e Bashkuara, ka thënë organizata. OKB-ja ka thënë se talibanët i kanë informuar ato verbalisht, mirëpo nuk ekzistojnë komunikime me shkrime. Kombet e Bashkuara i kanë thënë stafit afgan – burrave dhe grave – që të mos raportojnë në punë për 48 orë, derisa të sqarohet kjo çështje në takimet me talibanët. Prej kur talibanët janë kthyer në pushtet në Afganistan, në gusht të vitit 2021, të drejtat e grave janë shtypur në pothuajse çdo sektor. Читать дальше...



Tregtarët në Shkup fshehin çmimet pas vendimit të Qeverisë për perimet

Evropaelire.org 

Vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për ngrirjen apo kufizimin e çmimeve për 11 llojeve të frutave dhe perimeve, të mërkurën ka lënë zbrazët pjesën më të madhe të tezgave me domate, speca, tranguj e qepë. Me vendimin e Qeverisë, nga 4 prilli një kilogram fasule duhet shitet për 75 denarë (1.20 euro) nga 300-350 (5 euro) sa shitej deri para hyrjes në fuqi të vendimit kufizues. Edhe çmimet e specave, domateve, qepëve, limonëve, portokajve, bananeve e të tjera janë përgjysmuar me vendimin e Qeverisë. Читать дальше...

Policia mbyll faqen online të krimeve kibernetike Genesis Market

Evropaelire.org 

Një prej tregjeve më të mëdha kriminale në botë, që përdoret nga mashtruesit online për të blerë fjalëkalime, është mbyllur në kuadër të koordinimit global të zyrtarëve për zbatim të ligjit. Genesis Market ka shitur të dhëna për kyçje në llogari, për identifikim të rrjetit online dhe të dhëna tjera të viktimave në botën digjitale. Zakonisht duke kushtuar më pak se 1 dollarë, informacioni personal u ka mundësuar mashtruesve që të kenë qasje nëpër llogaritë bankare të viktimave. Agjencitë për zbatim të ligjit në gjithë botën... Читать дальше...

“Shteti fajtor” - Kërkohen shkarkime lidhur me vrasjen e Sebahate Morinës 

Evropaelire.org 

Hyrja e Këshillit Prokurorial të Kosovës u bllokua të mërkurën e 5 prillit nga një stendë përplot me faqe të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin u konstatua se shteti “ia shkeli të drejtën për jetë” Sebahate Morinës. “Shteti fajtor për vrasjen e Sebahate Morinës” shkruhej në të kuqe në stendë. Aksioni u zhvillua nga organizatat joqeveritare “QIKA”, Inject dhe Rrjeti i Grave të Kosovës, që bënë thirrje për shkarkimin e personave përgjegjës në institucionet shtetërore. Më 22 mars... Читать дальше...

Borrell mirëpret marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë rreth deklaratës për të pagjeturit

Evropaelire.org 

Kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka konfirmuar të mërkurën se shefat negociatorë të Kosovës dhe Serbisë, kanë arritur pajtueshmëri më 4 prill për deklaratën për persona të pagjetur. Në këtë nivel negociatash, Kosova përfaqësohet nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ndërsa Serbia nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Përmes një postimi në Twitter, Borrell ka thënë se planifikohet që teksti i deklaratës për personat e pagjetur të miratohet në takimin e radhës të nivelit të lartë. Читать дальше...

Çfarë ndodhi në tri ditët e gjyqit në Hagë?

Evropaelire.org 

Pas më shumë se dy vjet nga konfirmimi i aktakuzës, gjyqi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nisi më 3 prill. Për tri ditë palët mbajtën deklaratat e tyre hyrëse për rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Të katër ish-eprorët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe gjenden në qendrën e paraburgimit në Hagë, që nga nëntori i vitit 2020. Që të gjithë, në nisje të gjykimit sërish u deklaruan të pafajshëm për të dhjetë pikat e aktakuzës. Читать дальше...

Mbrojtja: Jakup Krasniqi nuk kishte fuqi t'i ndalonte krimet

Evropaelire.org 

Avokatja mbrojtëse e ish-udhëheqësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, Venkateswari Alagendra, ka sfiduar provat e ofruara nga prokuroria në fjalën hyrëse të gjykimit më 5 prill. Venkateswari, tha se prokuroria nuk do të mund të dëshmojë implikimin e Jakup Krasniqit në krimet për të cilat akuzohet, pasi siç tha ajo, Krasniqi, nuk ka pasur pushtet të kontrollojë ushtarët. Venkateswari tha se prokurorisë i mbetet barra të dëshmojë autenticitetin e komunikatave të cilat po i përdor si prova kundër Jakup Krasniqit. Читать дальше...

Krasniqi: Është absurde të akuzohem për persekutim

Evropaelire.org 

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Jakup Krasniqi, deklaroi se ndihet i lënduar nga akuzat e ngritura ndaj tij nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS). Duke kundërshtuar akuzat, Krasniqi tha se është tejet absurde që ai të akuzohet për persekutim të pjesëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kur, siç tha ai, vetë ka qenë pjesë e kësaj organizate politike.

Kryeministri i Federatës së Bosnjës dënohet me 4 vjet burg për keqpërdorime

Evropaelire.org 

Kryeministri i Federatës së Bosnje e Hercegovinës, Fadil Novalliq, u dënua me katër vjet burgim për qasje të paligjshme me rastin e blerjes së respiratorëve kinezë gjatë pandemisë COVID-19. Gjykata në Bosnje e Hercegovinë shpalli dënimin e shkallës së parë kundër Novalliqit më 5 prill, ashtu si edhe kundër të të pandehurve të tjerë në këtë rast: kreut të suspenduar të Mbrojtjes Civile të Federatës së Bosnje e Hercegovinës, Fahrudin Sollak, dhe pronarit të kompanisë bujqësore “Srebrena Malina”, Fikret Hoxhiq. Читать дальше...

Trump: Aktakuza ndaj meje, ndërhyrje në zgjedhjet e ardhshme

Evropaelire.org 

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e quajti aktakuzën si sulm ndaj tij dhe si betejën e fundit me drejtësinë. Kështu deklaroi ai mbrëmë në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida, gjatë deklarimit për media. “Ky rast i rremë [aktakuza] u ngrit vetëm për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2024 dhe duhet të mbyllet menjëherë”, tha ai. Ai shtoi se nuk e ka menduar kurrë se “diçka e tillë mund të ndodhte në Amerikë”. “Krimi i vetëm që kam kryer ka qenë... Читать дальше...



Москва

Тарифы ЖКХ вырастут в России


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Главное за день



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Шапка

Шапки женские на Wildberries — скидки от 398 руб. (на новые оттенки)




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

На стадионе в Москве, таджики и узбеки, проигравшие русским футболистам со счетом 13:0 устроили массовую драку с нашими ребятами

«Торпедо» объявило об уходе хоккеистов Кручинина, Бауи и Малова

Личка — о самой дорогой покупке в Москве: два дня назад решил купить самокат за 60 тысяч рублей


WTA

Касаткина проиграла Путинцевой и не смогла выйти в 1/4 финала турнира WTA в Мадриде



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Актерское агентство Киноактер. Актерское агентство в Москве.



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России