Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Октябрь
2023

Новости за 26.10.2023

Delegacioni i Hamasit diskuton me zyrtarët në Moskë për lirimin e pengjeve

Evropaelire.org 

Ministria e Jashtme e Rusisë ka konfirmuar më 26 tetor se delegacioni i grupit militant Hamas, e ka vizituar të enjten Moskën, për të diskutuar për situatën në Rripin e Gazës. “Mund të konfirmoj se përfaqësuesit e lëvizjes palestineze janë duke e vizituar Moskën”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova. Ajo ka thënë se edhe zëvendësministri i Jashtëm iranian, Ali Bagheri Kani, e ka vizituar Moskën më 26 tetor. Sipas mediave ruse, Ria Novosti dhe TASS, në krye të delegacionit... Читать дальше...

Irani paralajmëron SHBA-në se “nuk do të kursehet” nëse vazhdon lufta në Gazë

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian, ka paralajmëruar në Kombet e Bashkuara të enjten se nëse nuk përfundon hakmarrja e Izraelit kundër grupit militant palestinez Hamas në Rripin e Gazës, atëherë Shtetet e Bashkuara “nuk do të kursehen nga ky zjarr”. “I them sinqerisht burrështetasit amerikan, që është duke e menaxhuar gjenocidin në Palestinë, që ne nuk e mirëpresim zgjerimin e luftës në rajon. Mirëpo nëse gjenocidi në Gazë vazhdon, ata nuk do të kursehen nga ky zjarr”, ka thënë... Читать дальше...

Ish-kryeministrit Sali Berisha i kërkohet të paraqitet në SPAK dy herë në muaj

Evropaelire.org 

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha do të duhet të paraqitet dy herë në muaj para Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për t’u marrë në pyetje, thanë autoritetet. Berisha dyshohet për “korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim”, në rastin e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Vendimi u mor pasi për tre ditë me radhë u mbajtën disa seanca maratonë dhe pas ndryshimit të disa avokatëve si përfaqësues të ish-kryeministrit. Gjykata vendosi... Читать дальше...



Uji nga Liqeni i Badocit ende nuk mund të përdoret për pije

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar të enjten se qytetarët që furnizohen nga Liqeni akumulues i Badocit, ende nuk mund ta përdorin ujin për pije. Uji që përpunohet nga Liqeni i Badocit nuk mund të përdoret për pije prej 19 tetorit, për shkak të sasisë së madhe të detektuar të elementit kimik mangan. Ekspertët e ujërave kanë thënë ditë më parë se vlerat e shtuara të manganit në ujin e Liqenit të Badocit janë pasojë e faktorëve natyrorë dhe njerëzorë. Sipas... Читать дальше...

Guvernatorja e Meinit: 18 të vrarë nga sulmi masiv, i dyshuari në arrati

Evropaelire.org 

Guvernatorja e Meinit në Shtetet e Bashkuara, Janet Mills, ka thënë se 18 persona janë vrarë dhe 13 janë plagosur, si pasojë e sulmeve me armë zjarri në mesnatën e së enjtes. Një burrë ka shtënë me armë zjarri dhe i ka vrarë viktimat në një sallë të boullingut dhe në një restorant në Leviston, dhe më pas ka ikur. Autoritetet kanë nisur kërkime masive për ta gjetur atë dhe u kanë kërkuar banorëve që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre. Mills ka thënë se i dyshuari është Robert Card, i cili konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm... Читать дальше...

"Kush mund të mbijetojë afër mbetjeve të rrezikshme”: Telashet e banorëve në afërsi të Shkupit

Evropaelire.org 

“Fatmirësisht, shiu që është duke rënë, nuk lejon që era t’i bartë grimcat e plumbit, në të kundërtën do të helmohej gjithçka këtu - jo vetëm njerëzit, po edhe toka e uji”, thotë Lubço Dimitrievski banor i fshatit Orman, në komunën e Gjorçe Petrovit që është pjesë e Shkupit. “A ka dikush që nuk frikësohet kur e di se vetëm pak metra nga shtëpia e tij grumbullohen mbetje të rrezikshme. Era në çdo kohë mund t’i bartë gjithandej. E shihni lumin që kemi këtu, Lepencin?! Më herët çdo gurë që ngrije, gjeje peshk. Читать дальше...

Izraeli: Bastisjet në Gazë, përgatitje për “fazën e re të luftës”

Evropaelire.org 

Trupat ushtarake izraelite kanë hyrë për pak në mesnatën e së enjtes në Gazë, për t’u përgatitur për fushëbetejë, ka thënë ushtria e Izraelit, dy javë pasi i ka shpallur luftë grupit militant palestinez Hamas. Më 7 tetor, militantët e Hamasit kanë kryer sulme në tokën izraelite duke i lënë mbi 1.200 njerëz të vrarë. Hamasi besohet se i ka marrë nga Izraeli edhe mbi 200 pengje. Bastisjet ushtarake të Izraelit në Gazë janë kryer teksa Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se rrezikojnë të mbesin pa naftë në këtë territor. Читать дальше...

“Paga më del për gjysmë muaji”: Kuvendi debaton për vlerën e koeficientit

Evropaelire.org 

“Paga mujore mjafton deri në gjysmë të muajit; nëse del ndonjë shpenzim i paplanifikuar, duhet të marr hua”, thotë Isuf Lajçi, mësimdhënës i matematikës në Shkollën Fillore “Dardania” në Pejë. Paga bruto e një mësimdhënësi në shkollat fillore të Kosovës është bërë 588 euro qysh në shkurt të këtij viti, nga 421 euro sa ka qenë deri atëherë. Rritja është realizuar pas hyrjes në fuqi të Ligjit të ri për paga, sipas të cilit, vlera e koeficientit të pagave për punonjësit e sektorit publik është bërë 105 euro. Читать дальше...



Mali i Zi refuzon ta ekstradojë një të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Evropaelire.org 

Ministri i Drejtësisë i Malit të Zi, Marko Kovaç, ka refuzuar ta ekstradojë në Kosovë shtetasin serb Momçillo Vukotiq, 61 vjeç, i dyshuar për krime lufte në territorin e Pejës në vitin 1999, konfirmoi Ministria malazeze për Radion Evropa e Lirë. Sipas saj, kushtet ligjore për ekstradim janë plotësuar, por ministri Kovaç e refuzoi ekstradimin e tij, pasi mendon se është shkelur Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. “Në vendimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës për fillimin e hetimeve, nuk thuhet se cilat veprime i ka bërë Vukotiqi... Читать дальше...

Policia kërkon të dyshuarin për vrasjet në Mein

Evropaelire.org 

Mediat amerikane raportojnë për rreth 20 persona të vrarë mbrëmjen e së mërkurës në një kafene dhe sallë boulingu në Luiston, Mein, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Zyrtarisht, autoritetet nuk e kanë konfirmuar numrin e viktimave. Autoritetet janë në kërkim të të dyshuarit, i cili është identifikuar si Robert Card, instruktor i trajnuar për përdorim të armëve të zjarrit. (Përgatiti: Shkëlqim Hysenaj dhe Bujar Tërstena)

Kryeministri armen shpreson për marrëveshje paqësore me Azerbajxhanin

Evropaelire.org 

Armenia shpreson se do ta arrijë një marrëveshje paqeje me Azerbajxhanin në muajt në vijim dhe të themelojë marrëdhënie diplomatike me Bakun, tha kryeministri armen Nikol Pashinian të enjten. Duke folur në një forum në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, Pashinian tha se Armenia, po ashtu, shpreson ta hapë kufirin me Turqinë, aleatin e ngushtë të Azerbajxhanit, për qytetarët e vendeve të treta. Ai i bëri këto komente në një kohë përpjekjesh për ta arritur paqen në Kaukazin e dhunshëm Jugor, pasi... Читать дальше...

Serbia rrit buxhetin për Kosovën për 11 milionë euro

Evropaelire.org 

Më 26 tetor, deputetët e Kuvendit të Serbisë miratuan Ligjin për buxhetin e vitit 2024. Buxheti i Serbisë për vitin 2024 parashihet të jetë rreth 17.5 miliardë euro. Nga ky buxhet, për vitin 2024 Qeveria e Serbisë ka planifikuar të ndajë rreth 11 milionë euro më shumë për Kosovën sesa që ishin ndarë më 2023. Funksionimi i institucioneve dhe organizatave, Zyra e Qeverisë, informimi i serbëve në Kosovë, janë vetëm disa nga pikat, për të cilat do të rritet buxheti në vitin 2024. Sipas një analize të Radios Evropa e Lirë (REL)... Читать дальше...

Disa të vrarë nga të shtënat me armë në SHBA, i dyshuari në arrati

Evropaelire.org 

Një burrë i dyshuar hapi zjarr të mërkurën mbrëma në një kafene dhe në një sallë boulingu në Luiston, Maine, të Shteteve të Bashkuara, duke i vrarë së paku 16 njerëz dhe duke i lënduar dhjetëra të tjerë, raporton agjencia Associated Press. Policia është duke e kërkuar të dyshuarin dhe i ka urdhëruar banorët të strehohen. I dyshuari është identifikuar nga policia si Robert Card, i cili ishte trajnuar si instruktor i armëve të zjarrit në qendrën stërvitore të Rezervës Ushtarake të SHBA-së në Maine. Читать дальше...

Kurti dhe Vuçiq në Bruksel për takime me udhëheqësit evropianë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, qëndrojnë sot në Bruksel për një sërë takimesh me udhëheqës të Bashkimit Evropian. Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, takimet e tyre të ndara janë vazhdimësi e procesit që filloi fundjavën e kaluar, kur e ashtuquajtura “pesëshe e madhe” e të dërguarve perëndimorë vizitoi Prishtinën dhe Beogradin. “Ideja është që këto takime të zhvillohen në margjinat e samitit të BE-së, në mbështetje të kthimit në dialog. Mesazhi i BE-së është se presim që të dyja palët... Читать дальше...



Москва

Первый в России электромобиль Tesla Cybertruck заметили на Москве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин назвал современные технологии, которые используют в городском хозяйстве



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Анастасия Волочкова

Шпагаты, но уже без нижнего белья: хакеры взломали аккаунт Волочковой




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

«Торпедо» объявило об уходе хоккеистов Кручинина, Бауи и Малова

ЦСКА выложил провокационный ролик к матчам с "Зенитом", вспомнив фразу Дзагоева

"Динамо" и "Спартак" опубликовали составы на матч Кубка России


Полина Михайлова

Россиянка Полина Михайлова стала чемпионкой Франции по настольному теннису



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Происшествия

В Балакове "десятка" сбила двух женщин и девушку



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России