Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Апрель
2023

Новости за 26.04.2023

Asambleja e Republikës Sërpska kërkon dorëheqjen e serbëve nga Kushtetuesja e Bosnjës

Evropaelire.org 

Asambleja e Republikës Sërpska (RS) miratoi të mërkurën, më 26 prill, konkluzionin, përmes të cilit u bën thirrje gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës nga radhët e popullit serb, të japin dorëheqjen. Konkluzioni hyn në fuqi një ditë pas miratimit dhe zgjat, siç thuhet, derisa Asambleja e Republikës Sërpska të marrë një vendim tjetër. Në favor të konkluzionit votuan 47 deputetë nga 68 sa ishin të pranishëm. Asambleja e Republikës Sërpska përbëhet nga gjithsej 83 deputetë. Читать дальше...

Papa Françesku u jep grave të drejtën e votës në mbledhjen e peshkopëve

Evropaelire.org 

Papa Françesku do t’u mundësojë grave të votojnë, për herë të parë, në një takim global të peshkopëve në tetor, u njoftua të mërkurën, më 26 prill. Agjencia France-Presse (AFP) vlerëson se kjo është një lëvizje historike që mund të çojë në një përfshirje më të madhe në vendimmarrje në Kishën Katolike Romake. Në të kaluarën, gratë lejoheshin të merrnin pjesë në sinode, organe këshilluese të papës, si auditore, por pa të drejtë vote. Rregullat revolucionare, të publikuara të mërkurën, lejojnë pesë motra fetare me të drejtë vote. Читать дальше...

Familja shqiptare ruan me fanatizëm Kuranin e vockël

Evropaelire.org 

I shtypur me gjasë nga fundi i shekullit XIX, në pothuajse 900 faqe, një Kuran në miniaturë, i konsideruar të jetë njëri ndër më të vegjlit në botë, është ruajtur me fanatizëm ndër breza nga një familje shqiptare në Tiranë. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)



Rritet numri i të infektuarve me zgjebe në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Gjatë muajit mars të këtij viti në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 32 raste të të infektuarve me zgjebe. Nga Instituti i Shëndetit Publik bëjnë të ditur se numri më i madh i të infektuarve është në Shkup dhe Kumanovë, ndërsa shtojnë se pavarësisht përqendrimit në këto dy vende, nuk ka vend për panik për sa i përket shfaqjes së epidemisë. “Gjatë periudhës nga fillimi i këtij viti deri në fund të marsit kemi 70 raste të infeksionit me zgjebe siç i themi ne, apo scabies, dhe vetëm në muajin... Читать дальше...

Për zgjedhjet në Kosovë, Serbia fajëson Perëndimin

Evropaelire.org 

Gënjeshtra e mashtrime - presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, fajësoi vendet perëndimore për zgjedhjet lokale në veri të Kosovës. Në kritika iu bashkuan edhe kryeministrja Ana Bërnabiq dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Ata akuzuan Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës se, pavarësisht kundërshtimeve të komunitetit serb, i mbështetën zgjedhjet, sipas tyre, antidemokratike dhe jolegjitime. Zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale u mbajtën më 23... Читать дальше...

OKB: Së paku 55 migrantë të mbytur pranë Libisë

Evropaelire.org 

Një varkë gome që transportonte dhjetëra migrantë në Evropë u fundos në brigjet e Libisë dhe së paku 55 persona u mbytën, duke përfshirë gra dhe fëmijë, njoftoi të mërkurën Agjencia për migracion e Kombeve të Bashkuara (OKB). Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) njoftoi se katastrofa ka ndodhur të martën. Varka mbante së paku 60 migrantë dhe u nis nga qyteti bregdetar Garabouli, në lindje të kryeqytetit libian, Tripoli. Agjencia njoftoi se pesë migrantë i mbijetuan fundosjes së anijes... Читать дальше...

Vajzat luftojnë stereotipat dhe thyejnë barrierat në TIK

Evropaelire.org 

Nëse të kanë thënë se fusha e teknologjisë informative nuk është për ty, sepse je vajzë... nuk je as e para as e fundit. Por, qindra vajza tjera i kanë lënë mbrapa shpinës këto lloje paragjykimesh dhe janë bërë të zonjat në këtë profesion.



Edhe pak ditë për tatimin në pronë: Çka nëse s’e paguan?

Evropaelire.org 

Nëse deri në fund të muajit prill, qytetarët e Kosovës nuk e bëjnë pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë për vitin 2023, ata do të gjobiten. Për ta do të aplikohet një interes prej 0.65% për secilin muaj që vonohet pagesa, si dhe një gjobë prej 10% të tatimit të papaguar. Qytetarët që paguajnë, ndërkaq, do të mund të përfitojnë nga Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin në pronën e paluajtshme. Ky projektligj parasheh që secilit tatimpagues t’i falen deri në... Читать дальше...

EUFOR po “vëzhgon nga afër” situatën e sigurisë në Bosnje

Evropaelire.org 

Misioni ushtarak i Bashkimit Evropian në Bosnje e Hercegovinë tha se nuk ka parë asnjë rrezik për situatën e sigurisë në këtë shtet, pavarësisht tensioneve të shkaktuara nga lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, që vazhdimisht kërcënon se entiteti serb do të kërkojë pavarësinë dhe do t’i bashkohet Serbisë fqinje. Dodik – që është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania nën dyshimet për përpjekje për të destabilizuar shtetin dhe për korrupsion – vazhdimisht ka kërcënuar se do të kërkojë pavarësinë e Republikës Sërpska... Читать дальше...

Pushteti dhe opozita me akuza të ndërsjella për gjendjen në KEK

Evropaelire.org 

Deputetët e partive në pushtet dhe ata në opozitë, si dhe anëtarë të Qeverisë së Kosovës, shkëmbyen akuza për dyshime të aferave korruptive brenda Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). Diskutimi i 26 prillit në Kuvend u mbajt pas kërkesës së deputetëve opozitarë për debat parlamentar lidhur me arrestimin e kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi. Më 19 prill, Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se Krasniqi u arrestua nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar... Читать дальше...

Osmani kërkon që Serbisë t’i bëhet presion që të respektojë Marrëveshjen e Ohrit

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi nga Bashkimi Evropian dhe aleatët e tjerë të Kosovës që t’i bëjnë presion Serbisë, që të respektojë obligimet që ka marrë nga Marrëveshja drejt normalizimit të raporteve. Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, Osmani tha se Serbia me veprimet e fundit ka bërë “shkelje flagrante” të dy neneve të Marrëveshjes drejt normalizimit, që u arrit në fund të shkurtit në Bruksel, dhe të aneksit të saj, që u arrit një muaj më vonë në Ohër. Kjo marrëveshje... Читать дальше...

PE paralajmëron për ndërhyrjen ruse për krijim tensionesh në Ballkanin Perëndimor

Evropaelire.org 

Parlamenti Evropian, në një raport kushtuar ndërhyrjes së huaj në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor, e ka dënuar mundësinë që Serbia i ka dhënë kanalit rus, Russia Today, për të përhapur fushatën e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ky kanal shtetëror i Rusisë është nën sanksionet e Bashkimit Evropian (BE) për shkak se akuzohet se shërben për përhapjen e propagandës së Rusisë, ndërsa në Serbi ka hapur një zyrë dhe një kanal në gjuhën serbe. Në këtë raport të përpiluar nga një komitet i... Читать дальше...

Përfundon subvencionimi i faturave të energjisë elektrike

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se në këtë muaj përfundon subvencionimi i faturave të konsumatorëve që kursejnë energjinë elektrike. Nga kjo masë, e cila ka filluar në muajin shtator të vitit të kaluar, kanë përfituar rreth 200 mijë familje dhe janë kursyer 88 milionë euro nga importi, tha ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në një konferencë për media, së bashku me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog. Nga ky muaj Qeveria e Kosovës ka subvencionuar faturat e konsumatorëve... Читать дальше...

Fare ose pak gjasa për t’u pajtuar për statutin e Asociacionit

Evropaelire.org 

Gjasat që Kosova dhe Serbia të pajtohen për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në takimin që do të zhvillojnë udhëheqësit e tyre më 2 maj në Bruksel, janë minimale ose fare, vlerësojnë Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, dhe Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd. Zyrtarë të Bashkimit Evropian(BE) kanë konfirmuar tashmë se më 2 maj, në fokus të takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë... Читать дальше...

Kosova inicion aderimin në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës ka miratuar një projektligj që mundëson nisjen e procedurave për anëtarësimin e Kosovës në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), me seli në Hagë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së ekzekutivit më 26 prill tha se aderimi në këtë komision do të rrisë mundësitë e bashkëpunimit rajonal për procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur. Sipas të dhënave zyrtare të institucioneve të Kosovës, 1.617 persona konsiderohen të zhdukur me forcë që nga lufta e fundit në Kosovë më 1998/99. Читать дальше...

Gjermania ndal tre avionë luftarakë rusë mbi Baltik

Evropaelire.org 

Tre avionë ushtarakë të Rusisë janë ndaluar në hapësirën ndërkombëtare ajrore mbi detin Baltik, njoftuan forcat ajrore gjermane. Avionët nuk kishin lëshuar pajisjet që tregojnë të dhëna për fluturimin e tyre. Gjermania dhe Britania dërguan avionët e tyre për të identifikuar dy avionët luftarakë të llojit Sukhoi Su-27 dhe një Ilyushin Il-20, tha ushtria gjermane përmes një postimi në Twitter. Autoritetet ushtarake gjermane publikuan fotografi të avionëve rusë. Avionët ushtarakë rusë rregullisht fluturojnë nga Rusia për në Kaliningrad... Читать дальше...

Talibanët vrasin liderin e IS-it që planifikoi sulmin në aeroportin e Kabulit

Evropaelire.org 

Lideri i grupit militant, Shteti Islamik (IS), që besohet se ka planifikuar sulmin me bombë në aeroportin e Kabulit më 2021 është vrarë nga talibanët, thanë zyrtarët amerikanë. Bombardimi i gushtit të vitit 2021 la të vrarë të paktën 170 civilë dhe 13 ushtarë amerikanë, teksa njerëzit po tentonin të largoheshin nga Afganistani pasi talibanët morën kontrollin e shtetit. Ky militant i IS-it është vrarë javë më parë, por është dashur kohë që të konfirmohet vdekja e tij, thanë zyrtarët amerikanë. Читать дальше...

Ambasadorja amerikane në Shkup kritikon punën e Gjykatës së Apelit

Evropaelire.org 

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Gjykatës së Apelit në Shkup për shkak të kthimt të lëndëve të profilit të lartë në rigjykim dhe disa lëndëve të tjera që janë vjetërsuar për shkak të mosgjykimit në kohë nga ana e kësaj gjykate. Më 11 prill të këtij viti, ambasadorja amerikane, siç kanë njoftuar mediat në Shkup, u dërgoi një letër autoriteteve gjyqësore dhe ekzekutive në vend, ku shprehte shqetësimin e saj dhe të SHBA-së për, siç tha ajo, “anulimin... Читать дальше...



Москва

Культура России: как прошёл конкурс бурятского языка для детей в Бурятии?


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о строительстве моста через Москву-реку у Берегового проезда



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Анастасия Волочкова

Shot: экс-бойфренда Волочковой подозревают в обмане московского бизнесмена




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

"Динамо" и "Спартак" опубликовали составы на матч Кубка России

«Спартак» обыграл «Динамо» 2:0 в полуфинале Пути регионов Кубка России

На стадионе в Москве, таджики и узбеки, проигравшие русским футболистам со счетом 13:0 устроили массовую драку с нашими ребятами


Ирина Шиманович

Шиманович пробилась в ⅛ финала теннисного турнира в Сен-Мало



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Українські новини

Депутат Миколаївської облради Кормишкін вперше опублікував своє весільне фото



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России