Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Октябрь
2023

Новости за 20.10.2023

SHBA dhe BE kërkojnë zbatim të shpejtë dhe pakushte të Marrëveshjes për normalizim

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kanë bërë thirrje të premten për zbatim të “shpejtë dhe pa kushte” të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe që dy vendet t’i kthehen dialogut. Ky qëndrim është përfshirë edhe në deklaratën e përbashkët, të miratuar në samitin mes SHBA-së dhe BE-së, që është mbajtur më 20 tetor në Uashington. Nikoqir i samitit ka qenë presidenti amerikan, Joe Biden, bashkë me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ndërsa BE-ja... Читать дальше...

Zbehen pritjet për miratimin e ndryshimeve kushtetuese

Evropaelire.org 

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, të premten u ka bërë thirrje të gjitha partive politike që janë për integrimin evropian të këtij shteti që “me vepra të demonstrojnë përkushtimin e tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian”. “Pas 17 vjetësh pritjeje, po hyjmë në fazën përfundimtare të procesit të anëtarësimit. Kemi edhe një sfidë tjetër, ndryshimin e Kushtetutës për vazhdimin e negociatave për kapitujt, që presim të imponojnë një ritëm të përshpejtuar të reformave. Besoj... Читать дальше...

Izraeli konfirmon se Hamasi liroi dy pengje amerikane

Evropaelire.org 

Grupi militant palestinez Hamas, ka thënë të premten se i ka liruar dy pengje amerikane – një nënë dhe vajzën e saj – për, siç ka thënë, “arsye humanitare”, pas përpjekjeve të Katarit për ndërmjetësim. Zëdhënësi i krahut të armatosur të Hamasit, Abu Ubaida, e ka lëshuar një deklaratë duke e bërë të ditur lirimin e tyre. Kjo është hera e parë e lirimit të pengjeve, prej sulmit të armatosur të Hamasit në Izrael, më 7 tetor. Sipas autoriteteve izraelite, dy gratë e liruara janë Judith dhe Natalie Raanan. Читать дальше...



Çfarë dihet për pengjet e Hamasit?

Evropaelire.org 

Reuters Persona të armatosur nga grupi palestinez, Hamas, morën të paktën 200 pengje dhe vranë rreth 1.400 njerëz gjatë një bastisjeje të 7 tetorit të kryer nga Rripi i Gazës mbi komunitetet dhe bazat ushtarake në jug të Izraelit. Izraeli është kundërpërgjigjur duke goditur Gazën me sulme ajrore, që vranë mijëra njerëz dhe ka thënë se do të veprojë për t’i liruar pengjet ndërkohë që do ta zhdukë Hamasin. Izraeli ka grumbulluar tanke dhe trupa pranë perimetrit të enklavës dhe u ka bërë thirrje... Читать дальше...

Avokati i dytë i Trumpit pranon fajësinë për komplot rreth rezultatit zgjedhor

Evropaelire.org 

Kenneth Chesebro, ish-avokati i Donald Trumpit, ish-presidentit amerikan, e ka pranuar fajësinë në një rast që lidhet me synimet për përmbysje të rezultatit zgjedhor më 2020 në Xhorxhia. Chesebro është personi i tretë – prej 18 të pandehurve – që e ka pranuar fajësinë, pas arritjes së një marrëveshjeje me prokurorët në qarkun Fullton. Ai është akuzuar se i ka çuar përpara pretendimet pro-Trumpit për mashtrime zgjedhore në Xhorxhia dhe për thirrjet që edhe shtetet tjera ta përmbysin rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale. Читать дальше...

Ministrja gjermane mbështet dëbimin e përkrahësve të Hamasit

Evropaelire.org 

Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, ka thënë të premten se mbështetësit e Hamasit duhet të dëbohen nga shteti, në rastet kur është e mundshme. Ajo ka thënë se autoritetet duhet ta mbajnë një sy hapur për kërcënimet e mundshme që i kanosen Gjermanisë, pas sulmeve të grupit militant palestinez në Izrael. “Nëse mund t’i dëbojmë mbështetësit e Hamasit, duhet të veprojmë ashtu”, ka thënë Faeser, pas diskutimeve që ka pasur me Zyrën Federale të Policisë gjermane. “Autoritetet tona të... Читать дальше...

Muri që ndan Stanimirin nga pronat e tij

Evropaelire.org 

Në afërsi të vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Leposaviq, një mur betoni i ngritur nga Policia e Kosovës, për ta luftuar kontrabandën, e ka vështirësuar jetën e përditshme të banorëve të zonës, përfshirë atë të Stanimir Jovanoviqit, i cili jeton në Leposaviq, por ka prona në fshatin Stanulloviq, pak kilometra më larg, në territorin e Serbisë.

Gaza nën rrethim: Radhë për bukë, ujë i ndotur dhe shpërthime të pareshtura

Evropaelire.org 

AP Në dhomën e vogël të Azmi Keshawit, ku po strehohet familja e tij në qytetin jugor të Gazës Han Jounis, dëgjohen shpërthime. Bombardimet sa vijnë e afrohen, thotë ai, dhe ato po shkaktojnë vdekje dhe shkatërrim. Keshawi, gruaja e tij, dy djemtë, dy vajzat dhe nipërit e tij të vegjël, po tentojnë të mbijetojnë duke qëndruar në këtë hapësirë që ka lagështi. Ushtria izraelite në mënyrë të pareshtur ka sulmuar Gazën në kundërpërgjigje ndaj sulmeve shkatërruese të Hamasit në jug të Izraelit pothuajse dy javë më parë. Читать дальше...



SHBA-ja sanksionon individë dhe entitete të lidhura me Dodikun

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të premten sanksione ndaj individëve dhe entiteteve të lidhura me nacionalistin serb të Bosnje-Hercegovinës, Millorad Dodik, ka njoftuar Departamenti amerikan i Thesarit. Gorica dhe Igor Dodik, të shtuar në listë, janë fëmijët e Dodikut. Në listën e sanksioneve të Zyrës për Kontrollin e Aseteve të Huaja janë shtuar edhe bizneset si “Agape”, i lidhur me Gorica dhe Ivan Dodikun, kompania “Agro Voce”, e cila është e lidhur me Goricën, kompania “Fruit Eco”, e lidhur me Igorin dhe kompania “Global Liberty”... Читать дальше...

"Nuk mund të shpëtojmë më jetë": Spitalet në Gazë përtej kapaciteteve

Evropaelire.org 

Drejtori i Urgjencës në spitalin Nasser, në qytetin Han Junis, në jug të Gazës, ka thënë se institucioni shëndetësor është buzë kolapsit, teksa shumë reparte po punojnë pa energji elektrike, dhe pa shtretër apo ventilatorë në repartin intensiv për t’i trajtuar pacientët e lënduar rëndë. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)

Izraeli thotë se nuk ka plane ta kontrollojë jetën në Gazë

Evropaelire.org 

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka thënë të premten se pasi Izraeli ta shkatërrojë grupin militant Hamas, ushtria nuk ka plan ta kontrollojë “jetën në Rripin e Gazës”. Gallant i ka bërë këto komente para ligjvënësve, dhe shënojnë herën e parë që një zyrtar i lartë izraelit ka diskutuar për planet afatgjata të Izraelit për Gazën. Gallant ka thënë se Izraeli pret që lufta me Hamasin të zhvillohet në tri faza. Ai ka thënë se fillimisht grupi në Gaza do të sulmohet nga ajri dhe me manovra tokësore... Читать дальше...

Kurti në prag të vizitës së diplomatëve: Nuk mund të kemi normalizim pa siguri

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk mund të ketë normalizim të raporteve me Serbinë, pa pasur siguri në Kosovë. Këto komente Kurti i bëri gjatë një ngjarjeje në Shtime, kur u pyet se çfarë pritet të kërkohet nga Kosova gjatë vizitës së pesë përfaqësuesve ndërkombëtarë më 21 tetor. “Çka do të kërkojnë dhe çfarë do të ofrojnë e marrim vesh nesër. Unë mund të them se nuk mund të kemi normalizim pa siguri dhe siguria e Kosovës duhet të jetë prioritet edhe për institucionet e shtetit, për popullin dhe shoqërinë”, tha Kurti. Читать дальше...

Valë arrestimesh në Francë pas kërcënimeve të rreme për sulme me bomba

Evropaelire.org 

Të paktën 18 persona janë arrestuar në Francë, pas një vale të kërcënimeve me bomba, të cilat kanë nxitur evakuime. Pallati i Versajës, Luvri, si dhe shkolla, aeroporte dhe spitale, janë shënjestruar. Ata që kanë qenë mbrapa këtyre akteve kanë qenë kryesisht të miturit, kanë thënë autoritetet. Kërcënimet vijnë në kohën e rritjes së tensioneve në Francë, pasi një mësues është therur me thikë për vdekje nga një xhihadist i dyshuar javën e kaluar, në një shkollë në qytetin Arras.   Kërcënimet... Читать дальше...

Fëmijët e Gazës përballë brutalitetit të luftës

Evropaelire.org 

Qindra fëmijë po vazhdojnë të përballen me dhunën në Gazë, mes bombardimeve izraelite, të cilat deri më tani i kanë marrë jetën mbi 3.700 personave, dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 12.000 të tjerë. Popullata e Gazës është kryesisht e moshës së re, teksa rreth 65 për qind e banorëve janë nën moshën 24-vjeçare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

Fshati izraelit, i rrënuar pas sulmit vdekjeprurës të Hamasit

Evropaelire.org 

Teksa ushtarë izraelitë po patrullojnë nëpër fshatin Kfar Aza, vetëm dy kilometra larg kufirit me Gazën, trupa të pajetë ende ndodhen nëpër rrugë, mes automjeteve të shkrumbuara dhe shtëpive të shkatërruara. Rreth 100 njerëz u vrarë këtu gjatë një sulmi të befasishëm nga militantët e grupit palestinez, Hamas, më 7 tetor. Mbi 1.400 persona u vranë në Izrael gjatë mësymjeve të Hamasit. Në kundërpërgjigje, Izraeli e ka bombarduar Rripin e Gazës, duke vrarë më shumë se 3.700 palestinezë. (Përgatitën... Читать дальше...

Guterres në Rafah: Ndihmat duhet të dërgohen shpejt në Gazë

Evropaelire.org 

Kamionët me ndihma duhet të lëvizin drejt Gazës sa më shpejt që të jetë e mundur, tha sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Ai këto komente i bëri në pikëkalimin Rafah, që është pikëkalimi i vetëm që lidh Egjiptin me Rripin e Gazës. Guterres bëri thirrje që një numër i madh i kamionëve të hyjnë në Gazë çdo ditë, duke shtuar se verifikimi i ndihmës duhet të bëhet në një mënyrë praktike dhe të shpejtë. “Ne në mënyrë aktive po angazhohemi me të gjitha palët që të sigurohemi... Читать дальше...

OKB thotë se palestinezët po kthehen në veri të Gazës

Evropaelire.org 

Një zëdhënëse e Zyrës për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara tha se ka sinjale të reja që disa palestinezë, që fillimisht ishin zhvendosur në jug pas urdhrit izraelit për evakuim, po kthehen në shtëpitë e tyre, pasi Izraeli po kryen sulme ajrore edhe në jug të Rripit të Gazës. “Ne mbesim shumë të shqetësuar që sulmet e ashpra ajrore të forcave izraelite në mbarë Gazën, përfshirë në jug”, tha për gazetarët Ravina Shamdasani. “Sulmet, të kombinuara me kushtet e rënda të jetesës në jug... Читать дальше...

Çka e pret Gazën pas luftës?

Evropaelire.org 

Izraeli zotohet se do ta zhdukë Hamasin nga Rripi i Gazës, ku sundon nga viti 2007. Por, përtej synimit për t’i vrarë udhëheqësit ushtarakë të grupit militant dhe për ta rrëzuar atë nga pushteti, cili mund të jetë plani për ditën pas, nëse triumfon në fushën e betejës?

Izraeli vazhdon bombardimet në Gazë, evakuon banorët afër kufirit me Libanin

Evropaelire.org 

Mëngjesin e së premtes, më 20 tetor, Izraeli ka vazhduar bombardimet në Gazë, duke goditur zonat në jug, ku palestinezët janë urdhëruar që të kërkojnë strehim. Autoritetet izraelite po ashtu kanë nisur evakuimin e një qyteti në veri, afër kufirit me Libanin, që paraqet sinjalin më të fundit për një pushtim të mundshëm tokësor të Gazës, që do të mund të nxiste trazira rajonale. Palestinezët në Gazë kanë raportuar për sulme të ashpra ajrore në Han Jounis në jug, teksa të plagosurit janë dërguar në spitalin Nasser... Читать дальше...

“Shumë pak gjasa” që Irani të përfshihet drejtpërdrejt në konfliktin Izrael-Hamas

Evropaelire.org 

Seyed Ali Alavi është ligjërues për çështje të Lindjes së Mesme dhe iraniane në Universitetin e Londrës. Ai është edhe autor i librit “Irani dhe Palestina: E kaluara, e tashmja, e ardhmja”, i publikuar më 2019. Në të trajtohet historia e Teheranit me territoret palestineze. Alavi ka folur për Shërbimin e Iranit të Radios Evropa e Lirë për lidhjet e Iranit me grupin militant palestinez Hamas, i cili e kontrollon Rripin e Gazës, dhe për mundësinë që Teherani të përfshihet direkt në konfliktin Izrael-Hamas. Читать дальше...

IKSHPK: Uji nga Badoci të mos përdoret për pije dhe gatim

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka apeluar qytetarët që furnizohen me ujë nga fabrika e ujit në liqenin e Badocit që të mos e përdorin atë për pije dhe përgatitje të ushqimit. Ky institut tha se bazuar në rezultatet laboratorike, në ujë janë gjetur vlera të shtuara të manganit, një element kimik që është metal i ngurtë. Nëse ky element kimik gjendet në ujë, mund të shkaktojë erë dhe shije të keqe  dhe po ashtu shkakton telashe në sistemin e kanalizimit. IKSHPK... Читать дальше...

Inteligjenca amerikane: Deri në 300 persona kanë vdekur nga shpërthimi në spitalin në Gazë

Evropaelire.org 

Në një vlerësim të paklasifikuar të inteligjencës amerikane, që i është dërguar Kongresit, thuhet se nga shpërthimi në spitalin në Qytetin e Gazës kanë vdekur nga 100 deri në 300 persona. Këto shifra paraqesin “numër të lartë të humbjes së jetës”, thanë zyrtarët e inteligjencës amerikane në vlerësimin e tyre, të cilin e ka parë Associated Press. Zyrtarët e inteligjencës ende po shqyrtojnë provat dhe vlerësimi i tyre mund të evoluojë. Shpërthimi ndodhi në spitalin Al-Ahli të Gazës më 17 tetor... Читать дальше...

Raportohet për viktima pas një shpërthimi në një kishë në Gazë

Evropaelire.org 

Një shpërthim ka goditur një kishë ortodokse greke, ku po strehoheshin palestinezët e zhvendosur në Rripin e Gazës. Shpërthimi ndodhi në orët e vona të së enjtes, duke shtuar vdekje dhe dhjetëra të plagosur. Mohammed Abu Selmia, drejtori i përgjithshëm i spitalit Shifa, tha se dhjetëra persona janë plagosur në Kishën e Shën Porfirit, por nuk dha numër të saktë të viktimave, pasi shtoi se nën rrënoja ka persona të bllokuar. Autoritetet palestineze kanë fajësuar një sulm ajror izraelit për shpërthimin... Читать дальше...



Москва

Консультации. Составление Договоров. Присутствие Продюсера при заключении договоров и переговорах. Лекции. Переговоры. Встречи и Обсуждения.


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Уникальная спецтехника помогает бесперебойной работе метро Москвы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

The Beatles

100 лучших сольных песен The Beatles - 4




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Личка — о самой дорогой покупке в Москве: два дня назад решил купить самокат за 60 тысяч рублей

ЭСК указала на ошибки главного арбитра дерби ЦСКА — «Спартак» Казарцева

Волейболисты «Зенита-Казань» стали чемпионами России


WTA

Потапова и Павлюченкова вышли в полуфинал турнира WTA в Мадриде в парном разряде



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Симферополь

В Симферополе проведен рейд по бывшим мигрантам



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России