Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Ноябрь
2023

Новости за 06.11.2023

Guterres: Gaza po shndërrohet në varrezë për fëmijët

Evropaelire.org 

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha më 6 nëntor se mbrojtja e civilëve “duhet të jetë parësore” në konfliktin mes Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamasit, duke paralajmëruar se Rripi i Gazës po shndërrohet “varrezë për fëmijët”. “Ne duhet të veprojmë tani që të gjejmë një rrugëdalje nga ky shkatërrim brutal, i tmerrshëm dhe agonizues”, tha Guterres për gazetarët, duke bërë thirrje edhe një herë për një armëpushim humanitar. Izraeli është zotuar se do të zhdukë Hamasi... Читать дальше...

Biden dhe Netanyahu pa marrëveshje për një pauzë humanitare në Gazë

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Joe Biden, nuk ka arritur një marrëveshje gjatë bisedës telefonike që zhvilloi më 6 nëtnro me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, lidhur me nevojën për një pauzë humanitare në luftën Izrael-Hamas. Zëdhënës i Këshillit për Siguri Kombëtare i SHBA-së, John Kirby, tha se SHBA-ja “do të vazhdojë të avokojë për pauzë të përkohshme dhe të lokalizuar të luftimeve”. Numri i palestinezëve të vrarë në luftën mes Izraelit dhe grupit militant palestinez, Hamas, ka tejkaluar shifrën prej 10.000 personash... Читать дальше...

Tre të arrestuar pas një incidenti lidhur me hixhabin në Teheran

Evropaelire.org 

Tre persona janë arrestuar pas një përleshjeje në stacionin e metrosë në Teheran që ndodhi për shkak të ligjit për veshjen e obligueshme të hixhabit në Iran. Kjo ngjarje është një sinjal për mospajtimet e thella në mesin e iranianëve lidhur me këtë rregull. Policia në stacionin e metrosë raportoi se incidenti ka ndodhur më 5 nëntor kur një grua, e ngarkuar për të këshilluar qytetarët për rregullat e hixhabit, dyshohet se u sulmua pasi bisedoi me një pasagjer lidhur me vendosjen e shamisë së kokës. Читать дальше...



Shqipëria do të presë emigrantë, Italia do të financojë strehimin e tyre

Evropaelire.org 

Emigrantët që do të shpëtohen në Detin Mesdhe do të strehohen në Shqipëri, ndërsa Italia do të financojë për ngritjen e qendrave për pritjen e tyre. Për këtë çështje, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nënshkroi më 6 nëntor marrëveshjen me homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, gjatë një vizite të paparalajmëruar në Romë. Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama tha se emigrantët do të zbarkojnë në Shëngjin (në bregdetin e Lezhës), e më pas... Читать дальше...

Ëndrra 24-vjeçare: Shqiptarët e zhvendosur i gëzohen kthimit në veri

Evropaelire.org 

Disa shqiptarëve të zhvendosur nga Mitrovica e Veriut më 1999, po iu rindërtohen shtëpitë e shkatërruara gjatë luftës. Ata shprehen të lumtur që po kthehen në lagjet tyre pas 24 vjetësh dhe urojnë të jetojnë të qetë pa pasur nevojë të largohen sërish shkaku i tensioneve ndëretnike.

Shkup: Partitë nisin fushatën ende pa u shpallur zgjedhjet

Evropaelire.org 

Ende pa u caktuar data e mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare, partitë politike në Maqedoninë e Veriut kanë nisur fushatën elektorale me mbështetësit e tyre. Zgjedhjet për Kuvendin e ri prej 120 deputetëve dhe presidentin e shtetit duhet të mbahen vitin e ardhshëm. Mirëpo, data për mbajtjen e tyre do të caktohet më së voni në dhjetor, bazuar në paralajmërimin e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi. Presidenti zgjidhet në votime nga qytetarët në dy runde zgjedhore, por opozita kërkon që... Читать дальше...

Trump dëshmon për rastin e mashtrimeve financiare

Evropaelire.org 

Donald Trump të hënën arriti në gjykatën në Nju Jork, për të dhënë dëshmi në rastin civil për mashtrime financiare, që mund të dëmtojë perandorinë e tij biznesore për prona të paluajtshme të cilin e ndërtoi para se të futej në politikë. Duke hyrë në gjykatë, Trump deklaroi për gazetarët se ky rast gjyqësor është i motivuar politikisht dhe është një “gjueti shtrigash”. Ish-presidenti amerikan, sikurse edhe dy djemtë e tij që dëshmuan javën e kaluar, pritet të përballet me pyetje lidhur me praktikat e diskutueshme të kontabilitetit... Читать дальше...



Dijetarja fetare iraniane thotë se ligji i hixhabit duhet të shfuqizohet

Evropaelire.org 

Sedigheh Vasmaghi - një dijetare e njohur fetare dhe aktiviste politike nga Irani, e cila e ka kundërshtar haptazi ligjin drakonian për hixhabin të Republikës Islamike - ka një shpjegim të thjeshtë pse udhëheqësia klerikale e vendit e zgjedh dhunën për zbatimin me forcë të politikave të linjës së ashpër të cilat shumica e popullit s’i mbështet. “Ata besojnë se njerëzit gjithmonë duhet t’i nënshtrohen Qeverisë pa bërë pyetje”, tha Vasmaghi për Shërbimin Farda të Radios Evropa e Lirë në një intervistë ekskluzive më 1 nëntor... Читать дальше...

Ministria e Shëndetësisë në Gazë raporton për rritje të numrit të viktimave

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi tha se numri i palestinezëve të vrarë gjatë luftës me Izraelin ka kaluar shifrën prej 10.000. Shifrat e publikuara më 6 nëntor paraqesin luftimet më vdekjeprurëse që nga themelimi i Izraelit 75 vjet më parë. Lufta shpërtheu më 7 tetor kur militantët e Hamasit sulmuan në jug të Izraelit duke vrarë mbi 1.400 persona dhe duke rrëmbyer afër 240 të tjerë, sipas autoriteteve izraelite. Izraeli u kundërpërgjigj me një fushatë të sulmeve ajrore, pasuar nga një sulm tokësor. Читать дальше...

Bosnja nuk po i heton pretendimet se Radoiçiq ka siguruar armë nga Tuzlla

Evropaelire.org 

Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovinës nuk ka iniciuar ndonjë hetim mbi pretendimet e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd se Millan Radoiçiq, ish-kryetar i Listës Serbe në Kosovë, ka siguruar armë, municion dhe eksplozivë nga Tuzlla - arsenal që më 24 shtator është përdorur në një sulm kundër policisë së Kosovës në Banjskë. Në atë sulm ka mbetur i vrarë polici kosovar, Afrim Bunjaku, ndërsa në përleshjet që kanë pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues të nacionalitetit serb. “Në Prokurorinë e... Читать дальше...

Lajçak sot në Kosovë për takime me Kurtin dhe opozitën

Evropaelire.org 

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, do të mbërrijë në Prishtinë të hënën pasdite për t’u takuar me liderët kosovarë për të biseduar për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe çështje të tjera, mëson Radio Evropa e Lirë. Lajçaku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, si dhe me përfaqësuesit e opozitës në Kosovë. Emisari i BE-së vjen në Prishtinë... Читать дальше...

Bizneset e grave që i udhëheqin burrat

Evropaelire.org 

“Gruaja është në shtëpi. Ajo është pronare e biznesit, por unë i shes drutë”. Këtë përgjigje mori Radio Evropa e Lirë nga një burrë pasi telefonoi në numrin e një biznesi, që në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) është i regjistruar me pronare grua. “Unë i shes drutë në njërën nga rrugët lokale të komunës së Prizrenit”, tha ai. REL-i telefonoi në dhjetë numra biznesesh që në ARBK figuron se udhëhiqen nga gratë. Prej tyre, gjashtë veta konfirmuan se bizneset e tyre udhëhiqen nga familjarët meshkuj... Читать дальше...

Një javë nëpër fotografi

Evropaelire.org 

Vala e refugjatëve afganë nga Torkham më 31 tetor, para skadimit të afatit të vendosur nga autoritetet pakistaneze deri më 1 nëntor e festimet për Halloween janë vetëm disa nga ngjarjet e javës që lamë pas në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotogalerinë e javës.

Jordania hedh nga ajri ndihma mjekësore dhe ushqim në një spital fushor në Gazë

Evropaelire.org 

Një aeroplan jordanez ka hedhur nga ajri pajisje mjekësore jetike dhe ushqim në një spital fushor në Rripin e rrethuar të Gazës të dielën gjatë mbrëmjes, rreth dy javë pasi nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit. Lajmi u konfirmua të hënën në mëngjes nga vetë Izraeli dhe Jordania. Ushtria e Izraelit tha të hënën se u “koordinua” me Jordaninë që ajo ta furnizojë nga ajri një spital fushor në Rripin e Gazës. “Gjatë natës, në koordinim me IDF-në [Forcat Mbrojtëse të Izraelit), një aeroplan jordanez... Читать дальше...

Izraeli thotë se e ka ndarë Gazën në dy pjesë

Evropaelire.org 

Trupat izraelite e kanë ndarë Rripin e Gazës në dy pjesë dhe i kanë vazhduar bombardimet e pareshtura të dielën mbrëma, tha zëdhënësi i Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), Daniel Hagari. Hagari tha se trupat izraelite arritën në vijën bregdetare duke e ndarë enklavën në “Gazën veriore dhe në Gazën jugore”. Qyteti i Gazës, më i madhi në këtë territor, është tani plotësisht i rrethuar, shtoi ai. “Ne do të vazhdojmë ta lejojmë një korridor në mënyrë që banorët e Gazës veriore dhe Qytetit të Gazës të zhvendosen drejt jugut. Читать дальше...

Brenda bankës nëntokësore të gjakut në Izrael që mbledh mijëra doza për ushtarët

Evropaelire.org 

AP Disa orë pasi militantët e grupit palestinez Hamas kanë kryer sulme në jug të Izraelit, më 7 tetor, një bankë e re e nëntokësore gjaku, i është përveshur punës. Punëtorët i kanë bartur pajisjet në një bunker nëntokësor dhe kanë nisur të shpëtojnë jetë. Qendra për Shërbime të Gjakut Marcus në Ramlla, afër Tel Avivit, ishte planifikuar të hapej brenda ditësh, mirëpo kur më shumë se 1.400 njerëz janë vrarë në Izrael nga sulmet e Hamasit, planifikimet kanë ndryshuar. “Është bërë shumë e qartë që duhet të veprojmë sipas planit të luftës... Читать дальше...



Москва

Консультации. Составление Договоров. Присутствие Продюсера при заключении договоров и переговорах. Лекции. Переговоры. Встречи и Обсуждения.


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о строительстве моста через Москву-реку у Берегового проезда



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Филипп Киркоров

Киркоров потратил 200 млн рублей на ремонт и золотые унитазы




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

"Динамо" и "Спартак" опубликовали составы на матч Кубка России

«Торпедо» объявило об уходе хоккеистов Кручинина, Бауи и Малова

На стадионе в Москве, таджики и узбеки, проигравшие русским футболистам со счетом 13:0 устроили массовую драку с нашими ребятами


Полина Михайлова

Россиянка Полина Михайлова стала чемпионкой Франции по настольному теннису



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Консультации. Составление Договоров. Присутствие Продюсера при заключении договоров и переговорах. Лекции. Переговоры. Встречи и Обсуждения.



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России