Kryeministri britanik kthehet në punë
![Kryeministri britanik kthehet në punë](https://gdb.rferl.org/C336453E-432F-4E7A-95D2-3EF8686569F6_w800_h450.jpg)
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, do të kthehet në punë të hënën, një muaj pasi u diagnostikua me koronavirus dhe u shtrua në njësinë e kujdesit intenziv në një spital në Londër.
Ministri i Jashtëm, Dominic Raab, i cili e zëvendësoi kryeministrin, tha se Johnson po "përgatitej për punë".
Kthimi i tij vjen në kohën kur janë shtuar kritikat ndaj qeverisë për mungesë të testimeve dhe mjeteve mbrojtëse për punëtorët e Shërbimit Shëndetësor.
Ministrat e qeverisë britanike janë nën presion edhe për përgatitjen e një plani të zbutjes së masave të izolimit.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, pritet që këtë javë të nxjerrë planet për të lehtësuar masat e marra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, në Mbretërinë e Bashkuar janë të konfirmuar 154,037 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri.
Mbi 20 mijë pacientë kanë vdekur nga sëmundja COVID-19.