Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Февраль
2020

Grenell takon në Mynih Thaçin e Vuçiqin

0
Grenell takon në Mynih Thaçin e Vuçiqin

Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit po fiton në dinamikë duke rritur shpresat për një marrëveshje për njohje reciproke, ka deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Këto komente ai i bëri në Mynih, pas takimit më të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë. Para se të takonte Thaçin, ambasadori Grenell ka takuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas dakordimit që ishte arritur rreth marrëveshjes për linjën ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit, Thaçi tha se tash do të ketë angazhime të reja për linjën hekurudhore mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do të shtrihet edhe në nivele tjera rajonale e ndërkombëtare.

Radio Evropa e Lirë merr vesh se delegacionet nga Kosova dhe Serbia, do të nënshkruajnë edhe zyrtarisht marrëveshjen për linjën hekurudhore, në Mynih, të premten. 

“Do të punojmë maksimalisht si institucione të Republikës së Kosovës, gjithë spektri politik, shoqëria civile, mediat, të gjithë njerëzit që të arrijmë një marrëveshje finale si dy vende të pavarura dhe sovrane mes Kosovës dhe Serbisë. Është fat që kemi një njeri dinamik (Richard Grenell) i mbështetur plotësisht nga Shtetet e Bashkuara”, tha Thaçi.

Sipas tij, përparimet në dialog po ndodhin në kohën kur të tjerët vetëm i kanë imagjinuar.

“Pra, për të investuar në paqe, progres, zhvillim ekonomik, për një jetë më të mirë të qytetarëve të Kosovës. Natyrisht aspirata e Kosovës është që të jetë pjesë e NATO-s, Bashkimit Evropian, por edhe OKB-së”, theksoi ai.

Ndërkaq në lidhje me kërkesën e përsëritur nga Grenell për heqjen e tarifës doganore 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, Thaçi tha se Kosova do të ndërmarrë veprime ditëve të ardhshme, por sipas tij, veprimet e Prishtinës nuk do të jenë bllokuese të procesit. Ai tha se nën lidershipin e ambasadorit Grenell, dialogu po fiton në një dinamikë të re. Për këtë çështje ai falënderoi edhe presidentin amerikan, Donald Trump.

Takimet e ndara që Grenell ka zhvilluar në Mynih mepresidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vijnë një ditë para fillimit të Konferencës së Sigurisë, ku parashihet të marrin pjesë krerët e më shumë se 40 vendeve të botës, përfshire edhe liderë të Bashkimit Evropian dhe ministra e ekspertë nga vendet e BE-së. Një panel i veçantë i kushtohet edhe Ballkanit Perëndimor.

Një takim paraprak, Grenell ka zhvilluar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ky i fundit ka thënë pas takimit se “sapo të hiqet taksa”, Serbia është e gatshme t’i kthehet dialogut me Kosovën.

“Kemi pasur një bisedë të hapur dhe të sinqertë - që nuk është kurrë e lehtë për ne - por unë jam i kënaqur që Richard Grenell është aq i vendosur për heqjen e taksës", ka shkruar Vuçiq në rrjetin social Instagram.

Vuçiq ka thënë se nesër në Mynih do të nënshkruhet marrëveshja kornizë për linjën hekurudhore ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Grupet punuese nga Kosova dhe Serbia udhëtuan më 27 janar në Berlin të Gjermanisë, për të diskutuar me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Richard Grenell rreth vendosjes së linjës hekurudhore midis dy vendeve.

Ditë më parë ambasadori Grenell ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të heqë taksën e vendosur më 2018 ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës, në mënyrë që të zhbllokohet procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Gjatë vizitës së fundit që Grenell u bëri Prishtinës dhe Beogradit, tha se Kosova dhe Serbia duhet ta shfrytëzojnë mundësinë e arritjes së marrëveshjes. Po gjatë asaj vizite, ai i transmetoi Prishtinës mesazhin për heqjen e taksës 100 për qind ndaj importeve nga Serbia, ndërkohë që Beogradit i kërkoi të ndalë fushatën e çnjohjes së shtetit të Kosovës.

Bisedimet për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, janë ndërprerë në fund të vitit 2018, pasi Qeveria e Kosovës vendosi taksë ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Paneli për Ballkanin mbledh në një vend Kurtin e Vuçiqin

Në kuadër të Panelit për Ballkanin, pritet që në Mynih për herë të parë të jenë në një takim edhe kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në të njëjtin panel janë ftuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe ai i Malit të Zi Milo Gjukanoviq. Në këtë panel pritet të jetë edhe shefi i diplomacisë evorpiane Josep Borrell. 

Para takimit të Mynihut, kryeministri Kurti e ka ftuar presidentin Thaçi që të koordinohen, mirëpo ky i fundit kishte njoftuar se ndodhej rrugës për në Mynih, kështu që ai takim koordinues për politikën e jashtme kosovare nuk ishte mbajtur.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: Активно укрепляем отношения с Китаем





Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин: Активно укрепляем отношения с Китаем



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Бато Багдаев

Сказка театра Ульгэр в Бурятии «Волшебный платок бабушки Дари» - это захватывающее путешествие в мир волшебства - Театр и Цирк, Культура и Концерт, Россия и Дети:




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча


Андрей Рублёв

Теннисисты Рублев, Хачанов и Самсонова не сыграют на Олимпиаде-2024



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Новости 24 часа

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Отделение СФР по Москве и Московской области выплатило единовременное пособие при передаче ребенка на воспитание в семью 474 семьям региона



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России