Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Апрель
2023

Новости за 27.04.2023

Schmidt ndryshon Kushtetutën për ta mundësuar formimin e qeverisë në Bosnje

Evropaelire.org 

Më 27 prill, përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, bëri ndryshime të përkohshme në Kushtetutën e entitetit të Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës, që pritet ta lehtësojnë formimin e Qeverisë së Federatës si dhe ligjeve penale për parandalimin e mashtrimeve zgjedhore. Këto ndryshime u bënë për të ndihmuar formimin e një qeverie rajonale pas një bllokimi të gjatë. Kjo i jep parlamentit të Bosnje dhe Hercegovinës një vit kohë për ta hartuar versionin e vet të amendamenteve kushtetuese. Читать дальше...

Gjykata miraton kërkesën qeveritare për mbylljen e Radios Evropa e Lirë në Kirgizi

Evropaelire.org 

Një gjykatë në kryeqytetin e Kirgizisë, Bishkek, e ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Kulturës për të mbyllur shërbimin e Radios Evropa e Lirë në Kirgizi – e njohur atje si Radio Azattyk.  Ky vendim, të cilin REL-i e quajti “të egër”, erdhi pasi kompania kishte refuzuar ta hiqte një video për përleshjet përgjatë një segmenti të kufirit me Taxhikistanin. Menjëherë pasi gjykatësi Cholpon Karimbaeva shpalli vendimin më 27 prill , avokati i Radios Evropa e Lirë, Timur Sultanov, tha se vendimi do... Читать дальше...

SHBA sanksionon Rusinë dhe Iranin për paraburgosjen e shtetasve amerikanë

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar sanksione të reja ndaj agjencisë ruse të inteligjencës, FSB, dhe Gardës Revolucionare të Iranit të enjten, më 27 prill. Sanksionet e reja u nxitën nga “marrja në peng” e amerikanëve, si gazetarin e Wall Street Journal, Evan Gershkovich, të arrestuar në Rusi muajin e kaluar. SHBA-ja “po tregon se askush nuk mund të përfshihet në këtë lloj sjelljeje të tmerrshme të përdorimit të qenieve njerëzore si pengje, si pazare, pa pasur pasoja”, tha një zyrtar i lartë amerikan. Читать дальше...



Blinken: SHBA-ja po punon për zgjatjen e armëpushimit në Sudan

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të enjten se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po punojnë me gjeneralët ndërluftues të Sudanit për ta zgjatur armëpushimin para se të skadojë Blinken tha se ai priste të zbulonte më shumë detaje “gjatë orëve në vijim” mbi situatën në Sudan, ku ushtria ka rinisur sulmet ajrore ndaj paraushtarakëve rivalë në kryeqytetin Khartoum edhe para skadimit të armëpushimit në mesnatë. “Ne jemi duke punuar shumë, në mënyrë aktive, për ta zgjatur armëpushimin”, u tha Blinken gazetarëve. Читать дальше...

Chollet bisedon me Vuçiqin, pret “takim konstruktiv” në Bruksel më 2 maj

Evropaelire.org 

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se shpreson që do të ketë takim konstruktiv mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë më 2 maj në Bruksel. “Bisedë thelbësore, pozitive me presidentin (Aleksandar) Vuçiq sot. Ramë dakord për fuqizimin e vazhdueshëm të partneritetit SHBA – Serbi dhe fokus të përbashkët për progresin në dialog, veçanërisht nevojën urgjente për të formuar Asociacionin", shkroi Chollet në Twitter. Kjo deklaratë e Chollet të enjten, më 27 prill... Читать дальше...

Shkarkimet në Këshillin Gjyqësor nxisin reagime në Shkup

Evropaelire.org 

Shkarkimi i kryetares së Këshillit Gjyqësor të Maqedonisë së Veriut, Vesna Dameva, ka nxitur reagime të shumta në opinion. Shkarkimi i Damevës u bë me miratimin e 7 prej 13 anëtarëve sa numëron ky organ. Ngjarjet në Këshillin Gjyqësor pasojnë një letër të ambasadores amerikane në Shkup me kritika të ashpra ndaj punës së Gjykatës së Apelit. Dameva u shkarkua me arsyetimin se e ka fshehur letrën e ambasadores Angela Aggeler, por edhe për shkak të siç thuhet, prishjes së raporteve ndërnjerëzore në Këshill. Читать дальше...

Deklarata e Uashingtonit: Armët bërthamore, fundi i Kim Jong Unit

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë miratuar Deklaratën e Uashingtonit, që parasheh dislokimin e rregullt të një nëndetëseje amerikane në ujërat koreanojugore. Kjo do të bëhet për t’iu kundërvënë kërcënimeve bërthamore të Koresë së Veriut, që udhëhiqet nga Kim Jong Un.

Tri gazetare thirren në gjyq në Iran, akuzohen për “propagandë kundër sistemit”

Evropaelire.org 

Tri gazetare të shquara nga Teherani – Saeedeh Shafiei, Mehrnoush Zarei dhe Nasim Soltanbeigi – janë thirrur ndarazi në Gjykatën e Evin-it në Moghaddasi me akuzën se raportimet e tyre prodhuan “propagandë kundër sistemit”. Agjencia aktiviste e lajmeve HRANA raportoi të enjten, më 27 prill, se gazetaret morën ftesa të veçanta, ku u kërkohej të paraqiteshin brenda pesë ditëve në gjykatë, për ta paraqitur mbrojtjen e tyre kundër akuzave të ngritura ndaj tyre. Këto ftesa për paraqitje në gjyq vijnë... Читать дальше...



Seancë dëgjimore për Abazoviqin shkaku i votës për Kosovën

Evropaelire.org 

Komisioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Parlamentit të Malit të Zi e ka caktuar për 3 maj seancën dëgjimore të kryeministrit në mandatin teknik, Dritan Abazoviq, lidhur me mbështetjen e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.  Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës e mbështeti dërgimin e kërkesës për votim tek Asambleja e saj Parlamentare më 24 prill, për të cilën votoi edhe përfaqësuesi i Malit të Zi. Nga 46 shtete sa ka Këshilli i Evropës, 33 votuan për.   Seanca dëgjimore e Abazoviqit... Читать дальше...

Rusia refuzon kërkesën e SHBA-së për ta vizituar gazetarin e burgosur

Evropaelire.org 

Ministria e Jashtme e Rusisë tha të enjten, më 27 prill, se e ka refuzuar një kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’i bërë një vizitë gazetarin amerikan të The Wall Street Journal, Evan Gershkovich, i cili është burgosur në Rusi nën akuza për spiunazh. Ministria ruse tha se refuzoi kërkesën për një vizitë më 11 maj në shenjë hakmarrjeje për refuzimin e SHBA-së për t’u dhënë viza gazetarëve rusë që planifikonin ta shoqëronin ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov, në një udhëtim për në Kombet e Bashkuara (OKB). Читать дальше...

Tensione në Nagorno Karabak, Armenia kërkon prezencë më të madhe ndërkombëtare

Evropaelire.org 

Kryeministri armen, Nikol Pashinian, ka bërë thirrje për një prezencë më të madhe ndërkombëtare për t’i  qetësuar tensionet me Azerbajxhanin rreth zonës së Nagorno Karabakut. Kjo thirrje vjen pak pasi Rusia emëroi një nga komandantët e saj më të lartë ushtarak si udhëheqës të një forcë paqeruajtëse për në rajonin e shkëputur. Duke folur gjatë një seance qeveritare të enjten, më 27 prill, Pashinian e akuzoi se kishte nisur një provokim duke instaluar një pikë kontrolli në rajonin e Shushit, duke... Читать дальше...

Ambasadorja amerikane në OKB: Kosova dhe Serbia urgjentisht ta zbatojnë marrëveshjen

Evropaelire.org 

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Linda Thomas Greenfield, në takime të ndara me krerët e diplomacisë së Kosovës dhe Serbisë, u ka bërë thirrje të dyja vendeve që ta zbatojnë menjëherë marrëveshjen e arritur për normalizim të raporteve. Në Nju Jork, më 26 prill, një ditë para seancës së Këshillit të Sigurimit për Kosovën, Greenfield ka biseduar me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq. Paraprakisht, më 25 prill, ajo ishte takuar me zëvendëskryeministren e Kosovës dhe ministren e Punëve të Jashtme... Читать дальше...

Programin në radion zvicerane e mori përsipër inteligjenca artificiale

Evropaelire.org 

Radiostacioni zviceran, Couleur 3, të enjten, po transmeton një program gjithëditor të krijuar tërësisht nga inteligjenca artificiale, njoftoi radiostacioni. "Nuk do të dëgjoni prezantuesit e vërtetë të Color 3 sot. Robotët kanë marrë nën kontroll studion dhe zërin e tyre", kanë shkruar ata në Twitter. Nga ky eksperiment përjashtohen vetëm lajmet, bëri të ditur radiostacioni. Programi i kanalit muzikor të radios dhe televizionit publik zviceran, RTS në gjuhën frënge, është prodhuar me... Читать дальше...

Partitë pro-serbe në Mal të Zi, të zemëruara për mbështetjen e Kosovës për Këshillin e Evropës

Evropaelire.org 

Mali i Zi ka marrë vendimin për të mbështetur pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pas procedurave të nevojshme, është konfirmuar jozyrtarisht për Radion Evropa e Lirë nga Qeveria më 26 prill. Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, ka marrë vendim që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës. Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës e mbështeti dërgimin e kërkesës për votim tek Asambleja e saj Parlamentare më 24 prill, për të cilën votoi edhe përfaqësuesi i Malit të Zi. Читать дальше...

Krasniqi: Ekipi Menaxhues për Asociacionin nuk iu përgjigj ftesës për takim

Evropaelire.org 

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi, tha se sipas vendimit të vitit 2020, Ekipi Menaxhues për hartimin e statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duhet t’i raportojë kësaj ministrie. Krasniqi tha se ai ka ftuar për në një takim më 18 prill pjesëtarët e Ekipit Menaxhues, por asnjëri prej tyre nuk i është përgjigjur kësaj ftese. Para se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të merrte drejtimin e ekzekutivit kosovar, kjo ministri udhëhiqej kryesisht nga serbët... Читать дальше...

Një raport i ri për Kosovën para Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Evropaelire.org 

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara diskuton të enjten në mbrëmje raportin e ri gjashtëmujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për punën e Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK). Në seancën që mbahet në Nju Jork dhe që do të kryesohet nga Rusia, Kosova dhe Serbia do të përfaqësohen nga ministrat përkatës të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwartz dhe Ivica Daçiq. Në raportin për periudhën nga 16 shtatori 2022 deri më 18 mars 2023, Guterres përshëndeti Marrëveshjen... Читать дальше...

Pavarësisht armëpushimit, në Sudan vazhdojnë luftimet

Evropaelire.org 

Ushtria sudaneze dhe forca paramilitare kanë vazhduar luftimet në periferi të Kartumit, duke minuar marrëveshjen e armëpushimit, por ushtria shprehu gatishmërinë për zgjatjen e armëpushimit. Në orët e vona të 26 prillit, ushtria tha se gjenerali Abdel Fattah al-Burhan ka thënë miratimin fillestar për planin e zgjatjes së armëpushimit edhe për 72 orë dhe ka dërguar një të dërguar të ushtrisë në kryeqytetin e Sudanit Jugor, Juba, për bisedime. Paraprakisht, ushtria sudaneze dhe grupi paramilitar... Читать дальше...

Mediat në rrjetet sociale, burim kryesor i keqinformimit 

Evropaelire.org 

Qytetarët në Kosovë keqinformohen gjithnjë e më shumë nga mediat që shfaqen vetëm në rrjetet sociale, si Facebook, dhe nga ato të regjistruara si entitete juridike, tregojnë të dhënat e raportit të fundit të platformës për kontrollim të fakteve në Kosovë, Hibrid.info.  Raporti i publikuar të martën, më 25 prill, tregon se, gjatë muajit mars, vetëm 10 për qind e lajmeve keqinformuese janë publikuar nga portale “të dyshimta”- siç cilësohen portalet për aktivitetin e të cilave nuk ka të dhëna publike. Читать дальше...

SHBA dhe Koreja e Jugut arrijnë marrëveshje për armët bërthamore

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë arritur një marrëveshje, që synon t’i kundërvihet kërcënimeve bërthamore të Koresë së Veriut. Uashingtoni është pajtuar që në mënyrë periodike të dislokojë në Korenë e Jugut nëndetëse të pajisura me armë bërthamore, si dhe të përfshijë Seulin në operacionet planifikuese bërthamore të SHBA-së. Në këmbim, Koreja e Jugut është pajtuar që të mos zhvillojë vetë armë bërthamore. Deklarata e Uashingtonit do të forcojë bashkëpunimin e aleatëve në parandalimin e një sulmi nga Koreja e Veriut... Читать дальше...

Në Kosovë shënohet Dita Kombëtare e të Zhdukurve

Evropaelire.org 

Në Kosovë më 27 prill shënohet Dita Kombëtare e të Zhdukurve nga lufta e fundit 1998/99. Sipas të dhënave zyrtare, 1.617 persona konsiderohen të zhdukur me forcë që nga lufta e fundit në Kosovë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se zhdukja me dhunë e mijëra qytetarëve të Kosovës, përfshirë fëmijë, “ishte përpjekje e qartë për zhdukjen e një populli”. “Kjo është një ndër krimet më të llahtarshme të regjimit gjenocidal të [ish-liderit serb, Sllobodan] Millosheviqit. Në ditët si kjo duhet... Читать дальше...



Москва

Консультации. Составление Договоров. Присутствие Продюсера при заключении договоров и переговорах. Лекции. Переговоры. Встречи и Обсуждения.


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин поздравил москвичей с 1 Мая



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Александр Пушной

Кировчанин обыграл телеведущего Александра Пушного и получил деньги




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

ЭСК указала на ошибки главного арбитра дерби ЦСКА — «Спартак» Казарцева

Волейболисты «Зенита-Казань» стали чемпионами России

«Торпедо» объявило об уходе хоккеистов Кручинина, Бауи и Малова


Ирина Шиманович

Шиманович пробилась в ⅛ финала теннисного турнира в Сен-Мало



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Симферополь

Керченские юные подводники показали отличные результаты на Республиканских соревнованиях



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России