Turneu i çiklizmit në Francë zhvillohet në fund të gushtit
Turneu i çiklizmit në Francë do të nisë më 29 gusht, pas vendimit të marrë nga Qeveria francize për ndalim të grumbullimeve masive deri në mesin e muajit korrik, për shkak të pandemisë me koronavirus.
Kjo garë ishte planifikuar të mbahej nga 27 qershori deri më 19 korrik.
“Zhvillimi i kësaj ngjarjeje me kushtet më të mira, është thelbësor për shkak të rolit që ka në ekonominë e çiklizmit”, ka thënë trupi udhëheqës i sportit në këtë vend.
Shumë organizime tjera sportive këtë vit, ose janë pezulluar, sikurse gara e tenisit, Wimbledon, apo janë shtyrë për vitin e ardhshëm sikurse Lojërat Olimpike dhe Kampionati Evropian i Futbollit.
Fituesi i katërfishtë, Chris Froome ka thënë se do t’i kthehet garës që do të nisë në qytetin Nicë, pas mungesës së vitit të kaluar, për shkak të një aksidenti.
“Lajmi të cilin e kemi pritur shumë prej nesh. Pak dritë në fund të tunelit”, ka thënë ai.
Deri më tani në Francë janë infektuar 131,362 persona me koronavirusin e ri, prej tyre 15,750 kanë vdekur.
Për më shumë lajme rreth koronavirusit vizitoni blogun e Radios Evropa e Lirë.