103news.com
World News in Albanian
Апрель
2020

Thaçi: Do të kemi një zgjidhje kushtetuese sipas praktikave të mëparshme

0
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,  sot mbajti takime me liderët e partive politike në kuadër të konsultimeve për gjetjen e zgjidhjes pas votimit në kuvend të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.


Qysh në nisje të këtyre konsultimeve, Thaçi ka hasur në qëndrimin e prerë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, se mund të bisedohet vetëm për një opsion – caktimin e kohës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.


Kurti, përfaqëson subjektin fitues të zgjedhjeve të fundit, të 6 tetorit, 2019, andaj edhe bisedimet kanë nisur me të, siç e parasheh edhe Kushtetuta e Kosovës.


Pas takimeve, presidenti Thaçi deklaroi se do të respektojë legjitimitetin e qytetarëve, të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, duke marrë parasysh në tërësi edhe mocionin e mosbesimit të qeverisë.


Ai tha se do të jetë një proces i konsultuar, kushtetues dhe ligjor.


“Të gjitha veprimet e mëtutjeshme që do të ndërmarr si president i vendit do të jenë transparente plotësisht, në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës, ligjet, por edhe më praktikat e mëhershme, e praktikat e mëhershme kanë qenë të deklaruar sipas vullnetit politik të partive politike”, tha Thaçi.


Menjëherë pas përfundimit të takimit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se situata e krijuar me pandeminë e koronavirusit, zgjedhjet mund të shtyhen për pak ditë, por sipas tij, nuk ka zgjidhje tjetër.


“Kushtetuta e Kosovës nuk krijon mundësi në kontekstin aktual politik që ne të kemi qeveri të re pa kuvend të ri, pa zgjedhje të reja. Presidenti u zotua që do të respektojë Kushtetutën, ligjin dhe praktikat e mëhershme. Prandaj ne e theksuam qëndrim tonin që presidenti i Kosovës realisht nuk do të duhej të merret me emra njerëzish e parti, por data për zgjedhje të reja në kalendarin e këtij viti”, tha Kurti.




Kurti pas takimit që ka pasur me presidentin i ka dërguar këtij të fundit një letër, ku tha se takimet me liderët politikë nuk kanë bazë kushtetuese.


“Në lidhje me njoftimin tuja se jeni duke kryer konsultime me liderët e partive të tjera politike nuk kam as kompetencë, as dëshirën që t’ju udhëzoj se si e organizoni agjendën tuaj ditore . Mirëpo dëshiroj të potencoj qëndrimin tim se konsultime të tilla nuk kanë bazë në asnjë dispozite të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Kurtit dërguar presidentit Thaçi.


Për dallim nga Kurti, i cili ka dhënë si opsion që qeveria aktuale në detyrë të vazhdojë punën deri në përfundimin e fazës së pandemisë së shpallur për shkak të koronavirusit dhe më pastaj vendi të shkojë në zgjedhje, Thaçi gjatë këtyre ditëve ka thënë se Kosovës i duhet një qeveri gjithëpërfshirëse.




Presidenti Thaçi gjatë ditës ka pritur edhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën.


Mustafa pas takimit deklaroi se LDK-ja është që të bëhet një qeveri e re, duke ndjekur të gjitha procedurat kushtetuese edhe procedurën që e ka paraparë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014.






“Besoj që presidenti i Kosovës do të ndjekë të gjitha procedurat që i ka paraparë Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese sepse ne si LDK nuk do të hyjmë në një proces për të cilin nuk do të kemi besim të plotë që është proces kushtetues dhe i ka shterur të gjitha mundësitë dhe rrugët kushtetuese”, tha Mustafa.


Thaçi po ashtu sot u takua edhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin. 


Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Vesli tha se partia që ai drejton është respektimi i Kushtetutë së Kosovës.






“Ajo që e kërkojmë si parti politike është të respektohet Kushtetuta e Kosovës dhe të mbrohet vullneti i qytetarëve”, tha Veseli, duke shtuar se partia e tij do të jetë në opozitë nëse arrihet të krijohet një qeveri e re, pa shkuar në zgjedhje.


Presidenti Hashim Thaçi gjatë të enjtes pritet të takohet edhe me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, atë të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, si dhe me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe të grupit 6+. 


Pas votimit të mocionit të mosbesimit nga ana e 82 deputetëve të kuvendit, Kosova po qeveriset nga një qeveri në detyrë.


Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti ishte iniciuar nga partia partnere e Lëvizjes Vetëvendosje në koalicionin qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe u mbështet edhe nga partitë opozitare.


Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar nga udhëheqësit e Kosovës që të që të veprojnë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.




Neni 95 i Kushtetutës së Kosovës parasheh se “nëse kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, qeveria bie dhe presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar qeverinë”.


Ndërkaq në nenin 82 thuhet se “kuvendi mund të shpërndahet nga presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të qeverisë”.


Por, për rrethanat aktuale shpërndarja e menjëhershme e kuvendit nga lidershipi i Kosovës po konsiderohet si moment jo i përshtatshëm për shkak të pandemisë së koronavirusit.


Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti u zgjodh më 3 shkurt të këtij viti, pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion qeverisës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.


Partnerët e koalicionit gjatë 50 ditëve të bashkëqeverisjes kanë pasur vazhdimisht mospajtime.


Mospajtimet të mëdha mes Vetëvendosjes dhe LDK-së ishin në lidhje me shfuqizimin e tarifës 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, masë kjo e cila është shfuqizuar tani dhe me Serbinë është vendosur reciprocitet.




Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: более 900 культурных центров работают в Москве





Москва

Участники Молодежного сообщества ВЫЗОВ взяли интервью у выдающихся деятелей России


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин: более 900 культурных центров работают в Москве



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Иоганн Себастьян Бах

Бах, Вивальди и Реджо




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Росгвардия обеспечила безопасность футбольного матча в Дагестане

Росгвардия обеспечила правопорядок на футбольном матче «ЦСКА» - «Краснодар» в Москве

Росгвардия обеспечила безопасность футбольного матча в Дагестане


ATP

Россиянин Алибек Качмазов вышел в основную сетку турнира ATP-250 в Чэнду



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Росгвардия обеспечила безопасность футбольного матча в Дагестане



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России