Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Апрель
2020

Shqipëria shënon 18 viktima dhe 333 të prekur nga COVID-19

0
Shqipëria shënon 18 viktima dhe 333 të prekur nga COVID-19

Në Shqipëri numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 333 persona dhe deri tani kanë humbur jetën 18 pacientë.

Marjeta Dervishi, specialiste në Institutin e Shëndetit Publik, Marjeta Dervishi, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga testet e kryera kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 29 qytetarë.

“Ju informojmë se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv një pacient 67 vjecar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19. Pacienti ishte i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, prej 6 ditësh ishte i intubuar dhe në hemodializë që e kryente brenda spitalit Infektiv. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, 67 vjecari ka ndërruar jetë”, tha Dervishi.

Mosha mesatare e të prekurve me COVID-19 në Shqipëri është 50 vjeç.

Marjeta Dervishi tregoi se edhe numri i të shtruarve në shërbimin infektiv dhe rasteve që janë në terapi intenzive është shtuar.

“Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 66 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa një është i intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar, 2 prej të cilëve janë të intubuar", tha zonja Dervishi.

Sipas saj, në dy spitalet që trajtojnë vetëm rastet me koronavirus në Shqipëri aktualisht po marrin shërbim 71 pacientë, ndërkohë harta e të prekurve është zgjeruar në Tiranë, Durrës, Elbasan Has, Lushnje, Kavajë, Lezhë, dhe Shkodër.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19", u shpreh Dervishi.

“Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 10 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 99”, tha ajo.

Edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook tha se janë shëruar 3 infermierë të prekur nga COVID-19, pas testit konfirmues, duke e ccuar në 18 numrin e të shëruarve nga stafi mjekësor.

Në anën tjetër, kryeministri i vendit, Edi Rama në profilin e tij në “Facebook” ka postuar fotokrafi ku shihet një numër i madh i qytetarëve nëpër pazaret në Tiranë, duke mos respektuar distancën e kërkuar nga autoritetet.

“Nëse ky është niveli i kuptimit të detyrës qytetare në frontin e kësaj lufte për jetë a vdekje dhe meqë mesa duket ecurinë pozitive të luftës deri tani, shumëkush po e kupton gabimisht si arsye për t'u lëshuar me idenë se s'na gjen gjë, atëherë përgjigja e shtetit do të jetë reciproke për këdo që nuk do të hyjë në rresht për të mbajtur radhë”, shkruan Rama.

Ai i bëri thirrje Policisë dhe Ushtrisë që të formojnë kordonët sanitarë të tregjeve dhe të frenojnë çdo abuzim të qytetarëve.

“Ushtria dhe policitë bashkiake do të krijojnë urgjentisht kordonët sanitarë të tregjeve. policia e shtetit do të godasë shkelësit me masa të reja ndëshkimore! Masat e reja ndëshkimore do të jenë ligj ditën e hënë dhe për kokëshkretët do të shkohet deri në heqje lirie! nëse do të lehtësojmë me pikatore popullin e përgjegjshëm, kokëshkretëve do t'ua bëjmë ferr këtë sjellje që na fut në zjarr të gjithëve!”, shtoi ai.

Një ditë më parë, kryeministri e ka quajtur “zonë zjarri” Shqipërinë, pasi që pa marrë parasysh masat e marra nga autoritetet, numri i të prekurve me koronavirus po vazhdon të ngrihet.

Për mosrespektimin e distancës sociale ka reaguar edhe presidenti i vendit Ilir Meta. Ai i ka ftuar qytetarët të “respektojnë me përpikmëri të gjitha udhëzimet dhe kufizimet e bëra publike për shkak të pandemisë globale COVID-19, pasi kjo është në interesin tonë të përbashkët”.

“Në këtë mënyrë jo vetëm mbrojmë shëndetin tonë, por ndihmojmë njëkohësisht mjekët dhe personelin shëndetësor, që po sakrifikon dhe rrezikon për shëndetin e të gjithëve ne”, tha presidenti Meta.





Губернаторы России
Москва

Москва-Пекин. Собянин в Китае подписал соглашение о сотрудничестве





Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Моргенштерн

Шоумен Барецкий: у нас с Моргенштерном будет концерт 28 июня




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча


WTA

Саснович победила на старте квалификации турнира WTA-500 в Берлине



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Уимблдон

Экс-теннисист Ольховский: россияне могут хорошо выступить на Уимблдоне



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России