Rritet numri i të plagosurve nga incidenti me makinë në Gjermani
![Rritet numri i të plagosurve nga incidenti me makinë në Gjermani](https://gdb.rferl.org/4FB4A9E4-AE1E-4160-82BB-BCD0A3606E6A_w800_h450.jpg)
Numri i njerëzve të plagosur nga përplasja e një makine për një turmë njerëzish në perëndim të Gjermanisë është rritur në 52, tha të martën policia.
Tetëmbëdhjetë të plagosurit në incidentin e së hënës në qytetin Folkmarsen janë fëmijë.
Në total, 35 njerëz mbeten në spital.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Frankfurt tha se të plagosurit janë të moshës dy deri në 85 vjeç.
Një shtetas gjerman, 29 vjeç, u arrestua nën dyshimet për përpjekje për vrasje në Folkmarsen.
Motivi mbetet ende i paqartë.
Incidenti ndodhi gjatë festimeve për Rosenmontag, ose Të Hënën Rozë - një karneval që mbahet në disa pjesë të Gjermanisë, Austrisë, Belgjikës dhe Zvicrës.
Incidenti po ashtu vjen pak ditë pasi një person i armatosur vrau nëntë vetë në qytetin Hanau të Gjermanisë.
Policia tha të martën se ka arrestuar edhe personin e dytë për filmimin e incidentit në Folkmarsen.