Konfirmohet edhe një vdekje nga koronavirusi në Kosovë
![Konfirmohet edhe një vdekje nga koronavirusi në Kosovë](https://gdb.rferl.org/E5B6A365-779D-4FEC-BD31-D57AEB3CAB33_cx0_cy10_cw0_w800_h450.jpg)
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të hënën është shënuar edhe një vdekje nga koronavirusi i ri.
Viktima është një grua nga Istogu e cila ka pasur edhe sëmundje bashkëshoqëruese.
"Në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka përfunduar me vdekje pacientja S.K. (1981) nga Komuna e Istogut, e transferuar në këtë klinikë me datë 12 prill, nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe njëherësh e diagnostikuar me Covid 19", thuhet në njoftimin e ministrisë.
Kjo është vdekja e tetë e shënuar në Kosovë e pacientëve me Covid-19.
Aktualisht në gjithë territorin e Kosovës me këtë sëmundje janë infektuar 362 persona, ndërsa 59 janë shëruar.
Me qëllim të luftimit të virusit, autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik.