Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Ноябрь
2023

Новости за 10.11.2023

Kryqi i Kuq alarmon për situatën e rëndë në spitalet në veri të Gazës

Evropaelire.org 

Spitalet, punëtorët shëndetësorë dhe pacientët në veri të Gazës duhet të mbrohen përderisa po zhvillohen luftime të ashpra, tha Kryqi i Kuq ndërkombëtar. “I mbingarkuar, me pak furnizime dhe vazhdimisht më i pasigurt, sistemi shëndetësor në Gazë ka arritur në një pikë pa kthim, duke rrezikuar jetën e mijëra personave të plagosur, të sëmurë dhe të zhvendosur”, tha organizata më 10 nëntor. Deklarata, ku nuk u përmendën as ushtria izraelite e as Hamasi – që është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ... Читать дальше...

Kombëtarja e Izraelit në futboll arrin në Kosovë nën masa të rrepta sigurie

Evropaelire.org 

Ekipi kombëtar në futboll i Izraelit ka arritur në Kosovë të premten, përderisa në aerportin e Prishtinës kishte masa të rrepta sigurie.  Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Izraelit të dielën zhvillojnë një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian. Dy autobusët e ekipit izraelit u shoqëruan nga disa makina të Policisë së Kosovës nga aeroporti deri në hotelin ku po qëndron ekipi, ku po ashtu kishte masa të shtuara të sigurisë. Federata e Futbollit të Izraelit ka postuar në X – që më herët njihej si Twitter ... Читать дальше...

Nxitjet ndëretnike në fushata, të vjetruara

Evropaelire.org 

“Kryeministër shqiptar i Maqedonisë së Veriut”, “Mësimi do të nisë me himnin maqedonas”, “Me BDI-në në Qeveri shqiptarëve nuk do t’u mungojë asnjë fije floku”, “Na jepni 61 vota të mos kushtëzohemi nga shqiptarët”.  Këto janë vetëm disa nga mesazhet që po përcjellin partitë politike në tubimet me elektoratin apo në paraqitje të tjera para publikut në Maqedoninë e Veriut. Edhe pse data e zgjedhjeve ende nuk është caktuar, por si afate të mundshme për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale shihen 5 dhe 8 maji i vitit 2024... Читать дальше...



IS-i merr përgjegjësinë për sulmet vdekjeprurëse në Siri

Evropaelire.org 

Grupi militant, Shteti Islamik, ka marrë përgjegjësinë për sulmet që vranë dhjetëra forca pro-qeveritare dhe ushtarë në shkretëtirën siriane gjatë kësaj jave. Këto ishin sulmet më vdekjeprurëse gjatë këtij viti në Siri. Përmes agjencisë së tyre të lajmeve, Amaq, IS-i tha se militantët “kanë sulmuar dy kazerma të ushtrisë Lisiane dhe të Forcave të Mbrojtjes Kombëtare të mërkurën”. Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut – organizatë që monitoron luftën në Siri – paraprakisht kishte thënë se... Читать дальше...

Mijëra persona largohen nga një spital ku po strehoheshin në Gazë

Evropaelire.org 

Palestinezëte  evakuuar nga zona e luftës në veri të Gazës thanë se mijëra persona të zhvendosur, që ishin strehuar në spitalin Shifa që gjendet në zemër të qytetit të Gazës, janë larguar pasi gjatë natës aty ka pasur shpërthime. Në spitalin Shifa ishin strehuar pothuajse 80.000 persona, të cilët kishin ikur nga luftimet e ashpra tokësore dhe nga sulmet ajrore. Disa që u larguan të premten thanë se vetëm disa qindra pacientë të plagosur rëndë dhe mjekë kanë mbetur në spital. Nuk ka qenë e mundur... Читать дальше...

“Sinjale të këqija” për investitorët në energji të ripërtërishme

Evropaelire.org 

Hapat e parë të Kosovës drejt gjenerimit më të madh të energjisë së ripërtërishme, që synon ta arrijë deri në vitin 2031, nuk nisën me ritëm të shpejtë. Ekspertë të politikave të energjisë, madje, tërheqin vërejtjen se arritja e këtij synimi mund të vihet në rrezik, nëse proceset që lidhen me të, nuk shtyhen përpara me kohë. Këtë javë, afati i ankandit të parë për parkun për energji solare në Kosovë, me kapacitet prodhimi prej 100 megavatesh në orë, u shty edhe një herë - deri në janar të vitit 2024. Читать дальше...

Ministria e Shëndetësisë në Gazë: Mbi 11.000 palestinezë të vrarë në luftën Izrael-Hamas

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi – organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – tha se numri i palestinezëve të vrarë ka kaluar shifrën prej 11.000. Ministria tha të premten se 11.078 persona janë vrarë që kur lufta mes Izraelit dhe Hamasit nisi më 7 tetor, pasi luftëtarët e Hamasit kryen sulm të befasishëm ndaj Izraelit. Mbi 1.400 persona janë vrarë në Izrael, në sulmin e parë të Hamasit. Ndërkaq, 41 ushtarë izraelitë janë vrarë në Gazë që nga nisja e ofensivës tokësore. Читать дальше...

Bëhet thirrje për hetim të bombardimeve izraelite në Gazë

Evropaelire.org 

Shefi i Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Volker Turk, ka bërë thirrje të premten për hetime rreth atyre që i ka quajtur “armë shpërthyese me ndikim të madh”, në Gazë. Sipas tij, sulmet me këto armë janë duke shkaktuar shkatërrim pa dallim në këtë enklavë të rrethuar palestineze. Turk ka thënë se Izraeli duhet t’i japë fund përdorimit të këtyre armëve në Gazë, shtëpi e 2.3 milionë palestinezëve. Rreth gjysma e tyre janë shpërngulur prej veriut në jug të Gazës, pas nisjes së luftës Izrael-Hamas... Читать дальше...



Grushte për bukë, sëmundje e dëshpërim: Lufta rrezikon ta përçajë shoqërinë në Gazë

Evropaelire.org 

AP Përleshjet me grushte shpërthejnë në radhët për bukë. Banorët presin me orë për t’u furnizuar me ujin që më pas i bën ata të sëmurë. Zgjebja, diarreja dhe infektimet në rrugët e frymëmarrjes, tashmë kanë shpërthyer nëpër strehimoret e mbipopulluara. Disa familje, madje, duhet të vendosin se kush prej tyre mund të ushqehet për shkak të sasisë së vogël. “Fëmijët e mi po qajnë sepse janë të uritur dhe të lodhur, dhe ne nuk mund të përdorim banjon”, ka thënë Suzan Wahidi, punëtore për ndihma dhe nënë e pesë fëmijëve... Читать дальше...

Blinken thotë se "duhet të bëhet më shumë" për t'i mbrojtur civilët palestinezë

Evropaelire.org 

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, tha të premten se e ka mirëpritur dakordimin e Izraelit për pauzë humanitare në ofensivën e tij në Gaza, por duhet të bëhet më shumë. "Shumë palestinezë janë vrarë. Ka shumë që kanë vuajtur javët e fundit, dhe ne duam të bëjmë gjithçka që është e mundur për të parandaluar dëmtimin e tyre, dhe për të rritur ndihmën që u jepet atyre," tha Blinken duke folur në Nju Delhi. Të enjten, Shtëpia e Bardhë tha se Izraeli është pajtuar për pauza... Читать дальше...

Në qefinë të bardhë, fëmijët paguajnë çmimin e luftës në Gazë

Evropaelire.org 

Orë pas ore vriten, plagosen, traumatizohen nga sulmet me bomba. Imazhet e fëmijëve në Gazë, që nxirren të vdekur nga rrënojat, ose përpëliten spitaleve, janë bërë të zakonshme. Ato kanë kapur vëmendjen ndërkombëtare, por mjerisht vazhdojnë të shpalosen.

Turqia arrestoi një shqiptar që dyshohet të jetë lider i kartelit të drogës

Evropaelire.org 

Policia turke e ka zënë të premten Dritan Rexhepin - me origjinë nga Shqipëria - të kërkuar për kontrabandim të drogës, kanë thënë autoritetet në Turqi. Sipas Turqisë, ky individ ka qenë në listën e Agjencisë Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL). “Dritan Rexhepi, lider i kartelit të drogës 'Kompanio Bello’, që eksporton drogë prej Amerikës Jugore në Evropë, është arrestuar”, ka thënë ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, në rrjetin social X – të njohur më parë si Twitter. Ai ka thënë se... Читать дальше...

Stoltenberg nuk e konsideron problematike afërsinë e Erdoganit me Hamasin

Evropaelire.org 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nuk sheh problem për aleancën, në rastet kur presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan shpreh mbështetje për grupin palestinez Hamas, - i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja - i cili aktualisht është në luftë me Izraelin. “Nuk është asnjëherë e lehtë kur kemi pikëpamje të ndryshme brenda aleancës”, ka thënë Stoltenberg, në një intervistë për agjencinë e lajmeve dpa. Shefi i aleancës ka thënë se, megjithatë, “kjo nuk ndikon në ndonjë mënyrë në atë që bëjmë... Читать дальше...

Rritet interesimi për pasaporta

Evropaelire.org 

“Sot, po të kem mundësi, ec. Akshami s’do të më zinte këtu. Me padurim po e pres janarin”. Me datën 1 të këtij muaji, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm në dhjetëra vende të Evropës dhe Qëndrimi thotë se nuk mendon gjë tjetër veçse të udhëtojë drejt Gjermanisë te xhaxhallarët e tij. Si 25-vjeçar, ai është pajisur për herë të parë me pasaportë para dhjetë ditësh. Thotë se në Kosovë punon në një kompani private ndërtimi, e cila “nuk e paguan mirë”. “Do të mundohem të punoj në Gjermani, njëherë nga tre muaj. Читать дальше...

Izraeli akuzon gazetarët e Gazës se kanë pasur njohuri për sulmin e Hamasit

Evropaelire.org 

Ministri izraelit për Komunikime, Shlomo Karhi, i ka akuzuar katër gazetarë me bazë në Gazë, që kanë punuar me mediat perëndimore, se kanë pasur informacione për sulmin e Hamasit në Izrael. Karhi u ka thënë mediave si Reuters, AP, CNN dhe New York Times se “individë brenda organizatave tuaja kanë pasur njohuri paraprake për këto veprime të tmerrshme”. Reuters, AP, CNN dhe New York Times e kanë mohuar një pretendim të tillë. New York Times ka thënë se “akuza të tilla të pabaza” i rrezikojnë bashkëpunëtorët e jashtëm. Читать дальше...

Smogu toksik ngufat Pakistanin

Evropaelire.org 

Smogu toksik në lindje të Pakistanit i ka sëmurë mijëra persona, duke i detyruar autoritetet që t’i mbyllim disa qytete për gjithë javën. Smogu në qytetin e dytë më të madh pakistanez, Lahore, është rritur në nivele të rrezikshme. Qeveria provinciale e Punxhabit ka urdhëruar që shkollat, zyrat, qendrat tregtare dhe parqet në tri qytete, përfshirë Lahoren, të mbyllen deri të dielën. Provinca Punxhab e Pakistanit është në kufi me shtetin indian me të njëjtën emër. Është raportuar se edhe veriu... Читать дальше...

Australia u ofron leje qëndrimi shtetasve të Tuvalusë

Evropaelire.org 

Australia u ka ofruar strehim shtetasve të Tuvalusë, për shkak të ndikimit katastrofik të ndryshimeve klimatike në vendin e tyre, është thënë në paktin e ri të arritur mes dy palëve. Tuvaluja është në mesin e vendeve që rrezikohen më së shumti nga rritja e nivelit të deteve. Aty banojnë 11.200 njerëz, të cilët vazhdimisht kanë bërë thirrje që bota të veprojë më shumë për t’i luftuar ndryshimet klimatike. Kryeministri australian, Anthony Albanese, e ka përshkruar marrëveshjen si “kyçe”. Kryeministri i Tuvalusë... Читать дальше...

Si mund të duket mbikëqyrja e Gazës nga Izraeli pas përfundimit të luftës?

Evropaelire.org 

AP Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk e ka elaboruar deklaratën e tij të bërë gjatë kësaj jave se Izraeli do të mbajë, për një periudhë të pacaktuar, “përgjegjësinë për sigurinë e përgjithshme” në Gazë pasi të largojë nga pushteti Hamasin në përgjigje të sulmeve vdekjeprurëse të këtij grupi militant në Izrael më 7 tetor. Përvoja sugjeron se çdo rol izraelit në siguri do të shihet nga palestinezët dhe pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar si një formë e pushtimit ushtarak. Kjo... Читать дальше...



Москва

Вседозволенность азербайджанской диаспоры в России или как пантюркистские националисты 29 апреля перекрыли улицу в центре Москвы


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Главное за день



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Shaman

Екатеринбуржец исполнил хит Shaman’а в метро и получил тростью от бабушки




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

ЭСК указала на ошибки главного арбитра дерби ЦСКА — «Спартак» Казарцева

Личка — о самой дорогой покупке в Москве: два дня назад решил купить самокат за 60 тысяч рублей

На стадионе в Москве, таджики и узбеки, проигравшие русским футболистам со счетом 13:0 устроили массовую драку с нашими ребятами


WTA

Азаренко проиграла в 1/16 финала турнира WTA-1000 в Мадриде



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Новости 24 часа

Героическое участие армян в СВО. Часть третья



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России