Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Февраль
2020

Macron kërkon heqjen e taksës dhe ndaljen e fushatës për çnjohje nga Serbia

0
Macron kërkon heqjen e taksës dhe ndaljen e fushatës për çnjohje nga Serbia

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron thotë se pret nga Kosova që të heqë taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe nga Beogradi që të ndalë fushatën për çnjohjet. Sipas tij, këto dy veprime duhet të ndërmerren në mënyrë që të rinisë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Siç edhe e kam cekur më 12 nëntor të vitit të kaluar, gjatë Forumit të Paqes në Paris, ju mund të llogarisni në mbështetjen dhe gatishmërinë time për të mirëpritur, në Paris, një samit që bashkon liderët e Kosovës dhe të Serbisë, me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josp Borrell, për të lehtësuar rifillimin e dialogut. Për këtë priten veprime nga të dy palët: pezullimi nga Kosova i taksës 100% për produktet nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina; dhe pezullimi i fushatës për ‘çnjohje’ nga ana e Serbisë”, thuhet në letrën e urimit që Macron i ka dërguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në prag të përvjetorit të 12 të pavarësisë së Kosovës.

Sipas presidentit Macron, pas rinisjes së dialogut, i takon Bashkimit Evropian që të lehtësojë bisedimet që Kosova dhe Serbia të arrijnë “një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe të detyrueshme ligjërisht”.

Presidenti Macron po ashtu ka folur edhe për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, e cila sipas tij, duhet të vazhdojë me zbatimin e reformave.

“Është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë përpjekjet e saj për të zbatuar reformat e nevojshme të brendshme dhe që vendosmërisht të angazhohet në kërkimin e arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë”, ka thënë Macron.

Pompeo i shkruan Kurtit, taksa dhe njohja e ndërsjellë me Serbinë konsiderohen prioritete

BE-ja pa qëndrim ndaj propozimit të Kurtit për reciprocitet

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ka nisur në vitin 2011. Por, bisedimet u ndërprenë në fund të vitit 2018, kur Qeveria e Kosovës vendosi taksën 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka thënë se taksën do ta zëvendësojë me masën e reciprocitetit. Por, vendosja e reciprocitetit nuk ka gjetur përkrahjen e Shteteve të Bashkuara. I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, ka kërkuar nga Prishtina zyrtare, që ta heqë taksën, pa vendosur reciprocitetin.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин. Главное за день





Москва

В Подмосковье сотрудники Росгвардии задержали подозреваемого в краже товаров из магазина


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Главное за день



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Ольга Бузова

Бузова поцеловала Даву на программе «Сокровища императора»




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Сергей Собянин. Главное за день

Сделано в СССР. Первое историческое ралли в Москве стартует 2 июня

ТАСС: Паралимпийский комитет России провел урок и мастер-классы для участников СВО


ATP

Российский теннисист Сафиуллин опустился на две позиции в рейтинге ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Путин встретился с главой Ингушетии Калиматовым



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России