Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Октябрь
2023

Новости за 15.10.2023

SHBA paralajmëron për mundësinë e zgjerimit të konflikt në Lindje të Mesme

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se konflikti në mes të Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas mund të zgjerohet më shumë në Lindje të Mesme. Sekretari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, ka thënë më 15 tetor se ende ekziston rreziku që grupi militant Hezbollah, ose Irani, të përfshihen direkt në luftën e Izraelit me Hamasin. “Ekziston rreziku i një përshkallëzimit të konfliktit, hapja e një fronti të dytë, dhe natyrisht përfshirja e Iranit”, ka thënë ai për rrjetin televiziv CBS. Читать дальше...

Shefja e BE-së: Kosova dhe Serbia të kthehen në tryezën e dialogut

Evropaelire.org 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi të dielën në Tiranë se Kosova dhe Serbia duhet të kthehen në dialog për t’i normalizuar marrëdhëniet mes tyre. Zyrtarja e lartë evropiane ka mbërritur në Shqipëri një ditë para nisjes së samitit të Procesit të Berlinit, që për herë të parë zhvillohet në një nga vendet e rajonit. E pyetur se çfarë ndodh me Marrëveshjen e Ohrit – të arritur në mars mes Kosovës dhe Serbisë - pas sulmit të 24 shtator në Banjskë të Kosovës, Ursula von... Читать дальше...

Bujar Osmani: Nikolla Gruevski është mirë të kthehet në Maqedoninë e Veriut 

Evropaelire.org 

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, ka deklaruar të dielën se ish-kryeministri i arratisur, Nikolla Gruevski është mirë që të kthehet në Maqedoni të Veriut nga Hungaria, pasi sipas Osmanit, bëhet fjalë për një njeri që di shumëçka për vendin, por që ndodhet në shtet tjetër. “Nga pikëpamja politike, është një çështje, e cila e di se do të abuzohet, por nga pikëpamja e sigurisë, nuk është aspak e mençur që në duart e një shteti tjetër të jetë një njeri që dhjetë vjet... Читать дальше...



Adoptimi i të rriturve – fenomen i ri në Korenë Jugore

Evropaelire.org 

AFP Shkrimtarja jugkoreane, Eun Seo-ran ka qenë e lumtur si beqare, derisa një emergjencë mjekësore ia ka nxitur dëshirën që ta ketë familjen afër. Më vonë ajo e ka marrë një hap jokonvencional: e ka adoptuar ligjërisht miken e saj më të mirë. Kjo 44-vjeçare jeton larg prej familjes së saj biologjike, dhe pjesëtarët e saj nuk janë të përfshirë në jetën e shkrimtares. Ajo nuk është e martuar, sikurse shumë njerëz në Korenë Jugore, me shkallë të ulët nataliteti, dhe nuk ka fëmijë. Mirëpo Eun e ka një mike shumë të mirë: Lee Eo-rie. Читать дальше...

Spitalet në Gaza paralajmërojnë se mijëra pacientë mund të vdesin në mungesë furnizimesh

Evropaelire.org 

Mjekët në Gaza kanë paralajmëruar se mijëra persona mund të vdesin në spitalet e mbushura me persona të plagosur, pasi ka nisur të vërehet mungesa e produkteve bazike. Palestinezët nuk kanë qasje në ujë dhe ushqim, me një vendim të Qeverisë izraelite, pas sulmeve të grupit militant Hamas në tokën izraelite, më 7 tetor. Spitalet në Gaza pritet të mbesin pa naftë për gjeneratorë brenda dy ditëve, dhe kështu do të rrezikohet jeta e mijëra pacientëve, sipas agjencive të Kombeve të Bashkuara. Në spitalin Nasser në qytezën jugore Khan Younis... Читать дальше...

Pa u zbardhur Banjska, dialogu i paimagjinueshëm

Evropaelire.org 

Nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë flitet pak për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë që i ndërmjetëson Bashkimi Evropian - përveç thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare që palët t’i kthehen këtij procesi. Rastin e parë ato e kanë pasur në samitin e Komunitetit Politik Evropian, që është zhvilluar më 5 tetor, në Granadë të Spanjës, por pa ndonjë rezultat. Të pranishëm atje kanë qenë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Derisa Vuçiq, pa dhënë shumë detaje... Читать дальше...

Netanyahu mbledh kabinetin qeveritar, zotohet se do ta “shkatërrojë” Hamasin

Evropaelire.org 

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka mbledhur kabinetin emergjent qeveritar për herë të parë të dielën, duke thënë se uniteti kombëtar i shpërfaqur ditëve të fundit ka dërguar mesazh brenda dhe jashtë shtetit. Takimi është mbajtur në selinë e ushtrisë në Tel Aviv, dhe ka nisur me një minutë heshtje për t’i nderuar 1.300 izraelitët e vrarë nga grupi militant Hamas, më 7 tetor. Duke e mirëpritur ligjvënësin opozitar, Benny Gantz, i cili i është bashkuar qeverisë bashkë me disa anëtarë të partisë... Читать дальше...

Aliyev ngre flamurin e Azerbajxhanit mbi rajonin e Karabakut

Evropaelire.org 

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev e ka ngritur lart flamurin kombëtar të shtetit të tij në kryeqytetin e rajonit të shkëputur të Nagorno-Karabakut, pas një operacion të shkurtër muajin e kaluar, që ka rezultuar me kthimin të kontrollit të Bakusë mbi këtë territor. Presidenca e Azerbajxhanit ka thënë se Aliyev e ka mbajtur një fjalim, pas ngritjes së flamurit në qytetin Kankendi. Kreyqyteti i Karabakut ka rënë në kontrollin e Azerbajxhanit, pasi forcat e sigurisë së këtij shteti i kanë... Читать дальше...



Në pritje të epilogut për rastin e terapisë me citostatikë

Evropaelire.org 

“Nëse nuk dëshironi që të kryeni një punë, atëherë formoni komision”. Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë ish-kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Tito Petkovski, duke komentuar vendimin për themelimin e një komisioni anketues parlamentar për hetimin e dyshimeve se janë shitur ilaçet e Klinikës s Onkologjisë në Shkup. Më 3 shtator, Prokuroria e Maqedonisë së Veriut njoftoi nisjen e hetimeve lidhur me pretendimet për shitjen e terapive të personave të prekur me kancer. Hetimet nisën... Читать дальше...

Pagat dhe kushtet e punës dekurajojnë policët

Evropaelire.org 

“Jo gjithmonë jemi të furnizuar me pajisje e uniforma të nevojshme... Paga që marrim është modeste, por gjithmonë duke shpresuar se një ditë do të jetë e dinjitetshme dhe do të ketë kushte më të mira pune”. Kështu një polic i Kosovës rrëfen për Radion Evropa e Lirë përvojën e tij mbi 10-vjeçare në policinë e shtetit. Thotë se shumë kolegë të tij detyrohen të kërkojnë edhe alternativa, si kredi, për t’i shkolluar fëmijët, apo për t’i mbajtur familjet. Duke dashur të mbetet anonim, ai thotë se... Читать дальше...

Parku në Bosnje i frymëzuar nga piktura e Van Goghut

Evropaelire.org 

Një biznesmen boshnjak ia ka vënë vetes detyrë që një hapësirë livadhesh natyrore ta kthejë në një kopje të një prej pikturave më të famshme të Vincent van Goghut "Nata me yje". (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

Vritet me thikë regjisori i mirënjohur iranian

Evropaelire.org 

Një prej regjisorëve më të njohur iranian, Dariush Mehrjui, është therur me thikë për vdekje në mbrëmjen e së shtunës, afër gruas së tij, në shtëpinë e tyre afër Teheranit, kanë thënë autoritetet. Regjisori 83-vjeçar ka qenë i lidhur me valën e re të kinemasë në Iran, duke e krijuar fillimisht filmin “Lopa” më 1969. “Gjatë hetimeve preliminare, ne kemi gjetur se Dariush Mehrjui dhe gruaja e tij, Vahideh Mohammadifar, janë vrarë pas disa therjeve në qafë”, ka thënë Hossein Fazeli-Harikandi, shefi gjyqësorit për rajonin e Teheranit... Читать дальше...

Ligji i diskutueshëm lë bosh sallat e Mjekësisë në Shqipëri

Evropaelire.org 

Kanë kaluar dy javë nga nisja e vitit akademik në Shqipëri dhe sallat e Fakultetit të Mjekësisë janë bosh. Studentët bojkotojnë mësimin dhe protestojnë kundër ligjit që i detyron mjekët e ardhshëm të punojnë në Shqipëri deri në 5 vjet pas përfundimit të studimeve - në të kundërtën, duhet të paguajnë një tarifë të caktuar. Ata që janë dakord me këtë kufizim, duhet të firmosin një kontratë, që ende nuk është hartuar, pasi nuk ishte e përcaktuar tarifa që duhet të paguajë një student në një vit. Читать дальше...

Ushtria e Izraelit publikon orar të ri për ikjen e banorëve të Gazës në jug

Evropaelire.org 

Ushtria izraelite ka publikuar orar të ri për civilët në Gaza, të cilët i ka urdhëruar të largohen drejt jugut. Banorët do të mund të largohen prej orës 10:00 të mëngjesit deri në orën 13:00 nëpër rrugët e përcaktuara më parë, ka thënë një zëdhënës i ushtrisë izraelite në X – platformë e njohur më parë si Twitter. Ushtria ka thënë se nuk do t’i sulmojë ato rrugë përgjatë orarit për evakuim. Njerëzit që kujdesen për sigurinë e familjeve të tyre duhet të nisen drejt jugut, ka thënë ushtria izraelite... Читать дальше...

BE mbështet Procesin e Berlinit si kornizën më të mirë për rajonin

Evropaelire.org 

Krerët e institucioneve të Bashkimit Evropian do të takohen të hënën në Tiranë, në kuadër të Procesit të Berlinit, që për herë të parë zhvillohet në një vend të rajonit. Me pjesëmarrjen e presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel dhe presedentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, komisionari i BE-së për Zgjerim Oliver Verhelyi, dhe shumë zyrtarë tjerë evropianë, dëshirojnë të dëshmojnë se sa e përkushtuar është BE-ja në mbështetje të këtij procesi. Procesi i Berlinit nuk është... Читать дальше...

Afganistani goditet nga tërmeti i tretë brenda javës

Evropaelire.org 

Një tërmet i ri e ka goditur perëndimin e Afganistanit – disa ditë pas dy tërmeteve tjera të fuqishme, të cilat i kanë lënë të vdekur mbi 1.000 njerëz. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, ka thënë se tërmeti 6.3 shkallësh i Rihterit është regjistruar afër qytetit të Heratit. Thellësia e tërmetit ka qenë 6.3 kilometra. Deri më tani nuk ka raportime për viktima. Më shumë se 90 për qind e atyre që kanë vdekur nga dy tërmet paraprake ka qenë gra dhe fëmijë, ka thënë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF). Читать дальше...

Banorët e dëshpëruar të Gazës në kërkim të ushqimit, ujit dhe sigurisë

Evropaelire.org 

Mbi 2.3 milionë civilëve në Gaza është duke iu vështirësuar jetesa pa ushqim, ujë dhe mungesë sigurie, teksa shqetësohen edhe për ndonjë intervenim tokësor izraelit, një javë pasi militantët e Hamasit kanë kryer sulme të përgjakshme në Izrael. Ndonëse mijëra persona e kanë dëgjuar urdhrin e Izraelit për t’u shpërngulur nga veriu për në jug të Gazës, mijëra të tjerë janë nëpër spitale. Forcat izraelite, të mbështetura nga prezenca e anijeve luftarake amerikane në rajon, janë pozicionuar afër kufirit... Читать дальше...

Izraeli thotë se ushtria po përgatitet për ta sulmuar Gazën “nga ajri, deti e toka”

Evropaelire.org 

Izraeli është duke kryer përgatitje për një ofensivë tokësore në Rripin e Gazës të kontrolluar prej Hamasit, pasi u ka kërkuar palestinezëve që jetojnë në atë territor që të largohen në pjesën jugore, në afërsi me Egjiptin. Këshilltari izraelit për Siguri Kombëtare e ka paralajmëruar grupin militant të Libanit, Hezbollahun, që të mos nisë luftë në veri të Izraelit, duke e kërcënuar me “shkatërrim” të grupit. Izraeli është zotuar për ta shkatërruar edhe Hamasin, si shenjë hakmarrjeje ndaj sulmeve... Читать дальше...



Москва

В театре Эстрады состоялся финальный показ музыкально-драматического спектакля «Дом окнами в поле»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Главное за день



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Певец

Певцу Денису Майданову стало плохо на репетиции праздничного концерта




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

"Динамо" и "Спартак" опубликовали составы на матч Кубка России

На стадионе в Москве, таджики и узбеки, проигравшие русским футболистам со счетом 13:0 устроили массовую драку с нашими ребятами

ЭСК указала на ошибки главного арбитра дерби ЦСКА — «Спартак» Казарцева


Елена Рыбакина

Названы победительницы матчей Рыбакиной и Путинцевой за четвертьфинал турнира в Мадриде



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Симферополь

Еженедельный вестник катастроф



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России