Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Апрель
2020

Kurti: Njëherë pako emergjente, pastaj pako për rimëkëmbje ekonomike

0
Kurti: Njëherë pako emergjente, pastaj pako për rimëkëmbje ekonomike

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se Pakoja Emergjente Fiskale është dizajnuar për të ofruar ndihmë financiare për shtresat më të varfra në Kosovë, në kohën e pandemisë së koronavirusit.

Këto komente, ai i bëri në një konferencë të përbashkët për media me ministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi.

Kurti shpjegoi qëllimet e Pakos Emergjente Fiskale:

“Së pari, të ofrojë ndihmë financiare për shtresat më të varfra gjatë pandemisë COVID-19 [sëmundjes që e shkakton koronavirusi]. Së dyti, të ndihmojë bizneset në mbulimin e shpenzimeve operative, në mënyrë që të sigurohet një pagë minimale për të gjithë punëtorët gjatë situatës emergjente, por edhe të sigurohet që bizneset kanë mundësi që të vazhdojnë veprimtarinë gjatë dhe pas tejkalimit të situatës emergjente. Së treti, të ofrojmë likuiditet shtesë për bizneset, në mënyrë që të stimulohet rritja e aktivitetit ekonomik. Së katërti, të stimulohen punëtorët e sektorëve esencialë gjatë gjendjes së emergjencës, të cilët janë të ekspozuar më së shumti ndaj rrezikut të infektimit dhe, së pesti, të stimulohet punësimi dhe formalizmi në sektorin privat”.

Aktualisht, sipas Kurtit, Pakoja Emergjente është e nevojshme, pasi Kosova është në një situatë emergjente shëndetësore.

Pas kalimit të pandemisë, shtoi ai, do të krijohet një pako e re që do të ketë ndikim në rimëkëmbjen e ekonomisë.

“Kjo pako nuk ka si qëllim politikat afatgjate për të stimuluar rimëkëmbjen e ekonomisë. Për këtë do të bëhet një analizë, një studim më i thellë. Do të hartohet një pako e dytë, e cila do t'i adresojë nevojat afatgjate të sektorit privat”, tha Kurti.

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, tha se në këtë fazë është e palogjikshme që të krijohet pako afatgjate, sepse nuk dihet dëmi ekonomik që do të shkaktohet nga pandemia.

“Ne jemi munduar që një pjesë të mirë të pakos ta mbështesim me ndihmë financiare nga jashtë dhe kemi kërkuar kredi nga të gjitha institucionet relevante financiare, duke filluar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Gjermane për Zhvillim, Bashkimi Evropian, Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës, donatorët bilateralë dhe të gjithë na kanë premtuar kredi dhe ndihma me norma të ulëta të interesit”, tha Bislimi.

Kurti dhe Bislimi e quajtën të kotë mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, e cila është thirrur për sot nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, me qëllim të miratimit të masave konkrete ekonomike e financiare për adresimin e pasojave të pandemisë së koronavirusit.

Për më shumë lajme rreth koronavirusit përcilleni blogun e Radios Evropa e Lirë.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая





Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Бато Багдаев

В столице Бурятии в городе Улан-Удэ в театре кукол «Ульгэр» 14-16 июня пройдут «Волшебные выходные»! - Театр и Цирк, Культура и Концерт, Россия и Дети




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск


WTA

Россиянка Людмила Самсонова выиграла турнир WTA в Хертогенбосе



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Українські новини

Монтаж димоходів та вентиляційних систем у Києві



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России