Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Апрель
2023

Gazetari i burgosur i REL-it, Ihar Losik kthehet në izolim në Bjellorusi

0
Gazetari i burgosur i REL-it, Ihar Losik kthehet në izolim në Bjellorusi

Gazetari i shërbimit bjellorus të Radios Evropa e Lirë, Ihar Losik është kthyer në izolim, pas raportimeve se ka tentuar të bëjë vetëvrasje. Ai ndodhet në burg që nga vera e vitit 2020 dhe javët e fundit nuk ka pasur asnjë informacion konkret për të.

Një burim, i cili ka njohuri për rrethanat e ndalimit të tij në qytetin e Navapolatsk, në verilindje të Bjellorusisë, informoi shërbimin bjellorus të Radios Evropa e Lirë, më 5 prill, se gazetari është kthyer në izolim. Nga zyrtarët e burgut nuk ishte e mundur të merrej përgjigje për të verifikuar arsyet pse Losik u vendos në izolim.

Muajin e kaluar, kur Losik ishte për herë të fundit në izolim, thuhet se hyri në grevë urie për të protestuar ndaj urdhrit dhe tentoi të bëj vetëvrasje më 15 mars duke prerë kyçet dhe qafën. Më pas ai u transferua në një institucion mjekësor ku mori 68 qepje.

Në dhjetor të vitit 2021, Losik u dënua me 15 vjet burg për disa akuza, duke përfshirë “organizimin e trazirave masive, nxitjen e urrejtjes shoqërore” dhe disa akuza të tjera që mbetën të paqarta.

Gazetari thotë se është i pafajshëm dhe të gjitha akuzat ndaj tij i quan të motivuara politikisht.

Së bashku me Losik, me burg u dënuan Syarhey Tsikhanouski , bashkëshorti i udhëheqëses së opozitës në mërgim Svyatlana Tsikhanouskaya, por edhe të tjerë.

Arrestimet pasuan në mes të një goditjeje brutale nga autoritetet bjelloruse ndaj opozitës, pas protestave masive disamuajshe kundër rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, të cilat e mbajtën në pushtet liderin autoritar Alexander Lukashenka.

Zyrtarët e burgut nuk kanë komentuar lidhur me statusin e Losikut, ndërkaq familja dhe avokatët e tij, që nga muaji shkurt, nuk kanë mundur të marrin informacione për të apo ta kontaktojnë.

Avokati i tij, Artsyom Syamyanau, u arrestua më 20 mars dhe u dënua me 15 ditë burg për gjoja mosbindje ndaj urdhrave të policisë. Më pas, më 4 prill, ai u arrestua përsëri dhe u dënua me 15 ditë burg shtesë.

Avokati i ri i Losikut, emri i të cilit fshihet për shkak të shqetësimeve të sigurisë, vizitoi burgun në Navapolatsk, më 3 prill, por nuk u lejua të takohej me gazetarin. Arsyeja, sipas drejtorit të burgut, është se Losik nuk ka dërguar kërkesë me shkrim për t’u takuar me përfaqësuesin e tij ligjor.

Avokati bëri një kërkesë në emër të klientit të tij, por ajo u refuzua. Ngjashëm është refuzuar edhe  përpjekja e mëparshme e përfaqësuesit ligjor të Losikut, për t’u takuar me të,  më 10 mars.

Ky është avokati i katërt i gazetarit të arrestuar, ndërkaq tre të mëparshmit janë ekspozuar ndaj presioneve të autoriteteve, përfshirë edhe paraburgimet. Nën presion është edhe familja e Losikut.

Në tetor 2022, gruaja e tij Darya u arrestua dhe u akuzua se kishte dhënë një intervistë për kanalin televiziv polak Belsat, të cilin Minsku e ka cilësuar zyrtarisht si një grup ekstremist. Më 21 mars, Gjykata Supreme refuzoi ankesën e saj kundër dënimit.

Ajo u transferua në burgun e grave në Homel.

Në shkurt të vitit 2023, Ihar Losikut iu mohua vizita nga prindërit e tij, të cilët aktualisht kanë kujdestarinë për vajzën e tij katërvjeçare. Letrën e fundit nga Losik, prindërit e tij e morën në shkurt.

Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të Ihar dhe Darya Losik, ndërsa presidenti i Radios Evropa e Lirë, Jamie Fly gjithashtu bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të çiftit dhe dënoi burgosjen e tyre.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о развитии инновационной экосистемы Москвы





Москва

Чеченка Лия Заурбекова поделилась подробностями конфликта с семьей в полиции


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о развитии инновационной экосистемы Москвы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Анастасия Волочкова

«Просто не афиширую»: куда пропала Волочкова с театральной сцены




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Курсант Пермского военного института Росгвардии принял участие в финале интеллектуальной олимпиады Приволжского федерального округа

Олимпийский чемпион Роман Костомаров поздравил победителей номинации «Экскурсия без границ» программы «Лига Экскурсоводов»

«Молитесь, друзья»: сын олимпийского чемпиона Ивана Стретовича погиб во время родов в Новосибирске


Арина Соболенко

Арина Соболенко сняла траур по Кольцову и завела новые романтические отношения



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


News Every Day

Precision in Motion: Exploring Baltic Bearing Company-Riga



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России