Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Февраль
2020

Përplasjet pushtet - opozitë nisin para se të kalojnë 100 ditët e para të qeverisë

0
Përplasjet pushtet - opozitë nisin para se të kalojnë 100 ditët e para të qeverisë

Janë 100 ditë të cilat partitë opozitare ia kanë premtuar Qeverisë së re të Kosovës para se të fillojnë me shpalosjen e kritikave dhe të bërit opozitë karshi politikave qeverisëse. Me zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, 2019, në Kosovë kanë ndodhur ndryshime në qeverisje, ngaqë ish partitë në pushtet kanë kaluar në opozitë, kurse ish-opozita në pushtet.

Ende pa u mbushur tri javë, opozita dhe liderët e partive në opozitë, po tregohen mjaft të zëshëm ndaj politikave të qeverisë së kryeministrit, Albin Kurti. Paralajmërimet për heqjen e taksës ndaj importeve nga Serbia, shkarkimi i bordeve të ndërmarrjeve publike apo edhe ndryshimet në kuadër të ristrukturimit të qeverisë, kanë hasur dhe po hasin në kundërshtimet e opozitës.

Sipas analistëve politikë, qeveria e re e filloi punën me entuziazëm, andaj edhe nxiti reagime, ndërkaq në partinë më të madhe opozitare, Partinë Demokratike të Kosovës, thonë se Qeveria Kurti është duke qeverisur pa program dhe me improvizime.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha për Radion Evrope e Lirë, se është e natyrshme që të pritet të kalojnë 100 ditët e para të Qeverisë së re para se opozita të bëjë vlerësimet për punën e Qeverisë.

"Ne kemi nisur qeverisje me një program të qartë për masat që do të marrim nëpër fusha të caktuara. Një ekstrakt i programit është shpërndarë për deputetë në seancën ku u votua qeveria e re. Së shpejti do të miratojmë Programin Qeverisës 2020-2023, i cili dokument do të bëhet publik për të gjithë, përfshirë edhe opozitën".

"Do të jemi përballë opozitës në çdo seancë të Kuvendit për t'u përgjigjur në interesimet e tyre dhe për të debatuar me ta për punën e qeverisë. Nuk do të përsëriten seancat ku asnjë anëtar i qeverisë nuk merr pjesë në seanca përballë opozitës", tha Hoti.

Hoti ka ftuar opozitën të jetë e zëshme, kritikuese, por edhe konstruktive në proceset e rëndësisë nacionale.

"E ftoj opozitën të përdorë të gjitha metodat demokratike dhe kushtetuese të të bërit opozitë. E ftoj të përdorë vetëm këto mjete, sepse çdo veprim tjetër opozitar që është jokushtetues dhe jodemokratik i të bërit opozitë e dëmton Kosovën, institucionet e saj, miqësitë me partnerët tanë strategjik dhe jep pasqyrë të keqe për qytetarët', tha Hoti në një përgjigje me shkrim.

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, tha për Radion Evropa e Lirë, se është evident fakti se krejt ato kauza që i kanë përdorur gjatë fushatës partitë në koalicion, për të ardhur në pushtet, i kanë lënë anash krejt. Sipas tij, asnjë nga premtimet e dhëna, kjo qeveri nuk i ka në agjendë.

"Kjo qeveri nuk e ka një plan të shkruar. Kjo qeveri po funksionon dhe po punon me njëfarë metode të improvizimeve momentale. Këto vendime që i kanë marrë për largim, për shembull të drejtorit të doganës, kjo është një qasje për spastrime me agjendë politike", tha Totaj.

Ai thotë se nga qeveria e re është dashur të pritet se do të sjellë diçka të re, një dimension i ri, e kualitet të ri dhe jo të merret me të kaluarën.

"Ata po merren, veç me korrigjimet e disa gjërave që janë bërë në të kaluarën. Do të thotë ne nuk po e shohim këtu një vizion, një kualitet, një dimension të ri, një vlerë të re për të cilën kemi pasur nevojë", u shpreh Totaj.

Sipas tij, PDK-ja si parti opozitare, do të bëjë punën e saj në mënyre që mos të ndodhin gabimet e mëdha.

"Qasja e tyre për këto temat e mëdha nacionale ..., po i presim të shohim se çka do të veprojnë ata. Çka do të veprojnë, sepse jemi dëshmitarë të asaj se kanë folur diçka tjetër e kanë vepruar diçka tjetër edhe derisa nuk e kemi një plan të shkruar, ne nuk e dimë se çka do të veprojnë", u shpreh ai, duke shtuar se kritikat në drejtim të pozitës nuk do të ndalën.

"Preventiva është më e mirë sesa shërimi", theksoi Totaj.

Njohësit zhvillimeve politike, konsiderojnë se Qeveria e Kosovës, për veprimet që ka ndërmarrë për këto ditë të qeverisjes, ka vend për kritika dhe lëvdata.

Selatin Kllokoqi, analist dhe hulumtues në organizatën Demokraci Plus, tha për Radion Evropa e Lirë, se çështja që po e ngatërron aktualisht Qeverinë Kurti, është mungesa e planifikimit të duhur për zvogëlimin e numrit të ministrive.

"Shohim se kjo qeveri ka nisur punën me një entuziazëm. Ka marrë disa vendime të cilat duken se janë më ndryshe nga qeveria tjetër. Çka mund ta kritikojmë është sepse siç duket nuk e kanë pasur planin e detajuar se si do të veprojnë pasi t'i kenë 15 dhe jo 21 ministri. Si duket kjo punë po merr kohë sepse nevojitet kohë që të bëhet plan si do të bëhet risistemimi, rivendosja ose bashkimi i ministrive. Kjo në njëfarë mënyre është duke sjellë edhe tensione", tha Kllokoqi.

Një qasje edhe më të ashpër në raport me qeverinë e re ka Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e udhëhequr nga ish-kryeministri, Ramush Haradinaj. Ky i fundit, në disa raste ka shkruar statuse nëpër rrjete sociale duke iu drejtuar kryeministrit Kurti në formë të prerë se “nuk duhet të shfuqizojë taksën” e vendosur ndaj importeve nga Serbia dhe Bonje e Hercegovina.

Ndërkaq aktivistë të AAK-së, të hënën, gjatë një aktiviteti të cilësuar si “simbolik”, i dërguan kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, një pako të madhe të mbështjellë me ambalazhin e “plazma keks”, prodhim ky nga Serbia, duke i thënë Kurtit që nuk i duan prodhimet serbe.

Kuvendi i Kosovës është ende në fazën e konsolidimit të komisioneve të reja parlamentare, ndërkohë që edhe aty, partitë opozitare tashmë kanë paralajmëruar se shumë shpejt do ta ftojnë Kurtin dhe ministrat e kabinetit qeverisës që të raportojnë për vendimet që po marrin.

Qeveria e re e koalicionit ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është formuar më 3 shkurt. Qeveria e re e Kosovës ka 15 ministri dhe dy zëvendëskryeministra, kurse në përbërjen e saj, qeveria pritet të ketë edhe 33 zëvendësministra. Deri më tani janë emëruar disa zëvendësministra, por jo edhe pjesa më e madhe e tyre.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: Активно укрепляем отношения с Китаем





Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Москва-Пекин. Собянин в Китае подписал соглашение о сотрудничестве



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Джиган

"Как в раю": Джиган и Самойлова исполнили мечту знаменитой "диско-бабушки" из Коми




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады


Большой шлем

Рублёв и еще два российских теннисиста не сыграют на Олимпиаде в Париже



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Настоящий свинарник: где готовили и упаковывали еду, отравившую более 200 россиян



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России