Kuq e zi apo verdhë e kaltër?
![Kuq e zi apo verdhë e kaltër?](https://gdb.rferl.org/143bfd52-1732-41a4-a676-1dd52139a8fa_tv_w800_h450.jpg)
Janë bërë 12 vjet prej se Kosova shpalli pavarësinë dhe qytetarët mbesin të ndarë sa i takon ndjenjës që ata kanë për flamurin kombëtar shqiptar dhe atë të shtetit të Kosovës. Shumë qytetarë mbesin të lidhur ngushtë me flamurin kuq e zi, porse është në rritje numri i kosovarëve që kanë krijuar lidhje me flamurin shtetëror, sidomos pas sukseseve të Kosovës në sporte të ndryshme.