Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Февраль
2020

SHBA-ja dhe talibanët nënshkruajnë marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit në Afganistan

0
SHBA-ja dhe talibanët nënshkruajnë marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit në Afganistan

Shtetet e Bashkuara dhe talibanët kanë nënshkruar marrëveshje historike, që ka për qëllim dhënien fund të konfliktit në Afganistan.

SHBA-ja është pajtuar që të tërheqë trupat nga Afganistani brenda 14-muajsh, nëse militantët talibanë u përmbahen marrëveshjes.

Aktualisht, në Afganistan janë 13 mijë trupa amerikane.

Talibanët po ashtu janë zotuar se do të zhvillojnë bisedime direkte me qeverinë në Kabul.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe liderët talibanë, ishin të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes në Doha të Katarit.

"Ne ende jemi në fillim", tha sekretari Pompeo para nënshkrimit të marrëveshjes.

"Ulja e konsiderueshme e dhunës do të krijojë kushte për paqe", tha ai.

Sekretari Pompeo shtoi se afganët duhet të jetojnë në paqe dhe prosperitet dhe të respektojnë të drejtat e grave, teksa SHBA-ja duhet të sigurohet se nuk do të ketë kërcënim terrorist nga ky vend.

*Video nga arkivi: Fundi i luftës më të gjatë amerikane?!

Duke folur në Kabul, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper tha se SHBA-ja nuk do të hezitojë ta anulojë marrëveshjen, nëse talibanët nuk i përmbahen asaj.

"Nëse talibanët i përmbahen marrëveshjes, SHBA-ja do të nisë reduktimin e forcave", tha ai, duke e quajtur arritjen e kësaj marrëveshjeje "një moment të rëndësishëm në procesin e paqes".

Sipas marrëveshjes, talibanët janë pajtuar që të ndalin sulmet dhe të mos lejojnë grupin terrorist, Al-Kaida që të operojë në zonat që ata kontrollojnë.

Nënshkrimi i marrëveshjes vjen një javë pasi forcat e udhëhequra nga SHBA-ja dhe talibanët u pajtuan që të reduktojnë dhunën.

Deri më tani, talibanët kishin refuzuar që të zhvillonin bisedime direkte me Qeverinë afgane, duke e quajtur atë “kukull” të Perëndimit.

Bisedimet ndërmjet Qeverisë afgane dhe talibanëve ende duket se do të jenë të vështira që të mbahen, por shumë persona në Kabul dyshojnë në sinqeritetin e ekstremistëve dhe aftësisë së tyre për të kontrolluar të gjithë luftëtarët e grupeve militante.

Forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja pushtuan Afganistanin në vititn 2001 dhe larguan nga pushteti talibanët, pasi grupi militant refuzoi që ta dorëzonte terroristin e Al-Kaidës, Osama bin Laden.

Që atëherë, rreth 2,400 ushtarë amerikanë janë vrarë gjatë luftimeve së bashku me dhjetëra mijëra ushtarë afganë, luftëtarë ekstremistë dhe civilë.

Më 28 shkurt, presidenti i Shteteve të Bashkuara tha se marrëveshja me talibanët është rruga e vetme për paqe të qëndrueshme në Afganistan.

"Nëse talibanët dhe Qeveria e Afganistanit i përmbahen zotimeve të tyre, ata do të kenë në rrugë të fuqishme drejt dhënies fund të luftës në Afganistanit dhe kthimit në shtëpi të trupave tanë”, tha Trump.

“Këto zotime paraqesin një hap të rëndësishëm për paqe të qëndrueshme në Afganistanin e ri, të çliruar nga Al-Kaida, Shteti Islamik dhe çdo grup tjetër terrorist që do të dëshironte të na shkaktonte dëm”, tha Trump.

Në shtator të vitit 2019, Trump papritur kishte anuluar ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me talibanët që ishte paraparë të mbahej në Kampin David, në Meriland, pas një serie sulmesh të kryera nga talibanët.

Megjithatë, bisedimet rinisën në Katar, të cilat u udhëhoqën nga i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Zalmay Kahlizad.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая





Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Москва-Пекин. Собянин в Китае подписал соглашение о сотрудничестве



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Жанна Агузарова

Жанну Агузарову -награждённую титулом «Легенда вне времени» вырезали




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады


ATP

Лучший теннисист Казахстана узнал позицию в обновленном рейтинге ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Отделение СФР по Москве и Московской области выплатило единовременное пособие при передаче ребенка на воспитание в семью 474 семьям региона



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России