Shkon në mbi 10 mijë numri i viktimave në Nju Jork
![Shkon në mbi 10 mijë numri i viktimave në Nju Jork](https://gdb.rferl.org/42FF7C80-9D43-4046-B93B-A8B0B8D920E2_w800_h450.jpg)
Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, njoftoi se të hënën janë konfirmuar 671 vdekje të reja nga koronavirusi, duke e rritur numrin e viktimave në 10.056.
Ai shprehu besimin se"më e keqja ka mbaruar" pasi spitalet duket se po arrinin tavanin e shkallës së të infektuarve dhe vdekjeve të reja.
"Kurba është në thelb e sheshtë por ka arritur në nivel pikëllues", tha Cuomo.
Nju Jorku ka më shumë raste të të infektuarve me koronavirus, sesa secili shtet tjetër në Shtetet e Bashkuara, tregojnë të dhënat e fundit.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në SHBA ka arritur në 558,999, ndërsa 22,154 persona kanë vdekur.
Për më shumë lajme rreth koronavirusit vizitoni blogun e Radios Evropa e Lirë.