Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Апрель
2023

Trump akuzohet se falsifikoi regjistra për t'i fshehur krimet, deklarohet i pafajshëm

0
Trump akuzohet se falsifikoi regjistra për t'i fshehur krimet, deklarohet i pafajshëm

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është deklaruar i pafajshëm lidhur me 34 akuza për vepra penale për falsifikim të regjistrave biznesorë, në një gjykatë në Manhatan të Nju Jorkut të martën, 4 prill.

Teksa largohej nga salla e gjyqit, Trump nuk bëri asnjë koment dhe injoroi pyetjet e gazetarëve, edhe pse atij nuk i është kërkuar të qëndrojë i heshtur lidhur me rastin.

Prokurori i rastit, Alvin Bragg, tha se Trump i ka falsifikuar vazhdimisht regjistrat biznesorë për të fshehur krimet e kryera si pjesë e “komplotit për të minuar integritetin e zgjedhjeve të 2016-ës”.

Në aktakuzën e publikuar online thuhet se Trump akuzohet për "falsifikim të të dhënave të biznesit në Nju Jork për të fshehur informacione të dëmshme dhe aktivitete të paligjshme nga votuesit amerikanë para dhe pas zgjedhjeve të vitit 2016".

"Trump më pas bëri përpjekje të mëdha për ta fshehur këtë sjellje, duke shkaktuar dhjetëra regjistra të rreme në të dhënat e biznesit për të fshehur aktivitetin kriminal, përfshirë këtu përpjekjet për t'i shkelur ligjet e zgjedhjeve shtetërore dhe federale", thuhet më tutje.

Në aktakuzë thuhet se ishin bërë pagesa prej 30 mijë dhe 150 mijë dollarësh ndaj një ish-roje të Kullës Trump, i cili pretendonte se kishte një histori për një fëmijë që Trump e kishte jashtë martese, dhe për një një grua që pretendonte se kishte një marrëdhënie seksuale me Trump.

Ndërsa gjykatësi Juan Merchan bëri të ditur se seanca e radhës gjyqësore do të mbahet më 4 dhjetor të këtij viti.

Së bashku, këto akuza mbartin një dënim maksimal prej 136 vjet burgim, sipas ligjit të Nju Jorkut. Por, nëse ai dënohet në një gjyq, dënimi raportohet se do të ishte shumë më i vogël se kaq, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Akuzat u ngritën pas një hetimi lidhur me një pagesë që ai dyshohet t’ia ketë bërë yllit të pornografisë, Stormy Daniels, në përpjekje e sipër për ta blerë heshtjen e saj, gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, për një aferë të supozuar.

Pagesa besohet se është kryer në mënyrë të ligjshme, mirëpo supozohet se Trump e ka regjistruar atë si shpenzim biznesor. Falsifikimi i regjistrave biznesorë përbën shkelje në Nju Jork.

Shtëpia e Bardhë nuk ka pranuar t'i komentojë këto zhvillime.

"Ky është një rast në zhvillim dhe ne nuk do ta komentojmë," tha sekretarja e shtypit Karine Jean-Pierre. “Presidenti do të përqendrohet te populli amerikan, siç bën çdo ditë”.

Gjatë rrugëtimit të tij, pak para se të arrinte në gjykatë, Trump postoi në platformën e tij "Truth Social".

“Duke u nisur për në Manhatin e Poshtëm, në ndërtesën e Gjykatës. Duket kaq SURREALE - UA, ata do të më arrestojnë. Nuk mund ta besoj se kjo po ndodh në Amerikë”, shkroi Trump.

Trump, 76-vjeçar, është ish-presidenti i parë amerikan që përballet me akuza penale.

Ish-presidenti republikan, i cili ka mohuar keqbërjen, e ka quajtur aktakuzën “persekutim politik” dhe ka parashikuar se kjo do t'i dëmtojë demokratët në zgjedhjet e vitit 2024.

Avokatët e Trump kanë thënë se ish-presidenti “nuk ka kryer asnjë krim” dhe se ata “do ta luftojnë fuqishëm këtë ndjekje politike në gjykatë”.

Ndërkohë, në qytet u mbajt një tubim në shenjë përkrahje për Donald Trump, i organizuar nga përfaqësuesja republikane e Dhomës së Përfaqësuesve, Marjorie Taylor Greene.

Greene argumentoi se Trump “po i bashkohej disa prej njerëzve më të mrekullueshëm në histori [duke u] arrestuar sot”.

“Nelson Mandela u arrestua, u vu në burg. Jezusi u arrestua dhe u vra nga qeveria romake”, tha ajo.





Губернаторы России
Москва

Столичный мэр реорганизовал управы в ТиНАО





Москва

Стоматолог Татьяна Сумцова: какие зубные пасты вредны для зубов


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Московскому метрополитену исполнилось 89 лет



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Bon Jovi

Гітарист Річі Самбора шкодує, що не пішов із Bon Jovi раніше




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Инсайты, стратегии и нетворкинг для профессионалов: 21 июня пройдет ежегодный форум «Спорт и Бизнес»

В Подмосковье сотрудники ОМОН «Русич» Росгвардии приняли участие в церемонии открытия соревнований по дзюдо среди детей и подростков

Звезды спорта. Кто они такие и почему их так называют?


Даниил Медведев

Без защиты: как Медведев и Хачанов проиграли свои матчи в Риме



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о роли несырьевого экспорта в российской экономике



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России