Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Февраль
2020

Shkup: Pushteti mbështet nismën për ndalimin e importit të mbeturinave

0
Shkup: Pushteti mbështet nismën për ndalimin e importit të mbeturinave

Të ndodhur përball presioneve e kritikave të shumta në opinion, partitë në pushtet në Maqedoninë e Veriut janë pajtuar që të miratojnë ligjin për ndalimin e importit të mbeturinave nga jashtë, që besohet se janë një ndër shkaktarët e ndotjes së ajrit.

Shkupi dhe disa qytete tjera të Maqedonisë së Veriut, thuajse çdo ditë radhiten në listën e dhjetë qyteteve më të ndotura në botë.

Sipas të dhënave të Entit të Statistikave, vendi më shumë ka importuar mbeturina se sa ka shkaktuar.

Nga Ministria e Ekologjisë kanë njoftuar se gjatë vitit të kaluar janë importuar afër 2 milion ton mbeturina, shumica nga Bullgaria ndërsa pas informacioneve se ato mund të jenë me përmbajtje kancerogjene institucionet kanë nisur hetimet, ndërsa Lidhja Social Demokrate në pushtet ka bërë të ditur se do të mbështes nismën e partitë së gjelbër për miratimin e një ligji për ndalimin e importit të mbeturinave nga jashtë.

“Për të kapërcyer gjendjen të cilën e kemi trashëguar kemi nevojë për zgjidhje ligjore të menjëhershme për të vendosur kontrolle dhe mbikëqyrje të rrepta nga inspektoratet e shtetit. Pra kemi nevojë për ndryshime në ligjin për importin e mbeturinave, kryesisht atij të rrezikshëm, por edhe në segmente tjera ku kemi trashëguar kaos”, ka deklaruar zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov

Por, nga Ministria e Ekologjisë janë kundër ndalesave pasi vlerëson me këtë mënyrë nuk zgjidhen problemet.

“Me ndalesa nuk zgjidhen problemet, por përmes rregullimin të çështjes, monitorimit të procesit. Këtu kemi të bëjnë me populizëm, masa që nuk i shërbejnë zgjidhjes së problemit. Nëse ne mbyllim një deponi në Shkup kjo nuk do të thotë se ne e zgjidhin problemin me ndotjen në qytete tjera. Nevojitet masa mirë të studiuara”, ka deklaruar zëvendësministri i ekologjisë, Jani Makraduli.

Kundër importit të mbeturinave nga jashtë kishte edhe protesta ndërsa janë paralajmëruar edhe të tjera në ditët në vijim. Shoqatat ekologjike kërkojnë ndalimin e tërësishëm të importit të mbeturinave pasi dyshojnë se përmbajnë jo vetëm materie që ndotin ajrin, por edhe përmbajtje kancerogjene. Nga koalicioni i organizatave joqeveritare “O2”, kërkojnë që problemi të zgjidhet para shpërndarjes së Kuvendit, më 12 shkurt.

“Derisa të mos kemi kontroll të mirë dhe për sa kohë që sistemi ynë është ashtu siç është, ne duhet të ndërmarrim masa që të mbrohemi. Kur të përmirësohen kushtet ne mund të lehtësojmë gradualisht ndalimet. Sidoqoftë, për momentin ne kemi më shumë frikë nga mosfunksionimi i sistemit”, thotë Nevena Georgievska, përfaqësuese e koalicionit “02”.

Zgjidhja ligjore që është hartuar nga partia e të gjelbërve do të mbështetet edhe nga opozita, por VMRO DPMNE-ja ka disa kushte.

“Në mbledhjen plenare të Kuvendit lidhur me këtë çështje duhet të bisedohet edhe për informatën lidhur me ndrojtjen si dhe për të gjitha konkluzionet që kanë dalë deri më tani lidhur me ndotjen”, ka deklaruar zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Naum Stoilkovski.

Debati për ndalimin e importit të mbeturinave, por edhe rregullimi i deponive u aktualizua në veçanti pasi të martën kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, publikoi një skandal për dërgimin pa asnjë kontroll të mbetjeve mjekësore në deponinë më të madhe vend, “Drislla”.





Губернаторы России
Москва

Собянин: Начался прием заявок на конкурс грантов для социальных НКО





Москва

Солнечные дети на сцене Кремля


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Начался прием заявок на конкурс грантов для социальных НКО



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Джиган

Модель Самойлова призналась, что Джиган не хотел ехать на реалити-шоу




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Чемпионат по служебному биатлону состоялся в столичном главке Росгвардии

«23 and Friends»: в Москве состоялся спортивно-музыкальный фестиваль Аш 23

После концерта и в дождь дороже: как складываются цены на поездки на такси


Ролан Гаррос

Бывшая российская теннисистка спела гимн Франции: «Я здесь дома»



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России