Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Февраль
2020

Shpërndahet Kuvendi i Maqedonisë së Veriut

0
Shpërndahet Kuvendi i Maqedonisë së Veriut

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut është shpërndarë me votat e të gjitha partive politike në pushtet dhe opozitë, duke i hapur rrugën mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, më 12 prill.

Zgjedhjet ishin paralajmëruar që në tetorin e vitit 2019 nga ish-kryeministri, Zoran Zaev pasi Maqedonia e Veriut në samitin e Bashkimit Evropian nuk arriti të marrë datën e bisedimeve të anëtarësimit në BE.

Në fjalimet e fundit, kryetarët e grupeve parlamentare të partive politike shkëmbyen akuza për zhvillimet e fundit politike.

“Këto tri vjet në lëkurën e tyre kanë ndjerë gjëra të tmerrshme, gjendje të rëndë ekonomike, largimin e të rinjve nga vendi ndryshimin e Kushtetutës, ndërrimin e emrit, urrejtje, rrënimin e imazhit të shtetit e gjëra tjera të rënda. Këto janë rezultat të qeverisjes së Zoran Zaevit dhe LSDM-së”, ka deklaruar Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE-ja, duke ftuar qytetarët që në zgjedhjet e 12 prillit të dalin në votime dhe të dënojnë, siç tha ai, politika e dëmshme të kësaj qeverisjeje.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Social Demokrate, Jovan Mitrevski ka thënë se “Maqedonia Veriut ka siguruar të ardhme evropiane me miratimin e ligjeve të fundit para shpërndarjes së kuvendit, andaj ftoj qytetarët që në zgjedhjet e ardhshme t’i japim një mandat edhe më të fuqishëm kësaj shumice parlamentare që të arrijë ëndrrën e qytetarët që vendi jonë të bëhet anëtar”.

Kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi, në emër të Bashkimit Demokratik për Integrim ka folur gjithashtu për procesin integrues, Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshjen me Bullgarinë, ,të cilat siç tha ai, ishin premtuar nga BDI-ja e që edhe u realizuan.

Paraprakisht, deputetët miratuan me 80 vota për, Ligjin për Prokurorinë Publike, një nga ligjet më të diskutueshme vitin e fundit në vend. Në këtë seancë, janë miratuar edhe ligjet për këshillin e prokurorëve dhe Ligji për mbrojtjen.

Por, miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike, nxiti polemika të shumta meqë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, anuloi votimin e parë kur për ligjin u deklaruan 74 deputetë, numër ky i pamjaftueshëm, meqë për të nevojiteshin dy të tretat apo 80 vota. Pasi kryetari i kuvendit, Talat Xheferi, konstatoi miratimin e ligjit, shefi i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski doli në foltore dhe filloi të bërtasë "kriminelë, kriminelë".

Ai tha se votimi i parë duhej të ishte pranuar ndërsa kërkoi nga presidenti i shtetit që të mos e dekretojë zgjidhjen e miratuar.

Ish-kryeministri Zoran Zaev tha se “me miratimin e Ligjit (për Prokurorinë Publike) shumica parlamentare evitoi rrezikun që kërcënonte të ardhmen euroatlantike të vendit”.

Zaev tha se “ligji nuk do të amnistojë asnjë zyrtarë dhe çdo kush që ka shkelur ligjin do të përgjigjet para drejtësisë”.

Ligji për Prokurorinë Publike synon rregullimin e prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion e cila procedon edhe lëndët e ish-prokurorisë speciale, që është shuar për shkak të skadimit të mandatit, por edhe përfshirjes së drejtueses së saj, Katica Janeva në aferën e njohur si “Reketi”.

Dallimet kryesore mes partive kishin të bëjnë me lëndët gjyqësore që janë ngritur në bazë të aferës së përgjimeve, e që përfshijnë thuajse gjithë ish-zyrtarët e lartë të VMRO DPMNE-së, me në krye me ish-kryeministrin, Nikolla Gruevski, i arratisur në Hungari ku ka fituar azilin politik.

VMRO-ja kërkonte që me ligjin e ri të anulohen të gjitha proceset gjyqësore që janë ngritur në bazë të aferës së përgjimeve, ndërsa zgjidhjen tani më të miratuar e konsideron si “amnisti për Zoran Zaevin dhe zyrtarët e qeverisë aktuale të përfshirë në vepra penale”.





Губернаторы России
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы





Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин: Активно укрепляем отношения с Китаем



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Фёдор Шаляпин

«Всю жизнь я зарабатывал пением и… легким аферизмом». Прохор Шаляпин раскрыл источники дохода в шоу «Вкусно с Анфисой Чеховой» на ТВ-3    




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы


Кирилл Скачков

Скачков и Тайлакова выиграли соревнования по настольному теннису на Играх БРИКС



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России