Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Апрель
2020

Ftesë Vetëvendosjes për të formuar qeverinë

0
Ftesë Vetëvendosjes për të formuar qeverinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas konsultimeve që ka pasur më liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, të enjten i ka kërkuar Lëvizjes Vetëvendosje, që të propozojë një kandidat për formimin e qeverisë.

Në një letër që i ka dërguar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili njëherësh është edhe kryeministër në detyrë i Kosovës, Thaçi kërkon që ky subjekt politik të propozojë kandidatin e ri për formimin e qeverisë. 

“Ju lutem, në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, propozoni kandidatin e ri, të cilin do të mandatoj për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën, të cilën e kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, nga Zyra e presidentit. 

Në letër thuhet se Thaçi “është bazuar në nenin 95 të Kushtetutës, vendimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 1 korrik 2014 në vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 6 tetor 2019, ku Lëvizja Vetëvendosje doli subjekti më i votuar”. 

Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka dhënë ndonjë përgjigje ndaj kësaj letre.

Pas votimit të mocionit të mosbesimit, më 25 mars, nga ana e shumicës së deputetëve të Kuvendit, Kosova po qeveriset nga një qeveri në detyrë.

Mocioni i mosbesimit ndaj të Qeverisë Kurti ishte iniciuar nga partia partnere e Lëvizjes Vetëvendosje në koalicionin qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe u mbështet edhe nga partitë opozitare.

Në kuadër të takimeve më liderët e partive politike, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi të mërkurën ka takuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti, i cili është shprehur në favor të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme paralamentare. 

Për dallim nga Kurti, i cili ka dhënë si opsion që qeveria aktuale në detyrë të vazhdojë punën deri në përfundimin e fazës së pandemisë së shpallur për shkak të koronavirusit dhe më pastaj vendi të shkojë në zgjedhje, të gjithë liderët e partive parlamentare, duke përfshirë edhe Isa Mustafën nga Lidhja Demokratike, kanë thënë se Kosova duhet të ketë qeveri të re, duke ndjekur të gjitha procedurat kushtetuese, edhe procedurën që e ka paraparë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014.

Kosova hyn në një krizë tjetër politike

Pas letrës se presidentit Thaçi kanë filluar edhe reagimet në Prishtinë. 

Vigan Qorrolli, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka shtruar pyetjen nëse Kosova është duke u futu edhe zyrtarisht në "krizën me të thellë politike të pasluftës?”.

“Sot filloi të realizohet skenari, sipas të cilit, gjithçka pritet të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese, për një aktgjykim të ri mbi interpretimin normativ, për mënyrën e formimit të qeverisë. Vendimi i presidentit për një qeveri të re dhe jo zgjedhje te reja — do ta polarizojë edhe me keq skenën politike. LVV në njërën anë, të gjitha të tjerat bashkë, në anën tjetër”, ka shkruar Qorrolli.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar nga udhëheqësit e Kosovës që të që të veprojnë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.

Neni 95 i Kushtetutës së Kosovës parasheh se “nëse kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, qeveria bie dhe presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar qeverinë”.

Ndërkaq në nenin 82 thuhet se “kuvendi mund të shpërndahet nga presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të qeverisë”.

Por, për rrethanat aktuale shpërndarja e menjëhershme e kuvendit nga lidershipi i Kosovës po konsiderohet si moment jo i përshtatshëm për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Qeveri me shumë mospajtime

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti u zgjodh më 3 shkurt të këtij viti, pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion qeverisës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Partnerët e koalicionit gjatë 50 ditëve të bashkëqeverisjes kanë pasur vazhdimisht mospajtime.

Mospajtimet më të mëdha mes Vetëvendosjes dhe LDK-së ishin në lidhje me shfuqizimin e tarifës 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, masë kjo e cila është shfuqizuar tani dhe me Serbinë është vendosur reciprocitet.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: Активно укрепляем отношения с Китаем





Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин: Активно укрепляем отношения с Китаем



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Жанна Агузарова

Жанну Агузарову -награждённую титулом «Легенда вне времени» вырезали




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск


ATP

Теннисисты Медведев и Рублев сохранили позиции в рейтинге ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России