103news.com
World News in Albanian
Февраль
2020

Tensionet globale mbizotërojnë Konferencën e Mynihut

0
Rreth 35 udhëheqës të shteteve dhe qeverive, liderë ushtarakë dhe diplomatë do të ndjekin Konferencën e Sigurisë në Mynih, e cila nis sot, në një kohë të tensioneve të larta midis aleatëve dhe konflikteve të përgjakshme gjetkë.


Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të marrin pjesë në këtë ngjarje, e cila zgjat deri më 16 shkurt.


Lista e diplomatëve pjesëmarrës përfshin sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, ministrin e Jashtëm të Kinës, Wang Yi, dhe ministrin e Jashtëm të Iranit, Mohammad Javad Zarif.


Konferenca e Mynihut, për kohë të gjatë, ka qenë një tubim i udhëheqësve botërorë të sigurisë dhe herë pas here është mbajtur gjatë kohës së marrëdhënieve të tensionuara midis SHBA-së dhe Evropës, si për shembull gjatë debatit për luftën në Irak, në fillim të vitit 2003.




Por, niveli aktual i tensioneve e tejkalon atë të viteve të mëparshme dhe përfshin një gamë të gjerë çështjesh, të tilla si mospajtimet ndaj Iranit dhe kërkesat e presidentit amerikan, Donald Trump, që aleatët evropianë të rrisin shpenzimet në mbrojtje, për të lehtësuar barrën e taksapaguesve amerikanë.


Tensione mund të ketë edhe brenda delegacionit amerikan. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, do të marrë pjesë në Konferencën e Mynihut, ku do të jetë me anëtarë të administratës së Trumpit.


Pelosi ka pasur rolin kryesor në përpjekjet për shkarkimin e presidentit Trump, i cili më pas është shfajësuar nga Senati amerikan.


Pompeo dhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, pritet të takohen me presidentin e Afganistanit, Ashraf Ghani, në margjina të konferencës.


Pjesëmarrësit në bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve kanë dhënë indikacione të fuqishme se marrëveshja për “reduktimin e dhunës” për shtatë ditë, e cila mund të çojë në negociata formale midis fraksioneve ndërluftuese në Afganistan, është afër.


Përpara nisjes së Konferencës në Mynih, kryetari i saj, Wolfgang Ischinger, veçoi dy vende të shkatërruara nga lufta: Sirinë dhe Libinë.


Ai tha se është "thellësisht i trazuar" për "dështimin e pafalshëm" të bashkësisë ndërkombëtare në Siri, ndërsa shprehu zhgënjimin që plani i paqës për Libinë, i negociuar së voni në Berlin, nuk ka gjetur zbatim në terren.


"Kemi më shumë kriza, kriza më serioze, ngjarje më të tmerrshme sesa mund të imagjinohet", tha Ischinger.


Rerth 3,900 policë janë vendosur në rrugët e Mynihut, ku priten edhe protesta.


Përgatiti: Valona Tela

 




Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: Стремимся быть самыми лучшими по всем направлениям





Москва

Участники Молодежного сообщества ВЫЗОВ взяли интервью у выдающихся деятелей России


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин: Стремимся быть самыми лучшими по всем направлениям



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Иоганн Себастьян Бах

Бах, Вивальди и Реджо




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Росгвардия обеспечила правопорядок на футбольном матче «ЦСКА» - «Краснодар» в Москве

Офицер Росгвардии спас жизнь мужчине в Москве

В Москве росгвардейцы приняли участие в обеспечении безопасности во время проведения спортивных мероприятий


Мария Шарапова

Tennis.com: Бывший тренер Шараповой и Мыскиной Роберт Лэнсдорп умер в возрасте 85 лет



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Никита Пресняков

Жена Никиты Преснякова на фоне слухов о разводе подтвердила, что вернулась в Россию



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России