Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Апрель
2020

Varlehyi: BE-ja nuk po bën garë me ndihmat për Ballkanin

0
Varlehyi: BE-ja nuk po bën garë me ndihmat për Ballkanin

Komisionari për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se BE-ja nuk është në garë me asnjë vend tjetër kur bëhet fjalë për ndihmën që dërgon në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 15 mars, e kishte kritikuar hapur Bashkimin Evropian se "solidariteti evropian" ishte thjesht "një përrallë", duke shtuar se vetëm Kina "mund të na ndihmojë në këtë situatë të vështirë" pas përhapjes së koronavirusit.

Disa ditë më vonë, një aeroplan me ndihma mjekësore kineze dhe një ekip këshillues mjekësor, ateroi në aeroportin e Beogradit.

Më 2 prill, Vuçiq konfrimoi se ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe se një “ndihmë e rendësishme” po vjen në Serbi.

I pyetur nëse Kina dhe Rusia ishin më të shpejta në ofrimin e ndihmës për disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Partneritetit Lindor sesa që ishte Bashkimi Evropian, komisionari Varhelyi thotë se BE-ja ka qenë e shpejt në ofrimin e ndihmës.

“Ajo që është gjithashtu e rëndësishme është që presidenti (serb Aleksandar Vuçiq) e sqaroi menjëherë se ne jemi ata që po ndihmojmë më shumë. Dhe ne kemi siguruar 7.5 milionë euro për Serbinë, derisa Kina ka siguruar 5 milionë euro ndihmë. Kështu që unë mendoj se duhet të shikohet në shifra. Ne jemi partnerët më të mëdhenj tregtarë, jemi investitorët më të mëdhenj përkatësisht me mbi 70 dhe 80%. Pra, ne vazhdojmë të jemi partnerët më të rëndësishëm në rajon”, tha komisionari Varhelyi.

Ai thotë kjo nuk është një garë, por duhet të shikohet vetëm si ndihmë dhe asgjë më shumë.

“Kjo nuk është një garë që ne po zhvillojmë. Kjo ka të bëjë me ndihmën. Ne e ndajmë kontinentin me këto vende. Nëse nuk arrijmë të kemi të njëjtin nivel të mbrojtjes, të njëjtin nivel të strategjisë dhe të njëjtin nivel koordinimi midis nesh dhe tyre, atëherë epidemia mund të rishfaqet”, thotë Varhelyi. 

Ndihma ndaj Ballkanit në tri faza

Këtë javë, Komisioni Evropian ka premtuar 411 milionë euro për Ballkanin Perëndimor dhe 140 milionë të tjerë për vendet e Partneritetit Lindor.

Komisonari Verhelyi thotë se ekzistojnë tri prioritete sesi planifikohet të shpenzohen këto mjete.

Ndihma e parë, sipas tij, bazohet në nevojat urgjente, pra sigurimi i mjeteve mbrojtëse mjekësore dhe pajisjeve tjera, për këto vende. Kjo në fakt, sipas tij, ka qenë edhe kërkesa e këtyre vendeve drejtuar Komisionit Evropian.

“Ajo që ato kërkuan, mendoj pa asnjë përjashtim, janë pajisjet mjekësore. Pra, atyre u mungojnë maska, ventilatorë dhe pajisje të tjera mbrojtëse personale. Prandaj, ne duhet t'i ndihmojmë. Dhe kjo është ajo për të cilën kemi mobilizuar paratë. Ne ishim në gjendje të dorëzojmë serinë e parë të ventilatorëve në Bosnje dhe Hercegovinë. Ne kemi dërguar pajisje në Serbi, dhe ne jemi duke punuar me Kosovën, që gjithashtu ky vend të pranojë ventilatorë, por edhe makina të ambulancës”, konfirmoi komisionari evropian.

Këto mjete për Kosovën do të sigurohen nga shuma prej 5 milionë euro të cilën BE-ja i ofroi Kosovës për luftimin e COVID-19.

Kontrata për ndarjen e këtyre mjete u nënshkrua më 5 mars.

Si prioritet të dytë, Komisioni Evropian do t’i ketë nevojat afatshkurtëra dhe afatmesme, kur bëhet fjalë për ndërtimin ose konsolidimin e institucioneve shëndetësore dhe sociale.

Dhe e treta, sipas Varhelyit do të jetë situata pas krizës së pandemisë, kur vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të marrin masa për shmangjen e një tronditjeje të madhe në aspektin ekonomik.

Se Kosova do të përballet me një krizë ekonomike, e konfirmoi edhe guvernatori i Bankës Qëndrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, i cili gjatë një konference për media të mbajtur më 3 prill tha se parashikimet paraprake të BQK-së sugjerojnë për një rënie ekonomike reale në intervalin -2% deri -4% për vitin 2020.

Përgatiti: Kestrin Kumnova





Губернаторы России
Москва

Москва-Пекин. Собянин в Китае подписал соглашение о сотрудничестве





Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Москва-Пекин. Собянин в Китае подписал соглашение о сотрудничестве



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Александр Розенбаум

"Звездач": певец Александр Розенбаум проиграл суды на 386 тыс. рублей




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике


Людмила Самсонова

Самсонова поддержала Андрееску после победы над ней в финале турнира в Хертогенбосхе



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Ученые создали акустический экран для эффективного снижения шума от электростанций



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России