Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Ноябрь
2023

Новости за 22.11.2023

Raportohet për dy të vdekur pas shpërthimit të një makine në kufirin SHBA-Kanada

Evropaelire.org 

Një makinë ka shpërthyer në një pikëkalimin kufitar në anën amerikane të urës SHBA-Kanada në Ujëvarën e Niagarës, duke detyruar autoritetet që të mbyllin për qarkullim këtë pikëkalim. Dy persona janë gjetur të vdekur brenda makinës që shpërtheu, tha një zyrtar për Associated Press i cili foli në kushte anonimiteti. “Është e qartë se është një situatë serioze në Ujëvarën e Niagarës”, tha kryeministri kanadez, Justin Trudeau, teksa ishte në Parlament. Më pas ai u tha ligjvënësve se i duhej të largohej... Читать дальше...

Petkoviq bisedon me serbët nga veriu i Kosovës për zgjedhjet e Serbisë

Evropaelire.org 

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, bisedoi me përfaqësuesit e serbëve nga veriu i Kosovës lidhur me mënyrën se si t’iu mundësohet atyre që të votojnë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, të caktuara për 17 dhjetor. Takimi u mbajt në Rashkë, në jugperëndim të Serbisë, tha Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe më 22 nëntor. Sipas njoftimit, përfaqësuesit e serbëve nga Kosova gjatë takimit thanë se “është e rëndësishme që qytetarëve serbë t’iu mundësohet e drejta e tyre e votimit”. Читать дальше...

Mes luftës, armenët e Jerusalemit përfshihen në konflikt për Tokën e Shenjtë

Evropaelire.org 

Teksa vëmendja e botës është përqendruar te fati i izraelitëve dhe i palestinezëve në Rripin e Gazës, armenët në Jerusalemin e afërt janë përfshirë në një konflikt për ruajtjen e tokës së tyre, përballë kërcënimeve në rritje. Pasditen e 5 nëntorit, disa burra me kapela hebraike dhe të armatosur me pushkë automatike hynë në një sektor të Lagjes Armene të Jerusalemit, e njohur edhe si Livadhi i Lopës. Dy prej burrave mbanin me zinxhirë qentë që lehnin, teksa të tjerët konfrontoheshin me armenët... Читать дальше...



PE-ja propozon ndryshimin e traktatit të BE-së dhe heqjen e vetos në vendimmarrje

Evropaelire.org 

Parlamenti Evropian ka miratuar të mërkurën një raport përmes së cilit propozon ndryshimin e traktatin e Bashkimit Evropian, në mënyrë që blloku të jetë më i efikas dhe që të reformohet në të ardhmen. Po ashtu, në propozimin e PE-së është përfshirë heqja e të drejtës së vetos në vendimet e Këshillit dhe që vendimet të mund të kalojnë me shumicë të kualifikuar. Kjo do të evitonte në të ardhmen situata në të cilat ndonjë shtet anëtar do të bllokonte ndonjë vendim, siç ndodh tani. Ky propozim ka shkaktuar më së shumti ndasi. Читать дальше...

Cilat janë detajet e marrëveshjes Izrael-Hamas për lirimin e pengjeve?

Evropaelire.org 

Reuters Izraeli dhe Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, janë pajtuar për një pauzë të luftimeve në Gaza për të mundësuar lirimin e 50 pengjeve që po mbahen nga grupi radikal, në shkëmbim të 150 palestinezëve të mbajtur në burgjet e Izraelit, dhe gjithashtu për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare në territorin e rrethuar. Cilat janë detajet e marrëveshjes? Sipas marrëveshjes, palët u pajtuan për një armëpushim katërditor... Читать дальше...

Grabitje e armatosur në Suharekë, plagoset një polic

Evropaelire.org 

Një zyrtar i Policisë së Kosovës është plagosur, teksa patrulla me të cilën ishte iu përgjigj informacioneve për një grabitje që ishte duke u zhvilluar në një argjendari në Suharekë. Zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha për Radion Evropa e Lirë se polici i plagosur ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Grabitja në argjendarinë në Suharekë u raportua në polici në orën 15:45 të 22 nëntorit. “Sapo kemi marrë informacionin, patrulla më e afërt policore... Читать дальше...

Kushtetuesja vendos në favor të Qeverisë për faljen e tatimit në pronë

Evropaelire.org 

Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi që vendimi i Qeverisë së Kosovës për faljen e tatimit në pronë, përmes ndryshimeve në Ligjin për tatim në pronë, nuk cenon përgjegjësitë komunale. Në gusht, komuna e Prizrenit dorëzoi kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të kontestuar nenin 5 të ligjit të ndryshuar, që parasheh faljen në vlerë prej 100 eurosh të tatimit në pronë për çdo tatim-pagues për vitin tatimor 2023. “...Si i tillë, ky i fundit [neni 5 i Ligjin për tatimin në pronë], nuk cenon përgjegjësitë... Читать дальше...

Militantët e mbështetur nga Irani paralajmërojnë zgjerim të sulmeve ndaj SHBA-së

Evropaelire.org 

Një grup i madh militant në Irak, që mbështetet nga Irani, ka paralajmëruar se mund të shënjestrojë caqe shtesë amerikane, pasi avionët luftarakë amerikanë vranë disa militantë. Sulmet amerikane ishin në kundërpërgjigje të sulmit të së hënës në bazën ajrore Al-Asad, ku gjenden forcat amerikane. Në këtë sulm, për herë të parë, militantët përdorën raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi. Avionët luftarakë amerikanë sulmuan qendrën komanduese të Hezbollahut Kataib, dhe një qendër tjetër komanduese... Читать дальше...



Misteri i zjarrit në Mjekësinë Ligjore

Evropaelire.org 

Instituti i Mjekësisë Ligjore ku mbahen prova të rëndësishme për vdekjet e dyshimta në Kosovë, u përfshi nga zjarri dy herë brenda këtij viti. Derisa hetimet vazhdojnë për të dyja rastet, si shkaktar të zjarrit zyrtarët e përmendën rrjetin elektrik. Organet e hetuesisë ende nuk kanë konfirmuar shkaqet e zjarrit në të dy rastet derisa nga Instituti thonë se dëmet nuk janë të mëdha.

Në pritje të Kodit Civil...

Evropaelire.org 

Tash e më shumë se një vit, Ana Ilazi ka nisur një epokë të re në jetën e saj. Sapo u largua nga SOS Fshatrat e Fëmijëve, kur mbushi 18 vjeç, ajo nisi studimet për fizioterapi dhe punën si infermiere. Por, ky fillim i ri nuk ka qenë po aq i lehtë sa do të donte. E ulur në një karrigë në oborrin që më parë ishte shtëpia e saj, 19-vjeçarja kujton momentin e parë kur ishte dashur të gjejë një tjetër vend për ta quajtur shtëpi. “Moshën 18 vjeç s’është që e kam pritur shumë e emocionuar sepse e kam ditur se çfarë më pret pasi të dal. Читать дальше...

Nis aplikimi për subvencionimin e pajisjeve efiçiente të ngrohjes për bizneset

Evropaelire.org 

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar për nisjen e aplikimeve për subvencionim të pajisjeve efiçiente të ngrohjes për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. Financimi i subvencionimit do të bëhet nga Bashkimi Evropian, ndërkaq bizneset do të mund të aplikojnë përmes platformës E-Kosova. Pajisjet që do të subvencionohen janë: pompat termike, kondicionerët efiçientë, kaldajat me biomasë dhe stufat individuale me biomasë. Për secilën prej pajisjeve ka çmim dhe përqindje të posaçme. Ministria... Читать дальше...

Armëpushimi Izrael-Hamas nis mëngjesin e së enjtes

Evropaelire.org 

Media shtetërore e Egjiptit, televizioni Qahera, tha se armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit – grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – do të nisë në orën 10:00, sipas kohës lokale, të enjten më 23 nëntor. Egjipti ka ndihmuar në ndërmjetësimin e armëpushimit katërditor, që do të lehtësojë lirimin e dhjetëra pengjeve që Hamasi kapi gjatë sulmeve të 7 tetorit në jug të Izraelit. Sipas marrëveshjes, do të lirohen edhe dhjetëra të burgosur palestinezë në Izrael... Читать дальше...

Zyrtari i Kosovës nga lista e zezë amerikane përjashtohet nga shërbimi civil

Evropaelire.org 

Ish-drejtori i Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Nexhat Krasniqi, i përfshirë në listën e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit, të mërkurën është larguar nga shërbimi civil me vendim të Komisionit disiplinor të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ku edhe punonte. Krasniqi ishte dërguar në Komisionin Disiplinor të MMPH-së, pasditen e së hënës. Kurse, baza kryesore ligjore që është përdorur për rastin e tij është Ligji i ri për zyrtarët publikë. Читать дальше...

Papa: Konflikti Izrael-Hamas ka kaluar në “terrorizëm”

Evropaelire.org 

Papa Françesku ka thënë të mërkurën se konflikti mes Izraelit dhe Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – e ka tejkaluar luftën edhe është bërë “terrorizëm”. Ai i bëri këto komente pas takimeve ndarëse me familjarët e pengjeve izraelite që po mbahen nga Hamasi dhe me palestinezët që kanë familjarë në Rripin e Gazës. Duke folur para audiencës së tij të përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit pas takimeve në rezidencën e tij mëngjesin e së mërkurës... Читать дальше...

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë shtyhet deri në pranverë

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës e ka shtyrë përsëri edhe për disa muaj procesin e regjistrimit të popullsisë, që tani parashihet të fillojë në prillin e vitit të ardhshëm. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në një mbledhje të Qeverisë, të mbajtur të mërkurën e 22 nëntorit, se procesi i regjistrimit "nuk është menaxhuar mirë" nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Kreu i ekzekutivit kosovar ka përmendur, po ashtu, edhe udhëheqjen e re të ASK-së si faktor që e ka shtyrë të propozojë shtyrjen e sërishme të procesit të regjistrimit të popullsisë.

Dy zjarre brenda vitit në Mjekësinë Ligjore, dëmet dhe shkaqet ende të panjohura

Evropaelire.org 

Brenda këtij viti, Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) i Kosovës është kapluar dy herë nga zjarri. Edhe pse dëmet dhe shkaqet e zjarreve ende nuk dihen për asnjërin rast, për Ehat Miftarajn nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) këto dy raste simbolizojnë neglizhencën që i është bërë këtij Instituti. “Dështimet, një pas një, në menaxhim, na sjellin në situata të tilla. Me vetë faktin që ky institut udhëhiqet me ushtrues detyre dhe që për kohë të gjatë nuk kanë arritur ta zgjedhin drejtorin... Читать дальше...

Nëntë të lënduar nga shpërthimi i një granate dore në Prizren

Evropaelire.org 

Nëntë persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit të një granate dore në një treg të kafshëve në qytetin jugor të Kosovës, Prizren. Lajmi është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga zëdhënësi për Informim i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prizrenit, Vesel Gashi. Ai theksoi se tre persona të dyshuar për sulmin janë identifikuar dhe janë duke u kërkuar nga Policia. “Rreth orës 04:50, policia ka pranuar informatë për një rast plagosjeje te tregu i kafshëve në Prizren. Nga informatat e para... Читать дальше...

Avionët amerikanë i sulmojnë caqet e Hezbollahut irakian

Evropaelire.org 

Avionët luftarakë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) i kanë goditur dy qendra të Hezbollahut irakian, si përgjigje ndaj sulmeve mbi bazat amerikane që janë përshkallëzuar gjatë luftës së Izraelit në Rripin e Gazës, raporton Associated Press. Gjatë sulmeve në bazat amerikane të martën u përdorën për herë të parë raketat balistike me rreze të shkurtra veprimi kundër trupave amerikane, sipas dy zyrtarëve amerikanë të Mbrojtjes. Avionët luftarakë amerikanë i goditën qendrat e veprimit të... Читать дальше...

OpenAI e kthen në detyrë shefin e shkarkuar Sam Altman

Evropaelire.org 

Bashkëthemeluesi i OpenAI, Sam Altman, do të kthehet në detyrë si shef i kësaj kompanie vetëm pak ditë pasi bordi e kishte shkarkuar, njoftoi kompania të mërkurën. OpenAI, me bazë në San Françisko, tha në një komunikatë: “Ne kemi arritur marrëveshje në parim që Sam Altman të kthehet si shef ekzekutiv i OpenAI, me një bord të ri fillestar”. Bordi i kaluar i OpenAI nuk kishte dashur t’i tregonte arsyet e hollësishme se pse e kishte shkarkuar Altmanin të premten e kaluar, duke nxitur një konflikt të brendshëm në kompani në fundjavë... Читать дальше...

Argjentina e mposht Brazilin në një ndeshje ku shpërtheu dhuna mes tifozëve dhe policisë

Evropaelire.org 

Nicolas Otamendi e shënoi golin e vetëm për t’ia dhuruar Argjentinës një fitore 1:0 kundër Brazilit në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës, e cila u shty për më shumë se gjysmë ore të martën mbrëma, pasi policia u përlesh me tifozët në stadiumin e stërmbushur Maracana në Rio de Zhaniero. Rivaliteti i moçëm sportiv mes dy prej kombëtareve më të suksesshme në botën e futbollit u intensifikua pasi policia braziliane i sulmoi tifozët argjentinas si përgjigje ndaj përleshjeve në tribuna gjatë këndimit të himneve kombëtare. Читать дальше...

Izraeli dhe Hamasi pajtohen për armëpushim dhe lirim pengjesh

Evropaelire.org 

Qeveria e Izraelit dhe grupi radikal palestinez Hamas — i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian — janë pajtuar të mërkurën për një ndërprerje katërditore të luftimeve, për të mundësuar lirimin e 50 pengjeve që po mbahen në Gazë, në shkëmbim të lirimit të 150 palestinezëve të burgosur në Izrael dhe hyrjes së ndihmave humanitare në territorin e rrethuar, raporton Reuters. Zyrtarë nga Katari, që ka ndërmjetësuar negociata sekrete, si dhe nga SHBA-ja... Читать дальше...



Москва

6 городов России, где можно увидеть белые ночи кроме Санкт-Петербурга


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Московская неделя предпринимательства начнется 16 мая



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Филипп Киркоров

Киркоров потратил 200 млн рублей на ремонт и золотые унитазы




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

ЭСК указала на ошибки главного арбитра дерби ЦСКА — «Спартак» Казарцева

Личка — о самой дорогой покупке в Москве: два дня назад решил купить самокат за 60 тысяч рублей

«Торпедо» объявило об уходе хоккеистов Кручинина, Бауи и Малова


WTA

Касаткина проиграла Путинцевой и не смогла выйти в 1/4 финала турнира WTA в Мадриде



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Консультации. Составление Договоров. Присутствие Продюсера при заключении договоров и переговорах. Лекции. Переговоры. Встречи и Обсуждения.



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России