Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Апрель
2020

Bizneset në ankth për të mbijetuar 

0
Bizneset në ankth për të mbijetuar 

Aktiviteti i kufizuar ekonomik, mbyllja e dyqaneve, bizneseve, janë vetëm disa nga masat që Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend.

Dhe në kohën kur ende nuk dihet se kur do të mund të flitet për lehtësim masash, bizneset numërojnë humbjet e tyre.

Rreth një milion euro më pak ka pasur të hyra në muajin mars kompania "Frutex" nga Suhareka.

Shaqir Palushi, pronari i kësaj kompanie, e cila merret me prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjike, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, shpjegon humbjet që ka pësuar kompania e tij. 

“Vetëm për muajin mars kemi pasur rënie të qarkullimit për 50 për qind nga ajo që kemi planifikuar, që do të thotë rreth 1 milionë euro të hyra më pak. Sigurisht kjo do të ketë ndikim në zvogëlimin e mundësive për investime. Pra, gjithsesi planifikimet për investime në vitin 2020 do të reduktohen. Shpresoj që të mos zgjasë shumë kjo situatë”, thotë Palushi.

Në dy javët e kaluara, thotë Palushi, kompania Frutex nuk ka punuar fare, ndërkaq puna me numër të reduktuar të punëtorëve dhe vetëm me një linjë prodhuese ka filluar nga dita e hënë, 30 mars 2020.

“Nga rreth 180 punëtorë sa kanë qenë të punësuar në këto kompani, numri është zvogëluar në 90 punëtorë, megjithëse deri më tani punëtorët vazhdojnë të marrinë pagat e plota”, thotë Palushi.

Humbje të mëdha i janë shkaktuar edhe kompanisë ‘Stone Castle’ në Rahovec, kompani kjo e cila merret me prodhimin e rrushit dhe pijeve alkoolike.

Teuta Kurshumlija, menaxhere e shitjes në këtë kompani thotë për Radion Evropa e Lirë se menjëherë pas marrjes së vendimit të qeverisë për mbylljen e të gjitha veprimtarive hoteliere ka pasur rënie drastike të shitjes.

Ndërkaq sa u përket dyqaneve, Kurshumliu thotë se ato kanë reduktuar porositë në minimum, pasi që gjendja emergjente i ka shtyrë njerëzit që prioritet të kenë artikujt ushqimor primar, sic është mielli. 

Eksporti ndërkaq, është zvogëluar që në javën e parë të masave emergjente, duke marrë parasysh edhe qarkullimin e kufizuar ndërshtetëror.

“Shitjen e produkteve tona e përbën deri në 80 për qind eksporti. Në zvogëlimin e eksportit, në mënyrë drastike, kanë ndikuar vështërsitë në transportimin e mallit. Sa për ilustrim, kamioni i cili e bart mallin për Kroaci, është i bllokuar me ditë të tëra nëpër shtete të ndryshme. Rrezikojmë që prej javës së ardhshme, nëse situata mbetet e njëjtë ose vështirësohet, edhe eksporti i tanishëm të bie tërësisht në pikën zero”, thotë ajo.

Në anën tjetër, veprimtaria në vreshta nuk mund të ndalet, mirëpo, thotë Kurshumliu, as nuk ka si të mbijetojë nëse nuk ka shitje. Dhe ndikimi do të jetë zinxhiror, sepse nuk do të mund të mbijetojë as prodhimi, dhe as administrata.

“Për momentin aktivitetet janë duke vazhduar, në respektimin maksimal të rregulloreve të përcaktuara prej Qeverisë dhe atë që urojmë është që mos të ndërpriten punimet në vreshta, sepse në një rast të tillë, do të kemi pasoja të pariparueshme, jo vetëm për kompaninë Stone Castle, por në përgjithësi për sektorin e vreshtarisë dhe të verarisë në Kosovë”, thotë Kurshumliu.

Për t’iu dalë në ndihmë bizneseve dhe kategorive tjera të shoqërisë të prekura nga kjo situatë, Qeveria e Kosovës me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, ka miratuar Pakon Emergjente Fiskale në vlerë prej 179.6 milionë eurosh.

Megjithatë, kjo shumë e ndarë është cilësuar si e pamjaftueshme nga shoqatat ekonomike në Kosovë, të cilat kishin kërkuar grumbullimin e 300 milionë eurove për fazën emergjente.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës ka paralajmëruar të premten se tronditjet ekonomike në ekonominë e Kosovës do të ndjehen më tepër në tremujorin e parë dhe të dytë dhe pjesërisht edhe në tremujorin e tretë të vitit.

Sipas BQK-së parashikimet preliminare sugjerojnë për një rënie ekonomike reale në intervalin -2 për qind deri në - 4 për qind për vitin 2020.

Masat kundër përhapjes së koronavirusit në Kosovë kanë nisur që nga 13 marsi, kur edhe ishin paraqitur rastet e para me infeksionin COVID-19. Deri më tash, në Kosovë janë shënuar 135 raste të konfirmuara, një rast vdekjeje dhe 16 raste të shëruara nga koronavirusi.





Губернаторы России
Москва

Собянин объявил об окончании строительства городского вокзала «Кутузовская»





Москва

В филиалах АО "Желдорреммаш" прошли мероприятия ко Дню защиты детей


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Между станциями метро и МЦД-4 Кутузовская открыт новый переход — Собянин



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Песня

В селе Тургиново Тверской области стартует Всероссийский фестиваль-марафон «Песни России»




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

«Зенит» добыл волевую победу в матче с «Балтикой» и завоевал Кубок России

В филиалах АО "Желдорреммаш" прошли мероприятия ко Дню защиты детей

Росгвардейцы обеспечили безопасность во время футбольного матча в Москве


Анастасия Потапова

Ролан Гаррос. Расписание 2 июня. Потапова и Швентек сыграют первым запуском, Синнер – последним



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России