Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Октябрь
2023

Новости за 29.10.2023

Protestuesit anti-hebrenj sulmojnë aeroportin e Dagestanit teksa arrin fluturimi nga Izraeli

Evropaelire.org 

Qindra protestues anti-hebrenj sulmuan aeroportin në qytetin rus, Makaçkala, në rajonin e Dagestanit – të banuar me shumicë myslimane – përderisa disa brohoritën slogane kundër hebrenjve drejtuar pasagjerëve që arritën në një fluturim nga Tel Avivi më 29 tetor. Policia mbërriti në aeroport pas trazirave, ndërsa zyra e Ministrisë së Brendshme në këtë qytet tha se përforcimet, përfshirë njësitë e Gardës Kombëtare, po dërgoheshin për të "garantuar sigurinë" e pasagjerëve që arritën, sipas kanalit Baza në Telegram. Читать дальше...

Shefja e KE-së arrin në Shkup në vizitën e parë të turit ballkanik

Evropaelire.org 

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të dielën në mbrëmje ka arritur në Shkup, duke filluar turneun e saj në Ballkanin Perënidmor, pasi ajo pas kryeqendrës maqedonase do të vizitojë Prishtinën, Podgoricën, Beogradin dhe Sarajevën. Gjatë vizitës në Shkup dhe vende tjera të Ballkanit Perëndimor, kryetarja e Komisionit Evropian, Von der Leyen do ta do të prezantojë Kornizën Investuese të Ballkanit Perëndimor. Korniza është një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian, institucioneve financiare dhe donatorëve... Читать дальше...

SHBA: Izraeli duhet të mbrojë civilët në Rripin e Gazës

Evropaelire.org 

Izraeli ka përgjegjësi për jetën e banorëve të pafajshëm në Gazë, tha këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan. Me numrin e viktimave që ka arritur në mbi 8.000 në Rripin e Gazës, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, është nën presion që ta bëjë të qartë se mbështetja e tij për Izraelin nuk nënkupton mbështetje për gjithçka që Izraeli po bën në këtë enklavë. Sullivan tha se Uashingtoni i ka bërë pyetje të vështira Izraelit, përfshirë edhe për çështjet që kanë të bëjnë me ndihmat humanitare... Читать дальше...



“Shitni alkool ose mbylleni dyqanin” – Rregullat e reja për restorantet hallall në Uzbekistan

Evropaelire.org 

Zyrtarët në Tashkent, kryeqytetin e Uzbekistanit, i kanë mbyllur dyert e dhjetëra restoranteve që nuk shërbejnë alkool, kanë pretenduar pronarë të restoranteve, duke shtuar se atyre u është thënë se mund të rihapen vetëm nëse bizneset e tyre shesin liker. Ky është vetëm njëri prej vendimeve që janë marrë së fundi, me qëllim të kufizimeve të lirive për myslimanët, pasi Qeveria në këtë vend është e shqetësuar për valën e “radikalizmit fetar” në Uzbekistan. Shumë pronarë restorantesh i kanë thënë... Читать дальше...

Ministria e Shëndetësisë në Gazë: Numri i viktimave ka arritur në mbi 8.000

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi tha se numri i palestinezëve të vrarë që kur nisi lufta me Izraelin më 7 tetor ka kaluar shifrën prej 8.000. Kjo ministri tha të dielën se numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 8.005, përfshirë mbi 3.300 të mitur dhe mbi 2.000 gra. Ministria e Shëndetësisë në Gazë është pjesë e Qeverisë që udhëhiqet nga Hamasi, por po ashtu përfshin mjek dhe shërbyes civilë që nuk janë të lidhur me grupin. Numri i viktimave që nga nisja e luftës... Читать дальше...

Mbi tre muaj pritje për një mamografi

Evropaelire.org 

Vetëm gjatë vitit 2022, 356 gra kanë humbur jetën nga kanceri në gji në Maqedoninë e Veriut, bën të ditur Instituti i Shëndetit Publik. Këto shifra janë më të larta gjatë 12 vjetëve të fundit. Në vitin 2021 nga kanceri në gji jetën e kanë humbur 337 gra. Përderisa dhjetë vjet më herët në vitin 2011, 272 gra e kanë humbur betejën me këtë sëmundje. Me gjithë shifrat alarmante, sfidë mbetet gjetja e një termini për kontroll, përkatësisht për incizim mamografik (metodë që përdoret kryesisht... Читать дальше...

OKB: Palestinezët hyjnë nëpër depo për t’u furnizuar me ushqime

Evropaelire.org 

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë tha se mijëra persona kanë hyrë me forcë në depo të ndihmës në Gazë për të marrë ushqime dhe “gjësende të tjera elementare për mbijetesë”. Thomas White, drejtor i agjencisë në Gazë, tha më 29 tetor se kjo hyrje në depotë e ushqimeve “është një shenjë shqetësuese se rendi civil ka filluar të prishet” pas tre javësh luftë mes Izraelit dhe Hamasit, që udhëheq me Gazën. Agjencia, që njihet si UNRWA, ofron shërbime bazike për qindra mijëra persona në Gazë. Читать дальше...

Gjysma e jetës nën tokë: Minatorët kërkojnë kushte më të mira

Evropaelire.org 

Tash e 38 vjet, punën e fillon në terr dhe e mbaron kryesisht në terr. Eset Meha, 62 vjeç, është kryepunëtor në kombinatin metalurgjik Trepça - sektorët e të cilit gjenden në jug dhe në veri të Mitrovicës. Çdo ditë pune, ai futet 740 metra nën tokë, në horizontin e dhjetë të minierës. Me uniformë të vjetruar, çizme të baltosura e helmetë të zymtuar thotë se punon në ajër të ndotur, tym e lagështi. “Puna më ka bërë që gjatë fjetjes të kem probleme me frymëmarrje”, thotë ai. “Në minierë kam punuar në vende të ndryshme. Читать дальше...



Pa mjete pune në minierën e Trepçës

Evropaelire.org 

Minatorët e kombinatit metalurgjik Trepça, punojnë në kushte të rrezikshme për punë. Krahas shumë problemeve dhe mungesës së sigurisë, makineritë e vjetra mbi 50 vjet janë shqetësim i madh.

Shkatërrimet në Gazë

Evropaelire.org 

Izraeli ka thënë se lufta ndaj Hamasit në Rripin e Gazës ka hyrë në fazën e dytë, përderisa ushtria izraelite po sulmon nga toka, ajri dhe deti këtë territor të rrethuar ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë. Izraeli që nga mbrëmja e 27 tetorit ka thënë se ka zgjeruar operacionet tokësore në Gazë, me qëllim që të mposhtë Hamasin. Banorët e Gazës mbetën për pothuajse dy ditë pa internet dhe linja telefonike si pasojë e sulmeve izraelite.

Vuçiq: Të gatshëm të përmbushim gjithçka që nuk përfshin njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksadar Vuçiq, tha për televizioni Prva të Serbisë se afatet kohore për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë më nuk kanë asnjë kuptim dhe se Serbia është e gatshme të përmbushë gjithçka që nuk përfshin njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara. Gjermania, Franca dhe Italia kanë kërkuar që Beogradi të njohë de facto pavarësinë e Kosovës dhe që Kosova të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kështu është thënë në letrën e nënshkruar nga kancelari gjerman... Читать дальше...

Irani: Sulmet e Izraelit në Gazë mund të detyrojnë të gjithë të veprojnë

Evropaelire.org 

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, tha më 29 tetor se bombardimet e vazhdueshme të Izraelit në Gazë “mund të detyrojë të gjithë” të veprojnë. Ky është paralajmërimi i fundit i lëshuar nga Republika Islamike që kur nisi lufta mes Izraelit dhe grupit militant palestinez, Hamas, tri javë më parë. Izraeli ka bombarduar territorin e Rripit të Gazës që kur militantët e Hamasit sulmuan jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë mbi 1.400 persona, shumica prej tyre civilë. Që atëherë, në Gazë janë vrarë mbi 7.700 persona... Читать дальше...

Çmimet e larta godasin kosovarët: "Ndonjëherë nuk fitoj asnjë cent"

Evropaelire.org 

Rritja e çmimeve në Kosovë po paraqet sfidë të madhe për shumë familje me të ardhura të ulëta, përfshirë atë të Islam Aliut, i cili tash e 26 vjet mban familjen duke bartur me karrocë mallrat që qytetarët blejnë në tregun e Prishtinës. Derisa priste klientin e radhës, ai tha për Radion Evropa e Lirë se shpeshherë nuk fiton asnjë cent gjatë ditës.

Vdes aktori Matthew Perry

Evropaelire.org 

Aktori Matthew Perry, i njohur për rolin e tij si Chandler Bing në serialin Friends, ka vdekur në moshën 54-vjeçare. Aktori u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, sipas mediave amerikane. “Matthew ishte një aktor jashtëzakonisht i talentuar dhe pjesë e rëndësishme e grupit televiziv Warner Bros”, tha kompania në një deklaratë. Përfaqësuesit e Perryt nuk kanë komentuar për vdekjen e tij. Roli i Perryt në Friends e bëri atë një prej aktorëve më të njohur në botë. Seriali Friends... Читать дальше...

Izraeli kryen sulme ajrore afër spitalit më të madh në Gazë

Evropaelire.org 

Avionët izraelitë mëngjesin e së dielës kanë kryer sulme ajrore pranë spitalit më të madh në Gazë, që është i mbushur me pacientë dhe dhjetëra mijëra palestinezë që po kërkojnë strehim, thanë banorët. Izraeli tha se militantët e Hamasit – që udhëheqin Gazën – kanë një qendër komanduese nën spital, duke mos dhënë dëshmi të tjera për këtë pretendim. Sulmet vijnë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi për “fazën e dytë” të luftës së Izraelit ndaj Hamasit, tri javë pasi Hamasi kreu sulme në Izrael më 7 tetor. Читать дальше...



Москва

МЧС РФ: в общежитии РУДН в Москве произошло короткое замыкание


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Главное за день



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Земфира

Жена оскандалившегося Валерия Меладзе провела вечер на концерте Земфиры в Испании




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

«Торпедо» объявило об уходе хоккеистов Кручинина, Бауи и Малова

Волейболисты «Зенита-Казань» стали чемпионами России

Тренер "Динамо" Личка о самой дорогой покупке в Москве: я купил себе самокат


WTA

16-летняя теннисистка Андреева обновила рекорд турниров WTA-1000



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Українські новини

Депутат Миколаївської облради Кормишкін вперше опублікував своє весільне фото



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России