103news.com
World News in Albanian
Апрель
2020

Koronavirusi, sfidë për shëndetin mendor

0
Kriza nëpër të cilën po kalon bota me koronavirusin e ri që shkakton sëmundjen COVID-19, po reflektohet negativisht edhe në Maqedoninë e Veriut, në të gjitha sferat e jetës, përfshirë edhe shëndetin mendor të qytetarëve. Frika nga infektimet, por edhe frika nga transmetimi i sëmundjes te të afërmit, kufizimi i kontakteve sociale, izolimi dhe shqetësimet për gjendjen ekonomiko-sociale, sipas ekspertëve, janë disa nga faktorët që mund të dëmtojnë shëndetin mendor.


Profesori i shkencave sociale në Universitetin e Evropës Juglindore, Ali Pajaziti, thotë se koronavirusi do të ketë pasoja në përditshmërinë e njerëzve, pasi siç thotë, i ka bërë ata sikur jetojnë në një spital global me psikologjinë e traumës, të sëmundjes e të patologjive të ndryshme, duke ndjerë stres e turbulenca mentale.


“Virusi ka ndryshuar mënyrën tonë të jetesës dhe kjo shkakton pasoja të cilat mund të jenë të hëpërhëshme dhe afatgjata. Të jetuarit brenda katër mureve nuk është gjendje e natyrshme për qenien njerëzore, e cila ka nevojë të dalë jashtë, të komunikojë me njerëzit e tjerë, me natyrën dhe të lëvizë. Dimension tjetër është edhe ai raporteve brenda familjare, por edhe problemet ekonomike të cilat tani janë edhe më të dukshme në krahasim me ditët e para të shfaqjes së virusit te ne”, thotë Pajaziti.




Profesori i neuropsikiatrisë, Metodij Çepreganov, thotë se frika akute dhe paniku kanë pasoja të mëdha për trupin e njeriut, por sipas tij, kjo varet edhe nga profili psikologjik i njerëzve. Ai thotë se virusi do të jetë pjesë e jona dhe se duhet të mësohemi me këtë realitet, por pa frikë dhe panik.


"Kjo aspak nuk duhet të shihet si depresive apo kapitulluese. Duhet ta kuptojmë punën, të jemi serioz, të jemi përgjegjës, të vetdisiplinuar, të mësojmë si të jetojmë, të presim ilaçet dhe vaksinat, që jeta të vazhdojë sa më normale”, tha Çepreganov.




Edhe drejtori i Klinikës Psikiatrike në Shkup, Stojan Bajraktarov, thotë se pandemia do të jetë një sfidë për shëndetin mendor dhe kjo është arsyeja pse duhet të jemi të përgatitur.


"Sikur edhe gjatë krizave tjera që kemi kaluar, edhe tani priten pasoja, që mund të reflektohen edhe në shëndetin mendor. Padyshim se do të kemi krizë ekonomike gjatë të cilës qytetarët do të kenë vështirësi dhe sfida, por ajo që mund të bëjmë të gjithë është që të jemi të përgatitur. Por, përveç pasojave negative nga kjo krizë do të kemi edhe të mira. Pasojat pozitive mund të jenë si përmirësimi i moralit të përgjithshëm të popullatës, të kemi ngritje të nivelit të përgjegjësisë dhe sjelljes. Pra, e gjithë kjo do të jetë një mësim për të gjithë ne, dhe kjo do të ishte një përgatitje e mirë psikologjike për sfidat që do t’i kemi edhe në të ardhmen", thotë Bajraktarov.


Klinika Psikiatrike në Shkup kohë më parë ka hapur edhe një linjë telefonike për ndihmë psikologjike qytetarëve dhe grupeve të rrezikuara nga koronavirusi. Drejtori i Klinikës, Stojan Bajraktarov, thotë se grupe të caktuara të qytetarëve kanë probleme të ndryshme; fëmijët dhe adoleshentët kanë probleme për të pranuar sfidën aktuale, qytetarët e moshuar se si të merren me izolimin, ndërsa nevojë për këshilla kanë edhe familjet që kanë persona me sëmundje të veçanta apo aftësi të kufizuara.




Губернаторы России
Москва

Собянин посоветовал москвичам пересаживаться на электромобили





Москва

В Москве ежегодно состоялся юбилейный, всероссийский, патриотический гала-концерт «Проза и поэзия» «Россия - семья семей»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин заявил о продлении наземного метро Москвы в Тульскую область



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Филипп Киркоров

Суд взыскал с Киркорова 90 тысяч рублей за оскорбление Успенской попрошайкой




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Подведены итоги конкурса «Мы верим твердо в героев спорта»

Подведены итоги конкурса «Мы верим твердо в героев спорта»

Подведены итоги конкурса «Мы верим твердо в героев спорта»


WTA

Кудерметова вышла в третий круг турнира WTA 1000 в Пекине



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

В Подмосковье зарегистрировали более 650 самоходных машин за неделю



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России