Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Апрель
2020

Vitia: Jemi në koordinim zyrtar me komunat në veri

0
Vitia: Jemi në koordinim zyrtar me komunat në veri

Ministri në detyrë i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, tha se është në koordinim zyrtar me komunat në veri dhe se vendosja në karantinë e dy komunave është bërë në kuadër të masave që parashihen nga protokollet e epidemiologëve dhe organizatave ndërkombëtare të shëndetësisë, siç është Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Pandemia është kërcënim për gjithë njerëzimin, përballimi saj kërkon përkushtim dhe injorim të dallimeve të mundshme. Kujdes, ju lutem kujdes nga komunikatat e pasaktësuara”, ka thënë Vitia në një konferencë për media të mbajtur të shtunën në mbrëmje.

Çfarë po ndodhë në veri?

Komuna e Mitrovicës së Veriut dhe ajo Zveçanit janë vendosur në karantinë, pas paraqitjes së disa rasteve me koronavirusin e ri.

Kjo ka bërë që gjatë ditës së shtunë të ketë përplasje mes presidencës dhe qeverisë në detyrë të Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se situata e krijuar me pandeminë në komunat e veriut të Kosovës është e papranueshme.

Sipas tij kjo është rezultat i neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë së Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’i ndihmuar e mbrojtur qytetarët dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk guxon të lejojë që komunat në pjesën veriore të Kosovës të funksionojnë jashtë kontrollit menaxhues të institucioneve dhe organeve kompetente për parandalimin e pandemisë COVID-19, duke iu krijuar kështu hapësirë ilegale vepruese autoriteteve të Serbisë brenda territorit të shtetit tonë”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

Pas kësaj deklarate, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës në detyrë kanë theksuar se Ministria e Shëndetësisë është plotësisht e përfshirë në situatën emergjente të shëndetit publik në komunat veriore të vendit, në Mitrovicën e Veriut dhe në Zveçan.

Ushtruesi i Detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se Mitrovica e Veriut dhe Zveçanit janë futur në karantinë për shkak të 16 rasteve të konfirmuara me koronavirus.

Megjithatë, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës nuk kanë dhënë ndonjë sqarim, apo koment, lidhur me situatën në të cilën Shtabi i krizës për luftë kundër koronavirusit në Mitrovicën e veriut dhe ai në Zveçan, kanë ndërmarrë masa që bien ndesh me ato që tashmë janë në fuqi nga Qeveria e Kosovës.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Përmes një komunikate për media, LDK-ja thotë se “situata në veriun e vendit, përveç problemeve me pandeminë po përkeqësohet edhe me ndërhyrjet e vazhdueshme të Beogradit.

Zëvendësi i kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Aleksandar Spiriq, i cili njëkohësisht është edhe kryetari i Shtabit të krizave të Mitrovicës së Veriut dhe kryetar i të ashtuquajturit Organ i Përkohshëm i Komunës së Mitrovicës, i cili vepron brenda sistemit serb, nuk ka dashur të përgjigjet në pyetjen e Radios Evropa e Lirë se a është Prishtina zyrtare e njoftuar për masat që janë marrë në Mitrovicën e veriut.

“Në këtë stuatë nuk ka vend për politikë”, ka deklaruar Spiriq.





Губернаторы России
Москва

Собянин: Объем закупок у малого бизнеса с 2024 года составил почти 227 миллиардов





Москва

«ЯРКО» провела развлекательную программу на фестивале «Крутая песочница»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: В этом году к проекту «Открой#Моспром» присоединился один миллион человек



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Коммерсантъ

Город-десятимиллионник // Квартир дешевле в Москве остается все меньше




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Москве выставили на продажу редкий Mercedes-Benz SLR McLaren за 100 млн рублей

Роман Костомаров поучаствовал в боксерской тренировке в Москве

Баскетболисты пойдут кругами // Единая лига ВТБ пересмотрела формат проведения чемпионата


Ролан Гаррос

Российские теннисисты выступят на Олимпиаде в Париже



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России