Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Апрель
2020

Çështja e formimit të qeverisë mund të përfundojë në Kushtetuese

0
Çështja e formimit të qeverisë mund të përfundojë në Kushtetuese

Çështja e mandatarit për formimin e Qeverisë së Kosovës pas votimit të mocionit të mosbesimit në Kuvend, më 25 mars, mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.

Lëvizja Vetëvendosje dhe kryetari i saj, Albin Kurti, aktualisht kryeministër në detyrë, nuk shohin ndonjë mundësi që Kosova të ketë një qeveri të re pa zgjedhje.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka kërkuar këtij subjekti politik, si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, 2019, emrin e mandatarit për formimin e qeverisë së re. Nisma e presidentit Thaçi, mbështetet në votimin e suksesshëm të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti në Kuvend, më 25 mars, 2020.

Por, kryeministri në detyrë, Kurti, i ka kthyer të hënën një letër Thaçit, ku ia ka transmetuar qëndrimin e tij se zgjidhja e vetme në situatën pas mocionit të mosbesimit është që vendi të shkojë në zgjedhje.

“Më lejoni t'ju rikujtoj se pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit, përmes të cilit është shkarkuar Qeveria e Republikës së Kosovës, presidentit nuk i krijohet hapësirë që të luaj rolin e një akteri politik duke tentuar të imponojë vullnetin e tij në jetën politike”, ka shkruar Kurti.

Presidentit, si organ kushtetues, theksohet në letër, i lejohet vetëm shpërndarja e Kuvendit pas votimit të mocionit dhe jo konsultimet me partitë politike.

“Zgjedhjet janë opsioni i vetëm pas një mocioni të suksesshëm të mosbesimit është theksuar edhe nga ju në vitin 2010, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës”, thuhet ndër tjera në letrën e Kurtit.

Për të qartësuar hapat në vijim, përderisa Vetëvendosje nuk pranon kërkesën e Thaçit për propozimin e mandatarit, REL mëson nga burimet e saj se presidenti mund t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese një interpretim të ri, se si të gjendet zgjidhja kushtetuese në këtë rast. REL ka kërkuar një përgjigje edhe nga Zyra e Presidentit në lidhje me hapat që pritet të ndiqen, por nuk është dhënë ndonjë përgjigje. 

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është duke vazhduar punën e qeverisë në detyrë duke i dhënë përparësi angazhimit dhe menaxhimit të gjendjes së pandemisë së koronavirusit. Përderisa formimin e qeverisë së re, ai e sheh të mundshme vetëm pas zgjedhjeve të ardhshme që do të mbaheshin pas pandemisë. 

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ende është pjesë e qeverisë në detyrë të udhëhequr nga Kurti, ka treguar tashmë gatishmërinë e saj që në rast se Vetëvendosje dështon të formojë qeverinë, të vjen në shprehje opsioni rezervë, sipas formulës qeverisëse me Lidhjen Demokratike të Kosovës, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe komunitetet joshumicë.

Sipas kësaj formule, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje do të mbeteshin në opozitë. 

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë për “KosovaPress” se opsioni i LDK-së do të vjen në shprehje vetëm nëse Vetëvendosje e shteron mundësinë kushtetuese që e ka për formimin e qeverisë, si fituese e zgjedhjeve.

“Kam kërkuar pajtimin ne parim te Këshillit të Përgjithshëm. Nuk do të bisedoj për konkretizim te koalicionit me asnjë nga subjektet AAK, Nisma, AKR, partitë e komuniteteve jo shumicë, pa u shterë të gjitha rrugët kushtetuese për ta marrë mandatin VV-së, si parti e parë, fituese relative e zgjedhjeve”, ka thënë Mustafa. 

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së pritet që të vendosë rreth këtij propozimi të martën pasdite, në një takim që ta zhvillojë përmes një platforme online, duke shmangur mbledhjen e përbashkët për shkak të koronavirusit.

I shpejtë ka qenë edhe reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje, përmes zëvendëskryeministrit Haki Abazi.

Ai ka dalë kundër opsionit të LDK-së duke e cilësuar këtë si një tentativë të papranueshme dhe në kundërshtim me vullnetin e votuesve në zgjedhjet e 6 tetorit. 

“Kjo është tradhti e votës, por mbi të gjitha është vërtetim, se Mustafa dhe klani i tij kanë vetëm një interes; atë për të mbrojtur sistemin e PAN-it, ku kanë edhe njerëzit e tyre duke përfituar nga keq-bërja dhe manipulimi e kontratat nga buxheti i shtetit dhe njerëzit të njohur të punësuar”, ka shkruar Abazi në Facebook.

“E gjithë bota është duke parë sesi po tentohet të shembet demokracia në Kosovë dhe po kërkojnë nga të gjithë që të veprojmë me maturi e përgjegjësi. Këto të dyja i mungojnë Thaçit dhe duke qenë në shërbim të tij, edhe Mustafës dhe klanit të tij. Kosova nuk i ka borxh as Thaçit e as Mustafës dhe nuk mund të jetë peng as i kalkulimeve të tyre e as klaneve që kanë ndrydhur vendin, lirinë e po rrezikojnë edhe pavarësinë e shtetit tonë”, ka shkruar Abazi.

Pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, duke u thirrur në kompetencat kushtetuese, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka zhvilluar takime të ndara me të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvend.

Nisur nga rezultati i zgjedhjeve, ai i ka dhënë Lëvizjes Vetëvendosje të drejtën për propozimin e mandatarit për formimin e qeverisë. Në letrën e Thaçit dërguar Albin Kurtit, mes tjerash thuhet se “qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me të drejtë presin funksionalizimin e Qeverisë së re dhe presin nga unë të dekretoj kandidatin/en e propozuar për Kryeministër”.

Qeveria e Kosovës, e formuar mbi bazën e koalicionit në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, u votua në Kuvend më 3 shkurt. Por, ende pa i mbushur dy muaj, partitë nuk arritën të vazhdojnë koalicionin, çka u pasua me mocionin e mosbesimit, të ngritur nga Lidhja Demokratike te Kosovës dhe të votuar edhe nga opozita, më 25 mars, 2020.

Që atëherë, Kosova ka qeverinë në detyrë e cila kryesisht po angazhohet në menaxhimin e situatës me pandeminë e koronavirusit të ri.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: Активно укрепляем отношения с Китаем





Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин: Активно укрепляем отношения с Китаем



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Бато Багдаев

Театр и Цирк, Культура и Концерт, Россия и Дети: Учащиеся Гурульбинской школы восхитились мастерством жонглирования, игрой с хула-хупами, иллюзионистами цирка Бурятии




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск


ATP

Лучший теннисист Казахстана узнал позицию в обновленном рейтинге ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Суд приговорил бывшего главу «Автодора» Сергея Кельбаха к 12 годам лишения свободы



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России