Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Ноябрь
2023

Новости за 09.11.2023

Forcat amerikane në Irak, cak i shpërthimeve dhe sulmeve me dronë

Evropaelire.org 

Forcat amerikane ishin shënjestër e tri sulmeve në Irak më 9 nëntor, por nga sulmet nuk ka viktima. Kështu thanë burime të sigurisë për agjencinë Reuters. Këto ishin sulmet më të mëdha brenda një dite ndaj aseteve amerikane, që kur ka nisur lufta midis Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor. Një patrullë e përbashkët e forcave amerikane dhe shërbimeve kundër terrorit të Irakut u shënjestruan nga një mjet shpërthyes afër qytetit verior të Mosulit, duke shkaktuar dëme në makinën patrulluese, por pa shkaktuar viktima, thanë dy burime të sigurisë. Читать дальше...

Mbi 10 të vrarë gjatë një operacioni izraelit në Bregun Perëndimor

Evropaelire.org 

Gjatë një operacioni të kryer nga Izraeli në kampin e refugjatëve Xhenin në Bregun e pushtuar Perëndimor janë vrarë 13 palestinezë, thanë zyrtarët shëndetësorë palestinezë. Ushtria izraelite tha se ka vrarë të paktën dhjetë militantë. Grupi militant palestinez, Hamas, tha se nëntë prej të vrarëve në këtë operacion ishin luftëtarë të tij. Në operacionin izraelit u krye edhe sulme me dronë. Dhuna në Bregun Perëndimor është rritur që kur ka shpërthyer lufta midis Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor. Читать дальше...

Protestë në Shqipëri pas dhunës së ushtruar ndaj një 3-vjeçareje

Evropaelire.org 

Me thirrjet “mos na prekni fëmijët” “stop abuzimit”, “duam siguri për fëmijët”, “mos na vrisni ëndrrat”, “Ky nuk është sistem i arsimit, por sistem i krimit”, qytetarë të shumtë protestuan para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, duke kërkuar drejtësi për rastin e një 3-vjeçareje, prindërit e së cilës kanë denoncuar se ajo është keqtrajtuar fizikisht nga një prej edukatoreve të një kopshti. Ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor dhe pas disa peripecive prindërit e kanë denoncuar në media, tri ditë më parë... Читать дальше...



Në Prishtinë ndizen qirinj për viktimat në Izrael dhe kërkohet lirimi i pengjeve

Evropaelire.org 

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës u ndezën qirinj për 1.400 personat e vrarë në Izrael dhe u bë thirrje për lirimin e 239 pengjeve të marrë nga Hamasi në Rripin e Gazës. Në ngjarjen që u organizua nga Oda Ekonomike Kosovë-Izrael, ambasadorja izraelite në Kosovë, Tamar Ziv, tha se pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe Holokaustit, bota tha “kurrë më nuk do të ketë masakër të hebrenjve”. Por, sipas saj, më 7 tetor, kur militantët palestinezë të Hamasit sulmuan Izraelin, ata “masakruan në mënyrë brutale” 1.400 persona... Читать дальше...

Fabrika e armëve në Serbi pranon se granatahedhës të konfiskuar në Banjskë janë në arkivat e saj të prodhimit

Evropaelire.org 

Dy granatahedhës të llojit M93, që u konfiskuan pas sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, janë pjesë e arkivit të prodhimit të fabrikës së armëve Zastava në Kragujevc. Kështu thuhet në përgjigjen dërguar Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë nga ky prodhues i armëve në Serbi, pas kërkesës për qasje në informacion me rëndësi publike. Kjo është hera e parë që fabrika më e madhe serbe e armëve konfirmon informacionet e publikuara më herët nga autoritetet në Kosovë, se grupi i personave... Читать дальше...

Shtëpia e Bardhë: Izraeli është pajtuar për pauzë 4-orëshe në ditë në veri të Gazës

Evropaelire.org 

Shtëpia e Bardhë tha se Izraeli është pajtuar për pauza katërorëshe humanitare çdo ditë në veri të Gazës, ku po lufton me militantët palestinezë të Hamasit. Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, tha se ka siguruar një rrugë të dytë për civilët që të ikin nga luftimet. Presidenti Biden i kishte kërkuar kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që të vendoste pauza ditore. Këtë kërkesë ai e kishte bërë gjatë një bisede telefonike që zhvilloi në fillim të kësaj jave. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA... Читать дальше...

Serbia shpall kandidaturën për Bordin Ekzekutiv të UNESCO-s

Evropaelire.org 

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, njoftoi më 9 nëntor për kandidaturën e Serbisë për anëtarësim në Bordin Ekzekutiv të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO). Ai këtë njoftim e bëri gjatë fjalimit para Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s në Paris. Për anëtarët e rinj të Bordit Ekzekutiv do të votohet më 15 nëntor dhe kandidatët janë Shqipëria, Rusia, Sllovakia, Republika Çeke dhe Uzbekistani. Serbia, që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës... Читать дальше...

Shkupi shqyrton ndarjen e rrugëve me ndërtuesit kinezë të autostradës

Evropaelire.org 

Ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër prej 57 kilometrave filloi në vitin 2014. Në bazë të marrëveshjes që firmosi kompania kineze me Qeverinë maqedonase, punimet duhej të përfundonin më 2018, por për shkak të shfaqjes së shumë problemeve në terren kjo kontratë u shty fillimisht për në vitin 2021 dhe më pas deri në fund të vitit 2023. Nëse do të prolongohet edhe një herë afati i përfundimit të ndërtimit të autostradës në fjalë apo do të ndërpritet përfundimisht kontrata me kompaninë kineze, duhet të vendosë Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Читать дальше...



"T’i trajtojmë njerëzit disi ndryshe": Nevoja për besim mes serbëve dhe Qeverisë së Kosovës

Evropaelire.org 

Për ministrin për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, nuk është befasi vlerësimi i Komisionit Evropian se marrëdhëniet ndërmjet pjesëtarëve të komunitetit serb dhe Qeverisë janë "përkeqësuar ndjeshëm" dhe pranon se ky është fakt, por nënvizon se është dashur të bëhet një dallim mes serbëve në veri dhe jug. Në anën tjetër, pjesëtarët e komunitetit serb në veri dhe në jug të lumit Ibër, me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë (REL), theksojnë se marrëdhëniet me Qeverinë... Читать дальше...

Pushteti dhe opozita shqiptare me vlerësime të ndryshme për Raportin e Progresit

Evropaelire.org 

Përfaqësues të Qeverisë shqiptare thanë se Raporti i sivjetmë i Progresit i Komisionit Evropian është ndër më të mirët në vitet e fundit, ndërkaq partitë opozitare thanë se dokumenti dëshmon se nuk ka pasur përmirësim krahasuar me vitin paraprak. Raporti i Progresit i miratuar një ditë më parë iu dorëzua sot autoriteteve shqiptare. Në të u tha se Shqipëria po tregon angazhim serioz në procesin e integrimit evropian, përparimi në funksionimin e drejtësisë dhe rritja ekonomisë janë në drejtimin e duhur... Читать дальше...

Scholz: KFOR duhet të jetë në pozicion që të reagojë në mënyrë të duhur

Evropaelire.org 

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se tensionet e fundit në Kosovë kanë dëshmuar se sa e rëndësishme është prania e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR. Gjatë një konference për media në Berlin, së bashku me sekretarin e Përgjithshëm të aleancës perëndimore ushtarake, Scholz tha se shteti i tij mbështet misionin e KFOR-it.  “NATO është garantues i sigurisë në Ballkanin Perëndimor, në Kosovë përmes KFOR-it. Gjermania merr pjesë në këtë mision përmes forcave të armatosura. Tensionet... Читать дальше...

Qeveria maqedonase lavdërohet me raportin e KE-së, opozita e kritikon

Evropaelire.org 

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk sheh kritika në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, përkundrazi vlerëson se ka progres në 80 për qind të kapitujve që kanë të bëjnë me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. “Komisioni ofron një vlerësim objektiv të progresit, por edhe të dobësive. Një mesazh i rëndësishëm që del nga raporti është se ne kemi përparuar në 80 për qind të kapitujve dhe nuk është vërejtur asnjë regres. Kemi një vlerësim të mirë në vitin 2023, që paraqet ecuri solide në disa vitet e fundit. Читать дальше...

Petkoviq nuk e njeh kompetencën e Gjykatës Kushtetuese lidhur me Asociacionin

Evropaelire.org 

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë të enjten se nuk e njeh Gjykatën Kushtetuese të Kosovës si institucion që mund ta pezullojë ose anulojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ai i ka bërë këto deklarata të enjten, të njëjtën ditë kur ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë para mediave se Gjykata Kushtetuese e Kosovës do ta japë fjalën e fundit për kushtetutshmërinë e një draft-statuti për formim të Asociacionit që i është prezantuar Kosovës, më 21 tetor. Читать дальше...

Shqipëri: Shumica miraton projektligjet nën sprej tymues

Evropaelire.org 

Kuvendi i Shqipërisë nuk arriti as këtë të enjte të zhvillojë seancë të qetë. Deputetët e opozitës, mbështetës të ish-kryeministrit, Sali Berisha, bllokuan foltoren e Kuvendit duke vendosur aty karrige dhe më pas hodhën sprej tymues. Pas kësaj situate, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përjashtoi deputetin e opozitës, Saimir Korreshi, i cili hodhi sprejin tymues në sallë. Mes kaosit të krijuar, shumica votoi projektligjet e përcaktuara në rendin e ditës. Gjashtë prej tyre, që ishin propozime të Partisë Demokratike në opozitë... Читать дальше...

Të huajt në Francë: Çfarë parasheh projektligji i ri i Macronit për migrantët?

Evropaelire.org 

Reuters Ligjvënësit francezë kanë nisur të diskutojnë këtë javë për versionin e ri qeveritar të projektligjit për migrantët. Qëllimi fillestar i presidentit francez, Emmanuel Macron, ka qenë që t’i kënaqë dy krahët e koalicionit qeveritar, duke e përshpejtuar dëbimin e disa migrantëve. Në anën tjetër, parashihet lehtësim i procedurave për të marrë leje qëndrimi për ata që punojnë në sektorët që kanë vështirësi të gjejnë punëtorë. Për projektligjin është duke u punuar qysh prej vitit të kaluar. Читать дальше...

Hovenier: Ka urgjencë për Asociacionin, draft-statuti është kushtetues

Evropaelire.org 

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se ka një urgjencë të madhe në Bashkimin Evropian që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë. Hovenier theksoi se draft-statuti i BE-së përmbush pritjet e SHBA-së dhe se është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Italia nis anije spitalore në Lindje të Mesme për t’iu ndihmuar palestinezëve

Evropaelire.org 

Italia e ka nisur një anije spitalore në Lindje të Mesme për t’iu ndihmuar palestinezëve, e cila pritet të arrijë në destinacion “brenda disa ditësh”, ka thënë Ministria italiane e Mbrojtjes, të enjten. Në anijen “Vulcano”, e cila është e pajisur me dhoma operimi, janë edhe 30 pjesëtarë të stafit mjekësor. Ajo fillimisht do të niset drejt Qipros, ka thënë ministria, por nuk ka treguar sa afër Gazës do të jetë. Ministri italian i Mbrojtjes Guido Crosetto, ka thënë se pas disa ditësh do t’i nisin... Читать дальше...

Kuvendi nuk miraton rezolutat për mbështetje financiare të policëve dhe rritjen e koeficientit të pagave

Evropaelire.org 

Kuvendi i Kosovës nuk i ka miratuar të enjten propozim-rezolutat për mbështetjen urgjente financiare për pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe atë për nevojën e rritjes së koeficientit për pagat. Rezolutat janë shprehje e vullnetit politik të Kuvendit për çështje të caktuara, por të cilat nuk kanë karakter obligues.   Projekt-rezoluta për policët Për miratim të saj kanë votuar 25 deputetë, ndërsa 59 kanë abstenuar. Propozim-rezoluta është prezantuar në Kuvend javë më parë prej partive opozitare. Читать дальше...

Rrethimi i Gazës: Ushtarët izraelitë në ndjekje të militantëve të Hamasit

Evropaelire.org 

Izraeli thotë se forcat e tij e kanë rrethuar Qytetin e Gazës, shtëpi e një të tretës së popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Rripit të Gazës, dhe pritet ta sulmojnë atë së shpejti, në kuadër të fushatës së tyre për t'i shfarosur militantët e grupit palestinez Hamas, të cilët ia mësynë qytezave izraelite, ku vranë qindra civilë, mbi një muaj më parë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)


Музыкальные новости
Виктор Цой

Бразильский футболист: «Я — большой фанат Виктора Цоя»





Rss.plus
PRomoPulse

Продвижение новой музыки и ваших хитов на радио и в интернете




В Европе произошла массовая кража редких изданий русской классики

Назначен комментатор на дерби «Динамо» – «Спартак»

Щедрое лето от OUTRIGGER

«Ночной кошмар «Динамо»: «Спартак» выложил фото Игнатова и Соболева на «ВТБ Арене»




Në Prekaz dyshohet se u gjetën mbetje mortore të të zhdukurve në luftë

Evropaelire.org 

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në Kosovë, ka thënë të enjten se ekipet e tij kanë hasur në mbetje mortore të viktimave, gjatë gërmimeve në Prekaz të Skenderajt. Sipas Komisionit, eshtrat e gjetur mund të jenë potencialisht të personave të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë. Komisioni ka thënë se gërmimet janë duke vazhduar ende, dhe se mbetjeve të gjetura do t’iu bëhen analizat e ADN-së për identifikim të mundshëm. Përveç Prekazit, Komisioni ka thënë se ka kryer gërmime edhe në Arbanë të Prizrenit. Читать дальше...

Plani ekonomik i BE-së: Kosova e Serbia kushtëzohen me normalizim raportesh

Evropaelire.org 

As Kosova e as Serbia nuk do të mund të përfitojnë nga plani i Komisionit Evropian për rritjen ekonomike në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në rast se nuk do të ketë përparim në procesin e normalizimit të raporteve ndërmjet tyre. Ky është kriteri shtesë që Komisioni Evropian ua ka vendosur të dyja vendeve. "Kjo shkon përmes përmbushjes së obligimeve nga dialogu, si dhe respektimit të obligimeve në nismat rajonale”, ka thënë një zyrtar i BE-së. Komisioni Evropian ka miratuar më 8 nëntor... Читать дальше...

Hovenier: Gjykata Kushtetuese do ta thotë fjalën e fundit për draft-statutin për Asociacionin

Evropaelire.org 

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të enjten se draft-statuti që i është propozuar Kosovës për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përmbush të gjitha kriteret që i parashohin Shtetet e Bashkuara për të. “Duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës. Nuk duhet të kërkohen ndryshime kushtetuese. Duhet të jetë në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Nuk duhet të ketë nivel shtesë të pushtetit. Читать дальше...

"E burgosur politike" në Rusi: Bashkëshorti flet për gazetaren e arrestuar të REL-it

Evropaelire.org 

Bashkëshorti i gazetares së Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva, e cila është arrestuar në Rusi më 18 tetor, ka thënë se ajo është “e burgosur politike”. Kurmasheva ka nënshtetësi të dyfishtë, ruse dhe amerikane. Bashkëshorti i saj, Pavel Butorin, po ashtu punon nga zyrat e REL-it në Pragë, ku është shef i Current Time, një televizion dhe rrjet digjital në gjuhën ruse, i udhëhequr nga REL-i, në bashkëpunim me Zërin e Amerikës. (Përgatiti: Trim Haliti – Narracioni: Mimoza Sadiku – Montazhi: Bujar... Читать дальше...

Izraeli vazhdon bombardimet në qytetin e Gazës

Evropaelire.org 

Sulmet ajrore izraelite e kanë goditur edhe të enjten qytetin e Gazës, teksa ushtarët janë përballur lagje për lagje me militantët e grupit palestinez Hamas. Ndërkohë, mijëra palestinezë janë të dëshpëruar dhe në kërkim të sigurisë, derisa largohen prej shtëpive të tyre në pjesën veriore të Gazës së rrethuar. Pas më shumë se një muaji të bombardimeve masive, qindra mijëra njerëz po përballen me “situatë të rëndë humanitare” në zonat e luftimeve në Gazë dhe kanë mbetur pa ujë dhe ushqime të mjaftueshme, kanë thënë Kombet e Bashkuara. Читать дальше...

Blinken shpreh shqetësime serioze për marrëdhëniet ushtarake Rusi - K. Veriore

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të enjten se ai dhe ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Park Jin, ndajnë shqetësim të thellë për rritjen e bashkëpunimit ushtarak mes Koresë së Veriut dhe Rusisë. Blinken dhe Park kanë thënë se kanë diskutuar edhe për bashkëpunim drejt zbatimit të një strategjie të zgjeruar parandaluese, me qëllim të luftimit të kërcënimeve prej Koresë së Veriut, si dhe për rritje të bashkëpunimit strategjik me Japoninë. Ata kanë paralajmëruar marrjen e... Читать дальше...



Москва

Тарифы ЖКХ вырастут в России


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Московская неделя предпринимательства начнется 16 мая



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Александр Пушной

Кировчанин обыграл телеведущего Александра Пушного и получил деньги




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

"Спартак" обыграл "Динамо" в полуфинале Пути регионов Кубка России

ЦСКА выложил провокационный ролик к матчам с "Зенитом", вспомнив фразу Дзагоева

На стадионе в Москве, таджики и узбеки, проигравшие русским футболистам со счетом 13:0 устроили массовую драку с нашими ребятами


Даниил Медведев

Медведев сыграет с Бубликом в Мадриде 



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Собянин рассказал о строительстве моста через Москву-реку у Берегового проезда



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России