Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Февраль
2020

Trump përshëndet “kthimin amerikan” në fjalimin drejtuar kombit

0
Trump përshëndet “kthimin amerikan” në fjalimin drejtuar kombit

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shtyrë përpara arritjet ekonomike të Shteteve të Bashkuara nën udhëheqësinë e tij, gjatë fjalimit të tretë drejtuar kombit, teksa ka thënë se do të qëndrojë mbrapa përfitimeve shoqërore dhe të atyre për kujdes shëndetësor, nëse fiton një tjetër mandat katërvjeçar.

Trump, i cili ka fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 me sloganin “Bëni Amerikën të mrekullueshme sërish”, ka deklaruar në Kongres se ka arritur atë, që ai e cilësuar si “kthim të kombit” nën udhëheqësinë e tij.

“Vendet e punës janë shtuar, të hyrat janë rritur, varfëria ka rënë, krimi ka rënë, vetëbesimi është rritur dhe shteti ynë është jashtëzakonisht i respektuar sërish”, ka thënë ai, para se të prezantonte statistikat për paga, vende të punës dhe tregje të aksioneve.

Trump ka thënë se ka realizuar premtimin e tij gjatë fushatës për të zëvendësuar Marrëveshjen e Amerikës Veriore për Tregti të Lirë, duke pretenduar se ai pakt ka ndikuar në mbylljen e vendeve të punës, andaj Trump ka nënshkruar një marrëveshje të re me Kanadanë dhe Meksikën, një javë më parë.

“Marrëveshja e parë e madhe tregtare në shumë vjet”, ka thënë Trump duke pretenduar se ajo do të ndikojë në hapjen e 100,000 vendeve të reja të punës.

Trump ka diskutuar për ekonominë në 20 minutat e parë të fjalimit të tij para se të niste diskutimin për kujdes shëndetësor dhe imigrim ilegal, dy çështjet tjera kyçe të fjalimit të tij.

Gjyqi kundër Trumpit

Fjalimi i presidentit amerikan këtë vit ka ndodhur në kohën e zhvillimit të gjyqit kundër Trumpit, i cili ka ndarë si Kongresin, ashtu edhe kombin.

Dhoma e Përfaqësuesve, e drejtuar nga demokratët ka miratuar dy akuzat kundër Trumpit, në dhjetor të vitit të kaluar.

Mirëpo Senati i kontrolluar nga republikanët, pritet ta shfajësojë atë më 5 shkurt.

Trump akuzohet për abuzim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit, pasi dyshohet se ka kushtëzuar ndihmën ushtarake për Ukrainën, në këmbim të hetimeve për rivalin e tij politik, Joe Biden.

Prandaj, tensioni mes dy partive, është ndjerë edhe më shumë gjatë fjalimit të Trumpit.

Teksa i ka dhënë një kopje të fjalimit kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, që ka qenë e ulur mbrapa presidentit, është parë duke i zgjatur dorën Trumpit, mirëpo ai e ka injoruar atë.

Pas fjalimit, Pelosi është parë duke shqyer fjalimin e presidentit.

Pelosi ka qenë në krye të nisjes së procedurave për gjyqin kundër Trumpit, andaj është raportuar se të dy zyrtarët nuk kanë biseduar nga muaji tetor.

Gjatë fjalimit të tij, Trump nuk ka komentuar gjyqin kundër tij.

*Video: Pelosi shqyen fjalimin e Trumpit

Demokratët kanë qenë dyshues ndaj shifrave që kanë përmendur Trump, derisa republikanët janë dëgjuar duke brohoritur “katër vjet të tjera”.

Rizgjedhja

Trump synon të rizgjidhet këtë vit si president i SHBA-së, prandaj në fjalimet e tij që po zhvillon në shtetet amerikane, ai është fokusuar në rritjen ekonomike dhe luftimin e imigrimit ilegal.

Ndërkohë më 3 shkurt në Ajoa është mbajtur rrethi i parë i zgjedhjeve, për të kuptuar se kush nga demokratët mund ta fitojë nominimin për të garuar për president.

Në një sondazh të publikuar nga Gallup para fjalimit të Trumpit, është parë se shkalla e përkrahjes ndaj tij është 49 për qind, çka prezanton shifrën më të lartë prej kur ai ka ardhur në pushtet më 2017.

Megjithatë, vetëm 7 për qind e demokratëve miratojnë performancën e tij për dallim nga 94 për qind e republikanëve.

Kjo e dhënë prezanton dallimin më të thellë të regjistruar ndonjëherë nga Gallup mes përkrahësve të partive politike në SHBA.

Imgirimi ilegal

Trump ka përmendur sërish fushatën kundër imigrimit, që i ka ndihmuar të fitojë zgjedhjet e vitit 2016.

Ai ka thënë se administrata e tij ka përparuar në arrestimin e imigrantëve pa dokumente, ose ka parandaluar hyrjen e tyre në SHBA.

Presidenti ka thënë se muri që po ndërtohet në kufirin e SHBA-së me Meksikën do shkojë në 800 kilometra deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Ai ka kritikuar politikanët që kanë parandaluar Zyrën për Imigrim dhe Dogana për të dëbuar imigrantët pa dokumente.

Përveç tjerash, Trump ka kritikuar edhe një projektligj të demokratëve që ofrojnë kujdes shëndetësor për imigrantët pa leje, duke thënë se një gjë e tillë është “joshje e madhe për imigrantët ilegalë”, të cilët do të përfitonin nga amerikanët e vjetër.

Trump po ashtu ka shpenzuar kohën më të madhe të fjalimit duke folur për sistemin shëndetësor të shtetit, duke përfshirë uljen e çmimit të ilaçeve.

Irani, Afganistani

Përveç marrëveshjeve, tregtare, presidenti ka përmendur pak edhe politikën e jashtme.

Ai ka thënë se ka gatishmëri për t’iu dhënë fund sanksioneve kundër Iranit, nëse ky shtet braktis armët bërthamore dhe ndalon financimin e terrorizmit.

“Ne mund t’iu ndihmojmë atyre të rrisin ekonominë në kohë shumë të shkurtër, mirëpo ata ose janë shumë krenarë, ose shumë budallenj për të kërkuar ndihmë. Ne jemi këtu. Do të shohim cilën rrugë do ta zgjedhin ata”, ka deklaruar Trump.

Ai po ashtu ka thënë se është duke punuar në marrëveshjen për t’i dhënë fund luftës 18-vjeçare në Afganistan, ashtu që të kthejë në shtëpi forcat amerikane.

Kush ishte shpallur i mbijetuar?

Sipas traditës, në fjalimin drejtuar kombit, një anëtar i kabinetit të presidentit nuk duhet të jetë në sallë.

Ai ose ajo duhet të qëndrojë në një vend sekret për t’u siguruar se qeveria do të vazhdojë punën, në rast se ndodh ndonjë fatkeqësi në sallën ku gjendet presidenti, nën-presidenti dhe liderë tjerë shtetërorë.

Personi që këtë herë është shpallur i mbijetuar, ka qenë Sekretari i Brendshëm, David Bernhardt.

Përgatiti: Krenare Cubolli





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: Городские вокзалы объединяют маршруты





Москва

"Святой Ленин" спасает мир и возглавляет "восстание ИИ машин... хороших по существу". 8 серия, СЕРЬЁЗНЫЕ НОВОСТИ.


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Начался прием заявок на конкурс грантов для социальных НКО



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Евгений Маргулис

«Пензенский Майкл Джексон»: Тимур Родригез стал героем шоу Квартирник НТВ у Маргулиса




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Баскетболисты из Лобни завоевали золото на турнире Moscow Open

Среди сотрудников уголовно-исполнительной системы Республики Дагестан определили лучшего гроссмейстера

Дмитрий Вязьмикин – тренер по индивидуальной подготовке молодежного футбола «Локо»


Australian Open

Синнер повторил уникальное достижение Джоковича и Надаля на турнирах «Большого шлема»



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Интернет

Терминал сбора данных (ТСД) промышленного класса SAOTRON RT42G



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России